Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Faqja 1 prej 123 1231151101 ... FundFund
Rezultatet 1 deri 10 prej 1228

Tema: Poezi Islame

  1. #1
    Grafika e Muslimin
    Muslimin nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    04-10-2005
    Postimet
    787
    All-llahu të shpërbleftë
    497
    Falënderuar 811 herë në 295 Postime
    Rep Fuqia
    566

    Ne shikonim - Poezi

    do të përgjigjemi në Kijamet?

    Kur Motrat dhe nënat tona u dhunuan ne shikonim
    Kur Vëllezëri tanë u sodomizuan, ne shikonim,
    Kur Pleqët tanë u masakruan, ne shikonim.
    Kur Muxhahidinët u torturuan ne shikonim,


    Kur fëmijve u pritej koka ne shikonim,
    Kur Uraniumi digjte brendësin e tyre, ne shikonim,
    Kur barqet e shtatzënave hapeshin ne shikonim,


    Kur foshnjet hudheshin në vdekjen e tyre ne shikonim,
    Kur nëna e tij shtrihej e përgjakur dhe pa ndjenja ne shikonim,
    Kur fëmijët nuk mund të flinin për shkak të masakrave qe i kishin dëshmuar,
    ne shikonim,


    Kur granatat eksplodonin në oborret e shkollave ne shikonim.
    Kur ai dëshmoi për dhunimin masiv të nënës së tij ne shikonim.
    Kur fëmijët mbetën pa të folur për shkak të krimeve të papërshkruara,
    ne shikonim


    Kur foshnja u shkel para nënës që bërtiste , ne shikonim.
    Kur fëmijët u ndalën nga të buzëqeshurit ne shikonim,


    Kur djelmoshat u detyruan ti rrokin armët për ti mbrojtur grat, ne shikonim.
    Kur vëllau i saj është përdor si mburoj e gjallë, ne shikonim.
    Kur vendi Musliman është okupuar dhe terrorizuar, ne shikonim.


    Kur ajo u dhunua në moshën 4 vjeqare ne shikonim
    Kur vëllaut të saj iu pre koka dhe u djeg, ne shikonim.
    Kur pamë Muxhahidinët duke sakrifikuar jetrat e tyre për Ahiret, ne shikonim.

    Kur ne u thirrëm për në Xhihad ne shikonim.

    O Allah, ne shikonim dhe nuk i vum veshin.
    Ne derdhnim lot përderisa ata po derdhshin gjak për Ty o Allah!
    A do të na falish neve? O Allah a do të na lëshoj ndonjë shikim i Dërguari i dashur i Islamit?


    Kur Umeti poshtërsohej ne shikonim.
    Prap se prap ne e quajm vetën Musliman.
    Dhe këtu qëndrojm, dhe përsëri shikojmë.

    Autori: Nga njëri i cili pohon të jetë robi Yt.


  2. #2
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    678

    Poezi Islame

    InshAll-llah vllezer ketu ne ket tem dot fillojm me poezi,prej te cilave dote kemi dobi te gjith InshAll-llah.

    Masi e qela ket tem edhe poja filloj,dote vazhdoni edhe ju InshAll-llah



    Muhammedi a.s.



    Errësirë ishte kudo
    Injorancë mbretëronte
    Kishte humbur çdo arsye
    Bota dritën e kërkonte.

    (Allahumme sal-li ala Muhammed
    Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

    Në Mekë, n'këtë vend të bekuar
    U lind i dashuri i Perëndisë
    Muhammedi i lavdëruar
    Shpëtimtari i njerëzisë.

    (Allahumme sal-li ala Muhammed
    Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

    O Muhammed o i dërguar
    Dritë dhe mëshirë për mbarë njerëzinë
    Salavate duke t'kënduar
    Falënderojmë Perëndinë

    (Allahumme sal-li ala Muhammed
    Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

    Ti je dritë që kurrë nuk fikesh
    Flakadan-Udhëzim hyjnor
    N'zemrat tona gjithmonë rritesh
    N'ty gjejmë prehje përgjithmonë

    (Allahumme sal-li ala Muhammed
    Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)

    Gjithmonë ishe dhe do t'mbetesh
    Ideal-Shembull për ne
    Fjalët tua kurrë nuk zbehen
    Deri sa t'ketë jetë mbi dhe.

    (Allahumme sal-li ala Muhammed
    Ja rabbi sal-li alejhi ve sel-lem)
    i a.s.
    Së fundi përpunuar nga Ebu Velid: më 23-05-2006 08:24


  3. #3
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    678

    Re: POEZI

    Zgjohu rini !


    A s'më thua o njeri
    Pse Allahun e harrove
    Pse nuk shkove rrugës së Tij
    Por shejtanin e pasove.

    Pse harrove amanetin
    Në Ezel që ia ke dhënë
    Pse ti ike prej rahmetit
    U mashtrove me dynjanë.

    Pse s'u ndale me mendue
    Se n'këtë botë je udhëtarë
    A harrove o i mjerë
    Para Zotit që ke me dalë.

    Në këtë botë ti veç punove
    Pa mendue se ke me vdekë
    Fjalët e Zotit i harrove
    Se n'dhe trupi ka me t'u tret

    Po ti dije ore vëlla
    Për pendim kurrë nuk është vonë
    Me lot në sy gjithë duke qarë
    Ktheju Zotit mëshirëplotë

    Fytyrën tënde ti ndriçoje
    Me namaz dhe ibadet
    Jetën me Kur'an kaloje
    T'jesh i lumtur në Ahiret.


  4. #4
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    678

    Re: POEZI

    Urime hixhabi !


    Urime oj motër hixhabi
    Shamia e bukur në kokë
    Sa e bukur sot ti po dukesh
    I lartësuar qofsh o Zot!

    Në fytyrë po t' shkëlqen nuri
    Sa bukur të rri shamia
    Asgjë ty s'të përkuli
    Gëzim t'madh ka shoqëria.

    E lumja ti oj motër
    Që këtë rrugë e zgjodhe
    Atë që urdhëroi Zoti
    Në vepër e jetësove.

    Të jesh gjithmonë krenare
    Për këtë gjest të mirë
    E devotshme dhe fetare
    Motër oj zemërdlirë.

    Urime, urime oj motër
    Të gjithë po të përgëzojmë
    Dashuria ndaj Allahut
    Përjetë le të shoqërojë.

  5. Për këtë postim, ju falënderohen 19 Përdorues në vijim:


  6. #5
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    678

    Re: POEZI

    Motra Ime Fisnike !


    Motra ime, vajza e nënës fisnike,
    ruaje nderin, e bëhu besnike.

    Mbroje moralin si vajzë fetare,
    se femra pa to nuk vlen fare.

    Ajo është caktuar për burrin e vet,
    duhet të mbrohet si letër sekret.

    Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,
    asnjëherë natën mos shko diku vetë.

    Fatkeqësisht të tjerët ua kanë empozuar,
    ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

    Veshu e mbathu si vajzë besimtare,
    dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

    Gjendja shprehjet i argumenton,
    se vetëm fjala kudo nuk ndikon.

    Kujtoje mirë punën që po bën,
    duhet ta mendosh se ku ajo të çon.

    Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,
    se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.

    O motra ime bëhu shembullore,
    mos u përul si disa shërbëtore.

    Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
    por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

    Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,
    vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj.

    Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme,
    është një armë e mirë forcave të jashtme.

    Ata ta hoqën formën që ke pasur,
    ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

    Nën maskën e kulturës femrën e abuzojnë,
    me femrat tona ne fort po na lëndojnë.

    Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë,
    çfarë ka qenë namusi për shqiptarinë.

    Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
    mos të të bëjnë tradhtarët dru për xhehennemin.

    Mëshira e Allahut të dhuroi çdo gjë,
    sepse ti përpara nuk ke qenë asgjë.

    Motra fisnike ke shans sa je gjallë,
    të ikën nga dora kur të mblojnë me zallë.

    O vajza besimtare dhe nëna fisnike,
    mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike

  7. Për këtë postim, ju falënderohen 20 Përdorues në vijim:


  8. #6
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    678

    Re: POEZI

    Vëllazërimi


    Shumë ju thirra ju kërkova,
    zërin tuaj s'jua dëgjova.

    O ju vëllezërit e mi,
    se ku jeni nuk e di.

    Më mori malli mua për ju,
    nga kjo ëndërr dua me u zgju.

    Më kllaposi dhimbje e madhe,
    zemra ime është dërmuar fare.

    Për një vëllazëri po flitet shumë,
    por unë i gjori s'po e gjej askund.

    O ju vëllezërit që sakrifikoni,
    njëri-tjetrin pse s'po e kërkoni.

    Jeni fshehur edhe zhytur,
    në këtë botën e mbytur.

    Pa më thoni ju të dashur,
    ç'ka që qan kjo zemër e plasur.

    Ç'ka që qan dhe gjëmon,
    shpirti im fort më rënkon.

    Ëndrra ime po më shkatërrohet,
    Gjumi im po më trazohet.

    ...le të mblidhemi edhe një herë,
    le ta sjellim atë pranverë.

    Pranverë me gonxhe plot,
    lule të harruara nga mot.

  9. Për këtë postim, ju falënderohen 13 Përdorues në vijim:


  10. #7
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    678

    Re: POEZI

    O Allah i Plotfuqishëm



    O Allah i Plotfuqishëm, na ndihmo ne në këtë botë
    Vështirësitë t'i tejkalojmë, zbrit mëshirë o i Madhi Zot!

    Emri yt i lavdëruar, drita Jote përjetësi
    O Allah i Madhëruar, zbrit mëshirë mbi këtë njerëzi.

    O Allah i Gjithmëshirshëm, na udhëzo në mirësi
    Hapi shtigjet e lumturisë, mos na le në errësirë.

    Lutjet tona t'i drejtojmë, mëshira Jote shpresë për ne
    Vetëm Ty t'falënderojmë, Islamin na e zgjodhe fe.

    Na nderove me dy drita, me Kur'an e pejgamber
    Muhammedin tonë të dashur, dritë e diellit për Ymet.

    Rrugës Tënde na udhëzoi, vetëm Ty të adhurojmë
    Me urtësi na këshilloi, Islamin të mos e lëshojmë

    O Allah, o Mëshirëplotë, vetëm Ti, jep e merr.
    Na ringjall me njerëz të mirë, me dëshmorë e pejgamberë.

    O Krijues i kësaj gjithësie, toka e qielli t'madhërojnë
    Na e mundëso që n'botën tjetër, Nurin Tënd ne ta shikojmë

  11. Për këtë postim, ju falënderohen 18 Përdorues në vijim:


  12. #8
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    678

    Re: POEZI

    Per Pejgamberin Muhamed a.s



    Jetim ti linde
    dhe i tille u rrite
    edukove njerez,
    megjithese shkrim nuk dite.


    Tek ti merrnin mesime
    Qe kur ishe i ri
    Tek ti linin thesaret
    Se kishe besnikeri.


    Kur arrite te dyzetat
    Dihet mire se cfare ndodhi
    Allahu i madheruar
    Pejgamber ty te zgjodhi


    Te ofruan ty pushetet
    Por kete e refuzove
    Te premtuan pasuri
    perseri ti se pranove.


    Me pas shume u torturove
    Nga vendlindja u largove
    Por edhe atje ku shkove
    Thirrjen tende se harrove.


    Ne medine u vendose
    Nje xhami atje ndertove
    Thirre njerezit ne besim
    Edhe kurre nuk u dorezove


    Kurre nuk the se u lodha
    Gjithmone njerezit keshillove
    Ne Islam i vellazerove.
    Rrugen e drejte ju mesove


    Bere njerezit qe te njohin
    Allahun e Madheruar
    I bere ata qe te kuptonin
    Qellimin pse jane krijuar.


    I tregove mbare botes
    Se nje i bardhe dhe nje i zi
    Nuk kane asnje ndryshim
    Perve?se ne devotshmeri.


    Nuk ndertove grada?ela
    As organe te pajtimit
    Por ndetove per te tere
    Ndertesen e bukur te besimit.



    Kjo keshtjelle qe ti ndertove
    Sprishet prej shiut as prej dimrit
    Ajo do te jete ne kembe
    Deri ne diten e gjykimit.



    Keshtjella qe ti ndertove
    Nuk eshte prone e padishahut
    Por ne te do te valevitet
    Flamuri i njehsimit te Allahut.

  13. Për këtë postim, ju falënderohen 15 Përdorues në vijim:


  14. #9
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    678

    Re: POEZI

    ZOTI


    Kush e Krijoi botën me gjithe këte bukuri,
    Kush ja dha natyrës, gjithe këte hijeshi,
    Kush Krijoi njeriun, veshët edhe sytë,
    Kush vetëm Një Zot, që nuk ka të dytë.

    Ngjyrën trëndafilit, vallë e kush ja dha,
    me aromë aq t'kendshme vallë e kush e mba,
    Kush veçoi njeriun, përmbi çdo gjë tjetër,
    Kush, vetëm Një Zot, që nuk ka shok tjetër.

    Natyrën e vdekur, vallë e kush e ngjall,
    Pranverën pas dimrit, kush e ben me ardh,
    Kush ringjall njeriun, pasi eshte bere tokë,
    Kush vetëm Një Zot, që s'ka tjeter shok.

    Kush na e jep shiun që tokën gjelbron,
    kush e krijoi hënën që motet i ndrron,
    Zogjte që fluturojnë qiellit, vallë e kush i mba
    Kush vetëm Një Zot, që shok tjetër s'ka.

    Njeriut që mendon, me dyshim s'i mbetë,
    Zoti i ka dhënë mendjen, le të gjykojë vetë,
    Parajsa dhe ferri na presin n'at jetë
    Ç`ka të bësh këtu, atje ke me e gjetë

  15. Për këtë postim, ju falënderohen 15 Përdorues në vijim:


  16. #10
    Ebu Velid nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    02-01-2006
    Postimet
    777
    All-llahu të shpërbleftë
    1,407
    Falënderuar 1,573 herë në 513 Postime
    Rep Fuqia
    678

    Re: POEZI

    A ka vend per dyshim?

    Nje dite une pyeta
    Me thoni kush e di
    Cili e ka krijuar
    Tere kete gjithesi.?


    Kush e krijoi diellin
    Token kush e krijoi
    Kush e ngriti qiellin
    Dhe e zbukuroi.?

    Kush i krijoi yjet
    Qe naten ndricojne
    Kush i krijoi lulet
    Qe token zbukurojne


    Kush i krijoi kafshet
    Bimet anembane
    Kush e krijoi te keqen
    Bashke me te belane.

    Deri naten vone
    Rri edhe mendoj
    Po tere keta njerez
    Valle kush i krijoi?

    Shume po mendoj
    Pasi ska mundesi
    Qe te ndodhin vete
    Tere keto mrekulli

    Nje plak i moshuar
    Drejt ne sy me pa
    Qeshi i gezuar
    Dhe pastaj me tha:

    Ti mendohesh kot
    Ku ska per tu menduar
    Cdo gje qe egziston
    Allahu e ka krijuar

  17. Për këtë postim, ju falënderohen 13 Përdorues në vijim:


Faqja 1 prej 123 1231151101 ... FundFund

Tema të Ngjashme

  1. Poezi me foto
    By Fidan in forum Lidhje Islame
    Përgjigjet: 5
    Postimi i Fundit: 29-03-2010, 10:16
  2. Poezi Islame auf Deutsch
    By hasani in forum Deutsch
    Përgjigjet: 12
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 21:06

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •