Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 87 prej 123 FillimFillim ... 3777858687888997 ... FundFund
Rezultatet 861 deri 870 prej 1228

Tema: Poezi Islame

  1. #861
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6482

    Poezi Islame

    Ti je kandil ndriçues!

    Në errësirën e kësaj nate,
    Në trishtimin e kësaj stuhie,
    Më erdhe në mendje si bar shërues,
    E ndriçove si kandil vezullues.
    Gjithçka shkatërrohej,
    Çdo gjë toka po përbin,
    Unë frikohesha, ngase isha vetë,
    Nuk e dija se e kam shokun më të mirë në jetë!
    Çdo gjë që kisha u shndërrua në baltë e hi,
    E vetmja gjë që më kishte mbetur ishe ti!
    Të mora në krahëror e të shtrëngova fort,
    Ti je libri më i këndshëm në këtë botë!
    Hapa kopertinat, gati u verbova,
    Nga drita që lëshoje ti,
    Të të mbaja në duar,
    Për mua ishte mrekulli!
    Fillova të të lexoj atë që shkruante në faqet tua,
    Nuk e di si, por frika prej meje u largua!
    Ankthi im u shndërrua në gëzim,
    Në mua më nuk ekzistonte fjala frikë, pikëllim e trishtim!
    E si të frikohesha, vallë?
    Me Kur'an në krahëror shtrënguar?!!!
    Ku t'i gjej ato fjalë, vallë?
    E atë kënaqësi për ta shpjeguar,
    Ku, vallë?

    Sadete SULIMANI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  3. #862
    teuhida nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    11-05-2009
    Postimet
    50
    All-llahu të shpërbleftë
    1
    Falënderuar 49 herë në 29 Postime
    Rep Fuqia
    155

    te jesh fetare

    Të jesh një fetare sot ka përgjegjësi
    e dalluar në mesin aty ku rri.
    Ti je një llaf për të shumtët, muhabet i gjerë,
    një botë për çudi, dukesh për të tjerë!

    Por ty oj motër, mos të vij keq,
    ti je një flori por s’e din për këtë.
    Në mesin e tyre ti je më e shtrenjta,
    jeta jote është një grumbull që ka veç të vërteta.

    Ti je mis i bukur ndër ata, por s’e kuptojnë,
    mrekullinë e jetës tënde, dot s’e zbulojnë
    por thellë brenda tyre je shumë e veçuar,
    diçka shumë të lartë të bën të dalluar!

    Pse?! Pse?! Pse?!
    pse – të nuk kanë fund për ta
    mendja u rri e mbyllur
    nuk e dinë se për Allah...

    Allahu është përgjigje, për jetën e krenuar
    që ke zgjedh oj motër, ti e nderuar.

    Ti do jesh temë,
    për jetë, për njerëzi,
    por kujto se je krenare
    e mbushur plot mirësi...

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #863
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6482

    Poezi Islame

    Ke frikë Allahun, o nënë!

    Në ditët e para të shtatzënisë sate
    Përse ti s’je e lumtur?
    Për këtë dhuratë që nga Zoti e ke
    Përse, nënë, ti nuk je e gëzuar?
    Gjatë muajve të shtatzënisë,
    në vend që të bisedosh me babanë,
    se me ç'emër do të më përgëzoni
    apo ç’ngjyrë teshat e para do të m’i blini...
    Përse, nënë, ti kështu s'mendon?
    Përse veç për braktisjen time, ju gjithë bisedoni?
    Eh, erdhën ditët që të dalë në këtë botë!
    më beso nënë shumë jam e frikësuar.
    Se çka do bësh me mua!
    A do të më vrasësh me thikë në tualet...
    Apo do të më hedhësh të gjallë në kontinjer,
    tek mbeturinat që ti i hedh,
    se për ty unë jam një mbeturinë,
    e jo një fryt që del nga ti.
    Përse, nënë këtë po e bën?
    përse me gjirin tënd nuk më ushqen?
    Nënë, mos më braktis, të lutem!
    Mos e bëj këtë, o nënë!
    Kujto Allahun, o nënë!
    dhe mos e hidhëro, të lutem, mos!
    O nënë, kujtoje ditën kur të dalësh për të dhënë llogari!
    Kujtoje zjarrin e xhehenemit, mëkatarët aty përfundojnë, oj nënë!
    Unë këtë ty s’ta dëshiroj.
    Mirë nënë...
    Ti vendose që unë të mbetem e gjallë?
    të lutem, më mbështjell mirë!
    sepse jashtë bën ftoftë...
    ohhhhh nënë!
    Të lutem, ndal dhe një herë mendo!
    Përse nuk më dëgjon?
    nga zemra, nënë, po të flas,
    sepse jam e vogël dhe fjalët nuk mund t’i shqiptoj.
    Nuk të vret vaji im, o nënë?
    Nënë!
    ti nuk ke as një pikë lot në sy!
    Allahu të udhëzoftë, nënë!
    Mos më le, të lutem, mos!
    përse po largohesh e në këtë vend të vetëm po më lë?
    Kthehu, nënë, jam fëmija yt!
    jam pjesë e trupit tënd,
    ti më linde o nënë, përse je kaq e pashpirt?!
    Mirë, vazhdo jetën tënde dhe lumturinë që ti kërkon,
    me aventurat e tua!
    Mua Allahu do të më ndihmojë, Ai është Zoti ynë,
    dhe prej Tij unë pres ndihmë!
    Por një gjë mos e harro nënë,
    se vdekja do të vij, në varr do të shkosh
    E shumë vuajtje do t’i përjetosh,
    shumë shpejt lumturitë e kësaj bote do t’i harrosh!
    Dhe Ditën e Gjykimit kur do të dalësh, ti nënë para Allahut.
    E përulur ti do të jesh nga ky mëkat që bëre,
    dhe të tjerët që janë pa numër.
    Allahu çoftë mëshirë mbi ty!
    Nënë, prapë se prapë unë jam fëmija yt,
    të keqen s’ta dëshiroj,
    dhe në zjarr të xhehenemit s’kam dëshirë të të shoh.
    Allahu të faltë dhe në rrugë të drejtë të udhëzoftë...!

    Shkruar nga Arta
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  7. #864
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6482

    Re: Poezi Islame

    Pres një thirrje

    Pres një thirrje ta mbajë besën
    Nuk e humb për asnjë qast shpresën
    Zemrën malë do bëj atë ditë
    Zot i Madhi duam dritë
    Na ndero me mirësitë

    Pres një thirrje, një kushtrim
    E të hidhem në fluturim
    Të bërtas me gjithë furinë
    Dëshminë për këtë Dinë.

    Argjend XHELILI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  9. #865
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6482

    Poezi Islame

    Amnezia

    ai ecte kot në periferitë e qytetit
    duke mos mundur të ngritej tek yjet
    dëshironte që yjet t’i ulte në baltë
    duke menduar shumë
    kishte harruar mendjen
    në tregun e qytetit kishte blerë kos e kajmak
    dhe ishte bërë nevrik që shitësit e kishin lavdëruar qumështin
    meqë nuk e donte rrushin
    e pinte lëngun e tij edhe kur nuk i pihej
    duke menduar për të djeshmen dhe të nesërmen
    kishte humbur të sotmen e tij
    ai ecte në periferitë e qytetit
    duke menduar se vetë është qendra
    në fakt, ai vetëm në periferi mund të dukej i rëndësishëm
    ai ishte prekur nga amnezia e ksobotëshme
    prandaj mendonte gjithë kohën veç për sëmundjet e zemrës
    se vetë zemrën e kishte harruar

    Fatmir MUJA
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  10. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  11. #866
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6482

    Poezi Islame

    Unë kam vendos

    Pse po më gjykoni,
    më leni të qetë,
    mos më fajësoni
    mos m’u vërsulni.
    Unë kam zgjedh rrugën në të cilën gjej qetësinë e shpirtit,
    më është bezdisur kjo jetë, dhe njerëzit që jetojnë në të.
    Pse nuk më kuptoni, se zemra ime tash është më e qetë.

    Unë dua të jem vetëm,
    nuk dua asnjë fjalë të ma thoni,
    unë kuptova rrënjët e kësaj bote,
    andaj unë zgjodha MBULESËN.

    E mbulova këtë trup nga mishi,
    unë jam e urdhëruar nga ZOTI ta ruaj bukurinë time,
    të mos bëhem kukull në duart e gjithkujt.

    Andaj më kuptoni, o njerëz, mos më nënçmoni!
    Unë kam nderin më të lartë në fenë time,
    dhe shpërblimin më të çmuar te Zoti im.

    Shkruar nga Imrane Asani
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  12. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


  13. #867
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6482

    Re: Poezi Islame

    Stuhitë e jetës

    M'i bjer gjoksit me fuqi si malit, oj erë!
    Më rrah pa mëshirë deri në vdekje përherë!
    Ta di ç'do të thotë dhimbje që brenda të dhemb
    Ta dridh një herë shpirtin me të, të keqen ta tremb!

    Më bjer edhe më, më bjer e mos pusho aspak!
    Më tund, më shpërbëj, e më lë pa gjak!
    M'i rrënjos mësimet tua diku thellë në zemër!
    Deri sa të zhdukem, harrohem e të mbes veç emër...

    Të ringjallem prapë para Zotit i dëlirë,
    M'i fshij mirë mëkatet, të gjitha m'i fshij mirë!
    Më prano, o Zot, në Tënden Mëshirë!
    Në jetën e amshueshme më bën njeri të lirë!

    Argjend XHELILI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  14. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  15. #868
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6482

    Poezi Islame

    Hape derën, jam unë!

    Në portën e zemrës sate,
    Fillova të trokas,
    Përgjigje s'dëgjoj dot,
    U ula te pragu, mbushur sytë me lot!
    Dielli filloi të perëndojë,
    Qielli të zbehet
    Çdo gjë ndryshim ka pësuar,
    E unë ende në prag duke qëndruar...
    Errësira mënjanoi ditën,
    Hëna me krenari zëvendëson diellin,
    Yjet në mënyrë të përsosur kanë solisur qiellin,
    Pa mëshirë e luftojnë terrin.
    Femër! Natë! Vetëm!
    Vallë, nga të shkoj?
    Po ta dija se pas 100 viteve do ta kishe hapur portën,
    Me gjithë qejf do të qëndroj!
    Ky mendin më dha shpresë,
    Pra, do të qëndroj e do të pres.
    E ngre kokën lart,
    E i bashkëngjitem valles së yjeve të zjarrtë...
    Papritmas ata filluan të shuhen,
    Rrezet e diellit filluan të shkëlqejnë,
    Tërë botën me dritë e mbuluan,
    Pyes veten:
    Pse hëna dhe dielli kurrë nuk u takuan?
    E ula shikimin...
    Shikoj veten ulur në prag,
    Lotët si rrëke më shkojnë,
    Dhe fillova me veten të flas.
    Pyes shumë gjëra,
    Pa përgjigje mbes,
    Atëherë fillova të zgjohem në këmbë,
    E kuptova se tani është e kotë të pres!
    Porta e zemrës sate do të hapet në atë moment,
    Kur dielli dhe hëna do të takohen,
    E kur yjet dhe rrezet do të bashkohen,
    E atëbotë, pra, ndoshta porta do të hapet vetë,
    Por mos shiko nga prapa,
    Se aty s'ke për të më gjet'!

    Sadete SULIMANI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  16. #869
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6482

    Poezi Islame

    Qielli qan për gabimet tona

    U lodha...
    S'mundem më të duroj,
    Dua të fle,
    Çdo gjë të harrroj...
    Si një e vdekur
    Rashë në shtrat
    Pa u lutur te Zoti,
    Sikur nuk kisha asnjë mëkat.
    Në shtratin tim fle si një fëmijë,
    Papritmas në dritaren time
    Trokasin pikat e shiut,
    Me aq fuqi të madhe
    Godasin dritaren time,
    Nuk mundem më të fle,
    U zgjova, por prapë qetësi nuk gjej
    Mbeta vetëm, në heshtje të plotë,
    Papritur një nga thellësia,
    "Pendohu" më thotë!
    I kujt është, vallë, ky zë?
    Kush i ditka mëkatet e mia?
    Nga cila anë më vjen ky zë?
    A ka kah gjithësia?
    U ula pranë dritares,
    Fillova të qaj me zë,
    Ky përkujtim i mëkateve të mia,
    Po ma shkatërron zemrën në thërrmia!
    E hodha shikimin nga dritarja,
    Sa shumë shi që binte,
    Qielli ishte aq në vetmi,
    Saqë harrova të mendoj për mëkatet e mia.
    Dola jashtë krejtësisht e tronditur
    Dhe pyes veten:
    Pse, vallë, qielli është në mërzi;
    Dhe diellit i vjen turp të shkëlqejë para tij?
    Është fshehur prapa mjegullave,
    E s'mundem me e pa,
    Pyes veten: mos, vallë, është duke qarë?
    Sigurisht dielli qan!
    Nuk do më të na ngrohë,
    Vajza të zbuluara më nuk do të shohë!
    Qielli i kaltër gati u bë i zi,
    Nga ajo që po sheh në tokë,
    S;do më të rrijë mbi!
    Dua të ngrihem lart në qiell,
    Së bashku me të lotët për t'i derdh'.
    T'i afrohem diellit e t'i hudhem në përqafim,
    Edhe nëse digjem e s'kam shërim,
    Dua dhimbjen time ta ndaj
    E së bashku me qiellin të qaj!
    Unë qaj për mëkatet e mia,
    Qielli qan për të gjithë ne,
    Mendohu mirë, o njeri!
    Kush je ti që nuk qan për te?!

    Sadete SULIMANI
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  17. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  18. #870
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6482

    Poezi Islame

    Kushtet e imanit

    Iman do të thotë
    Bindje e besim
    Lidhje e shpirtit dhe mendjes
    Që të kesh shpëtim.

    Kushtet që e përbëjnë
    Janë të ngritura në saktësi
    Sikur lulja me gjashtë rrema
    Që rritet ne saksi.

    Nëse dyshon në ndonjërën
    Apo nuk të flen zemra
    Studio dhe pyet atë që di
    Gjithsesi do të të mbushet mendja.

    Amentu bi lahi - Allahun Një me besu

    Ve melaiketihi - dhe engjëjt (melekët) që i ka kriju

    Ve rusulihi - Të zgjedhurit, pejgamberët

    Ve kutubihi - Librat e shenjtë

    Ve bil jevmil ahiri - Botën e amshuar, pa mbarim

    Ve bil kaderi min Allah - Çdo gjë në këtë botë ka caktim.

    Shkruar nga Refik Gërbeshi
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  19. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Poezi me foto
    By Fidan in forum Lidhje Islame
    Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 29-03-2010, 10:16
  2. Poezi Islame auf Deutsch
    By hasani in forum Deutsch
    Përgjigjet: 12
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 21:06

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •