Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Mosha e pensionit gabim njerëzor

  1. #1
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6485

    Mosha e pensionit gabim njerëzor

    Mosha e pensionit gabim njerëzor

    Përse Islami nuk e përcaktoi moshën për t'u pensionuar nga puna?

    Perëndimi, kur filloi revolucionin shkencor, deshi të vendosë një ligj i cili do të garantonte sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve, kështu që caktuan moshën për t'u pensionuar nga puna (gjashtëdhjetë vjet sa për ilustrim) duke menduar se ky ligj do t'i shërbejë njerëzimit dhe do t’u garantojë atyre lumturinë dhe do t’i mbrojë nga sëmundjet fizike dhe ato psikologjike.
    Mirëpo, a përputhet ky legjislacion me Islamin? Sigurisht që jo. Por, fatkeqësisht, ne muslimanët e morëm këtë ligj nga Perëndimi, e praktikuam atë, ndërsa e braktisëm udhëzimin profetik dhe atë të Kuranit. Cili ishte rezultati?

    Së pari: Në Islam nuk ka moshë për t’u pensionuar nga puna. Muslimani vazhdon të punojë deri në momentin e fundit. Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!" (Hixhr, 99) Atëherë adhurimi vazhdon edhe nëse je në shtratin e vdekjes.

    I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, punoi dhe i ushtroi të gjitha aktivitetet e tij në rrugën e thirrjes tek Allahu dhe luftimin e idhujtarëve, punoi si lider politik, ushtarak, drejtues shoqëror për umetin derisa shkoi në shoqërimin e Allahut dhe nuk është ndalur asnjë moment nga puna, për faktin se Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar me punë.
    Ai thotë: "Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.” (Tevbe, 105) Kjo do të thotë se puna vazhdon deri në takimin me Allahun e Lartësuar.

    Të dashurit e mi! Perëndimi e kundërshtoi këtë ligj hyjnor dhe deklaroi se njeriu duhet të pushojë nga puna pas një moshe të caktuar. Dhe lartësuar qoftë Allahu, u kthyen në ligjin e Kuranit dhe pranuan se mosha e pensionit është gabim dhe se ky ligj ka shkaktuar matufllëkun tek shumica e atyre që u pensionuan nga puna pas moshës gjashtëdhjetë vjeçare ashtu siç u shkaktoi atyre izolimin shoqëror, depresionin dhe disa sëmundje fizike..

    Të dashurit e mi, po ju ofroj konfirmimin shkencor me gojën e vet shkencëtarëve perëndimorë.

    Puna pas pensionit është e dobishme për shëndetin

    Një studim bashkëkohor amerikan të cilin e publikoi revista periodike ndërkombëtare për shëndetin profesional thotë se personat që punojnë pas moshës së pensionit gëzojnë shëndet më të mirë në krahasim me pensionistët e tjerë.
    Studimi i cili ka dalë nga Lidhja Psikologjike Amerikane thotë se individët që punojnë pas arritjes së moshës së pensionit në profesione të përkohshme ose në pozita që kërkojnë punë me orar të pjesshëm i ndiejnë në shkallë më të vogël problemet shëndetësore dhe gëzojnë vitalitet më të madh në krahasim me pensionistët e tjerë.

    Sipas grupit punues, i cili ka përfshirë specialistë nga Universiteti Amerikan Meriland, periudha pas jetës profesionale përbën siç mund të quhet një urë funksionale nga aspekti se personi në këtë periudhë punon në një punë me orar të pjesshëm ose në një punë të përkohshme ose për llogarinë e tij personale, dhe kjo periudhë, sipas grupit punues, mund të dëshmojë për një ngritje të shpejtë në ngecjen ekonomike me të cilën po përballet bota sot.

    Studimi gjithashtu thotë se personat që kanë punuar pas pensionimit të tyre në kuadër të profesioneve paraprake kanë shfaqur një përmirësim në gjendjen psikologjike të tyre derisa kjo nuk është vërejtur tek ata që kanë punuar jashtë fushave të tyre profesionale, siç përcjellin hulumtuesit se këta të fundit ndiejnë nevojë për tu përshtatur me një ambient të punës së re dhe me kushte të profesioneve të ndryshme.

    Hulumtuesit konfirmojnë rëndësinë e zgjedhjes së "urës profesionale" të përshtatshme për personat që kanë arritur moshën e pensionit me qëllim që kjo t'ju ndihmojë për transferim më të mirë drejt periudhës së pensionit të plotë e ata duke qenë në gjendje të mirë shëndetësore psikike dhe fizike.

    Të shohim tani se çfarë ka zbuluar një studim tjetër bashkëkohor.

    Fenomeni i matufosjes së pleqërisë ka filluar të përhapet me të madhe në Perëndim, ose siç e quajnë atë "Alzheimer". Në këtë sëmundje, i sëmuri pas një moshe të caktuar fillon të humbasë memorien e tij. Ndërsa, sa i përket shkaqeve të kësaj sëmundjeje ato akoma konsiderohen të panjohura për shkencëtarët, mirëpo ata orvaten ta studiojnë këtë sëmundje, t'i njohin shkaqet dhe mënyrën e parandalimit prej saj.

    Një studim britanik ka vërejtur lidhshmërinë ndërmjet vonimit të pensionimit nga puna dhe vonimit të shfaqjes së simptomave të sëmundjes së Alzheimer dhe se vazhdimësia në të punuarit pas moshës së pensionit mund të ndihmojë në evitimin e sëmundjes, sipas gazetës Gardian.

    Mbetja e trurit në gjendje aktive, siç duket zvogëlon rastet e shfaqjes së hershme të sëmundjes së Alzheimer, sipas studimit në të cilin kanë marrë pjesë treqind e tetëdhjetë e tre burra, që supozohet se mund t’i godasë sëmundja, ku shkencëtarët kanë gjetur lidhshmëri të qartë ndërmjet pensionit të vonshëm dhe vonimit të paraqitjes së simptomave të sëmundjes.

    Ky studim ka qenë pjesë e projektit hulumtues në shkallë më të gjerë, në të cilin kanë marrë pjesë 1320 persona të goditur me këtë sëmundje, ku këtë hulumtim e ka udhëhequr grupi punues nga Instituti i Mjekësisë Psikiatrike në Fakultetin mbretëror të Universitetit të Londrës, ndërsa rezultatet e tij janë publikuar në revistën periodike "Revista Ndërkombëtare e Mjekësisë psikiatrike të pleqërisë."

    Ndryshe nga rezultatet e hulumtimeve të mëparshme, këtu hulumtuesit nuk kanë gjetur lidhshmërinë ndërmjet pozitës arsimore të pjesëmarrësve ose natyrën e punës dhe profesioneve që i ushtrojnë dhe ndërmjet rreziqeve dhe mundësive të goditjes me sëmundjen e Alzheimer, mirëpo ata kanë vërejtur se personat që u vonuan në pensionim kanë arritur të ruajnë aftësitë mendore për një periudhë më të gjatë para goditjes me sëmundjen.

    Këshilltari i "Fondit të Hulumtimeve të sëmundjes së Alzheimer" dhe njëri prej autorëve të studimit Dr. Simon Levston, mendon se aktivizimi mendor të cilin e arrijnë të moshuarit në vendin e punës mund të parandalojë dëmtimin e aftësive mendore, dhe për rrjedhim njerëzit mbeten larg sëmundjes për një periudhë më të gjatë.
    Mirëpo, ai mendon për domosdoshmërinë e realizimit të hulumtimeve shtesë nëse shkencëtarët dëshirojnë një kuptim më të mirë për mënyrën e vonimit efikas të goditjes me sëmundje ose edhe pengimin e saj.

    Në anën tjetër, shefja ekzekutive e Fondit Hulumtues të sëmundjes Alzheimer, Dr. Rebeka Vud, nënvizon se njerëzit drejtohen si asnjëherë më parë në vonimin e pensionit për ta larguar krizën ekonomike, mirëpo kjo gjithashtu krijon një aspekt të ndritur, që është zvogëlimi i rreziqeve të sëmundjes së Alzheimer.

    Vud mendon rreth domosdoshmërisë së rritjes së studimeve dhe hulumtimeve rreth faktorëve dhe modeleve të ekzistencës të ndërlidhura me rreziqet e goditjes me këtë sëmundje, që i kushton ekonomisë britanike rreth 1.7 miliard sterlina në vit.

    Autorët e studimit gjithashtu inkurajojnë për t’u shikuar mundësia e ndryshimit të natyrës së jetës së pensionimit.

    Pra, mosha e pensionimit nuk është e saktë nga aspekti shkencor.

    Rikthehemi dhe parashtrojmë pyetjen: Përse Islami nuk e përcaktoi moshën e pensionimit? A thua përse e gjejmë njeriun në Islam, punon ose mëson gjatë tërë jetës së tij, madje edhe në momentet e fundit të jetës derisa ka mundësi për këtë? Mësimet islame janë të drejta apo mësimet njerëzore? Pa mëdyshje se mësimet islame janë të drejta.

    Prandaj, duhet rishikuar në ligjet e vendosura nga njerëzit në mënyrë që të përputhen me ligjet islame, që njeriu të punojë aq sa ka mundësi për një gjë të tillë, dhe nuk duhet të ndalet nga puna përveç për rastet shëndetësore, shoqërore ose për shkaqe të fuqishme. Mirëpo, çfarë nënkupton kjo?

    Kjo nënkupton një gjë të vetme, e ajo është vërtetësinë e mësimeve islame dhe pajtueshmërinë e tyre me natyrshmërinë njerëzore dhe se ato gjithnjë vijnë për interesin e njerëzve. Gjithashtu, nënkupton se nuk duhet që ne muslimanët ta pasojmë Perëndimin në çdo gjë që del prej tyre!

    Sikur t'i pasojmë ata në zbulimet e fshehtësive të kozmosit, në shpikjet dhe në përsosjen e tyre të punës.
    Këtë ua pohojmë e nuk i injorojmë të drejtat e tyre, mirëpo ajo që del prej tyre nga përpjekjet dhe ligjet nuk duhet të shpejtojmë drejt tyre përveç pas studimit të tyre dhe studimit të mundësisë së përshtatjes së tyre me mësimet e fesë sonë të pastër.

    Islami është burim dhe referencë, kështu silleshin të parët tanë, Allahu i mëshiroftë të gjithë!

    Përshtati: Almedin Ejupi
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Mosha e nënës dhe autizmi i fëmijës
    By Kalimtari in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2010, 21:23
  2. Riprodhimi njerëzor në Kur'an
    By Abdurrezak in forum Kur´an dhe Tefsir
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 22:51
  3. Mosha dhe xhenneti
    By SecretGirl in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 18:32
  4. Diskriminohemi, s’ankohemi (Mosha dhe Shamia)– Kosova Sot
    By En Nisa in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 10-08-2008, 18:45
  5. mosha e pubertetit ??
    By AgoniiS in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2008, 13:46

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •