Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 2 prej 123 FillimFillim 12341252102 ... FundFund
Rezultatet 11 deri 20 prej 1228

Tema: Poezi Islame

  1. #11
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    673

    Re: POEZI

    SHPIRTI


    Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë

    Ah unë po ndahem, do të thotë një herë

    Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë

    Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë

    Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë

    Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë

    Se unë e kam trupin tash të dërrmuar

    Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar

    Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni

    Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni

    Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia

    Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia

    Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë

    Një melek i vjen, e do ta kuvendojë

    Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë

    Vallë si jetove ti në atë botë

    Obligimet që duheshin vallë a i praktikove

    Apo me gjynahe, jetën ti e çove

    Ia falim namazin pasi e ngrejmë

    Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm

    Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë

    Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë

    Vëllezër të dashur, të gjithë u po shkoni

    Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni

    Ku është dashuria, që më parë kishit

    Ku janë fjalët e ëmbla që ju flisnit

    Babai im ku është, sa fort që më donte

    Ku është dhe nëna që pa mua s’duronte

    Një fëmijë të mos ishte, në derë do të dilte

    Një natë të mos ishte, gjumë gjithë natën ajo s’kishte

    Sa isha i gjallë, në jetën e shkuar

    Me njerëz të mirë, rrija i nderuar

    Në varrin e errët, ah ç’u futa unë

    Trupin e kam të zhveshur, qefina kan unë

    Asnjëri nga shokët si di hallet e mia

    Si qenka kjo vdekja, se di njerëzia

    Nga të gjithë të ligat na shpëto Ti Vetë

    Në xhenetet e Tua na ndero përjetë.

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  3. #12
    besimtarja nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    05-02-2006
    Lokacioni
    Prishtinë
    Postimet
    5
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 13 herë në 5 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: POEZI

    Ja Allah

    Allahu është një
    mos humbni shpresë
    se ne botën e amshuar
    do të jetosh në Xhennet.

    Besoj në të madhin Allah xh.sh.
    besoj në Pejgamberin Muhammed a.s.
    besoj se çdo e vërtet
    do të shpërblehet me Xhennet.

    O vëllëzer musliman
    kthehuni e dëgjoni
    Ramazani filloj
    të gjithë agjëroni.

    Tash ditët po kalojnë
    ngadal po vjen një festë e madhe
    oh sa gëzim i madhë do të jetë
    në çdo shtëpi muslimane.

    Ajo festë quhet i Madhi Bajram
    të gjithë do të jemi të lumtur
    që jemi muslimanë
    Pejgamberi i Allahut xh.sh.
    quhet Muhammedi a.s.
    Allahu i Madhëruar e urdhëroi
    që të na udhëzoj në fe e Kur'an.

    Kthehuni o vëllëzer
    kah kibla drejtohuni
    fjalën Ja Rabbi
    kur mos e harroni.

    O kurrë, o sot
    këtë gjë e kuptoni
    feja Islame është një
    të gjithë e pranoni.

    Këto fjalë që po i shkruaj
    po i shkruaj nga zemra
    i Madhi Allah të na ndihmoj
    dhe në frymën Islame
    ata që kanë ngelur në fe, t'i frymëzoj.

    Kete poezi e kam shkru vete
    ne Diturin Islame
    Nr.138
    Dhjetor 2001
    Ramazan/Shevval/1422

    Selam
    La ilahe ilAllah Muhammed Resul Allah

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  5. #13
    Grafika e Mesudi
    Mesudi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    28-02-2006
    Postimet
    405
    All-llahu të shpërbleftë
    416
    Falënderuar 483 herë në 181 Postime
    Rep Fuqia
    444

    Re: POEZI

    SA ÇUDI!!!


    Çudi si një shumë të hollash duket aq e madhe kur e japim në xhami, dhe aq e vogël kur e shpenzojmë në tregëti!

    Çudi sa të gjata janë dy orë të kaluara në xhami, e sa të shkurtëra janë kur shohim ndonjë film!

    Çudi sa vështirë është të kujtojmë diçka kur lutemi, dhe nuk kemi aspak vështirësi për të menduar gjëra që duhet t’i themi shokut thjesht për muhabet e për të shtyrë kohën!

    Çudi si gëzohemi kur loja e futbollit zgjatet për disa orë, dhe ankohemi kur “Taravija” gjatë Ramazanit është më e gjatë se zakonisht!

    Çudi sa rëndë është për të lexuar një ajet në Kur’an, dhe sa lehtë është të lexohen disa gazeta apo revista rresht, brenda ditës!

    Çudi si njerëzit duan të ulen në vendet e para në ndonjë lojë apo shfaqje, dhe shtyhen të mbeten në rreshtat e fundit në xhami, me qëllim që të largohen sa më shpejt!

    Çudi si na nevojiten 2-3 javë kohë për të programuar ndonjë takim apo mësim në xhami, ndërsa për gjëra të tjera e ndërrojmë orarin pa vështirësi, qoftë edhe në çastin e fundit!

    Çudi sa rëndë është për njerëzit të mësojnë një ligjëratë aq mirë, sa për t’ua treguar edhe të tjerëve, dhe sa lehtë u vjen t’i kuptojnë dhe t’i përsërisin thashethemet!

    Çudi se si secili dëshiron të shkojë në Xhenet, dhe nuk beson, mendon, thotë, apo bën diçka për këtë!

    ÇUDI... APO JO ?!

    NJË POESI PA RIMA
    O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
    T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
    ES-SAFF 10-11

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  7. #14
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    673

    Re: POEZI

    Eshte Drite e Zotit


    Është dritë e Zotit

    Rrugën na ndriçon,

    Nga terri i kobshëm

    Të gjithëve na shpëton.




    Më e vleshmja dhuratë

    Nga i madhi Perëndi,

    Amanet i parë dhe i fundit

    Për krijesën njeri.



    Që nga hazreti Ademi

    Njeri e pejgamber i parë,

    Kjo e vërtetë nga All-llahu

    Përherë është shpallë.



    Sa herë që njeriu

    Është tjetërsuar,

    Pejgamberi i kohës

    E ka udhëzuar.



    E ka udhëzuar

    Njeriun e shkretë,

    N’udhëkryqe të jetës

    Sa herë që ka mbetë.



    Në formën e përsosur

    Kjo Fe e Vërtetë,

    Ju shpallë e plotësuar

    Të Lavduarit-Muhammed.



    Këtë e dëshmon Kur’ani

    Fjala e Perëndisë,

    Të vërtetën e plotësuar

    Që ia shpalli njerëzisë.



    Kush është besimtar

    Le të jetë krenar,

    Aq më tepër vlen

    Kur t’jetë atdhetar…!



    La ilahe il-lall-llah

    Muhammedur-resul-ullah.

    Fjala e dëshmisë

    Shenjë e dashurisë.



    Rreze e jetës

    Thelb’i së Vërtetës.

    Gur’i besës

    Shkëndijë e shpresës.



    Dritë e amshuar

    Zjarr i pashuar

    Gjurmë ndër shtigje

    Urë ndër brigje.



    Dy emra në fjali

    Më e shtrenjta stoli.

    La ilahe il-lall-llah

    Muhammedur-resul-ull-llah.

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  9. #15
    beqir nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    27-05-2006
    Lokacioni
    gjermani
    Postimet
    182
    All-llahu të shpërbleftë
    620
    Falënderuar 519 herë në 155 Postime
    Rep Fuqia
    315

    Re: POEZI

    Miliona haxhxhinj -miliona dashuri


    Miliona haxhinjë

    Miliona dashuri

    U nisën, po nisën

    Nga toka, deti dhe qielli

    Atje ku lindi Dielli

    Për të vizituar

    Vendin e Shenjtëruar

    Qaben e Madhëruar

    Meken e Bekuar

    Për të zbritur

    Në Medinen e Ndritur



    Miliona haxhinjë

    Miliona dashuri

    Nga të dy gjinitë

    Po i lënë shtëpitë

    Po i lënë foletë

    Po i lënë atdhetë

    Me mall, me lot,

    Por me shpirtin plot

    Veç për t’Madhin Zot



    Miliona haxhinjë

    Miliona dashuri

    Të bardhë e të zinjë

    Të vjetër e të rinjë

    Rradhë-rradhë këndojnë

    All-llahun e Madhërojnë

    Para Tij nënshtrohen

    Para Tij pendohen…





    Haxhinjtë shqiptarë

    Rreth flamurit kombëtar

    Me zemër të pastruar

    Me shpirt të lartësuar

    Kujtohen edhe për ne

    Që jemi n’Atdhe:

    Lutën për Kosovën, Çamërinë

    Lutën për Shqipërinë…

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 7 Përdorues në vijim:


  11. #16
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    673

    Re: POEZI

    PËRKUJTIM DHE FALËNDERIM


    Përkujtoj All-llahun

    Krijuesin e Gjithësisë,

    Falenderoj All-llahun

    Burimin e Mirësisë.



    All-llahun e përkujtoj

    Zemra më qetësohet,

    All-llahun e falënderoj

    Shpirti më freskohet.



    Përkujtoj All-llahun

    Përplotë Dashuri,

    Falënderoj All-llahun

    Për gjithë këtë begati.



    All-llahun e përkujtoj

    Nëpër dallgë e stuhi,

    Allahun e falënderoj

    Të vetmin Perëndi.



    Përkujtoj All-llahun

    Që është Dritë mbi Dritë,

    Falënderoj All-llahun

    Që m’u hapën sytë….

  12. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  13. #17
    Grafika e qemajl
    qemajl nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    02-09-2005
    Lokacioni
    Kosovë
    Postimet
    128
    All-llahu të shpërbleftë
    33
    Falënderuar 157 herë në 93 Postime
    Rep Fuqia
    279

    Re: POEZI

    U çudita

    U çudita me atë person që e njeh vdekjen dhe vazhdon te qesh.

    U çudita me atë që e diti se dynjaja do të zhduket dhe përsëri e kërkon atë (dynjanë).

    U çudita me atë që e njohu se çështjet janë sipas përcaktimeve dhe ai mërzitet për gjërat e kaluara.

    U çudita me atë që e njohu llogarinë dhe vazhdon të grumbulloj pasuri.

    U çudita me atë që e njohu zjarrin dhe ai bënë mëkat.

    Habitem me atë që e njeh Allahun me nje njohje të sigurt dhe përkujton dikë tjetër përveç Tij.

    Habitem me atë që e njeh Xhennetin me një njohje të sigurt dhe rehatohet me dunjanë.

    Habitem me atë që e njeh shejtanin si armik dhe përsëri e ndjek (pason) atë.

    Uthmani
    Allahu qoft i kënaqur me të

  14. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  15. #18
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    673

    Re: POEZI

    Nëse ngritesh natën dy rekate namaz me i fal

    Nëse ngritesh natën dy rekate namaz me i fal çdo hidhërim vëllezërve për Allahun ua bënë hallall.

    Ballin kur e vendos në sexhde lësho lotin për Allah, loti që të rrjedh qoftë mëshirë për ty more vëlla.

    Nëse më hidhërohesh për Allah
    ma bënë hallall atë dit kur nuk gjenë hije askund.
    Qofsh nen hijen e Arshit të madh.

    Ngriti duart lart kah qielli dhe prej Allahut kërko shpëtim.
    Për vellaun tëndë mumin kërkoj Allahut udhëzim...
    (E arritur në redaksi-Allahu e shpërbleft shkruesin)

    Nenhijeneshpates

  16. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  17. #19
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    673

    Re: POEZI

    Buzëqeshja

    Buzëqeshja është lëmoshë-sadaka,
    Pejgamberi, alejhi selam, kështu urdhëroi e tha.

    Një buzëqeshje është lëmoshë-mirësi,
    dhuroja me gëzim kujdo që e njeh ti.

    Një buzëqeshje është sadaka-lëmoshë,
    pranoje, dhuroje, kudo që të shkosh.

    Një buzëqeshje është lëmoshë e çmuar,
    buzëqesh-nëse do të jesh e lumtur, e gëzuar…


    [Shkruar nga: Motra-Aisheja,11-të vjeçare, SHBA]

  18. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  19. #20
    Grafika e medresante
    medresante nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    17-06-2006
    Lokacioni
    Finlanda
    Postimet
    143
    All-llahu të shpërbleftë
    354
    Falënderuar 320 herë në 103 Postime
    Rep Fuqia
    352

    Poezi

    Jam mysliman

    Hidhërimi i kthyer në gëzim,
    Kur për cdo cast të pres ty ,
    O gëzim,
    Deri në fund i lirë…
    Isa a.s. lindi mrekulli,
    Që të mësosh o musliman mbi gjithësinë,
    Mos harro dashurinë e All-llahut,
    Që i`a dhuroi qenies njeri...
    Jemi musliman dhe All-llahu pranon pendimin,
    Nuk ka Zot tjetër pos Tij,
    Gjithë cka shohim është krijim i Tij,
    E mbi krijesat medito o njeri…


    O All-llah i gjithësisë,
    Bekoje Isën dhe familjen e tij,
    Muhammedin me gjithë gjithësinë,
    Nuhun, Jahjan e gjithë karavanin e mirësisë...
    Dërgo Mëshirë mbi popullin tim,
    Që një ditë Kosova ta shoh pavarsinë,
    Të lirohet nga prangat e kishës së Serbisë,
    Dhe në fund t`i kthehet Perëndisë…

    Amin
    Në rrugën e jetës, mund të ecin mirë vetëm ata që dinë ku shkojnë.

  20. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Poezi me foto
    By Fidan in forum Lidhje Islame
    Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 29-03-2010, 09:16
  2. Poezi Islame auf Deutsch
    By hasani in forum Deutsch
    Përgjigjet: 12
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 20:06

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •