Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Ëndrrat, shkak i udhëzimit tim

  1. #1
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    678

    Ëndrrat, shkak i udhëzimit tim

    Ëndrrat, shkak i udhëzimit tim


    Kur Allahu dëshiron të udhëzoj dikë, Ai e bënë këtë gjë edhe nëse përsoni ndodhet në skajin më të largët të botës, ashtu sikurse e lë në humbje një njeri edhe pse ndodhet në një vend musliman, ku Islami dhe parimet e tij janë të njohura nga të gjithë.



    Të gjithë njohim vëllezër dhe motra muslimane që kanë pasur ngjarje të ndryshme lidhur me pranimin e Islamit, d.m.th. që Allahu ka bërë njerin apo tjetrin shkak udhëzimi për të tjerët. Por, personazhi që është në qendër të shkrimit të mëposhtëm ka vërtet një histori udhëzimi tejet të veçantë, gati të pabesueshme. Një histori që ndoshta dikush do t’i hedhë ndonjë hije dyshimi, por e gjitha është e vërtetë dhe një argument i fuqishëm prej Allahut për fuqinë e Tij të pakufishme, si dhe për Urtësinë dhe Dijen e Tij që ka përfshirë gjith­çka.



    Personazhi quhet E.S. dhe banon një fshat në periferi të Tiranës. Origjina e tij ëshë nga qyteti i Laqit, që njihet për pjesën dërmuese të popullsisë së tij që i përket fesë së krishtere.



    Këtë fe ka pasur edhe vëllau ynë E.S. derisa pranoi Islamin. Ai rrjedh nga një familje me shtat anëtarë: ka nënën, babain, tre motra dhe një vëlla. Rinia e tij ka qenë me probleme të shumta: Konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme. Pothuajse çdo ditë shkonte i dehur në shtëpi. Shokët e tij ishin persona që mendonin dhe donin ta kalonin sa më mirë kohën me dëfrime, alkool dhe femra. Të thuash që bënin një jetë të shthurur ishte pak. Ata nuk i bënin dëm vetem vetes, por edhe të tjerëve.



    Kjo ishte një gjë normale e jetës së tyre. Çdo ditë atë e gjeje në lokalin e fshatit duke pirë dhe duke bërë qejfe të ndryshme. Dhe kështu për E.S. kalonin ditët në këto llumra e errësira ku shejtani i mallkuar e kishte zhytur. Derisa ndodh një gjë e veçantë. Në ëndërr atij i shfaqet një zë që i thoshte: “Mos pi alkool, dhe mos u merr me prostitucion, se do të sëmurësh e do të vdesësh.” Zgjohet në mëngjez si çdo ditë, mendohet pak për ëndërrën që e kishte parë, por nuk ia vë veshin dhe vazhdon jetën e tij si çdo ditë. Ia tregon të atit ëndërrën që e kishte parë, por ai ia kthen: “Shko e pi atje e mos ia vër veshin këtyre gjërave.”



    Kalon rreth një vitë dhe në ëndërr i shfaqet sërish ai zë dhe i thotë: “Shko dhe falu!”



    Nuk di të falem, iu përgjigj ai. Zëri ia kthen:



    Do ta shohish në ëndërr mënyrën se si duhet të falesh



    Por ai prap vazhdonte dhe pinte alkool çdo ditë dhe bënte atë jetë të shfrenuar. Këto ëndërra kishin ngacmuar diçka në brendësinë e tij, porse as ai vet nuk po kuptonte gjë. Zemra e tij ishte e kyçur me dreyna të ndryshkur dhe tash më kishte ardhur koha që ai ndryshk të pastrohej me driten e Islamit. Pas katër ditësh i shfaqet sërish ëndërra dhe i thuhet: “Nëse do të fillosh faljen dhe do ta lësh alkoolin, do të lehtësohet trupi yt. Ne do të tregojmë ty mënyrën e faljes.” Dhe ai tregon se ka parë një dritë që u printe njerëzve në namaz dhe xhemati ishte krejt i veshur në të bardha. Ka dëgjuar suren Fatiha dhe Ihlas në dy rekatet që ata i falnin. Kur nuk kishte dëgjuar zë të tillë aq të bukur. “Më këtë sure (Fatiha) do të falesh!” - I foli zëri. E mbjti në mend gjithë suren Fatiha. Hapi sytë dhe po dridhej i tëri. Çohet dhe ishte krejt i mbytur në djersë. Shkon në banjo dhe lahet. Ishte në të gdhirë. Më vonë vendos që të shkoj në xhami, në kohen e namazit të drekës, të vepronte ashtu siç i kishte dalë në ëndërr. Shkon atje, por nuk falet. Besimtarët në xhami e shohin tërë habi kur ai gjendet atje. Ata e njohnin se i çfarë rruge ishte ai dhe as që e mendonin se ai një ditë do të shkelte në xhami. Edhe pse shkon në xhammi, ai nuk falet dhe kthehet në lokal tek shokët e tij të injorancës dhe ia fillon me pije siç e kishte zakon. Në mbrëmje kthehet në gjendje krejt të dehur. Atë mbrëmje ishte natë xhuma. Sërish në ëndërr i del zëri që i thotë: “Ti sikurse dhe fjalen që do të falesh. Pse nuk u fale? Nëse ti nuk do të falesh, do të sëmurësh dhe do të zësh krevatin për një javë rresht.” Ai me kokëfortësinbë e tij nuk falet sërish dhe dëshiron të shoh se a janë të vërteta ato që po i dalin në ëndërr. Dhe ashtu ndoshi. Ai u sëmur dhe nuk u ngrit nga shtrati për një javë. Nuk fuste gjë në gojë, vet se ujë. Gjendja e tij shëndetësorë ishte rënduar nga që ai konsumonte shumë alkool dhe bënte jetë të shthurrur. Në gjendjen që ndodhet ai vendos t’ia tregoj gjithë historinë e ëndërrave që i kishte parë nënës së tij.



    Zbatoje, i thotë ajo, falu. Elhamdulilah, thotë ai.



    Kjo fjalë i del vetvetiu, sa që ai sot nuk di të shpjegoj si e ka thënë. Vendos të shkoj në xhami e të falë xhumanë, sepse atë ditë ishtë e premte. Pasi kryhet namazi, imami bashk me dy besimtarë të tjerë e ndalin dhe i thonë: “Si ka mundësi që ti erdhe për herë të dytë në xhami? Çdi ti nga feja?” Ai u përgjigj se e di suren Fatiha, që e kishte mësuar në ëndërr. Imamit nuk i besohej që ai dinte atë sure nga Kur’ani dhe më tepër u qudit si e kishte mësuar me një të ardhur në xhami. E vërteta ishte ndryshe, por ai nuk ia tha imamit këtë. Pas fali xhumanë, vendos të shkoj edhe për ikindi, ku fal vetëm dy rekate, qohet dhe ikën. Fali vetëm dy rekate, sepse aq kishte parë në ndërr të falen. Atë natë në ëndërr i del sërish zëri, që i thorë: “Çohu, lahu dhe fali tetë rekate.” Nuk di! ia kthen ai. Prap do të na shohësh ne, ia kthen zëri. Ai vëren në ëndërr se si faleshin tetë rekate, katër të jacisë dhe katër dy nga dy rekate, që ishin namaz nate. Zëri i shpjegon se ç’namzae ishin dhe i thot që të mos i lërë pa i falur asnjëherë katër rekate të namazit të nartës. Pasi t’i falësh këto tetë rekate, mos fli, por shko e fale namzin e sabahut në xhami. Ashtu vepron. Pasi lahet e fal tetë rekate, shkon në xhami përtë falur sabahun. Më pas e zë gjumi në xhami. Sërish në ëndërr ai zë i thotë: “Mos fli në xhami, pas sabahut, çohu e bërë dhikrin e mëngjezit ashtu siç e ka bërë Profeti s.a.v.s.” Më pas ai fillon të kërkoj ndonjë libër me tematikë Islame dhe gjen librin “Rruga e muslimanit”. Filloi të fale të pesë kohët e namazit. Familja e përbuzte, e ofendonte, e shante. Megjithatë, ai vazhdonte të mësonte për islamin. Besimi kishte mbirë në zemrën e tij dhe ai gjithnjë e më tepër po e ujiste këtë besim me namaz dhe lexim. E luste Allahun që t’i udhëzonte edhe anëtarët e familjes së tij. Dhe lutjet e tij u pranuan. Motra e madhe e pranon Islamin. E më pas edhe motra tjetër. Problemet tani kishin filluar edhe për ato. Njëra vuante të goditurat e të shoqit, i cili pinte dhe e keqtrajtonte vetem se ajo ishte bërë muslimane dhe mbante veshje islame. Kjo motër arriti që për një javë të mësoj të gjitha suret që ndodhen në librin “Rruga e muslimanit”. Allahu u kishte ndezur dritën e besimit në zemra dhe ajo tani po rrezatonte anëkënd. Pas afërsisht një muaji edhe burri i motres pranoi Islamin. Më pas Islamin e pranon edhe nëna e E.S. bashk me motren tjetër, e cila falë pesë kohet e namazit, por akoma nuk ka vendosur të mbajë veshje islame. Drita e Allahut i kaploi të gjithë, me përjashtim të babait dhe vëllait të E.S. Problemet shkonin e vinin, por ata me besimin e plotë arrinin t’u bënin ballë. Pasi që kishte shkuar një kohë e gjatë, sërish në ëndërr i shfaqet ai zë dhe i thotë: “Do të martohesh me filan vajzë që e ke fqinjë dhe e ke pasur shoqe klase.” Dhe ashtu ndoshi. Ai u martua me atë vajzë dhe tani ka dy vajza. Ai për gjithë këtë e falënderon Allahun. Ai vazhdon t’i falë pesë vaktet në xhaminë e fshatit të tij. Në vitin 1998 ai fillon punë në një xhami të Tiranës. Puna që filloi aty i dha një kënaqësi të madhe, sepse ishte në kontakt me vëllezër musliman dhe mund të përfitonte nga dija e tyre. Diçka prekëse që E.S. ka mësuar kohët e fundit është se vëllai i tij, i cili është aksidentuar në moshën 17 vjeçare dhe tani nuk jetëon më falte namaz. Këtë gjë ai kanë thënë besimtarët musliman që falen tek xhamia e tabakëve, tek e cila ai falte namazin herë pas here. Kurse namazet tjera ai i falte fshehurazi në shtëpi.



    Kur kanë bërë ceremoninë mortore të tij, familja është habitur kur ka parë dhjetra djem musliman që kanë ardhur për t’ia falur xhenazen vëllaut të tyre në besim, i cili nuk arriti të falej i lirë, por me frikën që dikush nga familja po e shikon dhe më pas do të vinin pasojat të cilat në shumë raste i përcjellin besimtarët e rinjë në Shqipëri.



    Allahu thotë: S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje. (2:277)



    Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh. (9:72)



    Allahu na bëftë prej të shpëtuarëve.



    Shkroi: Edmond Fezollari

    Burimi: argumenti

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2009, 20:39
  2. Ajo e prishi agjerimin per shkak te menstruacioneve dhe nuk e shleu ate per shkak te turpit
    By Ebu Hatib in forum Sheikh Abdullah Ibn Abdur-Rahman Ibn Xhibrin (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2009, 17:40
  3. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2008, 23:12
  4. Televizori ndikon në ëndrrat tona
    By Muhlis in forum Shkencat Natyrore
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2008, 01:21
  5. Përgjigjet: 7
    Postimi i Fundit: 22-09-2007, 19:41

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •