Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 47 prej 123 FillimFillim ... 3745464748495797 ... FundFund
Rezultatet 461 deri 470 prej 1226

Tema: Poezi Islame

  1. #461
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Re: Poezi Islame

    ME FAL O ZOT

    Gabimet zemrën ma vërshuan,
    Si puhizë e thumbueshme,
    Harrova veten në këto erëra të Oksidentit,
    Të harrova Ty o Ti që je bashkë me m`u në cdo sekondë.

    Nuri i imanit ma shpalos këtë brengë,
    U humba në udhëkryqet pa mbarim,
    Gjakosem pa dëshirë në shpatullat e iterenarit,
    Bie shumë lehtë në provokimet e Djallit…

    Më fal o Zot se u harrova në gjithësi,
    Në drejtësi , në padrejtësi , në Pafundësi,
    Lidhëzat e ndërgjegjës qëndrojnë varrë mbi m`u,
    Më harruan të gjithë përvec Ti o i Gjithëfuqishmi- Ja Rabi…

    Errësirë ,kob , frikë , heshtje….
    Zëra që më tmerrojnë shpirtin,
    Me imanin e Jusufit,
    Dua të të dua o Krijuesi i gjithësisë…

    Zemra më është lagur,
    E syri më është tharë,
    Shenjat në trup u ngjallën dhe egoja është ndarë,
    Gabova o Krijues të lutem më fal…

    Nuk di të veprojë,
    Karshi xhelatave dhe renegatave,
    Goja më është fëlliqur,
    Në vend që të thërras në iman…

    Jam humbur në udhëkryq,
    Më forco shpinën o All-llahu im,
    Ta shpalos Islamin,
    Për atë që më krijove o Krijues i Gjithësisë…

    Shkruan:Hamdi NUHIJU
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. #462
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Re: Poezi Islame

    MEKATI DHE PENDIMI

    Nëse më thërret mëkati
    E thërras pendimin ta goditë për vdekje

    Në ecarakët e jetës
    Luftë mes lindje-vdekjes
    Mëkati dhe pendimi

    Nëse bie në mëkat
    Justifikoj krijimin njeri
    Mes intelektit-instinktit

    E kurrsesi të harroj pendimin
    Se na „vret “ Zoti
    Mos u bëftë ...

    Nëse dorëzohem para mëkati
    Ta dini se kam vdekur
    Me zemër

    Apo jam plagosur
    Për vdekje

    Trimat e imanit nuk dorëzohen të gjallë

    Nëse mendon se ke shpëtuar nga mëkati
    Ke rënë në kurthe të tij
    Mos vdis veçse burrërisht

    Nëse vazhdon në mëkate
    Përfundimin e ke afër
    Zoti na ruajt prej përfundimit të ligë
    Ai është fillimi i amshimit të pafund

    Nëse i sheh mëkatet e tjetrit
    Të kanë zënë si kodër mëkatet tua
    E si sheh ?

    O Zot sa bukur u tha pikëllueshëm

    Mirësitë e mia janë sa guralecët
    Mëkatet sa bjeshkët
    Na fal
    O Zot !

    RRAHMAN FERIZI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  3. #463
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Re: Poezi Islame

    M'KE KRIJU ALLAH

    Ma ke dhënë jeten që unë të jetojë
    Ma ke dhënë mendjen që të logjikojë
    Ma dhurove syrin gjërat për m’i pa
    Të falenderojë shumë vetëm Ty Allah

    M’ke kriju Allah-Hamdi t’qoftë ja rabi
    Vetëm Ty të adhuroj La ilahe ila llah

    Shumë t’mira m’ dhurove Të falënderojë
    Fenë time islame unë e rrespëktojë
    Unë fali namazin edhe agjërojë
    Ditët e jetës sime n’ibadet i qojë

    Unë lexojë kur’anin edhe shumë mësojë
    Prindërit e mi të dashur unë i rrespektoj
    Farzet e sunetet në jetë i zbatojë
    Vetëm Ty të lutem e të adhurojë

    Refik Gerbeshi
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  4. #464
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Re: Poezi Islame

    NA NDIHMO I MADHI ZOT

    Me buzë të plasaritura
    Me zemër të plasur
    Me shpirtin e djegur
    Me duar të zgjatura kah Ti
    Prej të keqes e cila na kaploi
    Në tokat tona
    Na shpëto o i Madhi Zot

    Lutjet të cilat i bëjmë
    Në orët e vona të mesnatës
    Në nafile bijë në sexhde
    Për shpirtrat e atyre
    Që dhanë jetën
    Që derdhën gjakun
    Për këtë tokë të djegur
    Na i dëgjo o i Madhi Zot

    Mjerimi zemrat na i ka pushtuar
    E mira me të keqen është ndërruar
    Parajsa në ferr e shndërruar
    Nuri të cilin na e dha
    Nga shpirtzi është fikur
    Na ndihmo o i Madhi Zot

    Xheladin Hamza
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  5. #465
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Re: Poezi Islame

    NE ENDERR

    Ndersa po flija naten me pas
    Ne enderr me dolen dy zemra te mbushura me vaje,
    ky shpirt i rilindur me ndjenje dhe imane
    sec udhetonte ne haxh pas Jakup Hasipit imame,
    Gjalleria e tij mu perfytyrua si enderr...
    Sikur po udhetoja njemend me gazelen vashe

    Gazeles se henes ju afrova prane
    Dhe i sajova ashtu disa fjale
    I thashe: hyrije syzeze e malit te sharrit
    perse po e lodh ndjenjen e hamdise se ngrate

    eja te shkojme ne tokat e shamit
    dhe te permbushim realizimin e profecise
    aty ku tanket dhe lufta djegin
    bukurine genjeshtare te njerezise
    aty mes germadhash dhe bombash
    ndoshta do gjejme dhe ne premtimin e lumturise

    Me pas vajta anes detit,
    Ku ktheva syte dhe pashe matane,
    Aty sec mu kujtua shkopi i Muses ,
    Ndersa cava bregun ne kembe dhe pa varke...

    ah enderr, enderr e keqe mesnate
    pse me mundon me shpresa femishe
    kur dihet qe syzeza e bukur gjendet vetem ne hadithet e bukharise
    dhe jo neper enderrat e fakirit Hamdise

    eh ç'jame une qe te meritoj syzezen e sharrit?
    mullah khajami i Persise?
    Apo Sari Salltiku i malit te Krujes
    Qe i con selam gjithe Shqiperise

    ah enderr, enderr mizore
    pse je kaq e pameshire me fatin e hamdise
    qe e lodh, e mundon neper enderrime
    per syzezen e bukur te ASKUNDI-stanise

    enderr, enderr mizore
    per Allah mu hiq nga syte
    mos me mundo me me britma nate
    te enderroj edhe une per mrekulli

    pse mrekullite arrihen me pune
    aty ku sot toka nxjerr tyme dhe flake
    dhe mrekullite nuk ndodhin ne gjume
    siç sillet sot llauzi yne shqiptare
    ne fushen e pollogut i rrethuar me katunare
    dhe me dinakerine e ortodoksise ne Tirane

    o zgjova nga gjumi i deshperuar
    ndersa ne BBC shoh femite e Arabise
    dhimbja e tyre nen germadhat e luftes
    me ben te qaj per fatin e muslimanerise

    vetes i thashe qe borxh e kemi jeten
    me mire ne front sesa ne krevat,
    per kete sikur e harrova gazelen
    dhe vendosa ta kerkoj ne Diten e Mbrame
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  6. #466
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Re: Poezi Islame

    NE LIBRIN E VEPRAVE

    Shënohet çdo gjë përveç asgjësë,
    Ti je shkruesi i tij,
    Dëshmia e jote para tubimit të madh...
    Ku çdo gjë është asgjë...
    Ku jeta është vdekje...
    Ku përjetësia është knaqsi...
    Ku varri është dritë...
    Castet që në qiell të ngrejnë,
    Nuk janë akumulime,
    Edhe ferri në sytë e tu,
    Verbëria e zemrës,
    Në librin e veprave,
    Na dërgon në xhehenem

    Hamdi NUHIJU
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  7. #467
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Re: Poezi Islame

    NE RUKU

    Ne Ruku,
    Te madherojme ti o Zot,
    I lartesuar qofsh,
    Ne Ruku,
    Shkunden themelet,
    Ne Sexhde,
    Pastrohen mendjet.
    Ploteso rukun o insan,
    Qe gjallesat ta fitojne takvan,
    Me afer Zotit dua te jem,
    Ne Ruku,
    Deri ne xhennet...

    Hamdi NUHIJU
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  8. #468
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Re: Poezi Islame

    NENA

    Nëna është dora që përkund ndjenjat tona në zemren e sajë
    Na lëshoi të rritemi si anijen në detin valë-valë

    Ajo është pran nesh edhe kur nuk jemi pran sajë
    Ne jemi pran saj edhe kur është larg nesh

    Nëna është foleja e furtunave të jetës
    Ylber pas reve të lotëve

    Rreze dielli në mugëtirën e kohës

    Kur dualëm nga barku i sajë
    Në zemer i lam dhimbjen
    Mallin që nuk shuhet as pran vatrës së fikur

    Sytë e saj janë të hapur edhe në varr
    Ato presin duatë tona t’i kthehen me mall

    Nëna sa fjalë e ëmbël në idhtësinë e jetës

    Ajo është prehëri i stuhive
    Bregu ku zbresin të gjitha dhimbjet

    Nëna është e lumtur edhe në vuajtjen e sajë
    Vetëm që fëmijet e saj të vuajtur të jenë të lumtur

    Rrahman FERIZI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  9. #469
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Re: Poezi Islame

    NENE,BABEN KU E KAM

    Në këtë natë të errët,
    Ku melodia e lotëve të mi jehon,
    Dhe malli për fytyrën e nënës më trazon,
    U ula në një qoshe të dhomës,
    Dhe fillova të shkruaj në fletoren e dalldisë:
    Nënë , babën ku e kam?
    Pse nuk vjen në klasë të mi shikoj pesat?
    Pse të gjithë shokët e klasës kanë pranë tyre baballarët?
    Nëna e shtrenjtë rrudhi krahët dhe më tha:
    Do të vijë bir,
    Mos u mërzit t`i vetëm mëso se ai krenohet me ty,
    Shumë shpejt do jeni bashkë,
    Dhe lumturinë e jetës do e përballoni,
    Sfidat problemet do i anashkaloni…
    U bënë 21 vite që atëherë,
    E unë në pragun e derës duke të pritur,
    Baba ku je????
    Pse nuk ishe kur më duheshe?
    Dhe All-llahu zemrën me iman ma pasuroi,
    Mendjen dhe shpirtin në Islam ma orientoi,
    Tash e di moj nënë sa të kam mërzitur,
    Gëzohu se biri ytë do takohet me burrin tënd,
    Atje dikund në Përhershmëri….
    Më fal moj nënë pash këta dy sy,
    Baba do krenohet me ne të dy,
    Ti je shembulli i jetës sime,
    Je më e shtrenjta në zemrën time…
    Një ditë në shkollë nuk shkove,
    Po për dy germa në kokën time,
    Jetën e dhurove!!!
    O All-llah i gjithësisë,
    Ma ruaj nënën nga çdo ligësi,
    Të lutem Zot , ja Rabi,
    Më njofto me babën n`burimet e Kevtherit….
    Amin!!!

    Hamdi NUHIJU
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  10. #470
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6477

    Re: Poezi Islame

    NENES

    Nëna nuk të lindi që t’ia dhurosh vdekjen
    Nëna nuk të rriti që t’ia rëndosh jetën,
    Nëna s’të dha këshillat që rrugëve ti lesh
    Por ta duash nënën e të gëzuar ta bësh.

    Dije së nëna nuk jeton gjatë
    Mos e ler të vëtme si qyqen e ngrat,
    Qendroi pran derisa vdekja ta rrembën
    Mos ta gjëjë të vëtme si t’mos ketë askënd.

    Dashuria e nënës ndaj teje zgjat për jetë
    Nuk është si zjarri në dimer që shuhet shpejt,
    Është dashuri që del nga zemra e saj
    Mos e përbuz nënën mos e bënë më vaj

    Nësë ti nënës zemren i’a hidhëron
    Drrita e Allahut kurr nuk të ndrriqon,
    Do ta jetosh jetën në një ërrësir të pa fund
    Rrugën e Allahut sdo ta gjesh askund.

    Kur të mallkon nëna më zemrën e saj
    Do të bredhësh rrugëve me lotë e më vaj,
    Do të kërkosh vënd që kokën ta vësh
    Prehërin e nënës kurr më zdo ta keshë.

    Nëna do të shkoj në një vend të qetë
    Atje ku paqja mbizotëron për jetë,
    Do ta marr Allahu nënë hijen e Ti
    Vonë do t’bjen ndërmend të nëna mu kthy.

    Do të kërkosh ujë zjarrin n’shpirt ta shuash
    Do të digjësh flak për nënën për jët do t’vuash,
    Sdo ta gjesh më nënën që ujë të t’jep
    Siq të dha dikur e t’këndoj në djep.

    Dhëmbje do të ndjesh atëherë kur ta kuptosh,
    N’këtë jetë nënën ç’don të thotë ta harrosh,
    E di se do të vuash e kot do të mundohësh,
    Së në këtë jetë kurr sdo të qetësohësh.

    Kur një dit dhe ty do të trrokas vdekja
    Do ta shohësh n’ktë jetë së q’ishte e vërteta
    Do të dal shpirti me lotë duke qar,
    Nga kjo jetë do të ikësh, si një mëkatar…

    Time SHABANAJ
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

Tema të Ngjashme

  1. Poezi me foto
    By Fidan in forum Lidhje Islame
    Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 29-03-2010, 09:16
  2. Poezi Islame auf Deutsch
    By hasani in forum Deutsch
    Përgjigjet: 12
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 20:06

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •