Metodat e sekularistëve në evropianizimin e femrës muslimane

Allahu në librin e tij famëlartë na ka udhëzuar në vëzhgimin e kriminelëve, dhe në shikimin e rrugëve të tyre, të cilët përpiqen për shkatërrimin e kësaj feje të pastër.
Allahu thotë në Kur’an: “Ja, kështu Ne i sqarojmë argumentet, në mënyrë që të dalë në shesh rruga e kriminelëve.” (En’am:55).

Poashtu, Allahu në Kur’an urdhëroi Pejgamberin e Tij që t’i luftojë munafikat: “O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i keq.” (Tevbe:73).

Allahu i ka zbuluar munafikat në shumë sure të Kur’anit, si: në suren Bekare, në suren Nisa dhe në suren Tevbe e cila është quajtur edhe sureja e zbulimit të munafikëve, pasi disa nga shokët e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) kishin thënë: “Derisa vazhdonte të zbriste sureja Tevbe rreth zbulimit të munafikëve dhe punëve të tyre, menduam se nuk do ta lë askend prej tyre pa e zbuluar.”

Poashtu, Allahu në surën El-ahzab ka treguar qëndrimet e tyre në situata të vështira dhe një sure të tërë e ka quajtur me emrin sureja e munafikëve.
Ky grup sado që fshihet Allahu zbulon atë që fshehin në gjoksat dhe në zemrat e tyre. Allahu në suren Muhammed thotë: “A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim se All-llahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?
E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata, e ti do t’i njihje konkretisht po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja.” (Muhammed 29-30).
Ky është grupi të cilit Allahu ia zbulon dredhitë e tyre në mënyrë që muslimanët mos të mashtrohen nga ta dhe t’i njohin ata.
Prandaj, është me rëndësi për muslimanin njohja e këtij grupi dhe metodat e tyre që zgjedhin për luftimin e Islamit, siç ka thënë Omeri (radij-All-llahu anhu): “Do të zhduken nyjat e Islamit nyje-nyje nëse rriten në Islam ata të cilët nuk e njohin xhahilijetin (injorancën).

Është thënë:
Prej fesë është zbulimi i fshehtësive të çdo gënjeshtari
Dhe çdo bidatxhiu i cili vjen me gjëra të çuditshme
Dhe sikur të mos kishte burra muslimanë
Do të shkatërroheshin faltoret e dinit të Allahut prej çdo ane.

Mu për këtë duhet që muslimani t’i njeh metodat dhe format e sekularistëve të cilët mundohen ta evropianizojnë ummetin musliman e në veçanti femrën muslimane. Po ashtu, çdo musliman duhet ta dijë se grupi i sekularistëve, është një ndër grupet më të rrezikshme për muslimanët, të cilët përpiqen ta ndajnë fenë e Allahut nga jeta e përditshme e njerëzve dhe nga shteti.

Çka është sekularizmi dhe çfarë është gjykimi rreth tyre

Me sekularizëm fillimisht kuptohet ndarja e fesë nga organizimi i çështjeve të jetës. Ata nuk i fusin fetë, ligjet qiellore në organizimin e marrdhënieve njerëzore as në çështjet ekonomike, as në ato politike dhe as në çështjet e edukatës dhe të arsimit.
Ky është kuptimi i sekularizmit në perëndim. Pra, është një rrymë pa asnjë fe. Ata njohin dhe veprojnë vetëm me atë që shohin, mohojnë besimin në gjërat e fshehta dhe nuk lejojnë që feja të ketë ndikim në çështjet e kësaj bote. Ky mendim hyri edhe tek disa që i përkisnin ummetit të Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem).

Ndërsa, Islami e kupton sekularizmin me një kuptim më të gjërë sesa që e ka kuptuar perëndimi.
Sikur të ekzistojë një njeri i cili thërret në praktikimin e gjithë sheriatit por refuzon vetëm një çështje që është e njohur në fe apo një çështje rreth së cilës janë bashkuar muslimanët rreth saj, ai person llogaritet pabesimtar.
P.sh.: nëse një njeri thërret në praktikimin e sheriatit në të gjitha çështjet por thotë se në çështjen e mirathit (trashëgimisë) duhet të barazojmë pasurinë në mes të gruas dhe të burrit ai me këtë thënie, sipas kuptimit të Islamit, llogaritet sekularist sepse refuzoi një dispozitë e cila në Islam është e domosdoshme për ta njohur.
Pra, kur flasim rreth sekularizmit duhet ta dimë se ky është kuptimi i tij në terminologjinë islame.

Gjykimi rreth sekularizmit është se ai është kufër i cili e largon njeriun nga feja e Allahut, sepse ai është përgënjeshtrim ndaj Allahut dhe ndaj Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem).
Sekularizmi gjithashtu është shirk, sepse i bën Allahut shok në gjykim, pasi gjykon në disa çështje ndërsa në disa të tjera nuk gjykon me ligjin e Allahut.

Për çka sekularistët përqëndrojnë vëmendjen e tyre në evropianizimin e femrës muslimane?

Sekularistët përqëndrojnë vëmendjen e tyre në evropianizimin e femrës muslimane për arsye se ata kanë vërejtur pozitën e gruas dhe rolin e saj të rëndësishëm në ndërtimin e këtij ummeti dhe ndikimin e madh të saj në shoqëri.
Për këtë ata janë të bindur se nëse e prishin gruan muslimane dhe kanë rezultat në evropianizimin e saj atëherë atyre iu lehtësohet puna në shkatërrimin e Islamit pa ndonjë rezistencë të madhe.
Njëri prej iblisave jehudi në konferencat e tyre ka thënë: “Ne duhet që ta përfitojmë gruan muslimane dhe kurdo që ajo shtrin duart kah ne, ne kemi fituar në këtë çështje.
"Ndërsa, njëri prej armiqve të përbetuar të Islamit ka thënë: “Një gotë raki dhe një këngëtare bëjnë më shumë në prishjen e ummetit musliman sesa 1000 topa artilerie, zhytni ata në materializëm dhe në epshe.”

Evropianizimi

Evropianizimi është përhapur tek politikanët e Evropës pasi që dështuan në ekspeditat ushtarake kundër muslimanëve. Ky është një mendim djallëzor i atyre të cilët thanë: ushtria jonë duhet të jetë larg ballafaqimeve të drejtpërdrejta me muslimanët sepse këto nxisin reflekse të ashpërta kundër neve. Duhet t’i përdorim të gjitha metodat derisa ummeti musliman t’i nënshtrohet civilizimit dhe kulturës evropiane.

Qëllimi i tyre final është që ta tresin personalitetin e muslimanit në personalitetin e perëndimit, në mënyrë që ai të mos shikojë ndryshe pos vetëm si një evropian dhe mos t’i pëlqejë atij asgjë përveç asaj që është evropiane. Kështu njeriu largohet nga vlerat, nga bazat e shëndosha të besimit si dhe nga morali i pastër i cili rrjedh nga ligji islam.
Planet e tyre janë të dyfishta.
Në një anë dëshirojnë që t’i largojnë muslimanët nga qëllimi i tyre kryesor e ai është lufta në rrugën e Allahut, dhe në anën tjetër ata dëshirojnë ta dobësojnë lidhjen e fortë që kanë muslimanët në mes veti duke i ndarë në grupe të ndryshme.
Ata, gjithashtu, mundohen që t’i bashkojnë të gjithë njerëzit në një moral, domethënë, të tretet ummeti i Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) në mënyrë që të bëhet një kopje e pabesimtarëve të Evropës. Ata dëshirojnë që gjithmonë të jenë udhëheqës dhe zotërinj të kësaj bote ndërsa popujt e tjerë të jenë skllevër të tyre. Ndërsa, evropianizimi i gruas muslimane është një pjesë prej planeve të evropianizimit të ummetit në tërësi.

Doktor Muhammed Husejni (Allahu e mëshiroftë) thotë: Planet e evropianizimit tek kolonizuesit e parë qëndronin në dy çështje kryesore:

E para:

Marrja e shokëve dhe dashamirëve nga bijtë e Islamit dhe afrimi i tyre në pushtet, largimi i atyre të cilët i kundërshtojnë planet e këtyre njerëzve, vendosja e pengesave në rrugët e atyre që i pengojnë shokët e tyre si dhe largimi i njerëzve nga ata me çdo mënyrë.

E dyta:

Mbizotërimi ndaj programeve mësimore, ndaj mjeteve të informimit dhe kulturës përmes atyre të cilët i kanë vendosur në pushtet, si dhe orientimi i këtyre planeve për realizimin e qëllimeve të tyre.

Shenjat e evropianizimit të gruas muslimane

Shenjat e evropianzimit të gruas muslimane janë të shumta dhe nuk mund të numërohen të gjitha, por do t’i cekim disa që janë më me rëndësi:

1) Përzierja e meshkujve me femra në vendet e punës dhe në shkolla.

Në shumicën e vendeve muslimane i gjen vendet e punës dhe shkollat në të cilat janë të përzier meshkujt me femra dhe nuk ka shpëtuar nga kjo askush përveç atij të cilin e ka kapluar mëshira e Allahut.
Kjo është ajo të cilën dëshiron perëndimi, sepse kur takohet mashkulli me femrën e huaj shtohen emocionet, ngritet epshi dhe pastaj vie deri te përhapja e amoralitetit.
Kjo ndodh sidomos në kohët e sotme kur është prezente zhveshja e femrave, dobësimi i fesë dhe vështirësitë për martesë. Dhe kur arrin perëndimi ta prishë gruan muslimane, ai e ka më lehtë pastaj ta shkatërrojë familjen dhe kështu edhe shoqërinë muslimane. Kështu, ata i shkatërrojnë muslimanët prej brendësisë në mënyrë që t’i bëjnë një kafshatë më të lehtë për ta.

Nëse fillon përzierja e meshkujve me femra të huaja ata do të përfundojnë në vendet e mëkateve dhe amoralitetit.
Kjo bie në kundërshtim me fjalën e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) i cili kur doli prej xhamisë dhe i pa të përziera gratë me burra në rrugë iu tha atyre: ”Vonohuni se nuk ju takon juve që të shpejtoni në rrugë, kini kujdes mbani skajet e rrugës”, dhe pas kësaj gruaja muslimane shkonte skajeve të rrugës gjersa rroba e saj ngjitej për muri.

2) Zbulimi i bukurive dhe zhveshja

Zbulimi i bukurive është kur gruaja paraqet bukuritë e saj para atij të cilit nuk i lejohet t’i paraqesë ato.
Ndërsa zhveshja është zbulimi i pjesëve të trupit përpara atyre të cilëve e ka të ndaluar t’i zbulojë ato pjesë të trupit.

Zbulimi dhe zhveshja janë prej dukurive më të përhapura në vendet islame dhe vështirë se gjen ndonjë vend pa këto dukuri. Kjo është një dukuri e rrezikshme për ummetin musliman. Dikur më herët gratë muslimane e ruanin nderin, rrinin në shtëpitë e tyre dhe me këtë e adhuronin Allahun, e kjo nuk konsiderohej prapambeturi.
Mbulesa islame ishte njëra prej simboleve të forta të Islamit. Për këtë Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: ”Allahu i mëshiroftë gratë e shpërngulësve të parë në Medine që kur zbriti fjala e Allahut: “Le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre.” (Sureja En Nur: 31) i merrnin rrobat e tyre shtesë dhe e mbulonin kokën e tyre. (transmeton Buhariu).
Për këtë përhapja e mbulesës tek femrat muslimane tregonte një zgjim të muslimanëve dhe shkaktonte mllef te munafikët dhe pabesimtarët.

3) Pasimi i modës së perëndimit

Sot gratë muslimane i pranojnë, i pasojnë gratë evropiane dhe mburren me to. Gjen prej vajzave muslimane të cilat kanë arritur moshën 15 vjeçare dhe ende veshin rroba të shkurtëra. Kështu fillon faza e parë e evropianzimit të tyre. Me këtë fillon të bie edhe turpi i saj dhe kështu ajo bëhet pastaj vegël për t’u manipuluar me të. Allahu ka ndaluar që gruaja muslimane t’iu përgjasojë grave të pabesimtarëve dhe veshja tek gruaja muslimane është ajo e cila i dallon gratë e mira nga gratë e këqija.
Moda në islam është e ndaluar për disa arsye se:

a) Është përgjasim i pabesimtarëve. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: ”Kush i përgjason një populli ai është prej tyre”.

b) Dëmtohet ekonomia. Sa harxhimet e mëdha bëhen në shpenzimin e modës.

c) Shtohet zilia në mes të grave. Kjo ndodh sepse ato përmes modës mburren njëra ndaj tjetrës dhe i bëjnë zili njëra-tjetrës. Sa herë ka ndodhur që burri i cili nuk ka poseduar pasuri të madhe është detyruar që t’i blej gruas së tij rrobat më të shtrenjta për shkak se ajo ka dëshiruar të përcjellë modën edhe pse nuk ka pasur nevojë për to.

d) Bëhet vetmimi i gruas me burra të huaj. Shumica e njerëzve në këtë çështje janë bërë liberalë saqë disa prej tyre llogarisin vetmimin e gruas me një burrë të huaj gjë të natyrshme. Vetmimi i gruas me burrë të huaj është njëra prej pamjeve të evropianizimit ku shumica e ummetit musliman kanë rënë në të.
Umeti musliman duhet të kujdeset ndaj dispozitave të Islamit e vetmimi i gruas me burrë të huaj është prej tejkalimit të kufijve të Islamit dhe si e tillë është vepër e pabesimtarëve. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) në hadithin e tij që transmeton Buhariu dhe Muslimi ka thënë: ”Mos të vetmohet burri me gruan përveç nëse është i afërt i saj.”

Sekularistët dëshirojnë që të këqijat t’i fusin në mesin e muslimanëve me pretendimin se ata ia duan të mirën shoqërisë dhe përpiqen të bëjnë përmirësime.
Përzirja e grave me burra të huaj nëpër vende të punës, sipas fjalëve të tyre, llogaritet si angazhim i tyre kinse për punësimin e gjysmës së shoqërisë. Përzierja e meshkujve me femra nëpër shkolla është një metodë e tyre për prishjen e moralit të rinisë, por ata e bëjnë këtë kinse dëshirojnë ta ngrisin nivelin intelektual në shoqëri.
Pra, këto janë zbukurimet e fjalëve të tyre të inspiruara nga djajtë e njerëzve dhe të xhinëve për të cilët Allahu thotë në Kur’an: “Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme, në mënyrë të fshehtë nxisin njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.”
”Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë botën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë).” (El-En’am: 112-113).
Me këtë ata mashtrojnë ata të cilët kanë imanin e dobët dhe ata që janë të mangët nga të menduarit e drejtë.

Pastaj, sekularistët gjetën disa tradita dhe zakone në shoqërinë islame të cilat nuk kanë lidhje me Islamin por kishin mbetur prej injorancës, dhe luftuan Islamin përmes tyre duke iu thënë njerëzve të dobët se ky është Islami juaj, p.sh.: e gjen në disa vende muslimane se si i bëjnë zullum gruas dhe nuk i ndajnë asgjë nga trashëgimia e prindërve kur ata vdesin; po ashtu gjen burrin i cili nuk i trajton në mënyrë të drejtë gratë e veta dhe edhe raste të tjera të cilat nuk kanë lidhje me Islamin.

Metodat e sekularistëve në evropianizimin e gruas muslimane

Format dhe metodat e tyre janë të shumta ndërsa qëllimi që ne i përmendim ato është që t’iu tregojmë muslimanëve për rrezikun e tyre, t’ua tërheqim vërejtjen dhe njëkohësisht t’iu tregojmë dështimin e tyre.
Disa prej metodave që përdorin sekularistët për evropianizimin e gruas muslimane janë:

1) Mjetet e informimit me të gjitha llojet e tyre duke filluar prej gazetarisë, radiostacioneve, televizionit, filmave dhe revistave të veçanta për zbukurim dhe modë si dhe revistat speciale për gra.
Mediat mundohen që përmes programeve të ndryshme të krijojnë opinionin e shumicës e në veçanti kur ato mendje nuk janë të udhëzuara sipas asaj që ka zbritur Allahu.
Gjithashtu edhe nëpër gazeta dhe revista gjen gjëra të shëmtuara, si: foto të vajzave të zbukuruara dhe të zhveshura dhe të shoqëruara me pyetje boshe si: A ke dashuruar ndonjë herë në jetë?
Me këto gjëra ata dëshirojnë ta prishin moralin e femrave të ndershme të cilat e ruajnë nderin në shtëpitë e tyre.
Po ashtu, nëpër këto revista paraqiten disa njerëz që gjoja janë specialistë në zgjidhjen e problemeve të grave, dhe ato këtyre revistave u dërgojnë letra në të cilat i paraqesin problemet që kanë, edhe pse në të vërtetë ata nuk janë specialistë në zgjidhjen e problemeve por janë specialistë në evropianizimin e gruas muslimane.

Shejh Uthejmini në njërën prej hutbeve të tij në lidhje me këto gazeta ka thënë: ”Përfitimi prej këtyre revistave është i ndaluar, shitblerja e tyre është e ndaluar, pranimi i asaj gazete si dhuratë apo dhënia e saj ëshë haram dhe çdo gjë që ndihmon në përhapjen e tyre në mesin e muslimanëve është e ndaluar sepse kjo është një ndihmë reciproke në mëkat.”

2) Depërtimi i tyre në arsim dhe prishja e arsimit. Pasi depërtuan në arsim sekularistët arritën të bëjnë përzierjen e meshkujve me femra, pastaj i dhanë femrës liri të tepruar duke u munduar që ta barazojnë me mashkullin në të gjitha aspektet. Përzierja e femrave me meshkuj nëpër shkolla ka ndikuar shumë negativisht në rënien e moralit dhe ka shkaktuar rënien e interesimit të studentëve për mësim dhe studim. Përmes kësaj sekularistët dëshirojnë evropianizimin e gruas muslimane dhe prishjen e moralit të saj duke i mashtruar njerëzit se gjoja ata përpiqen për ngritjen intelektuale tek një pjesë e madhe e shoqërisë pasi, sipas tyre, kjo pjesë e shoqërisë me shekuj ka mbetur e prapambetur.

Rruga më e mirë për shpëtimin e gruas nga kjo që e përmendëm më lart është hapja e shkollave të veçanta dhe speciale për femra në mënyrë që të kenë mundësi edhe ato të arsimohen dhe të ngriten inetelektualisht. Islami nuk është kundër shkollimit të femrës, përkundrazi, Islami urdhëron në të, por Islami është kundër metodave dhe formave që sot përdorin sekularistët për shkollimin e saj, sepse këto forma të drejtojnë vetëm në humnerë dhe shkatërrim të moralit.

3) Shkrimi dhe publikimi i temave që kanë të bëjnë me gruan, si dhe kërkimet shkencore (sipas tyre) në zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve që kanë të bëjnë me gruan, si: dëshmia e gruas, mbulesa e saj, administrimi i punëve, etj.

4) Mbajtja e kongreseve me tema të ndryshme në arsim, edukatë, dhe në lëmi të tjera ku paraqesin tema me mendime të Evropës.

5) Dërgimi i femrave muslimane në shtetet evropiane për të mësuar. Femrat që dërgohen jashtë për mësim ose janë prej atyre që nuk dinë për dinin e Allahut asgjë, ose udhëtojnë pa ndonjë të afërm të tyre dhe kështu ato ndikohen nga kultura e Evropës dhe kur kthehen në vendet muslimane bëhen argatë të kulturës së tyre.

6) Marrja pjesë e grave me burra nëpër vende publike, si: në spital, në administratë, etj.

7) Thirrja për pasimin e modës nëpërmes rrobave joislame. Kështu mundohen t’i fusin muslimanet në veshjen e rrobave provokative. Kjo ka goditur pothuajse të gjitha tregjet e muslimanëve. Rrallë ke mundësi të gjesh ndonjë rrobë të gjatë për gruan tënde apo për vajzën tënde nëpër dyqane. Të gjitha janë sipas modës që përhapet.

8) Themelimi i organizatave dhe shoqatave për gra. Përmes këtyre shoqatave ata mundohen t’iu mësojnë grave zanate dhe profesione të ndryshme, si: të qepurit me makinë, etj. A thua sekularistët përmes këtyre organizatave dëshirojnë vetëm këtë? Jo, ata dëshirojnë që te gratë të mbjellin mendime të perëndimit dhe të kulturës së tyre.

9) Paraqitja e tyre sikur duan t’i mbrojnë të drejtat e gruas. Kjo është prej metodave më të rrezikshme në evropianizimin e gruas muslimane, sepse ata përmes këtyre metodave që cekëm paraqesin tema që dikujt i duken se me të vërtetë ata përpiqen të mbrojnë të drejtat e saj, si tema rreth barazimit të gruas me burrin, përzierja e gruas me burra nëpër punë publike dhe nëpër shkolla. Nganjëherë kjo kryhet në emër të fesë, nganjëherë në emër të përmirësimit dhe dobisë e nganjëherë përmes hipokritëve të cilët përpiqen ta luftojnë Islamin në mënyrë të fshehtë.

10) Sulmi dhe lufta ndaj mbulesës në Islam si dhe ndaj grave të mbuluara duke e llogaritur mbulesën si prapambeturi dhe gratë e mbuluara si të prapambetura dhe si gra të cilat nuk dinë të ecin me kohën.

11) Paraqitja e mëkatareve prej aktoreve apo muzikanteve duke thënë: filanja është yll në këtë lëmi apo filanja duhet të pasohet në këtë art dhe kështu me radhë. Këto i ngrisin me qëllim që ato gra muslimane të cilat janë me besim të dobët të mendojnë se kjo është rruga të cilën duhet ta ndjekin në këtë botë, nëse dëshirojnë të arrijnë ndonjë pozitë.
Për këtë kur dëgjojnë se filan këngëtarja apo filan aktorja ka pranuar Islamin ngushtohen gjoksat e sekularistëve sepse e dinë që kjo do të jetë shembull në të kundërtën e tyre.

12) Futja e gruas nëpër teatro dhe nëpër kinema.

13) Edukimi i disa vajzave të vogla në vallëzim, muzikë dhe këngë që pastaj t’i paraqesin në programet televizive. A thua si do të jetë puna e tyre kur do të rriten? Paraqitja e tyre në programet televizive ndikon poashtu edhe tek vajzat e tjera të cilat dëshirojnë të jenë si ato dhe fillojnë t’i pasojnë ato.

14) Metoda e fundit që do të cekim në këtë temë është hapja e parqeve, restoraneve dhe hoteleve ku përhapet me të madhe amoraliteti dhe njeriu në fomën më të lehtë mund të mashtrohet për të bërë gjëra të ndaluara.

E lusim Allahu, xhele shanuhu, që të na forcojë në dinin tonë dhe të na bëjë të mundur që t’i njohim rrugët dhe metodat e pabesimtarëve kundër nesh. Një sahab tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, gjithmonë pyetej për hajër ndërsa ai e pyeste për sherr nga frika që mos të bie në të. Lusim Allahun që t’i mbrojë të gjithë muslimanët. Amin!

Përktheu dhe përshati: Shaban Murati (Ebu Zekerija)

Marrë nga libri: ”Metodat e sekularistëve në evropianizimin e femrës muslimane”, Bishër bin Fehd El-Bishër