Forumi Islam
A eshte e mundur te shifen melajket
Es Selamu Alejkum Kam ndergjuar se ne Naten e Kadrit ne naten e madhe ne medine duke ingjizuar diqka nuk jam i sigurt se cfar rastesisht kaluan melajket dhe ata e kuptuan me an te kameres e pan melajken me kamer a mund te shifen melajket apo kan bere diqka gabim ata persona Allahu ju shperbleft.
Në cilin vit të hixhrit u ndalua (u bë haram) alkooli dhe në cilin vit muzika ?
Es selamu alejkum
Në cilin vit të hixhrit u ndalua (u bë haram) alkooli dhe në cilin vit muzika, dhe përse njëra u bë haram para tjetrës ?
Es selamu alejkum
Pyetje: Nese gjate rinis ke ba mekate por tash je pendu per to dhe takohesh me nje djal musliman a duhesh me i tregu apo duhet me i lan thjesht anash pasi jane te kalume dhe kishin sjell veq te kqija po qe do te diheshin!
Edhe kur e din veten qe je e paster a eshte kjo edhe nje arsye me shume per mos me e hap plagen e vjeter. Selam Alejkum Allahu ju shperblefte.
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Së pari, muslimanja nuk ka të drejtë të takohet me djem të huaj, qoftë ajo edhe për lidhje serioze si fejesa apo martesa, dhe kjo nuk është rrugë e saktë dhe islame për të arritur deri në martesë.
Ndërsa nëse vjen oferta e martesës për një muslimane, e cila ka gabuar në rininë e saj, apo nuk ka qenë e pastër në nderin e saj, e pastaj është penduar për mëkatet e bëra, duke i plotësuar të gjitha kushtet e pendimit, atëherë asaj nuk i takon assesi të zbulojë mëkatet e kaluara.
Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i zbulojnë mëkatet e tyre..” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Andaj, nëse muslimanja çdo herë që vjen dikush të kërkon fejesën e saj, ajo zbulon mëkatet e kaluara të saj, atëherë ajo vetëmse i bën të tjerët dëshmitarë kundër vetëvetes para Allahut (azzevexhel) dhe me këtë ajo zbulon atë që ia ka mbuluar Allahu.
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami
Si të veprojë një i martuar nëse ka rënë në zina?
Pyetje: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar a ka mundsi me na tregu dicka me shum mbrenda kesaj ndodhije Allahu xh.sh. te shperbleft inshallah.. shembull: nje njeri i martum me nje moter muslimane te ndershme i cili i fale 5 kohe namaz e ashte i devotshem elhamdulilah por ja nje nat deshton dhe ban zina me nje femer lavire tjeter. E din shum mir se denimi i ketij ashte me e gurezu por jeton me nje shtet kjafir i cili nuk funksionon ligji islam por aj njeri ka qen i devotshem dhe ashte i devotshem dhe ende fal 5 kohe namaz por ja vetem niher ka gabu por tash qan cdo nat per gabimin e ber por ka deshir me degju me teper prej juve inshallah Zoti ju shperblefte juve eselamu alejkum
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Vëlla i dashur, Allahu (azzevexhel) jo rastësisht ka ndaluar që njeriu mos t’i afrohet fare këtij mëkati, se nëse merren shkaqet, atëherë shumë lehtë pastaj vjen edhe te rënia në këtë mëkat. Allahu (azzevexhel) këtë mëkat të madh e ka përmendur afër vrasjes së njeriut dhe adhurimit të dikujt tjetër pos Allahut, dhe ka thënë: “Edhe ata që pos Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai do të gjen ndëshkim.
Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë” (Furkan 68/69).
E që përmendja e këtij mëkati, afër atyre mëkateve më të mëdhaja, tregon se sa është i madh ky mëkat. Thotë Imam Sefarini: Prostitucioni është mëkati më i madh pas shirkut dhe vrasjes së njeriut.
E ky mëkat është edhe më i madh, nëse vepruesi i tij është i martuar.
Për këtë shkak, edhe sheriati islam për dallim nga dënimi i të pamartuarit (i cili është rënie njëqind herë me kamxhikë), ka vendosur dënim me gurëzim deri në vdekje për atë që është i martuar, ngase sa më i madh të jetë mëkati, aq edhe më i madh është dënimi.
Gjithashtu Allahu (azzevexhel) ka caktuar dënime për vepuesin e këtij mëkati, në këtë botë, në varr dhe në botën tjetër, nëse ai nuk pendohet.
E cili është ai njeri i cili ia don këtë mëkat familjes së tij? Cili veprues i këtij mëkati, don që bashkëshortja e tij të bjen në këtë mëkat? Cili don që nëna, vajza, motra e tij të bien në këtë mëkat?
Pa dyshim se askush. Andaj duhet pasur frikë Allahun, se edhe ajo me të cilën bëhet ky mëkat, edhe ajo është bashkëshorte, nënë, motër, apo vajzë e dikujt.
Megjithatë, edhepse ky mëkat është ndër mëkatet më të mëdhaja, Allahu (azzevexhel) nuk i mbyll dyert e pendimit edhe për vepruesin e tij. Allahu (azzevexhel) thotë: “Thuaj: O robërit e mi të cilët e keni tepruar (me mëkate) ndaj vetes suaj, mos i humbni shpresat në mëshirën e Allahut, se Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është Falës dhe Mëshirues”.
Andaj, muslimanit nuk i mbetet gjë tjetër pas gabimit të tij, përveçse t’i kthehet Allahut me sinqeritet dhe të kërkon falje tek Ai, e padyshim se Allahu i falë të gjitha mëkatet.
Ndërsa për të qenë pendimi i pranuar, patjetër duhet të plotësohen edhe kushtet e tij, si: 1-Pendimi të jetë i sinqertë vetëm për Allahun, 2-Largimi dhe distancimi nga mëkati i vepruar (si dhe nga të gjitha ato gjëra që të afrojnë në këtë mëkat), 3-Keqardhja për veprimin e mëkatit, 4-Dhe vendosshmëria për të mos u kthyer asnjëherë më në atë mëkat.
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami
Këshillë për të gjithë vëllezërit dhe motrat muslimane
Këshillë për të gjithë vëllezërit dhe motrat muslimane
O Ti, që i përgjigjesh duasë së nevojtarit, kur ai të lutet dhe e nxjerrë nga vuajtja atë që të drejtohet dhe që shpreson tek Ti!
"Lutjuni (për mirë) All-llahut xhele shanuhu, pa ndalë, sidomos në këtë muaj të begatshëm, se All-llahu lutjeve të besimtarëve të devotshëm ju përgjigjet, që këtë muaj rinë të uritur dhe të etur, vetëmse për Të, që Krijuesi i tyre të jetë i kënaqur me ta.
Lutja ime do të jetë:
"O Ti, që kur i besohet diçka në ruajtje, atë e ruan dhe e kryen në mënyrën më të mirë. Po ta lë në ruajtje atë që nuk e njoh, si dhe atë që e njoh: familjen, fëmijët dhe gjithë ç'kam; m'i ruaj, o Ti te i Cili deponimet nuk dështojnë.
O Ti, që e ndalove dorën e Ibrahimit a.s., kur deshi ta bënte djalin e tij kurban gjersa i betoheshin njëri-tjetrit,me çrast djali i tha:"Vepro me butësi, o baba!”, ndërsa Ibrahimi shtoi:"Duro atë që është përcaktim i All-llahut tonë o bir im!”
O Ti, që bëre karvanin të bëhet ndihmë për Jusufin a.s., kur u gjet në një vend të shkretë dhe në fund të pusit, e që më vonë, pas robërimit, ta vendosësh për udhëheqës!
O Ti, që ke dëgjuar përshpëritjen e Junusit a.s., në tre errësira.
O Ti, që Jakubit a.s., ia ktheve të pamunit dhe dëshpërimin në gëzim ia shndërrove!
O Ti, që pate mëshirë ndaj lotit të Davudit a.s.,dhe largove sëmundjen e Ejubit a.s.
O Ti, që i përgjigjesh duasë së nevojtarit, kur ai të lutet dhe e nxjerrë nga vuajtja atë që të drejtohet dhe që shpreson tek Ti!
O Ti, që e dëgjon lutjen e heshtur, e që largon çdo vuajtje! Të lutem, bekoje robin dhe Pajgamberin Tënd të zgjedhur, me të cilin je i kënaqur, Muhamedin paqja dhe mëshira e All-llahurt qofshinë mbi të, familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë! Ndërsa mua, të gjithë vëllezërit muslimanë dhe motrat muslimane na mbroj nga të gjitha krijesat tua zullumqare dhe na i largo pikëllimet tona!
O më i Miri, të cilit i shpresohet, o më i Mëshirshmi, për mëshirën e cilit lutemi, na dhuro mirësinë të cilën mund ta dhurosh vetëm Ti!
O më i madhi Mëshirues!O Ti, që je i vetmi Krijues i Vërtetë dhe Zot i Vetëm të cilit i bëhet ibadet. Na e lehtëso këtë muaj të bekuar dhe na i prano ibadetet tona që i bëjmë për hir Tëndin. Vetëm Ty të lutemi që të na e shtosh sabrin, të na i ruash zemrat tona nga lëkundjet e ndryshme dhe nga nxitjet e shejtanëve xhin dhe njerëz! Na mjafton All-llahu! Sa Zot i mrekullueshëm që është Ai!"
Kush është njeriu më i dashur?
Kush është njeriu më i dashur?
A e ke pyetur veten se sa e do të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!)?
Duaje atë më shumë se çdokënd tjetër.
A e ke pyetur veten se sa e do të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!)? A e di se cila  është shenja e dashurisë? Ajo është veprimi i asaj që i Dërguari i Allahut ka urdhëruar dhe shmangia nga ajo që ai e ka ndaluar.
Shiko përsëri në emocionet tua dhe drejtoji ato, së pari, në dashuri ndaj Allahut, pastaj në dashuri për atë që u bë mjet me anë të cilit Allahu të shpëtoi nga humbja. Nëse dëshiron që pozita jote në xhenet të jetë e lartë, kujtoje hadithin e të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!):
“Njeriu do të ringjallet me ata që i do.”
Mirëpo, njëra nga shenjat dhe manifestimet e para të dashurisë është veprimi i asaj që ai e ka urdhëruar.
Si mund që dikush të thotë se e do atë kur ai bën të kundërtën e asaj që ai e ka urdhëruar dhe nuk e ndjek udhëzimin e tij, e as nuk i përmbahet rrugës së tij?
Merre një libër të jetës së të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) dhe lexoje atë; shikoje për vete se sa e madhe ishte sjellja e tij, sa mirë dhe sa njerëzishëm fliste, sa i dashur që ishte me njerëzit, sa i frikësohej Allahut dhe sa shmangej nga kjo botë. Ndërroje sjelljen tënde dhe bëje më afër sjelljes së tij!
Marrë nga libri i Dr. Aid el-Karnit “Ti mund të bëhesh gruaja më e lumtur në botë”
Para pikëpyetjes
Para pikëpyetjes
Ta kujtojmë shembullin e Aishes, radiaAllahu anha, se si u ushqye dhe se si e kaloi kohën gjatë Ramazanit.
Kushdo që jeton, përballet patjetër me shenjat e ndalimit. Kjo jetë është me valë të llojllojta me të cilat përballet njeriu. Këto pengesa janë shenja korrigjuese dhe reformuese.
Është me rëndësi të bëhet dallimi mes begatisë, dënimit dhe sprovës. Po ashtu, të bëhet dallimi mes dhuntisë dhe fatkeqësisë, si dhe mes vështirësisë dhe lirisë.
Gjatë rrugës për të arritur deri tek Allahu, besimtari duhet patjetër të dallojë begatinë dhe sprovën. Kështu që dy vetë mund ta zotërojnë një dhunti, por për njërin është begati, ndërsa për tjetrin është sprovë.
Pa dyshim që njeriu furnizohet me pasuri dhe ai mendon që kjo është begati, por kjo pasuri për të është sprovë.
Njeriu mund të fitojë një pozitë dhe tek të tjerët kjo llogaritet si privilegj, ndërsa për vetë personin është fatkeqësi. Nxënia e Kur’anit është argument për besimtarin, por mund të jetë edhe argument kundër tij.
Mos të gëzohemi kur të na shtohen të mirat, kur i bëjmë mëkat Krijuesit tonë, po të bëhemi prej atyre që e dallojnë dhuntinë nga sprova, për këtë Zoti thotë në Kuran: “Mos të dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë.” (Hadid: 23)
Gruaja e Sa'd b. Amir Xhumehiut ka thënë: Një ditë më zgjoi nga gjumi zëri i lartë i burrit tim duke thënë: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej teje! Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej teje! Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej teje!” Ndërsa ai në dorë kishte disa para dhe i shtynte me dorë si të ishin ndonjë akrep. I thashë: Pse po vepron kështu! Më tha: “Më ka hyrë brenda (në zemër) dynjaja, do të ma lëndojë fenë.”
Çdo herë në jetën tonë duhet të shikojmë në të mirat e Allahut dhe të shohim se ku e kemi hedhur këmbën, të mësojmë se ku jemi, më shumë se kaq, ta mësojmë realitetin e vetes sonë, se kë e pasojmë.
Në vazhdimësi të kësaj bisede, dua t’i shkoqis disa pyetje për gjithsecilën prej nesh e pastaj të përgjigjemi vet para ndërgjegjes sonë.
Është begati e madhe të arrish muajin e ramazanit e ta shijosh ëmbëltinë e tij, mirëpo është humbje dhe tmerr i madh nëse privohet besimtari prej tij.
Nëse na duket e rëndë të agjërojmë në këto ditë të nxehta, madje e papërballueshme, ta pyesim veten se si arriti të agjërojë Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të?
Nëse nga përzgjedhja e madhe e ushqimit nuk po mund të përcaktohemi se me  çfarë ta shërbejmë veten, e pastaj po ngelim të uritura, ta kujtojmë begatinë e sofrës së Aishes, radiaAllahu anha se me çfarë e shtroi syfyrin e më pastaj iftarin?
Nëse nga vapa po molisemi e ibadetet po na ngelin me mangësi, klima herë është aktive e herë jo si shkak i energjisë elektrike, ta pyesim veten se çfarë komoditeti pati Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të në shtëpinë e saj, çka e ndaloi atë të bëj ibadet apo nuk e ndaloi asgjë?
Nëse tekat tona kërkojnë të ushqehemi jashtë duke mos llogaritur se ditët e kohët e këtij muaji veç po ikin shumë shpejt, ta kujtojmë shembullin e Aishes, radiaAllahu anha se si u ushqye dhe se si e kaloi kohën gjatë ramazanit.Nëse gjumi po i rëndon aq shumë qepallat tona, dhe si pasojë po na ndalon nga ibadetet e natës, ta pyesim veten se si reagoi Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ndaj gjumit në ditët e shenjta?
Nëse koha na shkon rreth asaj se çfarë të gatuajmë e hamë për iftar, që sa më shumë të pasurohet sofra me lloje të ushqimit, po Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, me çfarë e priste iftarin?
Duke mos prekur më shumë pika, po e themi edhe një gjë, ta testojmë veten; ku isha, çfarë bëja, ku jam tani, çfarë po bëj tani? Sa kam ndryshuar, nëse kam ndryshuar dhe ku jam ndryshuar dhe si kam ndryshuar, për të mirë apo jo-mos e bëftë Zoti!
Nëse është e domosdoshme që edhe me dhunë ta ndryshojmë vetën tonë për të mirë, ta bëjmë këtë në këtë muaj, ngaqë djajtë janë të prangosur e mundësia e përmirësimit është në duart tona, në vullnetin tonë si dhe mund ta bëjmë veten më të mirë, të paktën të hyjmë në binarët e edukatës së Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, e jo të mbesim me të dëmshmen e të shëmtuarën për ne e në ne.
Lutem që Allahu të na e shtojë dashurinë ndaj Tij derisa ta arrijmë dashurinë e Tij dhe të na i bëj të dashura adhurimet ndaj Tij e ta përjetojmë ëmbëltinë e adhurimeve gjatë këtij muaji e muajve pas tij që në Ditën e Llogarisë të mos na turpërojë llogaria. Amin!
Shkruar nga Valbona Kelmendi
Agjërimi shkak i Islamit të tij
Agjërimi shkak i Islamit të tij
Përse agjërimi lëviz shpirtrat që janë familjarizuar me kufrin (pabesimin) për dekada kurse shpirtrat tanë jo?!
Autobusi që duhej të na çonte nga hoteli në aeroport ia mbërriti. Mora valixhet e mia dhe i vendosa në të kurse vet zgjodha një ulëse pranë shoferit. Kohën sa prisnim pasagjerët tjerë e shfrytëzova për të biseduar me të. E përshëndeta me: “Selamu alejkum!” kur ja, ai ma ktheu: “Ue alejkumus selam ve rahmetullahi ve berekatuhu!”
U binda se ishte musliman edhe pse nga shenjat e fytyrës kuptohej një gjë e tillë.Filluam të shkëmbejmë llafe në arabisht.
Desha që atë kohë të shkurtër ta shfrytëzoja me ca pyetje për mënyrën si e pranoi Islamin dhe si e mësoi arabishten. Më mahniti kur më tregoi se para katër vitesh e kishte pranuar Islamin. Atëbotë kishte jetuar në periferi të Parisit dhe kishte qenë në shoqëri me disa muslimanë.
Një ditë kishte vërejtur se ata nuk hanin as nuk pinin. I kishte pyetur për këtë ndërsa përgjigja ishte: Jemi agjerueshëm! Deshi të njihej më shumë me agjërimin por ata kishin pak njohuri për fenë...U kthye në shtëpi ku gjeti murgeshën, e cila i vizitonte kohë pas kohe.
Ia parapriu me pyetje rreth agjërimit në Krishterizëm. Pranoi se ka një lloj agjërimi. “Po Islami, a ëhtë feja e fundit që Zoti ia shpalli njerëzimit?- e pyeti prapë. Përgjigja e murgeshës: “Po”, ishte si një stuhi që trazoi ndjenjat e tij dhe jetën e tij e kanalizoi drejt Islamit.
Atëherë lindi dëshira për ta mësuar Kur’anin dhe gjuhën arabe, kështu që lëshoi punën dhe shkoi në Siri ku u regjistrua në një institut gjuhe. Atje qëndroi për tri vite me radhë për tu kthyer më pas në Paris si besimtar mysliman dhe njëherësh edhe thirrës – misionar i kësaj feje.
Pasi që e mbaroi tregimin e tij dhe koha e mbërritjes në aeroport veç u bë, unë e falënderova shumë për bisedën dhe për atë se m’i hapi sytë për kuptimin e qëllimeve të agjërimit dhe meditimit të dispozitave të tij.
Ky tregim më ktheu për pesë vite në retrospektivë që ta përkujtojë një tregim tjetër të një djaloshi francez që agjërimi qe shkak i pranimit të Islamit prej tij.
Ja, ne tash jemi në Ramazan, dhe si zakonisht, na shkon shumë shpejt. Ditët i ka të shpejta e netët e bukura por ndonjëherë shkon ashtu si vjen. Mu për këtë e pyes veten time: Përse agjërimi lëviz shpirtrat që janë familjarizuar me kufrin (pabesimin) për dekada kurse shpirtrat tanë jo?!
Here të tjera pyes: Përse Allahu bëri që agjërimi të jetë shtylla e katërt e fesë edhe pse në këtë adhurim nuk ka asnjë kryerje riti apo obligimi me përjashtim të braktisjes së ushqimit, pijes dhe dëfrimit seksual?...Megjithatë, Allahu e bëri prej adhurimeve më të çmuara dhe me shpërblimin më të madh saqë ka thënë: “...përveç agjërimit që është për Mua dhe Unë shpërblej për të!” (Hadith kudsij).
Nuk ka dyshim se urtësitë e agjërimit dhe mësimet e tij janë shumë më shumë se largimi nga ushqimi dhe marrëdhëniet seksuale. Ndryshe, agjërimi nuk do të ishte prej adhurimeve më të mëdha tek Allahu, (edhe pse në qëllime e jo në aspektin formal të kryerjes).
Mendoj se shkak i kësaj është se Ramazani është një kurs trajnues dhe përgatitor për të qenit stoik në rrugën e Allahut dhe për kryerjen e të obligimeve të të gjitha adhurimeve. Agjërimi sikur kursen besimtarin nga kjo (natyra e obligimeve tjera fetare) për ta forcuar atë për kryerje të adhurimeve tjera. Periudha njëmujore e largimit nga gjërat e sipërpërmendura njeriut i dhuron fuqi për rezistencë, durim, vetëpërmbajtje, vullnet...
Agjërimi është një lidhje sekrete ndërmjet njeriut dhe Zotit, të cilën askush nuk mund ta sheh dhe as ta argumentojë - konfirmojë…Me këto dy gjëra besimtari arrin të artikulojë dy fuqi: fuqinë e vullnetit dhe mbikëqyrjes (besimit se Allahu di çdo gjë për ty) dhe këto dy fuqi janë pikërisht ato që na duhen më së shumti në çdo pore të jetës për të realizuar besimin e vërtetë…
Kjo ngase njeriu bie në shirkun (idhujtarinë) e djallit dhe epshit në rastet kur mungon vullneti dhe mbikëqyrja, apo janë të dobëta.
Mu për këtë Allahu na e ligjësoi këtë kurs trajnues për të përsosur mundësitë e ruajtjes së besimit tonë nga të ligat e epshit dhe djallit, e njëkohësisht na siguroi dhe ambient adekuat për suksesin e qëllimit të këtij adhurimi: dyert e Xhehenemit janë të mbyllura, dyert e Xhenetit janë të hapura, djajtë janë të lidhur me zinxhirë, ndërsa melaiket thërrasin: “O kërkuesi i të mirës, eja!
E kërkuesi i të keqes, mjaft më!”, duke mos harruar këtu edhe shpërblimet e tjera shpirtërore të cilat agjëruesi i arrin me rastin e iftarit (dhe bajramit) dhe me rastin e takimit me Allahun!Mu për këtë, Allahu ka thënë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare, 183).
Nuk mendoj se realizohet dot devotshmëria pa vullnet të fortë për kryerje të veprave të mira dhe largimit nga e keqja, e po kështu edhe me fuqi të besimit se Allahu na sheh dhe di për ne çdo gjë që bëjmë e veprojmë kurdo dhe kudo që jemi.
Prej aspektit madhështor të legjislacionit islam është edhe fakti se në Ramazan janë obliguar Zekati dhe Xhihadi.
Kjo ngase për dhënie të pasurisë që është e shtrenjtë për njeriun dhe për dhënie të jetës në rrugën e Allahut duhet një forcë dhe fuqi e madhe vullneti dhe besimi se Allahun e ke me vete çdoherë.
Këto ishin vetëm disa nga dhuratat dhe mirësitë e agjërimit, për të cilin e lus Allahun të na shpërblejë!
Shkruar nga Dr. Musfir b. Alijj el Kahtani
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
Zjarre në Valencia, 1200 të evakuuar
Zjarre në Valencia, 1200 të evakuuar
Rajoni i Valencias në Spanjën perëndimore është përfshirë nga tre zjarre të mëdha.
Zjarret kanë shkaktuar bllokimin e disa rrugëve dhe bllokimin e linjës hekurudhore.
Rreth 1200 persona u evakuuan mëngjesin e sotëm si masë parandaluese.
Sipas sindikatës së "Lisa Insa" zjarri është vënë me qëllim.
Kundër zjarreve janë angazhuar rreth 400 persona, ndër ta zjarrfikës, ushtarakë dhe vullnetarë.
"El Pais" në versionin on-line njofton se janë angazhuar 25 avionë dhe helikopterë.
Përplasja me armë, një i plagosur
Përplasja me armë, një i plagosur
Përplasje me armë në qytetin e Lezhës. Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes me dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Personi i plagosur udhëtonte me automjetin dhe është ndaluar nga dy persona që fillimisht kanë qëlluar në ajër dhe më pas e kanë goditur në kokë.
Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet. Mendohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sherri mes tyre.
Zbulohet baza e shitjes së heroinës në Tiranë
Zbulohet baza e shitjes së heroinës në Tiranë
Një aksion antidrogë gjatë mesnatës ka bërë të mundur të zbulojë një bazë të shitjes së heroinës në kryeqytet, njofton “Balkaweb”.
Policia e Tiranës bëri të ditur sot se ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë gjatë orëve të natës. Nga të dhënat e para, mësohet se janë arrestuar tre persona, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 300 doza drogë e llojit heroinë.
Baza e shpërndarjes së drogës ishte përqendruar tek zona e “Ali Demit” në kryeqytet.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë në shpërndarjen e drogës në Tiranë.
Përdorte Facebook-un për të shpërndarë hashash
Përdorte Facebook-un për të shpërndarë hashash
Policia italiane ka arrestuar një të re nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Mjeti i përzgjedhur për veprimin e paligjshëm ishte Facebook-u.
18-vjeçarja kishte nisur aktivitetin duke përdorur rrjetin social si mjet për shkëmbimin e informacioneve nga ana e blerësve.
Pasi ishte vendosur sasia dhe çmimi i hashashit me kontaktet që kishte në profilin e saj, ajo dërgonte lëndën narkotike në shkollat që blerësit frekuentonin. Vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët e vajzës.
Aksident, tri femra të plagosura
Aksident, tri femra të plagosura
Nënë e bijë dhe një grua janë përfshirë dje në një aksident teksa ishin duke kaluar në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shezë në aksin rrugor Peqin-Elbasan.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në kohën kur tre kalimtarët, Majlinda Ferhati 25-vjeç, vajza e saj 1-vjeçare Vanesa Ferhati dhe Bukuri Karaj 51-vjeç ishin duke lëvizur në rrugë.
Tre shtetaset janë përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shpërthimi në Fierzë arrestohet autori
Shpërthimi në Fierzë arrestohet autori
Policia ka mundur të arrestojë pasditen e djeshme autorin e shpërthimit në afërsi të Hidrocentralit të Fierzës. Mësohet se shtetasi Bashkim Gjoka u arrestua në Kukës teksa po tentonte të largohej.
Sipas “Balkanweb”, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme bakri, që ishte siguruar nga shpërthimet me dinamit në afërsi të hidrocentralit.
Shpërthimi ndodhi mëngjesin e djeshëm, ndërsa banorët e zonës të alarmuar lajmëruan menjëherë policinë.
Zëdhënësja e Policisë së qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi larg hidrocentralit, në afërsi të rrugës automobilistike.
Lënda plasëse është përdorur për të nxjerrë disa pllaka betoni, hekuri i të cilave shitet për përfitime financiare".
Lirim Jakupi do të gjykohet në Kosovë, nuk ekstradohet në Maqedoni
Lirim Jakupi do të gjykohet në Kosovë, nuk ekstradohet në Maqedoni
Ministria e Drejtësisë në Kosovë nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare nga Qeveria e Maqedonisë për ekstradimin e Lirim Jakupit, i cili u arrestu të dielën nga forcat speciale në Prishtinë.
Astrit Kolaj, zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha për ALSAT-M se as që bëhet fjalë njëherë për ekstradimin e Jakupit në Maqedoni pasi sipas tij ai së pari duhet ta vuaj dënimin në Kosovë.
“Përderisa ai është i dënuar në Kosovë dhe përderisa nuk e kryen dënimin këtu nuk mund të ketë as ekstradim të tij në Maqedoni”, tha zëdhënësi  Kolaj.
Lirim Jakupi, i njohur me nofkën Nazisti është rikthyer në Burgun e Dubravës në qytetin e Istogut, prej nga kishte ikur bashkë me gjashtë persona të tjerë në gusht të vitit 2007.
Zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë, Astrit Kolaj tha se Jakupi do të vazhdojë ta vuaj pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale të rrëmbimit.
Jakupi dje është marrë në pyetje nga gjykatësi ku ka pranuar veprën penale armëmbajtje pa leje ndërsa ka zgjedhur heshtjen kur është pyetur për dy veprat tjera penale me të cilat ngarkohet e që janë: arratisje nga burgu dhe sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.
Jakupi do të vazhdoj tani të vuaj pjesën e mbetur të dënimit, në Dubravë prej nga kishte ikur para tri vjetësh, ndërsa për tri veprat tjera penale me të cilat ngarkohet do të zhvillohet procedura e rregullt, megjithëse mbetet e paqartë se ku do të bëhet gjykimi i tij në Gjykatën e Qarkut në Pejë apo në Prishtinë.
Shkëlzen Osmani