Re: Kujdes nga libri: "Ihkamu Takrir fi Ahkami Tekfir " të autorit: Murad Shukri
Ve alejkum selam ve rahmetullah
Etheristi shkruajti:
Vella, pak rendesi ka se a e beson ti apo jo, porse ajo qe eshte e verteta, keto fletushka qe i kam permendur, jane botuar, gje te cilen e kerkoi vellai jone ebuusame me pare, edhe i thashe qe do te mundohem me i gjetur.
Vëlla, pak rëndësi ka a janë botuar ato 4 faqe apo jo, sepse edhe nëse nuk është autori i këtij libri (i librit të lartëpërmendur kinse të autorit Murad Shukri) Ali Halebiu, ky person ka libra që thërrasin në medhhebin e Murxhiave (grup i humbur) dhe janë plotë me shpifje ndaj dijetarëve.
Etheristi shkruajti:
Pastaj, edhe ju keni thene qe Shejkh Ali El-Halebi All-llahu s.u.t. e ruajt, se ai e paska shkrujt librin, dhe jo vetem kaq, porse qenka kenaqur me kete liber.
Vëlla, më vjenë keq që të them por nuk je në ngjarje fare, sepse nuk e kam thënë unë por e kanë thënë disa ulema, prej tyre Sheikh Ali Al-Timimi (All-llahu e ruajtë) dhe ktheju librit "Tahdhir al-Umma min Ta'liqat al-Halabi ala Aqwal al-A'imma" të Sheikh Dr. Abu Ruhayyam se çfarë thotë për librin në fjalë dhe për Ali Halebiun ku edhe në këtë libër e debatoj Ali Halebiun.
Gjithashtu këtheju librit "Saiha Nadhir bi Khatir at-Takfir" të Ali Halebiut se çfarë thotë (fusnotë, faqe 6) për Murad Shukriun dhe se kush i ka bart librat e tij, e pastaj flasim.
Etheristi shkruajti:
Gjithashtu edhe une them se jane rrena keto qe keni thene, ose sillini argumentet.
Vëlla, nuk e di sa i ke përcjell debatet që janë bërë për këte libër, por edhe nëse janë gënjeshtra, prap Fetvaja e Komisionit në Arabin Saudite nuk hiqet se dy librat e tij ( d.m.th të Ali Halebiut "Et-Tahdhir min Fitneti Tekfir" dhe "Sajhatun - Nedhir") thërrasin në medhhebin e Murxhiave dhe ato libra përmbajn shpifje ndaj ulemave.
Selamun Alejkum
Jakub el-Makfufi ka thënë: "Person i sinqertë është ai i cili i fsheh veprat e tij të mira sikurse që i fsheh veprat e tij të liga."