Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Në dorë të kujt është Bashkësia Islame në Maqedoni

  1. #1
    Shkupjani nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    12-01-2006
    Postimet
    55
    All-llahu të shpërbleftë
    17
    Falënderuar 148 herë në 35 Postime
    Rep Fuqia
    265

    Në dorë të kujt është Bashkësia Islame në Maqedoni

    17 02 2007
    Më 15 shkurt në gazetën Lajmë shkruan:

    "Pronat që i kthehen BFIM-së me kompensim, vlerësohen me shuma qesharake. Ato arrijnë në 25 denarë për metër katror në Shtip, deri në 50 euro për metër katror në mes të Shkupit."

    "Problemi nuk përfundon këtu. Këto të holla, BFIM-ja nuk mund ti marr menjëherë. Ato kthehen në këste nga banka, në një afat për 10 deri në 15 vjet."

    "Koordinatori për kthimin e pronave të BFIM-së, Jusuf Zimeri, thotë se kthimi i pronave në Maqedoninë Lindore është një katastrofë më vete."

    Poashtu thotë:

    "Nuk na kthehet prona, por na paguhet kompensimi me një çmim shumë simbolik, që për Shkupin është qesharak – rreth 50 euro për metër katror. Ndërsa në lokacione ku është ministria e punëve të brendshme (për atë parcelë po flasë), një metër katror shkon prej 500 deri në 1.800 euro.", tha Zimeri.

    Them: Më katastrofale dhe më qesharake është ajo se, kush përfaqëson muslimanët e Maqedonisë.

    Edhe kësaj here shihet qartë përse UDB-je e Maqedonisë, e këtij shteti sllavo-maqedonas i dha përkrahjen e madhe ardhjes së Sulejman Rexhepit në krye të BFIM-së dhe mediumet e tyre e quajtën si musliman liberal.

    Çfarë u premtoi Sulejman Rexhepi UDB-së sllavo-maqedonase, dhe çfarë u premtoi ambasadës Amerikane në Maqedoni, vetëm Allahu e din, dhe ata që luftuan për ta sjellë Sulejman Rexhepin në krye të BFIM –së, nga krerët e PDSH-së.

    Për të habitur fakti është se, si një parti si PDSH që në mandatin e tyre të parë kishte nxjerrur në pah se kush është Sulejman Rexhepi, derisa ishte kryetar i BFIM-së në mandatin e dytë që kishte marrë rreshtazi. Tani për interesa të ngushta partiake shkelën interesin e gjithë muslimanëve të Maqedonisë. Ky është edhe një fakt se Partitë politike sekulare shqiptare në skenën politike të Maqedonisë, por edhe më gjerë, nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit tonë në çështjet kombëtare, e mos të flasim për ato fetare.

    Nuk ka nevojë të rikujtojmë se Jugosllavia ishte e ndërtuar mbi kurriz të popullit musliman, të ndarë në disa njësi federale. Është e tepërt të ceket veprimtaria e UDB-së dhe KOS-it, pasiqë të gjitha këto struktura, ne si muslimanë i kemi bartur në shpinën tonë.

    Ndoshta është paradoksale, por është e vërtetë se, personalitete të shumta që kanë pasur funksione në ish Jugosllavi, edhe më tutje privilegjohen nga shoqëria e sotme "demokratike".

    Ka qenë praktikë që reisët (krerët e Bashkësisë Islame të Jugosllavisë), të jenë të paktën anëtar të Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës dhe të kenë përkrahjen e diktatorit Tito. Por, tek shqiptarët, krerët e Bashkësisë Islame kishin edhe disa kritere të tjera, e që është, bashkëpunimi i tyre me UDB-në dhe KOS-in.

    Mos të harrojmë se një ndër ata që i dënoi ashpër "seperatistët" dhe "irredentistët" shqiptar, dhe i bëri lëvdata Titos ishte edhe i ashtuquajturi "teolog i diplomuar" Sulejman Rexhepi (molla Sula).

    Sulejman Rexhepi…ose Mulla Sula siç njihet, ka qenë dhe mbetet një fenomen i një hibridi apo një fare të keqe, që përfaqëson UDB-ën dhe Jugosllavinë në institucionin që përfaqëson muslimanët në Maqedoni, Bashkësinë Islame të Maqedonisë. Veprimtaria e tij jetësore ka dhënë argumente të shumta për një gjë: Se Mulla Sula është shërbëtor i shkaut.

    Nuk ka artikull në të cilin shkruhet për Mulla Sulën, e që kjo nuk asocion me LSDM-në.

    Prirjen pro LSDM-së Mulla Sula e ka shfaqur haptazi, pa pikë turpi, pasiqë një pjesë e madhe e shokëve të tij nga Jugosllavia gjenden aty.

    Sula insistoi që gjatë ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 1999, BIM të përcaktohej si autoriteti qendror dhe despotik i muslimanëve të Maqedonisë, duke kërkuar njëherësh që kryetari i BIM të caktohet nga shteti (lexo: LSDM).

    E tërë kjo që, atij t’i zgjateshin mandatet me vite me radhë, siç iu zgjaten në të kaluarën, e së bashku me mandatet, të fryheshin edhe kontot e tija private në dëm të muslimanëve të Maqedonisë.

    Në këtë kontest, Sula gjithmonë ruajti lidhjet me Kishën Ortodokse Maqedone (edhe kur u vendosen kryqet në sahatkullat e Prilepit e Manastirit), me pretekstin e ruajtjes së unitetit fetar në Maqedoni, por gjithmonë me veprimet e veta nxiti urrejtjen e përçarjen brenda muslimanëve.

    Me 22 korrik 1999, gazeta Flaka paralajmëroi se në mbledhjen e radhës së Mexhlis Shura-së së BIM, nga mbi 4 muftini do të kërkohet dorëheqja e Sulës. Arsyetimi ishte i thjeshtë: keqpërdorimet financiare, shkelja e dinjitetit të nëpunësve të BIM, marrja në biseda informative e imamëve nga policia maqedone me rekomandime të Sulës, si dhe shprehja e tij e hapur antikombëtare kur thotë se "fati i muslimanëve është çështje e brendshme e BIM". Mulla Sula nuk ngurron dhe këtë e demanton disa ditë më vonë, por ky ishte vetëm fillimi i publikimit të maskarallëqeve të tij.

    Në kohën kur ishte në themelim e sipër Universiteti i shumëpritur i Tetovës, Mulla Sula i bashkëngjitet listës së donatorëve, duke tubuar nga myslimanët nëpër xhamia rreth 115 mijë marka gjermane. Nga këto mjete, në UT u dorëzuan vetëm 30 mijë marka, duke u ditur fakti që vetëm muslimanët e Tetovës grumbulluan rreth 40 mijë. Nuk ka nevojë që të jeni matematikan apo ekonomist, e që të konstatoni se Sula vodhi 85 mijë marka gjermane, me të cilat ndoshta e bleu Mercedesin e tij luksoz që kishte vlerën e 80 mijë markave.

    Sula është treguar shumë zemërgjerë me Universitetin, pasiqë ndihmat e grumbulluara për ndihmë Turqisë gjatë kohës së tërmetit, nuk i dorëzoi fare në destinacionin e duhur, por me to hapi kontot e veta nga të cilat merr kamata të majme. Kamata në fenë islame është e barasvlershme me shpalljen luftë Allahut dhe Pejgamberit (SalAllahu Alejhi ve Selem).

    Këto krime nuk kaluan pa u vërejtur nga imamët, muezinët, nëpunësit e BIM dhe nga xhemati. Në fund të vitit 1999 themelohet Këshilli Iniciues për Riorganizimin e BIM, me disa kërkesa kryesore: rikthimi i autoritetit të BIM, rikthimi i personalitetit të imamit dhe nëpunësit fetar, rikthimi i unitetit të muslimanëve. Mulla Sula, me fetuatë e tij, nuk ngurroi dhe i quajti "murted" (felëshues) kundërshtarët e vet.

    Pasiqë një pjesë të mirë të krimeve Sula i mbajti sekrete dhe u publikuan vetëm pas disa viteve, ai nuk arriti të shpëtojë nga një skandal publik. Edhepse u mundua të korruptojë disa persona, banorët e fshatit Grupçin qitën në pah një nga skandalet më të mëdha të BIM me Mulla Sulën në krye.

    Për rindërtimin e rrugës Shkup – Tetovë, Banka Evropiane dha fonde të majme për dëmshpërblimin e pronarëve të tokave që do t’i përshkonte kjo rrugë. Deshi fati dhe plani urbanistik, që në mesin e tokave, të jenë edhe 4254 metra katrorë, ku ishin të varrosur mbi një mijë muslimanë të fshatit Grupçin. Sula shiti varrezat islame për 60.000 DM, nga të cilat 53.250 DM i dorëzoi tek disa fshatarë të korruptuar dhe manipuluar nga ai. Aty ndodhi diçka që Sula nuk e priti: protesta e fund shkurtit 2000. Grupçinasit kërkuan dorëheqjen kolektive të Kryesisë së BIM. Natyrisht Sula nuk e çau kokën për ta. Në shtyp u botua deklarata e një diplomati nga vendet islame, i cili kur përcolli protestën dhe mosdorëheqjen e Sulës, tha se është dëshmitar i një diçkaje të pashënuar në historinë e gjatë islame.

    Këshilli Iniciues për Riorganizimin e BIM formoi Lëvizjen për Riorganizimin e BIM (LR BIM) me në krye Mulla Jakup Hasipin (Zoti e mëshiroftë). Asokohe Mulla Jakup Hasipi i kërkon duel televiziv Sulës, kërkesë që nuk përmbushet asnjëherë. Ai theksoi se edhe bota arabo-islame janë të distancuar nga BIM për shkak të veprimeve të Mulla Sulës, "teologut të diplomuar". Sula, menjëherë përhapi propagandën se gjoja ishte PDSH-ja ajo që qëndronte prapa Lëvizjes për Riorganizim. E bëri këtë duke harruar shërbimin e tij të përhershëm në aleancën LSDM-PPD.

    Ndërkohë, bëhen publike kontot e Mulla Sulës në Turqi, kamatat e majme, marrëveshjet e dyfishta me "AvioImpeksin" për bartjen e haxhilerëve, afera e dyqaneve të BIM në Çarshinë e Shkupit, shitja e diplomave të FSI-së, udhëtimet zyrtare që i paguhen nga 60 dollarë në ditë, shitja e vizave të Haxhit nga 150-200 marka, shitja e furrës së Medresesë e cila ishte donacion nga El-Hilal, e shumë të tjera. Erdhi puna që korrupsioni në Maqedoni të identifikohet me Mulla Sulën, kreun e Bashkësisë Islame.

    Kur ndonjë funksionar shqiptar apo maqedon pasurohej në mënyrë të paligjshme, arsyetoheshin duke thënë se "nëse Mulla Sula i bën me qindra hajni, çka janë për neve 2-3 hajni të vocrra". Kështu, duke shfrytëzuar pozitën e tij që duhej të ishte pozitë e nderit, autoritetit dhe respektit, "hirësia e tij" Sulejman Rexhepi u bë koka e krimit.

    Për fjalorin e Sulës, fjala "murted" është diçka e zakonshme. Ai nuk ngurroi që udbashin tjetër, Jakup Selimovskin, ta shpall "murted", e menjëherë më pas të bëjë marrëveshje me të, me qëllim të ruajtjes së ndikimit të jugosllavëve në BIM. Një kohë të shkurtër pas shpalljes së Selimovskit "murted", Sula e emëroi atë si referent të arsimit fetar në BIM dhe punësoi tërë stafin e ish "Bashkësisë së Muslimanëve" nëpër poste të ndryshme në BIM, Medrese dhe FSI.

    Sulejman Rexhepi, ka pasur bindjen e plotë që BIM është pronë e tij private. Flet fakti se revista fetare "Hëna e Re" që zakonisht botohej 6-7 herë në vit, në prillin e vitit 2000 u botua tri herë, përkatësisht numrat 149, 150 dhe 151. Në ata numra makabër, flitej për "munafikët", "murtedët" e terma të tjerë që, vetëm personi që nuk ka kurrfarë vlere e morali merr guximin të i përdorë, në mënyrën si i përdorë molla sula.

    Njerëz të afërt që qëndrojnë me të kanë dëshmuar se molla sula, duke qenë si kryetar i bashkësis islame, në të kaluarën ka shajtur Qaben në oborr të Qabes, vetëm pse dikush e ka këshilluar që ta fik duhanin sepse nuk është nga edukata e një muslimani të ndez duhanin para Qabesë., e mos të flasim për një kryetar te bashkësisë islame.

    Megjithëse Sula u largua nga udhëheqja e BIM-it, klani i tij dhe Arif Emini si udbash lokal i Gostivarit, që kishte kaluar në udbash të nivelit shtetëror, ia mbuloi të zezat atij për pesë vite me radhë dhe ndoq rrugën e Mola Sules, ashtuqë për muslimanët nuk bëri asgjë për 5 vite që kaluan.

    Tani UDB-eja kthehu sërish Mola Sulën që të vazhdoj misionin e tij që është në shërbim të shkaut dhe ti mbuloj të zezat e udbashit të kaluar, Arif Eminit.

    Sula që e shau Qaben, tash është kryetar i bashkësis islame i ardhur me ndihmën e UDBES dhe shërbëtoreve të UDBES. Pas gjithë kësaj që ka ndodhur, tani mund ta kuptoni se çfarë kishin për qëllim mediumet sllave kur thonin se në bashkësi islame ka rrymë radikale dhe liberale.

    Tani mund ta kuptoni se, për të qenë musliman liberal, te sllavet, duhet të jesh UDBASH, që punon në interes të shkaut, që vjedh pasurin e muslimanëve, që nuk e fal namazin, që nuk edukon në parimet islame as njerëzit më të afërt të familjes, të dalësh në gjueti për derra të egër, që ti gostitësh inspektorat e UDBES me mish derri.

    Musliman liberal te mediumet sllave do të thotë, të heshtësh kur sahatkullave islame i vendoset kryqi mbi to, siç ndodhi në Manastir kur ishte molla sula si kryetar.

    Të heshtësh për tokat e vakëfit të uzurpuara nga shkau, mbi të cilat janë ndërtuar gjykata për ti mbushur burgjet me djema musliman, të heshtësh kur nxirret Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) në karikatura dhe tallen sllavet me ne. Ky është liberalizmi islam për të cilën na flet shkau në mediume, o ju Musliman.

    Radikalizëm te shkau është të mbrosh nderin, krenarinë, të kërkosh që UDB- eja të heq dorë nga bashkësia islame me ata udbashët e vet.

    Radikalizëm është të kërkosh që tokat tua të kthehen, djemtë tonë mos të burgosen, xhamitë tona mos të pengohen nga ndërtimi, siç ndodh në Bitol dhe në Prilep.

    Monumenteve tona islame tu hiqet kryqi, vajzat tona të mbuluara të kenë dokumente të identifikimit me mbulesë, islami të jetë fe zyrtare, si në disa vende evropiane.

    Dijeni o ju vëllezër musliman se, krenaria jonë nuk kthehet përderisa ne nuk ndërrojmë udhëheqësit e bashkësisë islame me njerëz që kanë biografi të pastër dhe që e duan Allahun dhe Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem), që mbrojnë dinjitetin tonë si musliman., që nuk lejojnë muslimanët të ndahen e të ndjekin Titistët e Enveristët që po bëjnë koalicione me shkaun dhe aspak se kanë dert për muslimanët, me votat e të cilëve vijnë në pushtet.

    Përfundimisht, e rikujtoj molla sulen dhe jaranët e tij prej shkijeve dhe hipokritve se, ne muslimanët e Maqedonisë nuk jemi në vitet që kaluam kur ti ishe njëherë kryetar i zgjedhur nga UDB-eja. Mos harro se, ne jemi pas viteve 2001, tash flet edhe ajo që nuk ka folur para 2001. Dije se, çdo vepër dhe fjalë e jote përcillet dhe regjistrohet.

    Për atë që ke punuar dhe ke vepruar, dhe vazhdon të veprosh në dëm të islamit dhe muslimanëve, do ta paguash një ditë që do të jetë shumë e gjatë për ty, më e gjatë se ato vitet e kolltuqeve. Do ta harrosh harenë dhe gëzimin e atyre viteve. Do të pendohesh për këto ditët tua të lumtura që i kalon me shkaun.

    Mbi ty do të peshojë dheu i vakëfit që e ke shitur e keqpërdorur me decenie, lotët e haxhilerëve të maltretuar nëpër ambasada, dhe plagët e imamëve të përndjekur me rekomandime tua.


    --------------------------------------------------------------------------------
    përgaditi: Rrustem Fishta
    Kur´an dhe Sunnet

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Bashkësia Islame, “betejë” me qeverinë për pronat
    By Ebu Merjem in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2010, 01:17
  2. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 14-03-2010, 15:22
  3. Bashkësia islame e Serbisë dënon publikimin e librit anti-islam
    By En Nisa in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 21:54
  4. Bashkësia Islame e Kosovës reagon Kurani gjykon
    By Ebu_Fadil in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2007, 14:32
  5. Bashkësia Islame e Sanxhakut viktimë e provokimeve
    By beqir in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2006, 22:15

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •