Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Gënjeshtra ne Islam

  1. #1
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    30-10-2009
    Postimet
    15,103
    All-llahu të shpërbleftë
    1,688
    Falënderuar 2,463 herë në 1,651 Postime
    Rep Fuqia
    5621

    Gënjeshtra ne Islam

    Gënjeshtra ne Islam

    Gënjeshtra -Rrena është një veçori e urrejtur, një cilësi e keqe, një vepër e poshtëruar, por fatkeqësisht edhe fenomen i përhapur pothuajse në të gjitha mjediset shoqërore; në biseda të lira, takime, punë, marrëdhënie të ndryshme ndërnjerëzore, shkollë, studime, etj...

    Është bërë e pamundur që asaj t`i shpëtojnë i vogël e i madh, mashkull e femër dhe të gjithë njerëzit në përgjithësi, përveç atyre që Allahu i begatoi me mirësinë e Tij. Gënjeshtra u shndërrua në pronën (mall shitjeje) e tregtarëve, bashkëshortëve, studentëve, shkrimtarëve, masmediave, atyre që merren me art... dhe është bërë e pamundur që njeriu të kuptojë se kush nga këta është i sinqerti.

    Në Islam gënjeshtra është e ndaluar dhe konsiderohet si një ndër mëkatet e mëdha. Si gënjeshtër përkufizohet çdo thënie që kundërshton realitetin (të vërtetën). Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Mallkuar qofshin gënjeshtarët!” (Dharijat, 10)

    Ja edhe disa hadithe që vërtetojnë shëmtinë e gënjeshtrës. Muhamedi lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:
    “Gabimet më të shumta të birit të Ademit (njeriut) janë ato që shkaktohen nga gjuha.” Shënon Taberaniu.
    “Gënjeshtra është krim dhe që të dyja (edhe gënjeshtra edhe krimi) të dërgojnë në zjarr.”
    “Gënjeshtra shpie në prishje, kurse prishja shpie në xhehenem (ferr). Me të vërtetë njeriu vazhdon të gënjejë në çdo punë derisa tek Allahu shkruhet gënjeshtar." Shënon Buhariu dhe Muslimi.

    Se gënjeshtra është e keqe dhe se është e ndaluar nuk është vërtetuar vetëm në Islam, por ajo trajtohet si e keqe dhe e papranuar pothuajse në të gjitha besimet dhe civilizimet.
    Urtësia në këtë (pra se RRena është e ndaluar) është se Allahu i Lartësuar ka dashur që marrëdhëniet njerëzore të ngrihen mbi themele të çiltërsisë dhe të sinqeritetit, në të kundërtën çdo formë tjetër e raportit që mund të ndërtohet mbi hipokrizi dhe tradhti, edhe nëse mund të ekzistojë si e tillë, nuk është e ndershme dhe jetëgjatë.

    Por pasi Islami në ndalimin e gjërave dhe në urdhërimin e të tjerave synon objektivat me të cilat ruhet dinjiteti i njeriut dhe realizohet arritja e përsosmërisë së tij, ekzistojnë disa raste në të cilat tejkalohet kjo ndalesë dhe gënjeshtra bëhet e lejuar.
    Para se t`i përmendim rastet në të cilat lejohet gënjeshtra, dëshirojmë të bëjmë një vërejtje të rëndësishme në këtë drejtim.
    Ajo është se shkaku pse Islami e fali gënjeshtrën në këto raste nuk është pa ndonjë qëllim, por ajo me vete sjell objektiva mjaft të rëndësishme, disa nga të cilat edhe do t`i përmendim, posaçërisht kur të flasim rreth gënjeshtrës ndërmjet bashkëshortëve.

    Rastet në cilat lejohet Gënjeshtra:

    Sipas shënimit të Muslimit, Umu Kulthumi, njëra nga sahabiet e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Muhammedi salallahu alejhi ue selem, ka lejuar në ndonjë rast gënjeshtrën, përveç këtyre tre rasteve: pajtimin ndërmjet njerëzve (të ngatërruar), në luftë apo burri ta gënjejë gruan e tij dhe gruaja burrin e saj.”

    Nga Hadithi i lartpërmendur mund të përmbledhim se Gënjeshtra është e lejuar në këto raste:

    1. Gjatë luftës, domethënë kur muslimanët janë në luftë, atëherë kanë të drejtë të mos jenë të sinqertë me armiqtë e tyre, pasi me këtë nuk arrihet luftimi i tyre.
    Është e njohur për ne se kur Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, përgatiste në Medinë ndonjë ekspeditë për të dalë në luftë kundër armikut, ai nisej me paralajmërimin se shkonte drejt perëndimit, por ia mësynte lindjes e kështu me radhë.
    Por në këtë gënjeshtër të lejuar nuk përfshihet rasti kur vendosim marrëveshje me armikun (nënshkrim i paktit për ndonjë çështje të caktuar si p.sh. armëpushim, etj.) dhe pastaj ta tradhtojmë atë. Kjo në asnjë formë nuk është e lejuar.

    2. Rasti tjetër kur lejohet gënjeshtra është atëherë kur dikush ndërmjetëson mes dy të ngatërruarve dhe mundohet t`i pajtojë ata.
    Në këtë lloj gënjeshtre kalohet vetëm në rast të domosdoshmërisë dhe aq sa është e nevojshme kjo, sikur t`i thuash njërit prej të ngatërruarve se tjetri ka mendim të mirë për ty, ose flet mirë, ose është i interesuar të pajtohet dhe gjëra të këtilla.
    Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotë: “Nuk është gënjeshtar ai i cili pajton ndërmjet njerëzve dhe nxit në këtë ose e thotë ndonjë fjalë të mirë.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

    3. Rasti i tretë se kur lejohet gënjeshtra është ndërmjet bashkëshortëve.
    Ky është rasti për të cilin do të zgjerohemi më shumë pasi ndodh më shpesh.
    Çdo musliman e muslimane në moshë të rritur e ka të nevojshme ta kuptojë këtë ashtu siç duhet, me qëllim që në martesë të mos bëjë mëkat ose padrejtësi ndaj partnerit tjetër, me pretekstin se ai me këtë është duke aplikuar një lehtësim me të cilën është i liruar nga mësimet islame.

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:

    HAT

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •