Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 44 prej 123 FillimFillim ... 3442434445465494 ... FundFund
Rezultatet 431 deri 440 prej 1227

Tema: Poezi Islame

  1. #431
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Re: Poezi Islame

    JAM MUSLIMAN

    Falemners Zotit qe me ka udhzu,
    n'rruge të drejt me u nise
    të njoh Allahun për Zot
    që gjithcka e ka jeretise
    të besoj Kur’anin fjale te Tij
    që Muhamedit a.s ia ka zbrit
    të pranoj Islamin për fe
    fen e paqes dhe të harmonis
    ti du njerëzit e dashur
    dhe të respektoj mbar njerëzin
    të zbatoj ligjet e sheriatit
    dhe të predikoj barazin.

    Dhe Ai vërtet e di c'farë ka ne zemrat tuaja
    Prandaj mos guxoni të fshiheni më kot
    Do silleni verdallë para e mbrapa
    Derisa Allahun ta njihni per Zot.

    Shkelqim OSMANI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. #432
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Re: Poezi Islame

    JAM MUSLIMANE

    Jam muslimane, le ta dinë të gjithë!
    Dhe mburem shumë e jam krenare që jam e tillë!
    Joshjet e tua duan të më tërheqin,
    Por kam zgjedhur Ilsamin vendin më të mirë.
    Sigurisht nuk jam si gjitha të tjerat,
    Nuk ha mish derri, as minifund nuk vesh.
    Jam speciale, s’jam e njejtë,
    Në dukje jam e ndryshme por edhe në emër.
    Zoti im më jep fuqi, Ai më bën të fortë
    Më udhëzon në të drejtë nëse un gaboj.
    Jam muslimane, le ta dinë të gjithë!
    Më udhëzon Islami kudo që të jem

    Dritan SKENDERI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  3. #433
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Re: Poezi Islame

    JAM NJE VAJZE E ZAKONSHME

    Jam një vajzë e zakonshme, shumë e zakonshme!
    Allahu e di se ç’është më e mirë për mua.
    E pse pra duhet të ankohem?!
    Un gjithmonë e dua dritën e Diellit

    Por Ai edi se patjetër do ketë edhe shi!
    Un gjithmonë i dua të qeshurat
    Kënaqësinë dhe gëzimin!
    Por zemra ime do ta humb atë ëmbëlsi

    Nëse kurrë nuk derdhi lot!
    Allahu shpesh më sprovon
    Me vuajtje dhe me pikëllim!
    Ai nuk më sprovon për ndëshkim,

    Por për të gjetur një të nesërme më të mirë.
    Pemëve që rriten u duhen përforcime.
    Nëse i përballoj stuhitë,
    Dhe mprehtësinë e daltës,

    Fitoj hijeshi dhe formë të mermertë.
    Allahu më sprovon shpesh!
    Dhe për çdo dhimbje që më çon Ai
    Më ka pajisur me Durim,

    I cili shpërblehet me një çmim të lartë!
    Pra saherë që s’ndjehem mirë,
    Dhe saherë që të ndjej se gjithçka shkon keq!
    Është vetëm rruga e Allahut,

    Që më forcon shpirtin...
    Elhamdulilah...
    Të falemnderit Allah ...
    Kjo jetë më kujton tokën e gjallë...

    Kur jam në të vetë zhytem...
    Dhe askush s;mbahet dot...
    Dhe ska askush që të më nxjerrë jashtë...
    Dhe askush s’më dëgjon britmën...

    Kështu përfundoj në vetshkatërrim...
    kujtime të errëta nga ajo kohë me Diell...
    Sepse thanë se s’do ja dilja dot...
    Më kujtohet si dje...

    Po i përmbahem që asaj që më dha Allahu...
    S’kam nevojë për lukse sepse gjithçka vjen e shkon...
    Bile edhe këtë jetë hua e kam...
    Sepse të nesërmen s’e kam të sigurtë...

    Kështu pra do të jetoj sikur ta kem çdo ditë të fundit në jetë...
    Një hap përpara e s’kthej dot më pas...
    Përgatitje më e mirë për ta ndryshuar të kaluarën...
    E meqë un falem...

    Patjetër të ketë rrugë më të mirë për mua...
    Un dëshiroj...
    Patjetër të ketë një ditë më të mirë për mua...

    Dritan SKENDERI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  4. #434
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Re: Poezi Islame

    JAM UNE

    Neper gjethe vlerash,
    Dhe hene blegerish,
    Ng ate ftohtit nje pellumb,
    U strehua ne kraharorin tim…
    Hiresi e rradhe e vdekur,
    Nga kendi i devotshmerise,
    Munafik e agallar,
    Bejler e pashallar…
    Venitem nder qiejsh ,
    Etje , ankth , therret ky shpirt,
    Emrat e bukur te Zotit,
    Te pikturuara ne afshin tim …
    Haperoj nder jeterash,
    Si nje murnaje ne Orient,
    Te pres si femije i gezuar,
    Jam une o Zot robi yt…
    Ne sexhde lash takim,
    Me Zotin tim,
    Ta hjekim kete perde,
    Se te dua o Krijuesi im…
    Kam mall xhennetin , xhennetin,
    Nen hijen e shpates u rrita,
    Nen ngjyren e pendes u pjeka,
    Jam une mumin , mumin…
    Sa vaj ka lendina,
    Aq shkronja ka shestina,
    Nder male e fusha,
    Mahnitem me kete bukuri…
    Te shkrihem me fjalet,
    Me besen e dhene Zotit tim,
    Jam une thirresi,
    Qe vajton per n`Amshim..
    Me gjuhen e imanit,
    Qendisa kete poezi,
    Zgjohuni o rob te Zotit,
    Se bota shkoi ne perfundim…

    Hamdi NUHIJU
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  5. #435
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Re: Poezi Islame

    JETIMIT

    Oj ti zemër e mirë !
    E mshefun pas leckash te ndyme
    Viktimë e ni shoqnie te degjenerume
    Si po ja del ta mbash mllefin?
    Qi krateret ka vendosun mbi qatinë
    E vetullave tua t'ngrysuna.
    Oj ti zemër e mirë !
    E rujtun si trendafil pranvere
    Zgjero buz't , ngrit supet !
    Jeta asht dhe qatia jote
    Jeta jote asht veq e jotja
    Mos i lejo gryk'sit ta ndyjnë !
    Si qdo gja t'ksaj bote.
    Ti shtrin dorën për ni kafshat
    Ata s'të japin veq nënqmimit
    Po ti buzët prap zgjero
    jo si robët e hidherimit.
    O ti sy i rrug've plot zotni !
    O vesh i fjalëve plot shamje !
    Që nga ty marshojnë bresh'ri
    T'i shtojnë ironinë k'saj skamje.
    Veq durimit s'ke kafshatë
    E heshtja qetësinë ta hijeshon
    Në këtë botë jetove si i ngratë
    Po te Zoti i lumtur përfundon....

    Argjend Xhelili
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  6. #436
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Re: Poezi Islame

    KJO JETE

    Ne skena ardh por na kane sjell
    Të rrime po sdeshem prap na mbajne
    Dhe po svazhdume me Të të ecim
    Është e pamundur të ia dalim mbanë.

    Këndojm e qeshim dhe s’prekupohemi
    Të vujmë e te qajm, kërkojm të harrojmë
    Dhe, me shume pak, ne krejt marrohemi
    Krijuesin tonë nuk e kujtojmë

    Pa halle, me pare jeten e dona
    Me ba qejf ne pa ja nda
    Me vëlla e motër krejt largohena
    Materialista tash jena ba

    Sa pak, ne jeten me ba me e shtru
    Na rritet mendja s’ka ku me shku
    Dhe larg i shtyjme Din e Iman
    Varfërojm zemrat prishim dynjan

    Gjynahqar Zot ne mos mbetshim
    Nën mëshirën tënde na streho
    Se tani inshaAllah do të kujtohena
    Ibadet ma shpesh Ty me të ba

    Dhe po sdeshëm ne me ik
    Vijne na marrin pa na pyt
    Per jete tjeter c'fare me ba
    La il-lahe il-lallah
    Shehadetin ma shpesh me than

    Pa na pyt na kane sjell
    Do na marrin pa na vet
    Në kët jet c'fare na kërkohet?!
    Vec besimi I vërtet.

    Shkelqim OSMANI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  7. #437
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Re: Poezi Islame

    KRAH PER KRAH

    Mbi tryeze, prane e prane ata qendrojne
    Kurani i shenjte dhe telekomanda e TV Njeri eshte i vjeteruar,
    i veshur me lavdi
    Jo Kurani, por telekomanda e TV.
    Njeri, njerezit drejton si te mendojne,
    Jo, jo Kurani, por telekomanda e TV.

    Faqet e librit me nxitim shfletojneOh,
    kush po e can koken, ndiz ate televizion.
    E keshtu,
    me etje hapnin librin qe besonin,
    Jo, jo Kuranin, po televizionin.
    Sot, fjalen e Zotit shume rralle e lexojne,

    Para se t'i kape gjumi nje rrjesht ndoshta e kendojneTe keputur,
    te pergjumur,te lodhur sa me s'thuhet
    Jo nga leximi i Kuranit,
    por nga televizori.
    E keshtu prape mbi tavoline prane e prane,
    Qendrojne Kurani i shenjte me telekomanden.

    S'ka kohe per t'u falur,
    s'ka kohe per fjalen hyjnore
    Kush e vret mendjen per planin e istikames, more!
    Po degjo o njeri, falja e mekatit tonegjendet ne Kuran,
    jo ne televizion.

    Arlinda Lenjani
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  8. #438
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Re: Poezi Islame

    KRENARIA NE ISLAM

    S’më largon dot injorimi,
    As përqeshja as mohimi,
    S"më dorëzon asgjë në botë,
    Nga kjo fe, s’munden të më largojnë dot!

    Se përkul kush qëndrimin tim,
    Që e kam mbjell në zemrën time,
    As fytyra e shtrembëruar,
    E as gjuha e ndyrsuar.

    Nuk më ndryshon asgjë asgjë
    Kurr asnjëherë nuk pendohem,
    Që e kam zgjedhur këtë fe,
    Me Islam që jetësohem.

    Ndoshta jam ndryshe nga ata,
    Ndoshta në jetë prej tyre dalloj,
    Por kam shembullin më të bukur,
    Për asgjë se ndryshoj!

    Jam krenare me shpirtë të hapur,
    Si qiri në errësirë,
    Sa fort zemrën ma gëzon,
    Feja ime e delirë.

    Më duket vetja e bekuar,
    Nga Allahu e uruar,
    Të falem Ty o Zoti im,
    Që më zgjodhe për udhëzim.

    Si rreze shpirti më ndriqohet,
    Imani aty fort është i vulosur,
    Në këmbë krenare qëndroj si shkëmb,
    Për Islamin tim të përsosur.

    Albulena BAJRAMI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  9. #439
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Re: Poezi Islame

    KUDSI

    Kur dhimbja kaplon shpirtin
    Kur zemra eshte e lenduar
    Atehere syri behet mik i tyre
    Dhe ne ndihme e derdh lotin

    E si mos te derdhet loti?
    Si mos te qajme?
    Shume nena shohim pa djem
    E jetimet cdo dite shtohen
    Martire cdo dite bien, e shume shtepi rrenohen...

    E gjitha kjo te keta njerez, vetem per nje faj!!
    A thua cfare faji i madh eshte???
    Besojne Zotin, ky na eshte faji!!!!!!
    Shpresat jane te gjalla te fuqishme.

    Nena i thote djalit: Shko bjer shehid
    Babai i thote djalit: Shko nbjer shehid
    E ai, shehidi, para kesaj ngritje,
    I puthe ne balle babe e nane, dhe u premton atyre,

    PO PO U PREMTON:

    "Se Kudsi do te clirohet, e Islami do te fitoje, e ne boten e amshimit, pambarim do te shijojne frutat e Xhennetit"

    Valon ELEZI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  10. #440
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Re: Poezi Islame

    KUJTO DESHMINE QE I DHE ALLAHUT

    O njeri pse thua Zotin e mohoj,
    perse veten ti e genjen,
    i thuaj jo mosbesimit
    se shpirti yt ate se ndjen.
    kerko ndjenjen natyrale,
    se ajo ne ty gjindet,

    sa e kendshme dhe reale,
    eshte kjo ndjenje qe po te fshihet,
    e ke humbur por tash gjeje,
    ndriqo erresiren me iman
    kthehu Zotit tende qe te krijoj,
    se rob i tij je o insan.

    o ti shpirt i permalluar,
    deri kur do ta pranosh
    se Allahu eshte i vetmi Zot,
    ket te vertet kur do ta pohosh
    kujto deshmin qe i dhe Allahut,
    kujto premtimin Perendis

    se Ai eshte i vetmi Zot,
    Krijuesi i njerzis.
    kjo e vertet me ty lindi,
    e ti ne fjal nuk qendrove,
    pak sa u rrite me i madh,
    menjeher Allahun e mohove

    mos e duaj mosbesimin,
    shejtani mos te mashtron,
    i mallkuari nuk ndalet,
    derisa nga Zoti te largon.
    Dije se Allahu eshte i gjalle,

    Allahu egziston,
    Allahu na sheh,
    Allahu na degjon

    e ti mos e dhuno shpirtin,
    ndriqoje me nurin e Perendis
    gjallero zemren tende
    me te Gjallin e perjetsis

    Albulena BAJRAMI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

Tema të Ngjashme

  1. Poezi me foto
    By Fidan in forum Lidhje Islame
    Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 29-03-2010, 09:16
  2. Poezi Islame auf Deutsch
    By hasani in forum Deutsch
    Përgjigjet: 12
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 20:06

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •