Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 4 prej 4

Tema: Kur'ani i paraprinë shkences-gjinia e femiut

  1. #1
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    31-10-2009
    Postimet
    15,103
    All-llahu të shpërbleftë
    1,688
    Falënderuar 2,464 herë në 1,651 Postime
    Rep Fuqia
    5636

    Kur'ani i paraprinë shkences-gjinia e femiut

    Kur'ani i paraprinë shkences-gjinia e femiut

    Deri fare pak kohë më parë, mendohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga qelizat e nënës. Ose të paktën, besohej se gjinia përcaktohej nga qelizat e nënës dhe babait bashkë. Por ne jemi informuar ndryshe në Kur'an ku citohet se mashkulli apo femra krijohet nga "një pikë farë që hidhet".

    Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet. (Sure En-Nexhm: 45-46)

    A nuk ka qenë ai një pikë ujë që derdhet, e pastaj u bë gjak i trashë që Ai e krijoi dhe e përsosi duke bërë prej tyre dy lloje mashkullin dhe femrën? (Sure el-Kijame: 37-39)

    Disiplinat e gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vlerësuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë nga Zoti në Kur'an. Tani është kuptuar se gjinia përcaktohet nga qelizat e mashkullit dhe se femra nuk ka asnjë rol në këtë proces.

    Kromozomet janë elementët kryesorë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, që përcaktojnë strukturën njerëzore, njihen si kromozomet e gjinisë. Këto dy kromozome quhen "XY" tek meshkujt dhe "XX" tek femrat pasi format e kromozomeve i ngjajnë këtyre shkronjave. Kromozomi "Y" mbart gjenet që kodojnë gjininë mashkullore, ndërsa kromozomi "X" mbart gjenet që kodojnë gjininë femërore.



    Formimi i një qënieje të re njerëzore fillon me kombinimin kryq të një prej këtyre kromozomeve, të cilat ekzistojnë në çifte tek femrat dhe meshkujt. Tek femrat të dy përbërësit e qelizës, e cila ndahet në dy gjatë ovulimit, mbartin kromozome X. Qeliza e mashkullit nga ana tjetër, prodhon dy lloj përbërësish, një që përmban kromozome X dhe tjetri kromozome Y.
    Nëse një kromozom X nga femra bashkohet me një spermë që përmban një kromozom X atëherë fëmija është femër. Nëse bashkohet me një spermë që përmban një kromozom Y, fëmija është mashkull.

    Me fjalë të tjera, gjinia e fëmijës përcaktohet nga cili kromozom i mashkullit bashkohet me ovulin e femrës.

    Asgjë nga këto njihej deri në zbulimin e gjenetikës në shekullin e 20-të. Në të vërtetë, në shumë kultura besohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga trupi i nënës. Ky është shkaku që gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.

    Katërmbëdhjetë shekuj përpara se të zbuloheshin gjenet e njeriut, Kur'ani na dha informacione që e hidhnin poshtë këtë supersticion dhe na tregoi se origjina e gjinisë nuk gjendej tek gratë por tek burrat.


  2. #2
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    31-10-2009
    Postimet
    15,103
    All-llahu të shpërbleftë
    1,688
    Falënderuar 2,464 herë në 1,651 Postime
    Rep Fuqia
    5636

    Embrioni i Ngjitur pas Uterusit

    Embrioni i Ngjitur pas Uterusit

    Nëse vazhdojmë të shqyrtojmë faktet e përmendura në Kur'an rreth formimit të njeriut, ndeshemi përsëri me disa mrekulli shkencore mjaft të rëndësishme.

    Kur qeliza mashkullore bashkohet me vezën e femrës, formohet esenca e fëmijës që pritet të lindë. Kjo qelizë e vetme, e njohur si "zigotë" në biologji, do fillojë menjëherë të riprodhohet duke u ndarë dhe do shndërrohet kështu në "mish" të quajtur embrion. Kjo sigurisht që mund të shikohet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.

    Megjithatë, embrioni nuk i kalon fazat e tij zhvilluese dukë qëndruar në boshllëk. Ai ngjitet pas uterusit njësoj si rrënjët që futen në tokë. Nëpërmjet kësaj lidhjeje embrioni përfton nga trupi i nënës substancat esenciale për zhvillimin e tij.69

    Në këtë pikë zbulohet një mrekulli e rëndësishme e Kur'anit. Kur i referohet embrionit që zhvillohet në barkun e nënës, Zoti përdor fjalën "alak" në Kur'an:

    Lexo: Në emër të Zotit tënd i cili krijoi njeriun prej një gjaku të mpiksur (alak). Lexo: Se Zoti yt është më Bujari. (Sure El-Alak: 2-3)

    Kupimi i fjalës alak në Arabisht është "diçka që ngjitet në një vend". Fjala përdoret tamam për të përshkruar shushunjat që ngjiten pas një trupi për të thithur gjak.

    Sigurisht, përdorimi i një fjale kaq të goditur për embrionin që zhvillohet në barkun e nënës, provon përsëri që Kur'ani është një zbulesë nga Zoti, Sunduesi i gjithë Botërave.

  3. #3
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    31-10-2009
    Postimet
    15,103
    All-llahu të shpërbleftë
    1,688
    Falënderuar 2,464 herë në 1,651 Postime
    Rep Fuqia
    5636

    Mbështjellja e Kockave me Muskuj

    Mbështjellja e Kockave me Muskuj

    Një aspekt tjetër i rëndësishëm i informacionit të dhënë në vargjet e Kur'anit janë fazat e zhvillimit të qënies njerëzore në barkun e nënës. Në ato vargje thuhet se kockat zhvillohen të parat dhe pastaj muskujt të cilët mbështillen rreth tyre:

    Më pas atë pikë ujë e bëmë copë gjaku, e atë gjak të mpiksur e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër. I Lartë është Allahu, më i Miri Krijues. (Sure El-Mu'minun: 14)



    Embriologjia është ajo degë e shkencës që studion zhvillimin e embrionit. Deri pak kohë më parë embriologët supozonin se kockat dhe muskujt tek embrioni zhvilloheshin njëkohësisht. Por, kërkimet e avancuara mikroskopike të kryera në sajë të zhvillimeve të reja teknologjike, kanë treguar se Kur'ani është fjalë për fjalë i saktë.

    Këto vëzhgime në nivel mikroskopik treguan se zhvillimi brenda barkut të nënës ndodh në të njëjtën mënyrë të përshkruar nga vargjet e Kur'anit . Së pari, kockëzohet indi kërcor. Pastaj qelizat muskulare që seleksionohen nga indi rreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat.

    Kjo ngjarje është shpjeguar në një botim shkencor të titulluar Njeriu në Zhvillim me këto fjalë:

    Forma e skeletit përcakton pamjen e përgjithshme të embrionit gjatë javës së 7-të; muskujt nuk zhvillohen në të njëjtën kohë por zhvillimi i tyre ndodh menjëherë pas kësaj. Muskujt zënë pozicion rreth kockave në të gjithë trupin dhe veshin kështu kockat. Kështu, muskujt marrin format dhe strukturat e tyre të njohura... Faza e veshjes së muskujve ndodh gjatë javës së 8-të...70

    Shkurtimisht, fazat e zhvillimit të njeriut të shpjeguara në Kur'an janë në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë moderne.

  4. #4
    Ebu Merjem nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    31-10-2009
    Postimet
    15,103
    All-llahu të shpërbleftë
    1,688
    Falënderuar 2,464 herë në 1,651 Postime
    Rep Fuqia
    5636

    Tre Zonat e Errëta të Fëmijës në Bark

    Tre Zonat e Errëta të Fëmijës në Bark

    Në Kur'an thuhet se njeriu krijohet nga një proces tre-fazor në barkun e nënës:

    ...Ai ju krijon juve në barqet e nënave tuaja krijim pas krijimi në tre errësira. Ky është Allahu, Zoti juaj, vetëm i Atij është pushteti. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij. E si pra, i shmangeni? (Sure Ez-Zumer: 6)

    Shprehja fi thulumetin thelethin, e përkthyer si "tre errësira", tregon tre zona të errëta të përfshira në zhvillimin e embrionit. Këto janë:

    a) Errësira e abdomenit

    b) Errësira e mitrës

    c) Errësira e placentës



    Në Suren ez-Sumer, vargu 6, tregohet se një qenie njerëzore krijohet në barkun e nënës në tre faza të ndryshme. Me të vërtetë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh në tre pjesë të ndryshme në barkun e nënës.

    Siç e kemi parë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh në mënyrës e përshkruar në varg, në tre zona errësirash. Për më tepër, përparimet në shkencën e embriologjisë tregojnë se këto zona përbëhen nga 3 shtresa secila.

    Muri i jashtëm abdominal përbëhet gjithashtu prej tre shtresash: muskujt e brendshëm oblikë, të jashtëm oblikë dhe transversë abdominalë.71

    Njësoj, muri i mitrës përbëhet gjithashtu prej tre shtresash: epimetri, miometri dhe endometri.72

    Përsëri, placenta që rrethon embrionin përbëhet prej tre shtresash: amnioni (membrana e brendshme rreth fetusit), korioni (shtresa e mesme e amnionit) dhe decidua (shtresa e jashtme e amnionit) 73

    Gjithashtu në këtë varg tregohet se një qënie njerëzore krijohet duke kaluar në tre faza të ndryshme. Në të vërtetë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh në tre hapa. Në të gjithë tekstet e embriologjisë e studiuara në fakultetet e mjekësisë, sot kjo temë konsiderohet si një element njohurie bazë.
    Për shembull, në librin Embriologjia Njerëzore Themelore, tekst referimi bazë në fushën e embiologjisë, ky fakt citohet si në vijim: "Jeta në uterus ka tre faza: para-embrionike; dy javë e gjysma e parë, embrionike; deri në fund të javës së tetë, dhe faza e fetusit; nga java e tetë në lindje." 74

    Këto hapa i referohen fazave të ndryshme të zhvillimit të fëmijës; Shkurtimisht, karakteristikat kryesore të këtyre fazave janë si më poshtë:

    - Faza Para-embrionike

    Në këtë fazë të parë, zigota ndahet dhe kur ajo bëhet një grup qelizash, ajo ngjitet në muret e uterusit. Ndërsa numri i qelizave vazhdon të rritet, ato vetëorganizohen në tre shtresa.

    - Faza Embrionike

    Faza e dytë zgjat për pesë javë e gjysëm gjatë së cilës fëmija quhet "embrion". Në këtë fazë fillojnë të shfaqen organet dhe sistemet kryesore të trupit nga shtresat qelizore.

    - Faza e Fetusit

    Ng kjo fazë e tutje embrioni quhet "fetus". Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzënisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristika dalluese e kësaj faze është se fetusi ka pamjen e një qënieje njerëzore, me fytyrën, duart dhe këmbët e tij. Edhe pse është vetëm 3 cm i gjatë në fillim, janë bërë të dukshme të gjitha organet e tij. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.

    Të dhënat mbi zhvillimin në barkun e nënës u bënë të ditura vetëm pas vëzhgimeve me mjete moderne. Përsëri, si shumë fakte të tjera shkencore, këto të pjesë të dhënash gjenden në ajetet e Kur'ani në një mënyrë mrekulluese.
    Fakti, që një informacion kaq i detajuar dhe i saktë ndodhej në Kur'an në një kohë kur njerëzit kishin të dhëna të pakta mbi çështjet mjekësore, është provë e qartë se Kur'ani është fjalë e Zotit.

    Per forum-islamik:Alb_Muslimanja

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •