Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 7 prej 7

Tema: Shërimi i trupit dhe shpirtit

  1. #1
    Grafika e Anum
    Anum nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    17-05-2010
    Lokacioni
    Në Tokën e të Gjithmëshirshëmit
    Postimet
    519
    All-llahu të shpërbleftë
    453
    Falënderuar 827 herë në 338 Postime
    Rep Fuqia
    360

    Shërimi i trupit dhe shpirtit

    Amira Ajad

    Një shkëputje e vogël nga libri me shumë këshilla të mira, praktike dhe domethënëse për në jetën e secilit individ. Ju kisha preferuar librin ta ketë secili prej nesh në bibliotekën familjare, ka dobi shumë të madhe në ripërtrirjen e trupit nga ana fizike dhe shpirtërore, ashtu siç edhe e ka titullin.

    Libri ka 460 faqe

    Bëhu i lumtur

    Lumturia është një ndjenjë e brendshme; ajo është kënaqja e shpirtit të njeriut. Ti je i vetmi përgjegjës për lumturinë tënde. Lumturia është një vendim që mund ta marrësh çdo kohë dhe t’i pëmbahesh. I njoh shumë njerëz që kanë zakon të thonë: „ Sikur të isha më i pasur, do të isha më i lumtur.“ Gjithmonë, egziston një „nëse“.

    Lumturia e tyre varet në një objektiv material në jetën e tyre dhe le t’ju siguroj se dhe nëse ky qëllim arrihet, gjithmonë do të ketë një tjetër pritje, që ua shtyn më tej lumturinë e tyre. I Dërguari a.s. ka thënë: „Kërkoje ndihmën e Allahut, mos u frustro dhe nëse të ndodh diçka, mos thuaj: Sikur ta kisha bërë, kjo apo ajo do të ndodhte“ por thuaj : „Allahu e ka caktuar dhe çfarë do Allahu bëhet“. Vërtet fjala „nëse“ i hap dyert për të këqija.(Muslimi)
    Ibn Kajjimi e ka klasifikuar lumturinë në tri lloje:

    - Lumturia e jashtme, që rezulton nga pasuria, pushteti, prestigji ose posedimi i të mirave materiale. Ky lloj është stadi më i ulët i lumturisë, pasi ajo është kënaqësia momentale, që mund të zhduket përnjëherë. Allahu ka thënë:

    Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.“ El Hadid, 20.

    - Lloji i dytë është lumturia që ka origjinë nga trupi fizik, shëndeti, gjendja shpirtërore dhe forca. Kjo është më tepër e lidhur me atë se kush jemi sesa me llojin e parë, por përsëri ky është lloji i jashtëm i lumturisë dhe asaj mund t’i vijë fundi në çdo kohë. Allahu ka thënë në Librin e shenjtë:
    Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.“ Et - Tin, 4-5.

    - Lloji i tretë është lumturia morale, e cila buron nga zemra dhe shpirti. Kjo është lumturia e vërtetë dhe ajo rezulton nga dituria e dobishme, sjelljet e mira, karakteri dhe besimi solid.

    Allahu na mëson në Librin e Tij: „Thuaj: vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.“ Junus, 58.

    Ibn Kajjimi e interpretoi „Mirësisë së Allahut“ si besimin besimtarit dhe „Mëshirës së Tij“ si Kur’anin e Lavdishëm.

    Sipas Gazaliut (më të riut), arsyet reale për lumturi qëndrojnë në shpirt; kjo lumturi mund të shërbehet nga trupat fizik (shëndeti dhe forca) dhe pastaj nga dëshirat e tjera të jashtme si psuria dhe fëmijët. Kush e pason këtë renditje, rregullon prioritetet e tyre dhe e arrin lumturinë e vërtetë.

    Më poshtë janë dhënë disa udhëzues nga Kur’ani dhe Sunneti që nëse i përmbahemi dhe u besojmë si duhet, do ta sigurojmë rrugën për një jetë të lumtur dhe prosperuese në këtë botë dhe në botën tjetër.

    Njëzet këshilla për t’ju sjellë lumturi:

    1. Ji mirënjohës

    Bëhu mirënjohës ndaj Allahut dhe ndaj krijesave të Tij. Një hadith i të Dërguarit të Allahut thotë:” Ai që nuk i falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar Allahun.“- hadith i saktë, Ebu Davudi, Ahmedi, Tirmidhiu.

    Suhejbi r.a.ka raportuar se i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: „ Sa e çuditshme është puna e besimtarit! Punët e tij janë të gjitha të mira. Nëse ai përjeton lehtësi, ai është mirënjohës dhe kjo është e mirë për të. Nëse ai përjeton vështirësi, ai e përballon atë me durim dhe qëndrueshmëri, dhe kjo po ashtu është e mirë për të.“- Muslimi.

    Bekimet e Allahut janë të panumërta. Mendo për shqisat tua, të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit, mendo për shëndetin, pasurinë, familejn dhe shokët, mendo për fëmijët, prindërit dhe bashkëshortin /en tënd/e.

    Allahu ka thënë në Librin e Tij:
    Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqemi t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër)…“ Ibrahim, 34.

    Edhe nëse has në disa probleme dhe gjëra të pakëndshme, mendo për ata që janë në një gjendje më të keqe; I Dërguari na këshilloi:“ Shikoni ata që janë më poshtë jush dhe jo ata që janë më lartë jush, që të mos bëheni përbuzës ndaj bekimeve të Allahut“. Muslimi.

    Njëherë imam Maliku po ecte, kur e takoi një person të vjetër dhe i hendikepuar. Ai ishte ulur në skaj të rrugës, po lutej dhe po e falënderonte Allahun për të mirat që ia kishte dhënë, Imami u ndal dhe e pyeti adhuruesin e vjetër: „ Për çfarë po falënderon?“ Plaku u përgjigj: „ A nuk më ka bekuar Allahu me një zemër të shëndoshë me të cilën e falënderoj Atë?“

    Më pëlqejnë këto vargje:
    - Me këmbët që më dërgojnë aty ku dëshiroj;
    - Me sytë që e shoh ndriçimin e diellit!
    - Me veshët që e dëgjoj atë që dua të mësoj;
    - O Zot falëm për ankesat e mia,
    - Në të vërtetë, jam i bekuar, bota është e imja!

    Mbaje në mend, gjithmonë gjendet një dhunti hyjnore për të cilën keni nevojë të jeni falënderues, gjithmonë ekziston një mirësi dhe bekim për të cilën Allahu duhet të adhurohet dhe lavdërohet. Mos i ngul sytë në të mirat që i posedojnë njerëzit, e të mendosh se je i privuar.

    Allahu është më i Drejti. Secili dhe çdonjëri prej nesh i ka dhuntitë e tij të çmueshme, vetëm duhet t’i ndieni dhe të kënaqeni me to. Mos e lejo jetën tënde të ikë me shpejtësi para syve tu si një video klip. Kënaqu me çdo moment, kremtoje çdo mirësi. Ndalu për një kohë dhe mendo; çka ke hasur sot që të ka sjellë një ndjenjë të lumturisë dhe kënaqësisë në zemrën tënde? Nuk ka nevojë të jetë një gjë e madhe; a e ke parë shndritjen e bukur të diellit, a e ke ndier flladin e ajrit të freskët apo mos e ke vërejtur buzëqeshjen në fytyrën e të dashurve të tu, apo fëmijës tënd të vogël? Do të gjsh shumëçka për ta falënderuar Allahun.

    2. Mos prit shpërblim

    Allahu ka thënë në Kur’an:
    “…ju shpejtoni kah punët e mbara…” El Bekare, 148.

    “ O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.“ El Haxh,77.

    Bashkë me urdhërimin për të bërë ruku dhe sexhde në adhurimin ndaj Allahut, Ai na udhëzoi për të kryer vepra të mira për të tjerët. Veprat e adhurimit e mbushin zemrën tënde me mëshirë dhe përdëllim, duke ju inkurajuar që t’i shërben shoqërisë suaj dhe tërë njerëzimit. Bamirësia ndaj të tjerëve është një shenjë e pranimit të veprave tua të adhurimit.

    I Dërguari i Allahut na tregoi këtë hadith kudsij:
    Një njeri në mes të atyre që ishin para jush, u morr në llogari. Asnjë vepër e mire nuk u gjet tek ai përveç se ai ishte i drejtë në marrëdhëniet me njerëz dhe bemires ndaj tyre. Ai i urdhëronte shërbëtorët e tij që t’I lironin njerëzit që kishin kushte të vështira (nga borxhi ndaj tij). Ai i Dërguari s.a.v.s. tregoi se Allahu tha: “ Ne jemi më të vlefshëm sesa ti për të qenë bujar. Lirojeni atë.” – Buhariu, Muslimi dhe Nesaiu.

    Përfituesi i parë i veprave tona të mira ndaj të tjerëve është vetja jonë; ky akt I pastër i joegoizmit e ushqen shpirtin tënd, e mbështet ndjenjën tënde të vetëvlersimit dhe të sjell më afër Allahut. Studimet psikologjike tregojnë se lumturia e njerëzve përmirësohet në masë të madhe me shkallën e aktivitetit të tyre vetëmohues ( Williams, 1998) ndërsa një system i afërt, përkrahës shoqëror në mënyrë të konsiderueshme e shton kënaqjen (Sugarman, 1997). Mos prit ndonjë falënderim nga njerëzit ose ndonjë përfitim material, shpërblimi juaj i vërtetë do të jetë tek Allahu:

    Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë. Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhenet dhe me petka mëndafshi.” Insan, 8-12.

    Efektet positive të ndihmës ndaj të tjerëve dhe ngushëllimi i tyre do të shfaqet direct në jetën tënde dhe gjithashtu do t’ju sjellë dobi në botën tjetër. Allahu ka thënë në Librin e Tij të shenjtë:
    Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë),e ( në botën tjetër)do t’u japim shpërblimin më të mire për veprat e tyre.” En Nahl,97.

    Ju do të gjeni lumturi në të ushqyerit e të uriturit,strehimin e të pastrehëve; ju do të ndieni rehati në buzëqeshjen e një jetimi dhe gëzimin e të varfrit. Gazaliu (më i riu) ka thënë: “ Bamirësia ndaj të tjerëve është kënaqësi për zemrën.”

    Imam Ahmed Ibn Hanbeli njëherë tregoi për një grua, e cila e la fëmijën e saj për ta kërkuar një vend me hije për ta ushqyer atë me bukë. Derisa ajo po kërkonte, aty afër erdhi një kidnapues dhe ia mori fëmijën që ta shiste në skllavëri. Kur u kthye dhe nuk e gjeti djalin, ajo shpërtheu në vaj. Ndërkohë, një lypës kaloi pranë saj dhe kërkoi ushqim.
    Përkundër dhimbjes dhe frikës, ajo ia dha bukën që e kishte ndarë për djalin e saj. Brenda disa minutave, kidnapuesi u kthye me djalin e vogël të saj. Ai tha: “ derisa po përpiqesha ta shisja, një zë I çuditshëm Brenda meje më tha:” A nuk ke djalë? A nuk frikësohesh se fëmija yt mund të ketë të njëjtin fat ?” Kështu erdha të t’a kthej fëmijën.”
    Gruaja e mori fëmijën në duar dhe tha: “ Lavdërimi i takon Allahut i cili më pranoi lëmoshën time (bukën që I’a dhashë të varfrit).

    I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “ Allahu i ndihmon robit të Tij për aq kohë sa ai i ndihmon vëllait të tij.”
    Njëri prej emrave të Allahut është: “ Shumëfishuesi i shpërblimeve – Esh Shekur.” Ai shpërblen për një vepër të mire me kompensim të madh, në këtë jetë dhe në botën tjetër.

    Imam Ahmedi e tregon tregimin e Ebu Nasrit, një peshkatar, i cili ishte aq i varfër saqë nuk mund ta ushqente familjen e tij. Një ditë deri sa po peshkonte, kaloi pranë Imamit i cili e shoqëroi deri te deti. Atje e hodhi rrjetën me bismilah dhe zuri një peshk të madh, të cilin e shiti dhe me paratë e tij bleu ushqim për familjen.

    Derisa po shkonte në shtëpi, Ebu Nasri kaloi pranë një gruaje, fëmija I së cilës qante nga uria; ai nuk u përmbajt dhe ia dha ushqimin që e kishte blerë për familjen e tij. Edhe një herë, ai po shkonte duarthatë në shtëpi. Ebu nasri dëgjoi se dikush poi a thërriste emrin; ai i huaji ia dorëzoi një qese të vogël dhe I tha:
    “ Babai yt mi ka dhënë disa para hua para sa vitesh, para se të vdiste. Nuk kam pas mundësi t’ia kthej. Posa i bëra mundësite¨, të kërkova gjithandej derisa të gjeta më në fund. Ja ku i ke, merri paratë biri im.
    Peshkatari i varfër e hapi qesen dhe për çudi aty kishte 30.000 dërhem ( monedha të argjendit).

    Kjo nuk është përrallë, është tregim i vërtetë, sigurisht se nuk është koincidencë, më besoni! Nëna e mërzitur që e humbi djalin e saj dhe peshkatari i varfër e kanë një gjë të përbashkët. Ata të dy ishin shumë të sinqertë në veprimet e tyre vetëmohuese dhe të dytë ishin shumë besnik ndaj Allahut.

    Në çdo mëngjes, ekzistojnë mënyra të panumërta për t’i ndihmuar të tjerët. Çdo gjë që e bën, nuk do ta ndihmojë botën, por gjithashtu do t’ju ndihmojë juve në çdo mënyrë. Ju do të përjetoni shpërblimet që nuk mund të arrihen në asnjë mënyrë tjetër. Nuk kërkohet që bamirësia gjthmonë të bëhet me para, ju mund të sakrifikoni nga koha dhe shkathtësitë tua. Mbaje në mend, gjithmonë të jesh i sinqertë në veprimet tua dhe kërkoje vetëm shpërblimin e Allahut.

    Vazhdon InshaAllah...

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Grafika e Anum
    Anum nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    17-05-2010
    Lokacioni
    Në Tokën e të Gjithmëshirshëmit
    Postimet
    519
    All-llahu të shpërbleftë
    453
    Falënderuar 827 herë në 338 Postime
    Rep Fuqia
    360

    Re: Shërimi i trupit dhe shpirtit

    3. Të jesh besimtar

    Ti e përjeton atë në të cilën beson. Ti ke nevojë vetëm t’i rregullosh ndjenjat tua të mbrendshme, ruaje vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tënd dhe mbi të gjitha, ki besim të vërtetë në Krijuesin tënd – Allahun. Siç kam thënë në kapitullin paraprak, e tëra është në mendjen tënde; forca e mendimeve tua gjeneron ndjenjat mbi të cilat varen mendimet tua. Çdo veprim i madh filloi me një die, një mendim të thjeshtë, ose një opinion që u paraqit në vetëdijen tënde, i cili pastaj rezultoi në ndryshime efektive të jetëve të njerëzve. Besimi jonë gjeneron një forcë të madhe, një forcë shtytëse që arrin rezultate të mëdha dhe që i vë në jetë vizionet tona.

    Nëse parashen bollëk dhe prosperitet, do të pasojë dobia, por nëse mendimet tua janë të plogështa dhe pesimiste, e keqja do të pasojë. Allahu ka thënë në një hadith kudsij:“ Unë jam ashtu siç më mendon robi im dhe Unë jam me të nëse më thërret.“ – Buhariu dhe Muslimi.

    Mendimet dhe besimet nuk janë thjeshtë gjëra që i bëjmë, ato janë vegla efektive, nëse aplikohen si duhet dhe nëse ushqehen si duhet mund të bëhen realitet i jonë. Sa më tepër që zgjedhim të kemi mendime të mira, konstruktive dhe inspiruese ndaj vetes dhe të tjerëve dhe ndaj ngjarjeve që i hasim në jetën tonë të përditshme, aq më tepër do të gjenerojmë reagime të gëzueshme në jetën tonë. Urtësia jote gjendet brenda jush; mos kërko përgjigje diku tjetër, pastroje zemrën dhe shpirtin, beso në vetvete dhe në aftësitë tuaja dhe ki besim të plotë të pakushtëzuar në Krijuesin tënd; vetëm atëherë do të rilindni dhe do ta ndryshoni jetën për të mirë.

    Dr.Albert Allis e skicoi një sistem A,B,C, për t’i ndihmuar njerëzit që ta rregullojnë gjendjen e tyre mendore. ( Cituar në Schnebly 2000).
    A= veprim
    B= besim
    C= ndjenja pasuese

    Ne zakonisht mendojmë se veprimet (ose ngjarjet që i përballim) janë agjentët shkaktar të ndjenjave tona. P. sh. Nëse do ta humbja punën, kjo do të më çonte në një ndjenjë të vetëvlerësimit të ulët në jetë. Kjo tregon rëndësinë e “B”- së në formulë. Nëse besoj në vetvete, do të kem vetëbesim dhe mund t’i ndryshojë ndjenjat e mia pasuese “C”, në një drejtim pozitiv. Kjo është një sfidë e re, një shans e ofruar për të mësuar dhe për ta përmirësuar veten më tej dhe për t’i zbuluar talentet dhe dhuntitë e mia të fshehura.

    Mos prano dështimin, vetëm prej teje varet shndërrimi i dështimit në sukses, gjithmonë duke u përpjekur edhe një herë. (Dyer, 1990). Nuk ka peshë ajo që ndodh, por peshë ka mënyra që e zgjedh për të reaguar. Mëso nga përvoja jote dhe ke besim të plotë në aftësitë dhe potencialin tënd. Më kujtohet se gjatë një interviste në çerdhe me një vajzë 4-vjeçare të shoqes sime, mësuesja e pyeti për një shkronjë të alfabetit që ajo nuk e dinte. Vajza e vogël u përgjigj menjëherë: “Ti nuk prêt që unë të di çdo gjë, apo jo? Përndryshe pse duhet të vijë në çerdhe?” Pa pas nevojë të them, vajza menjëherë u pranua në çerdhe.
    Për të krijuar ndryshime në jetën tone, ne duhet të fillojmë punën me ndjenjën tone të vetëvlerësimit, spiritualitetit të brendshëm dhe vetëdijes. Allahu na mëson këtë në Kur’an:
    Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk na largon nga të mirat) përderisa ata ta ndyshojnë vetene tyre.” Er R’ad 11.

    Mbaje në mend, e tëra varet prej teje:askush nuk mund t’i lëndojë ndjenjat e tua ose t’ju bëjë të pikëlluar. Çfarë duhet të bëni për ta ndryshuar situatën, është t’i rregulloni mendimet dhe besimet tua; si rezultat, qëndrimet dhe reagimet tua do të ndryshojnë për të mire. Prej çdo dështimi merr mësim, kërko mesazhin pas çdo problem. Beso se Allahu e dëshiron më të mirën për ty dhe se dera për udhëzimin dhe mëshirën e Tij është e hapur. Imagjinoje një jetë dhe mjedis të përsosur dhe ti do ta gjesh veten nëpërmjet nënvetëdijes duke punuar në atë përsosurisht posa ta besoni atë. ( Dyer 1990).

    Mbaje në mend se mendimet tua as nuk kufizohen, e as nuk kontrollohen nga askush përveç teje; ato nuk kufizohen në kohë dhe vend; ato madje nuk i nënshtrohen realitetit të kësaj bote. A e ka imagjinuar dikush në fillim të shekullit XX se një njeri do të ecë në hënë, se ne do të mund të t’i shohim dhe të flasim drejtëpërdrejtë me shokët që jetojnë në pjesë tjera të globit ose se dikush mund ta merr ndonjë informacion të dëshiruar brenda sekondave, vetëm duke e shtypur një buton?

    Gjithmonë, kujtoj premtimet e Allahut, se Ai i shpërblen veprat duke i mbajtur të ligat dhe shqetësimet larg teje, për të pas jetë të këndshme:
    „ …kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja)e as nuk ka për të dështuar(në jetën tjetër)“. Ta Ha, 123.
    E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e Kijametit do t’a ringjall të verbër.“ Ta Ha, 124.

    4. Jeto në moment

    Ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, kujtimet mund të na shërbejnë vetëm si udhëzues, paralajmërues ose mësime për të ardhmen. Keqardhja për ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën e largët dhe ndalja në incidentet tregjike do të na dërrmoj dhe shkatërroj sigurinë tonë.

    Për të njëjtën arsye, ne nuk mund ta kontrollojmë të ardhmen. Pa pyetur sa vetëbesim ke, sa burime i ke, kurrë nuk mund ta parashikosh momentin e ardhshëm. Ne madje nuk e posedojmë asnjë frymëmarrje të vetme, atëherë pse ta humbim kohën dhe energjinë duke u brengosur. I Dërguari a.s. e mësoi Abdullah ibn Omerin: „ Kur të zgjohesh, mos bisedo me vetveten për mbrëmjen dhe nëse e arrin mbrëmjen mos e bë hall mëngjesin; merr nga jeta për vdekjen dhe nga shëndeti për sëmundjen, pasi kurrë nuk e di o Abdullah,se çfarë do të jetë fati yt nesër.“ – Buhariu.

    Lee Schnebly shkroi në librin e saj „ Të ushqyerit e Vetes dhe të tjerëve“, - se shqetësimi për të ardhmen dhe preokupimi me të kaluarën na mohon kënaqësinë e të vërejturit dhe të çmuarit të asaj që po e përjetojmë në të tashmen. ( Schnebly 2000). I Dërguari a.s. na mësoi: „ Kush gdhihet prej jush i sigurt në shpirtin e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe ka ushqim për një ditë, është sikur t’i jetë dhënë krejt bota.- Tirmidhiu.

    Kur isha e vogël, ankohesha shumë për gati çdo gjë dhe nëna ime më përgjigjej me këto vargje franceze të Viktor Hygos: (solla vetëm përkthimin)

    Ne lindim me dëshirë për të vdekur
    Ne rritemi me keqardhje për humbjen e fëmijërisë
    Kur zemra është e pastër si ari
    Ne plakemi me keqardhje për humbjen e rinisë tonë të lumtur dhe të shëndetshme.
    Dhe ne vdesim me keqardhje që po plakemi dhe për vetë jetën.

    Nuk e kam kuptuar domethënien e tyre aq mirë deri para disa viteve. Nëna ime kishte të drejtë. Duhet të kënaqemi me çdo moment, pasi çdo moment e ka të shijen dhe bukurinë e vetë. Secila fazë në jetën tonë e ka të hidhurën dhe ëmbëlsinë, pse ta shikojmë anën e zbrazët të gotës? Pse të mendojmë se dielli është gjithmonë më i ndritshëm në pjesën tjetër? Kënaqu me jetën tënde, mendo për të gjitha të mirat që i ke dhe sigurisht ke shumë. Allahu është më i Drejti.

    Ne i themi lutjet dhe dhikrin tonë për të na përkujtuar çdo mëngjes se kemi përpara një jetë të re; në këtë mënyrë ne e rikonformojmë besimin dhe devotshmërinë tonë ndaj Allahut dhe lutemi për shëndet, pasuri dhe lumturi në këtë ditë të re: „E arritëm mëngjesin; e gjithë pasuria i takon All-llahut; falënderimi është për All-llahun, nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, i Cili është një dhe i pashoq; Atij i takon sundimi dhe falënderimi; Ai mbi çdo send është i plotfuqishëm. O Zot, prej Teje kërkoj mbarësinë (të mirën) e kësaj dite dhe të ditëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj dite dhe ditëve të tjera. O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga përtacia dhe mendjemadhësia. O Zot, më mbro nga dënimi i Xhehennemit dhe nga dënimi i varrit“.
    ( Asbahna ve asbaha el-Mulku lil-lah vel-hamdulil-lah la Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve Huve ala kul-li shejin kadir. Rabbi es'eluke-l-hajre ma fi hadhel-jevmi ve hajre ma badehu ve eudhu bike min sherri ma fi hadhel-jevmi ve sherri ma badehu.Rabbi eudhu bike minel-keseli ve su'il-kiber.Rabbi eudhu bike min adhabin fin-nar ve adhabin fil-kabr).

    „O Zoti im, të lutem më jep dituri të dobishme e furnizim të mirë dhe të lutem Të m'i pranosh veprat e mia”.
    (All-llahume inni es`eluke ‎ّilmen nafi`an ve rizkan tajjiben ve ‎ّamelen mutekabbelen). (çdo mëngjes)‎. Muslimi.

    Gjendet një dua e ngjashme që duhet të thuhet çdo mbrëmje:
    E arritëm mbrëmjen dhe e tërë pasuria i takon All-llahut, Zotit të botërave.O Zoti im, unë kërkoj mirësinë e ‎kësaj nate, hapjen e saj, ndihmën e saj, dritën e saj, dhuntinë dhe udhëzimin e saj. Kërkoj të më mbrosh nga e ‎keqja e saj dhe e ditëve të tjera pas saj). (Emsejna ve Emsel-Mulku lil-lahi Rabbil-‎alemin. All-llahumme inni es'eluke hajre hadhel-jevmi fet-hahu, ve ‎nasrehu ve nurehu, ve bereketehu, ve hudahu, ve eudhu bike min sherri ma fihi, ve sherri ma badehu).
    Askush nuk e di nëse ai ose ajo do të zgjohet të nesërmen.

    Allahu ka thënë:
    Allahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon”.- Sure Ez Zumer 42.
    Meqenëse, askush nuk e di se çfarë e pret të nesërmen, pse të brengosemi? Vetëm mbaju për besimin dhe ripërtërij zotimet tua çdo natë para se të flesh. Kërkoj Allahut mbrojtje, falje dhe mëshirë.

    “O All-llah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje”.(All-llahumme inneke halakte nefsi ue Ente teuefaha,Leke mematuha,ue mahjaha,In ahjejteha fahfedhha ue in emetteha fagfirleha.Allahumme inni es'elukel-'afijete).Muslimi.

    Kur të ndihem e depresionuar ose kur kaloj nëpër një situatë të vështirë, gjithmonë ia kujtoj vetes këto vargje të Imam Shafiut:
    Le të vrapojnë fatet me vuajtjet e tyre,
    Dhe fle vetëm me mendje të qetë
    Midis lëvizjes së qëpallës
    Allahu e ndryshon një gjendje në tjetrën.

    Të jetuarit në moment të sjell qetësi në mendje, të cilën të gjithë luftojnë për ta arritur. Ajo është një gjendje relaksuese e mendjes që na ndihmon t’i ndeshim dhe t’i kapërcejmë sfidat e përditshme.(Carter Scott, 1999)

    5. Zbatoje indiferencën

    Këtu me indiferencë nënkuptojmë që ti të kënaqesh me bekimet dhe të mirat tua materiale, t’i çmosh të gjitha begatitë që vazhdimisht paraqiten në jetën tënde, por të mos bëhesh shumë i lidhur për to. (Dyer, 1990) Mos u jep shumë pas gjësendeve tua materiale, mos i përdor këto gjësende të jashtme si peshore për lumturinë, kënaqësinë dhe suksesin në jetë. Sa më bujar që je, aq më shumë prosperon. Kjo sigurisht nuk është një ftesë për pakujdesi, vetëkënaqësi ose shkujdesi, ajo është vetëm një përpjekje që t’i vëmë prioritet tona, ta kuptojmë se nuk kemi kontroll ndaj askujt ose asgjëje në jetën tonë, qoftë ndaj parasë, profesionit, personit tjetër ose madje shëndetit; kështu mos i lejo këto gjëra t’ju robërojnë. Lidhja me mallrat, njerëzit ose posedimet personale rezulton në një ndjenjë alarmuese të pasigurisë që e pengon aftësinë tonë për t’i çmuar dhuntitë e panumërta, gjërat që vërtet vlejnë në jetën tonë. Allahu ka thënë:
    Çka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është te All-llahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por për ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten”.Esh Shura – 36.

    Kur’ani i lavdishëm na mëson kuptimin e indiferencës emocionale ndaj gjërave materiale ose mosngarendjen ndaj tyre, në shumë ajete:
    Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t'i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm”.Ta ha 131.

    E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
    Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë“.
    El –Kehf 45-46.

    El Farabiu (870-950), një dijetar i hershëm dhe filozof musliman e analizoi indiferencën, në këtë rast, mos lidhjen me materialen. Ai ndau forcën e vetëdijes së shpirtit të njeriut në tri nivele:

    - Shqisat
    - Imagjinata
    - Intelekti

    Duke i përdorur shqisat tona, ne e vizatojmë një pikturë të veçantë tënjë personi ose objekti; kjo është një qenie fizike që mund të shihet dhe dallohet. Pastaj në imagjinatën tonë, ne i shtojmë kuptimet dhe përshkrimet tona të kësaj gjëje, pa pyetur a e duam, a kemi nevojë për të apo e urrejmë. Më në fund vjen roli i intelektit, i cili sipas Farabiut – është një shkallë e vetëdijes e pavarur nga ndonjë çështje fizike; ajo është një shkallë e ndriçimit totalisht e shkëputur nga aspekti material i jetës. Kjo shkëputje e shndërron pikturën e imagjinuar në logjikë të pastër. Një intelekt i urtë i percepton kuptimet matanë materiales, e liron atë nga bota e forms dhe e kupton parëndësinë racionale të këtyre materialeve në jetën tonë.

    Në këtë hadith kudsij, Allahu thotë: „ O njerëz, përkushtojani veten adhurimit Tim, Unë do t’ua mbush zemrën me prosperitet dhe do t’ua përmbush nevojat tua; por nëse nuk e bën këtë, do t’ua mbaj duart të zëna dhe nuk do t’ua përmbush nevojat tuaja“. – Tirmidhiu

    I Plotfuqishmi gjithashtu ka thënë: „ Kush e ka brengë kryesore të tij botën tjetër, Allahu do ta vendos pasurinë dhe prosperitetin në zemrën e tij dhe bota do t’i vijë përpara. Kush ka brengë kryesore ekzistencën në këtë dynja, Allahu do ta sjellë varfërinë e tij midis dy syve dhe atë që do ta arrijë nga kjo botë është vetëm ajo që i është caktuar“.

    Lidhja më e rëndomtë në jetën e njeriut është me pasurinë. Të kesh para është një gëzim i madh nga Allahu, ndërsa puna e palodhshme për të fituar para është absolutisht pjesë normale e jetës sonë. Ajo që nuk është normale është të lejojmë që paratë të na kontrollojnë. I Dërguari a.s. ka thënë: „ Begatia e kësaj jete është e gjelbërt dhe e bukur, kush e merr atë me bujari, jetesa e tij do të bekohet dhe kush e merr me arrogancë, ajo nuk do t’i bekohet dhe ai do të jetë si njeriu që ha dhe kurr nuk ngopet.

    Të lejohet që paratë të kenë pushtet ndaj jetës sonë nënkupton të krijohet një lloj i lidhjes që nuk mund të kënaqet, një obsesion që vazhdimisht të jep një ndjenjë të pakënaqësisë.

    Allahu na paralajmëron kundër lakmisë në shumë ajete të Kur’anit dhe i inkurajon besimtarët që t’i harxhojnë paratë e tyre për të nevojshmit, duke kërkuar kënaqësitë e Allahut.
    Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm“. El – Bekare 268
    Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit. Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë“. Et Tegabun 16-17.

    Ibn Mesudi, një shok i Pejgamberit.s.a.v.s. ka thënë njëherë: „ çdonjëri është mysafir në këtë botë dhe paratë e tyre janë vetëm një hua. Mysafiri duhet të shkojë herët a vonë dhe huaja duhet të kthehet.“

    Një lloj tjetër i lidhjes është lidhja me dukjet tona, besimi se ky trup fizik është e tëra që vlen. Disa njerëz janë plotsisht të obsesionuar me dukjen e tyre, e cila i bën të pavëmendshëm për esencën e vërtetë të tyre: bukuritë e shpirtit. Numri i madh i njerëzve, sidomos i grave, që bëjnë operacione plastike,sot është një argument i qartë për këtë preokupim të tmerrshëm. Disa njerëz besojnë se rrudhat, humbja e flokëve ose trashësia janë arsye të vlefshme për depresion; ata e konsiderojnë dukjen e tyre fizike si një peshore të vlerës së tyre. Kjo krijon një frikë jetëgjatë të panevojshme, e cila mund të sjell vuajtje.

    Kur’ani na mëson se trupi është vetëm një strukturë e përkohshme; pjesa më e rëndësihme është shpirti i njierut. Kjo natyrisht nuk nënkupton që ne t’i lëmë anash dukjet; përkundrazi ne duhet ta çmojmë, respektojmë dhe të kujdesemi për dukjen tonë fizike, por në të njëjtën kohë ne përqëndrohemi në bukurinë e shpirtrave tanë. Rregulli është të përkujdesesh për trupin, kështu që ai në në mënyrë efektive t’i shërbej qëllimit të vërtetë të asaj që është krijuar. Sa herë të shikohesh në pasqyrë kujtoje këtë dua: „ O Allah ashtu si me ke përsosur krijimin tim, më përsos edhe moralin tim“.

    Indiferenca e ngjallë kuptimin e vërtetë të Islamit që është dorëzimi ndaj vullnetit të Allahut. Ki besim të plotë, të pakushtëzuar dhe mbështetu në Urtësinë dhe Gjykimin e Tij Absolut. Beso në dominimin e Tij të plotë ndaj të gjitha gjërave. Ai është Allahu, të cilit i mbështeten njerëzit, i Gjithmjaftueshmi dhe Ndihmëtari. Mos u tendos, qetësohu dhe puno në harmoni me universin e përsosur dhe duke vështruar këtë relaxohu.

    Ekziston një përkujtues në këtë hadith të të Dërguarit për atë pse nuk duhet të jemi tepër të lidhur me atë që e posedojmë:

    „Njeriu thotë: Pasuria ime! Pasuria ime! Por, vërtet nga pasuria i merr vetëm tri gjëra: atë që e ka konsumuar dhe harxhuar, veshur dhe vjetruar, atë që e ka dhënë dhe ka fituar (shpërblim); përveç këtyre tri rasteve, çdo gje do të shkoj dhe ai do t’ua lë njerëzve të tjerë (kur të vdes). – Muslimi.

    vazhdon...

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  5. #3
    Grafika e Anum
    Anum nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    17-05-2010
    Lokacioni
    Në Tokën e të Gjithmëshirshëmit
    Postimet
    519
    All-llahu të shpërbleftë
    453
    Falënderuar 827 herë në 338 Postime
    Rep Fuqia
    360

    Re: Shërimi i trupit dhe shpirtit

    6. Dashuria

    Ne jetojmë në planetin e njëjtë, thithim ajrin e njëjtë, e gëzojmë hënën e njëjtë, gëzojmë hënën e njëjtë dhe ngrohemi me dillin e njëjtë, por zemrat tona janë shumë të shkëputura nga njëri – tjetri. Dashuria është e vetmja ndjenjë që mund t’I bashkojë përpjekjet tona dhe t’I bashkojë zemrat tona, por pothuajse nuk e gjejmë atë në përvojën tonë të tanishme.

    Ekzistojnë dy lloje të dashurisë:

    - Dashuria metaforike, e cila është dashuri kalimtare e lidhur me botën materiale dhe jetën trupore dhe
    - Dashuria hyjnore, dashuria ndaj Allahut - kjo është dashuri e vërtetë, e përhershme dhe e pafundme.

    Shkrimet e filozofit musliman Rumi demonstrojnë se të dy llojet e dashurisë duhet përfundimisht të çojnë në rrugë të Allahut.

    Admirimi I bukurisë së natyrës, ndjenjat e shenjta e të pastra midis një njeriu dhe bashkëshortes së tij dhe dashuria e pakushtëzuar prindërore janë refleksione të bekimeve të mëdha nga Allahu, një manifestim e Emrave dhe Atributeve të Tij hyjnore; kjo dashuri është një urë që e çon një mendje të ndritur te Krijuesi, I Gjithfuqishmi dhe Gjithmëshirshmi.

    Që ta duam Allahun, ne duhet ta ndiejmë ekzistencën e Tij nëpërmjet mendjeve tona të përulura. Arsyeja dhe mendja jonë duhet të prodhon nënshtirm dhe frikërespekt të plotë. Për muslimanët, dashuria ndaj Allahut vjen në radhë të pare, ajo është lloji më i pastër dhe më i vërtetë i dashurisë, esenca e çdo krijimi. Ajo është kërkesë e besimit për muslimanin e vërtetë. Allahu ka thënë në Kur’anin e Shenjtë:

    Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” Et – Tewbe, 24.

    Autorët bashkëkohorë po e theksojnë harrimin e dashurisë në përpjekjet tona të përditshme për mbijetesë. Posedimet tona material, lakmia për këtë botë, shikimi I gushtë, zilia dhe egoizmi, të gjitha I kanë zëvendësuar këto ndjenja të shenjta të dashurisë dhe mëshirës në zemrat e njerëzve. Ndjenja e lojalitetit dhe moralit dhe përkushtimet etike janë dobësuar me preokupimin e njerëzve me problemet e jetës së përditshme. Këta autorë e referojnë këtë përkeqsim të dukshëm në distancimin tone nga burimi më I madh I dashurisë, nga Zoti ynë, Allahu. Për shkak se nuk e kemi ndjekur rrugën e Tij, për shkak se nuk e kemi dashur si duhet, ndjenjat e dashurisë kanë ikur nga zemrat tona. Me qëllim që ta duam njëri-tjetrin përsëri dhe të jetojmë në paqë dhe harmoni, ne duhet të kthehemi vetëm tek Ai dh eta duam me gjithë zemër. Gulen 2004.

    Allahu ka thënë në Librin e Tij të shenjtë:
    Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!”- Ez – Zumer, 67.

    Allahu na premton se nëse e duam dhe e ndjekim rrugën e Tij, ai do të na dojë neve.
    “Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” Ali Imran, 31.

    Imagjinoje se sa do të jetë kjo, të fitosh dashurinë e Allahut! Gjendet një hadith kudsi, që na jep një ide se si duket ajo:
    Kur Allahu e don një rob, e thëret Xhibrilin (alejhi selam) dhe i thotë: O Xhibril, Unë e dua filanin-andaj duaje edhe ti! Xhibrili (alejhi selam) e don këtë njeri dhe bën një lajmërim për banorët e qiellit:” Allahu e don filanin, me urdheroi mua ta dua, unë e dua-Duajeni edhe ju”. Banorët e qiellit e duan atë, si rezultat, banorët e tokës janë të kënaqur dhe pranues ndaj tij”. Muslimi

    Të duam (në pikëpamjen e vërtetë islame) është ta lidhim çdo gjë që e duam me Allahun dhe t’i shmangemi shoqërimit të partnerëve dhe idhujve në adhurimin ndaj Tij. Ky kuptim më i lartë i dashurisë e çon atë përtej lidhjeve të thjeshta njerëzore në një shkallë më të shenjtë dhe më shpirtërore. E kam dëgjuar shprehjen “të duash për hir të Allahut”, shumë herë përpara, por deri kohëve të fundit nuk e kam kuptuar domethënien e saj. Kam takuar një grup të grave të reja entuziaste, të cilat po përgatiteshin për një konferencë lidhur me marrëdhëniet dhe moralin e vërtetë islam. Organizatoret jetonin në shtete të ndryshme dhe komunikonin me email. Ato kurrë nuk ishin takuar më parë, por të gjitha ishin të përkushtuara dhe besonin aq shumë në vlerat islame që po i predikonin, sa që kishin përjetuar një lidhje të fortë ë pabesueshme, që i lidhte shpirtat e tyre. Ato u takuan për herë të parë në konferencë dhe jetuan bashkë për një javë; një javë të punës së palodhshme dhe përkushtimit ekstrem. Në fund të konferencës, i pashë duke qarë për shkak se shpejt duhej të ndaheshin. E ndjeva dashurinë e fortë hyjnore që i lidhte zemrat e tyre dhe që i lironte nga lakmia materiale dhe interesat personale. Një dashuri që gjeneronte energji të madhe të zbuluar në punën e tyre të bukur dhe në konferencëne suksesshme. Ato e gjetën lumturinë suksesin e njëra-tjetrës, në vetëmohim dhe në dashurinë hyjnore që i mbushte zemrat e tyre, sikur të mbështillej çdo gjë dhe çdonjëra, me një bekim të shenjtë hyjnor.

    Pastaj mu kujtuan këto fjalë të Gazaliut: “ Dashuria për Allahun e mbështjellë zemrën; ajo e sundon zemrën dhe madje përhapet në çdo gjë”.

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. na ka mësuar: “ Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ju nuk keni besuar derisa ta doni njëri-tjetrin. T’ju tregoj diçka të cilën nëse e bëni do ta doni njëti – tjetrin. Përhapeni selamin në mes jush.”Muslimi, Davudi dhe Tirmidhiu.

    Ai gjithashtu ka thënë: “ Askush prej jush nuk ka besuar me të vërtetë përderisa të mos i dëshiroj vëllaut të tij atë që e dëshiron për vete.” Buhariu dhe Muslimi.

    Ekziston një kuptim i rëndësishëm në këtë hadith. Me qëllim që t’i duam vëllezërit dhe motrat tona në besim, ne duhet të duam në radhë të parë veten. Kjo nuk është një ftesë për egoizëm, por një thirrje për ju që ta zbuloni dhe çmoni veten tuaj, të përqëndroheni në të çmuarit e asaj se çfarë jeni dhe jo në urrejtjen e vetvetes për çfarë jeni. Nëse ke mendime negative, nëse të vjen keq për prezencën, veprimet dhe fatin tënd, ju definitivisht dot’a ndieni të njëjtën për të tjerët, do ta gjeni zemrën të mbushur me inat dhe mendjen të mbushur me vujtje dhe keqardhje. Vetëm kur të lidhemi me dashurinë tonë të mbrendshem, ne do ta ndiejmë forcën brenda vetes për t’u ndihmuar të tjerëve; ne do ta shihim këtë pasion duke i pastruar zemrat tona, duke u përhapur në jetët tona, që i bën ato të shëndrisin në bukuri.

    Gjendet një thënie e vjetër egjiptiane:“Nëse shtëpinë e ke të ndërtuar prej qelqi, mos u hedh të tjerëve gurë.” Kështu mos i hulumto gabimet e njerëzvee as mos u përqëndro në defektet dhe të metat e tyre; në vend të kësaj, përpiqu t’i vlerësosh të mirat e çdokujt. Nëse e pranojmë personin tjetër ashtu si është, nëse përpiqemi t’i duam ata vetëm për hir të Allahut, do të jetë më lehtë për ne të komunikojmë, ta kuptojmë njëri-tjetrin dhe të jetojmë së bashku në paqë.

    Allahu thotë në këtë hadith kudsij: “ Ata që e duan njëri tjetrin për hir Timin, kanë frone prej drite; Pejgamberët dhe Shehidët (Dëshmorët ) do t’a lakmojnë suksesin e tyre”. Tirmidhiu.

    Njëherë e lexova një tregim të vjetër kinez për një vajzë të quajtur Lin.

    Shumë kohë më parë, vajza e quajtur Li-Li ishte martuar dhe kishte shkuar të jetojë te bashkëshorti i saj dhe nëna e tij. Për një kohë shumë të shkurtër, Li-Li kishte kuptuar se assesi nuk do t’ia arrinte të pajtohet me vjehrrën e saj. Sjellja e tyre ishte aq e ndryshme, ashtu që Li-Li hidhërohej shumë shkaku i disa shprehive të vjehrrës, në çka vjehrra i ishte përgjigjur në mënyrë kritikuese.

    Kaluan ditë e javë… Li-Li dhe vjehrra e saj asnjëherë nuk u ndalën së zënuri. Megjithatë, fakti që Li-Li sipas traditës së vjetër kineze, është e obliguar t’i nënshtrohet vjehrrës dhe t’i plotëson kërkesat e saj, edhe më tepër e kishte rënduar situatën. Shkaku i të gjitha këtyre mosmarrëveshjeve dhe zënkave në shtëpi, bashkëshorti i saj shumë kishte hjekur.

    Në fund Li-Li më nuk kishte patur fuqi të duronte sjelljen e keqe të vjehrrës së saj, andaj kishte vendosur që të ndërmerr diçka sa më parë. Li-Li ishte nisur te miku i mirë i të atit, zotëri Huangu i cili shiste çajra. Ia kishte treguar tërë situatën dhe e kishte pyetur a kishte ai ndonjë helm, në mënyrë që ta zgjidhte problemin.

    Zotëri Huangu ishte menduar për një cast dhe në fund i ishte përgjigjur: “Li-Li, do të të ndihmoj ta zgjedhës problemin mirëpo duhet të më dëgjosh mirë dhe të bësh ashtu siç të them.” Li-Li tha: “Po, zotëri Huang, do të veproj çdo gjë që do të më thoni.

    ”Zotëri Huangu shkoi në dhomën tjetër dhe pas disa minutash kthehet me një pako çajra. Pastaj i thotë Li-Lit: “Mund të shfrytëzosh helm që ndikon shpejt në mënyrë që të lirohesh nga vjehrra jote, megjithatë kjo mund të shkaktojë dyshime tek njerëzit.

    Për këtë shkak, të kam dhënë shumë çajra të cilët do ta helmojnë organizmin e saj ngadalë. Çdo të dytën ditë përgatit ushqim të shijshëm edhe vëndo pak nga këto barëra në ushqimin e saj.

    Mirëpo duhet të kujdesesh që askush mos të dyshojë në ty kur ajo të vdesë, duhet të jesh shumë e kujdesshme dhe të ndërrosh sjelljen ndaj saj, të jesh e sjellshme dhe e këndshme. Mos u zë, vepro atë që ajo thotë dhe sillu ndaj saj si të jetë mbretëreshë.”

    Li-Li u bë shumë e lumtur. Iu falënderua zotëri Huangut dhe shpejtoi në shtëpi që sa më parë të fillonte me planin e mbytjes së vjehrrës.

    Kaluan javë, kaluan edhe muaj… Li-Li në çdo të dytën ditë servonte ushqim special të shijshëm për vjehrrën e saj. Kujtonte çka i kishte thënë zotëri Huangu në mënyrë që t’i ikë paraqitjes së dyshimit tek njerëzit, ashtu që kontrollonte sjelljen e saj, ishte e dëgjueshme ndaj vjehrrës dhe sillej ndaj saj sikur të ishte mbretëreshë.

    Pas gjashtë muajve, e tërë atmosfera shtëpiake ishte ndyshuar. Li-Li ishte mësuar aq mirë si ta kontrollonte veten, ashtu që asnjëherë më nuk ishte hidhëruar apo bërë nervoze.

    Nuk kishte patur as një shkak të vogël nga vjehrra e saj gjatë gjashtë muajve të fundit. Vjehrra i ishte dukur si e saja, kështu që pajtueshmëria mes tyre dukej dukshëm. Edhe sjellja e saj ndaj Li-Lit ishte ndërruar, kishte filluar ta dojë nusen sikur ta kishte vajzë të saj.

    Pandarë u kishte folur familjarëve dhe miqve se si Li-Li ishte nusja më e mirë që ndonjëherë do kishte dashur. Li-Li dhe vjehrra e saj tanimë shumë mirë pajtoheshin mes vete, sikur të ishin nënë dhe bijë. Burri i Li-Lit ishte mjaft i lumtur kur shihte se çka po ndodhte në shtëpinë e tij kohëve të fundit.

    Një ditë, Li-Li prap kishte shkuar të zotëri Huangu edhe prap e kishte lutur për ndihmë: “Zotëriu i dashur Huang, ju lutem më ndihmoni që të ndaloj helmin të mbysë vjehrrën time! Ajo është bërë grua shumë e mirë edhe e dua si nënën time. Nuk dëshiroj të vdesë nga helmi që unë i kam dhënë!”

    Zotëri Huangu u buzëqesh dhe lëkundi kokën: “Li-Li, mos u mërzit. Asnjëherë nuk të kam dhënë helm. Çajrat kanë qenë vitaminë për përmirësimin e shëndetit të saj. Helmi i vetëm ka qenë në mendimet e tua, dhe sjelljen ndaj saj, por edhe ai më nuk është, ngase dashuria jote ndaj saj është ndryshuar.”

    Vallë, a keni menduar ndonjëherë se ashtu si do ta trajtoni veten, ashtu do ju trajtojnë edhe të tjerët?

    Në Kinë thonë: “Personi që i don të tjerët, do të shpërblehet me dashurinë e tyre për të!”

    7. Mbaj shpresë dhe bëhu optimist


    Gjatë viteve të kaluara, bota është përballur me shumë katasrofa të tmerrshme natyrore, Tsunami në Oqeanin Paqësor, uraganet në Atlantik, rrëshqitjet e dheut dhe tërmetet nëpër Azi, morën me mijëra jetë, i shembën shtëpitë dhe veturat, i hoqën pemët me rrënjë dhe shkatërruan kultura bujqësore dhe shkatërruan shumë ëndrra. Toka, era, dhe uji nuk bëjnë dallime midis vendeve që i godasin, qofshin në ishullin Indonezian, në News Orleans, SHBA ose Pakistan. I vetmi dallim qëndron te njërëzit.

    Konsideroje rastin e dy njerëzve, të cilët i mbijetuan njërës prej fatkeqsive të mëdha ; të dytë i kanë hmbur tërë familjet e tyre, shtëpitë dhe të hollat, çdo gjë. Të dytë po përballen me të panjohurën, të rrethuar nga varfëria, korrupsioni dhe rreziqet serioze të shëndetit, tani të supozojmë se njëri prej tyre është besimtar e tjetri nuk është. Çfarë mendoni se do të jenë reagimet e tyre?

    Natyrisht të dytë do të jenë në gjendje të pikëllimit dhe hidhërimit, tek e fundit ne të gjithë jemi njerëz; por besimtari me besimin e tij dhe mbështetjen në Allahun do të jetë thellësisht i sigurt se ato posedime kurrë nuk kanë qenë realisht të tij; ato i takojnë Allahut. Ai ia dha ato besimtarit dhe ai mund t’ia marrë. Besimtari e di se çdo ngjarje, çfarëdo dhimbje që mund ta sjellë, gjithashtu e sjell me të një mësim të vlefshëm dhe një kuptim më të thellë. Ai nuk është i lidhur me të arriturat e tij materiale, ai e di se kjo jetë nuk është përveç se nje test, një hap kalimtar që do ta sjellë në lumturinë e përhershme, nëse ai e ndjek rrugën e drejtë të Allahutdhe mbetet me shpresë, durim dhe këmbëngulje. Besimtari e di se shpërblimi i tij i madh është Xheneti, e jo në këtë botë.

    Në kontrast, jobesimtari do të shkatërrohet plotësisht nga fatkeqësia; ftkeqsia që i ka ndodhur do të jetë e padururshme. Ai do ta fajësojë fatkeqësine e tij dhe do ta mallkojë fatin. Posedimet materiale i duken sikur të jenë e vetmja domethënie e jetës së tij. Humbja e atyre gjërave nënkupton humbjen e tërë shpresës. Ai dështon ta sheh kuptimin mbrapa 4do sprove që e përballon gjatë jetës së tij. Ai ndien hidhërim, armiqësi, zili dhe shqetësim dhe përjeton një qëndrim armiqsor dhe keqdashës ndaj botës dhe si rezultat ai ka gjasë të dëshpërohet, të irritohet dhe të bie pre e sëmundjeve të ndryshme psiqike dhe fizike. -Jahja 2003.

    Shkalla e shpresës dhe optizmit që ka dikush, varet nga shkalla e besimit. Katastrofat dhe ngjarjet tregjike vetëm e shtojnë besimin dhe nënshtrimin e besimtarëve ndaj Allahut. Ata e ndiejnë një paqë të mbrendshme dhe janë mirënjohës, madje edhe për situatat më të vështira dhe luten për ndihmen dhe udhëzimin e Allahut.

    Eshtë trnasmetuar se Enes ibn Maliku r.a. ka thënë se i Dërguari s.a.v.s. kaloi pranë një gruaje që po qante pranë një varri. Ai i tha që t’i frikësohej Allahut dhe të ishte durimtare. Ajo nuk e njohu dhe u përgjigj: “ Largohu, sepse ti nuk je goditur me një fatkeqësi si e imja!” Kur ajo më vonë kuptoi se ai ishte i Dërguari i Allahut, shkoi te shtëpia e tij dhe i tha: “ Nuk te kam njohur”. Ai i tha: “ Vërtet, durimi është në goditjen e parë të fatkeqësisë”. Buhariu dhe Muslimi.

    Kjo është shenjë e vërtetë e besimit dhe mbështetjes në Allahun. Allahu i përshkruan këta besimtar me fjalët:
    I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.” Es Sexhde, 16-17.

    Gjatë kohës së të Dërguarit s.a.v.s. është transmetuar se një grua paqëllim e shpoi gishtin me thikë. Në vend që të tronditej, ajo buzëqeshi. Shërbëtorja që ishte pranë saj u habit me këtë lloj reagimi. Gruaja i tha: - Kur mu kujtua shpërblimi që do ta fitoj për durimin tim, e harrova dhimbjen. Pra besimtarët besojnë në mëshirën e pakufishme të Allahut dhe në udhëzimin e çmuar, si deh janë të sigurt se shpërblimet e tyre janë disi atje, duke i pritur.

    Në një libër “ Shpresa në Islam” sqarohet shumë bukur se si besimtarët i shohin dobitë në çdo gjë që u ndodh. Ata nga thellësia e shpirtit të tyre e dinë se Allahu ua dëshiron më të mirën në jetën e tyre. Ata besojnë në mëshirën e pakufishme dhe në udhëzimin e çmuar dhe janë të sigurt se shpërblimet e tyre janë disi atje, duke i pritur.

    Nga Kur’ani ne mësojmë:

    “Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.” Et-Tewbe, 51.

    Studimet tregojnë se njerëzit që ankohen shumë, të cilët gjithmonë brengosen, shqetsohen, nuk janë pranues të gjendjes dhe bëjnë zhurmë për çdo ngjarje të vogël në jetën e tyre, janë ata që më së shumti preken nga situatat dhe ngjarjet e vështira. Pesimizmi do të shfaqet në jetën e tyre të përditshme gjatë rrethanave të këqija dhe problemeve të përsëritura.

    Çdo mëngjes kur të zgjohesh, përkujtoje veten se ti e ke zgjidhjen të jesh i lumtur dhe optimist ose të jesh në disponim të keq. Natyrisht, të gjithë ne duhet të zgjedhim të jemi të lumtur, të ndiejmë shpresë dhe të presim duarhapur çfarëdo që na sjell jeta.

    Gjithmonë shikoje anën pozitive të çdo situate që e hasim. Çdo herë kur diçka nuk shkon mirë, ju mund të zgjidhni të jeni i mjerë, vajtues, fatkeq ose i fortë, mbijetues i pamposhtur dhe student i jetës – të ndalesh në humbje ose t’a kapërcesh dhe të mësosh një mësim pozitiv nga çdo përvojë.

    Tërë jeta ka të bëjë me zgjdhje; qëndrimet, perceptimet dhe vetëdija jote janë gjëra që vërtet vlejnë. Ju zgjidhni se si t’i qaseni çdo ngjarje, si ta pranoni fatin tuaj, si t’i interpretoni mësimet dhe përvojat e juaja; ju madje zgjidhni se si njerëzit e tjerë ndikojnë në ndjenjat e juaja. Me çdo lindje të diellit, dita e porsalindur të jep zgjedhjen të jetosh jetën plotësisht dhe të jesh i lumtur. Mos u brengos për të nesërmen, mjafton të gëzohesh dhe të meresh me momentin e tanishëm.

    Vazhdon InshaAllah...

  6. #4
    Grafika e Anum
    Anum nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    17-05-2010
    Lokacioni
    Në Tokën e të Gjithmëshirshëmit
    Postimet
    519
    All-llahu të shpërbleftë
    453
    Falënderuar 827 herë në 338 Postime
    Rep Fuqia
    360

    Re: Shërimi i trupit dhe shpirtit

    8. Bëhu përgjegjës

    Mos i fajëso të tjerët për gabimet e tua: ndale kërkimin e përgjigjeve jashtë vetes tënde. Shiko brenda vetes, do t’i gjesh përgjigjet e duhura. Pranoje se je përgjegjës për atë që e zgjedh të ndihesh ose të mendosh dhe se je i vetmi përgjegjës për zgjedhjet në jetën tënde, kështu nuk mund të arsyetohesh dhe t’i fajësosh ë tjerët për zgjedhjet që i bën. Ki vetëbesim në talentet, forcat dhe aftësitë tua. Zhvilloje një personalitet pozitiv dhe vetafirmues, beso në vetvete, por mos ki tepër vetëbesim. Ne të gjithë jemi njerëz, të gjithë mund të bëjmë gabime. Pranoj pikat tua të dobësisë. Mëso prej tyre dhe përmirsoj ato. Ky qëndrim e mbron dhe e ushqen shëndetin tënd fizik dhe mirëqenien tënde emocionale.

    Allahu thotë në Kur’an:
    “Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.” En Nisa, 79.

    Ai gjithashtu thotë:
    All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.” Junus, 44.

    Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.”Esh – Shura, 30.

    Jeta jote është zgjedhja jote; ajo që ndodh nuk çon peshë, por mënyra që e zgjedh për t’u përgjigjur ndaj saj. Në librin e tij” Kush ma lëvizi djathin?” Dr. Spencer Jonson e jep analogjinë e dy minjve dhe dy njerëzve të vogël që jetojnë në një labirint. Kur minjtë nuk mund ta marrin copën e djathit, ata përpiqen në mënyra të ndryshme; në kontrast, të dy njerëzit ullen në vendet e tyre, duke i fajësuar të tjerët për dështimin e tyre dhe duke pritur që djathi i tyre të kthehet. ( Jonson 1999).

    Le të lirohemi nga qortimi dhe armiqësia ndaj çdokujt madje edhe ndaj atyre që të kanë lënduar ndonjëherë, kanë abuzuar me ndjenjat tua ose të kanë sjellë shqetësime, s’mund të humbim kohë duke e fajësuar bakterin që shakaktoi sëmundjen; atë që mund ta bëni është të merrni mësime dhe t’ua vini veshin mesazheve që i sjellin. Nëse nuk e pranon përgjegjësinë personale, rrezikoni zhvillimin e një qëndrimi përherë të neveritshëm dhe zemërues ndaj atyre që i ke përreth. Ju do të bëheni tepër i varur nga të tjerët për lavdërim, miratim, mbështetje dhe pranim. Ju do të ndieni keqardhje, vetëvlerësim të ulët, paaftësi dhe depresion të pafund.

    Përgjegjësia ndaj vetes gjthashtu përfshin përkushtimin. Përkushtimi nënkupton t’ai kushtosh veten diçkaje dhe t’i përmbahesh planit tënd të zgjedhjes. Përpiqu prapë dhe prapë, mos e prano dëshpërimin. Vet¨m ty të takon ta shndërrosh dështimin në sukses.
    Mbaj në mend fjalët e Allahut:
    Allahu nuk e prish gjendjen e një populli ( nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre...” Er Rr’ad,11.

    Hedhe hapin e parë dhe Allahu do t’ju udhëzojë:
    Atyre që bëjnë vepratë mira, u takon e mira (xheneti) edhe më tepër...”Junus, 26.

    Mbaroje atë që e ke filluar, kujdesu për atë që po e bën. Gjithmonë, përsosi punët, edhe nëse të duhet kohë dhe përpjekje shtesë. T’i përsosësh ghjërat dhe t’i bësh ashtu si duhet, të jep një ndjenjë të mirë për vetveten. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Allahu do që kur ndonjëri prej jush ta kryejë një punë, ta përsosë atë”.

    9. Definoj qëllimet tua

    Çdo person duhet të ketë një qëllim për jetën e tij ose të saj, një qëllim që i parandalon veprat e dikujt të jenë të pafrytshme dhe të pakuptimta. Nëse nuk jep kuptim të vërtetës, jeta është humbje e plotë. Nëse nuk ke arsye për atë që po e bën,asgjë nuk do të jetë e vlefshme. Në një studim të kryer me studentët e kolegjit u bë një krahasim midis atyre që ishin të pakënaqur me rrethanat e tyre dhe atyre që ishin të kënaqur. Njëri prej dallimeve kryesore midis këtyre dy grupeve është se studentët e pa lumtur nuk e kishin projektuar një qëllim të qartë për të jetuar.

    Ndalu për një moment dhe pyete veten:
    - Cili është qëllimi im?
    - Çfarë po kërkoj nga kjo jetë?

    Nëse përgjigja jote është diçka tjetër përveç: arritjes së kënaqësisë së Allahut, atëherë rishqyrtoj vlerat tua dhe planet e tua. Qëllimi përfundimtar për çdo musliman është arritja e kënaqësisë së Allahut. Sigurimi për këtë qëllim dhe për të vetmin qëllim, e çon personin në rrugën e drejtë, duke i rregulluar vlerat dhe moralin dhe duke e nënshtruar zemrën, mendjen dhe trupin në punën e përbashkët për të lëvizur përpara. Është mjaft mirë të kemi qëllime të përkohshme që na ndihmojnë gjatë udhëtimit, të cilat na shpijnë në qëllimin final, si studimet tua, profesioni yt, përgjegjsia jote ndaj bashkëshortes /it, prindërve dhe fëmijëve, e kështu me radhë. Megjithatë, gjithmonë mbaje në mend se këto qëllime të ndëmjetme janë ndihmëtar përgjatë rrugës; qëllimi i fundit është i qartë, i dukshëm dhe i pazëvendësueshëm. Mbaje në mend se ne jemi krijuar për një qëllim dhe çdo ngjarje në jetën tonë është e planifikuar dhe e organizuar mirë, për t’i shërbyer këtij qëllimi.

    Allahu ka thënë:
    Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Edh Dhariat 6.

    Adhurimi nuk nënkupton vetëm faljen dhe agjërimin; çdo vepër në jetën e një muslimani të vërtetë konsiderohet vepër e adhurimit. Siç e përmendëm, qëllimi i mirë dhe sinqeriteti e shndrrojnë një ritual të thjeshtë fizik ose shoqëror në vepër të adhurimit dhe bindje ndaj të Gjithfuqishmit. Përgatitja e mësimeve, gatimi për familjen, puna në zyrë, vizitimi i shokut dhe madje loja me fëmijët, të gjitha mund të jenë akte të adhurimit që shpërblehen nga Allahu. Kjo është pjesë e rolit që duhet ta luajmë në këtë jetë.
    Allahu ka thënë:
    Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij”...- Hud,61.

    Ne jemi të urdhëruar ta zhvillojmë tokën, ta bëjmë atë të lulëzojë dhe të prosperojë. Mbaje në mend se ky është një urdhër hyjnor dhe nuk është vetëm kërkesë; për këtë jemi krijuar!

    Allahu gjithashtu thotë:
    Allahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë...” Et- Talak, 7.

    Meqenëse,Ai na ka dhënë urdhërin për t’a banuar, eksploruar, shfrytëzuar, ruajtur dhe zhvilluar tokën dhe mjedisin tonë, kështu pa dyshim, Ai gjthashtu na ka dhënë çdonjërit aftësinë natyrore për ta pëmbushur këtë detyrë të shenjtë. Çdonjëri prej nesh e ka një identitet të shenjtë, i cili i përfshin dhuntitë tona të veçanta, fuqitë dhe talentet. Ato ekzistojnë, më besoni, sfida e vërtetë është t’i eksplorojmë dhe t’i zbatojmë më tej për mirëqenien tonë dhe mirëqenien e tërë botës.

    Njëherë nje shoqe e imja po më ankohej se ishte një dështake e vërtetë; ajo ishte e bindur se nuk ishte e mirë në asgjë, se nuk posedonte asnjëfarë talenti. U ula me të dhe u përpoqa t’a bëje të mendonte për të gjitha gjërat që ajo vërtet i gëzonte, hobit e saj dhe sferat në të cilat ishte e mirë. Pas një diskutimi të gjatë, ajo doli vetëm me dy shkathtësi: “ E dua blerjen në shtëpitë e shtrenjta të mallrave dhe më pëlqen të ha në restorante me pesë yje, “ – tha ajo. Nuk munda ta bindja për ndonjë rrugë të mundshme për t’i ndihmuar, kështu e përshëndeta, duke e nxitur që të mendonte për gjëra më të dobishme që mund t’i bënte.

    Ditë më vonë, po e shikoja një faqë interneti të punësimit kur sytë më shkuan te një kategori shumë e çuditshme e karrierës. Një kompani e njohur po e kërkonte një “blerëse misterioze”. Përshkrimi i punës ishte si vijon: personi i kërkuar duhet ta dojë blerjen dhe ngrënien në supermarketet dhe restorantet e standardeve të larta, ai/ajo do të ngarkohet në shënimin e raporteve për t’i vlersuar këto vende. Raporti duhet të flas për cilësinë e shërbimit dhe efikasitetin e punëtorëve.

    Më në fund, ekzistonte diçka që po e priste shoqen time, që ishte në përputje me pasionin e saj të veçantë dhe përkushtimin e plotë; me talentet e saja unike, ajo mund të arrinte sukses në dhënien e ndihmës për kompanitë e industrisë në drejtim të standardeve të tyre.

    Ky shembull mund të jetë ekstrem, por e ilustron në mënyrë të përsosur se si të gjithë ne kemi pritje potenciale të fshehura, që duhet të eksplorohen. Kurrë mos e nënçmo vlerën e hobive tua dhe interesave tua; kurrë mos mendo se nuk mund të bësh një të mirë. Nëse nuk mund ta gjesh atë në të cilën je i mirë, gërmo më thellë, shiko gjithandej, pyeti shokët dhe shoqet dhe lexo në fusha të ndryshme. Nëse je prind, përpiqu t’i inkurajosh fëmijët tu që t’i zbulojnë dhuntitë e tyre. Kurrë mos ua impono idetë tua, vetëm hapu fusha të reja, sugjeroju opsione të reja, ndihmoju t’i eksplorojnë talentet dhe interesat e tyre dhe çfarëdo që zgjedhin mos i dekurajo ose kritiko, vetëm këshilloj, jepu të lexojnë më tepër dhe monitoroje progresin e tyre.

    Një pjesë tjetër e rëndësishme e definimit të qëllimeve tua është të sfidohet vetvetja vazhdimisht. Nëse qëllimet tua arrihen lehtë, pas një kohe ju mërziteni dhe bëheni të pakënaqur. Posa t’i arrin qëllimet, ju mund ta humbni interesin , të ndiheni i pamotivuar dhe ta humbni vullnetin. Në anën tjetër, sfidat i përshtaten aftësive tua dhe nëse gradualisht po i arrini qëllimet e juaja, ju do të jeni i kënaqur. Arritja e qëllimeve tua afatshkurtra vazhdimisht ju jep qëndrueshmërinë e kërkuar dhe forcën shtytëse për të vazhduar rrugëtimin për qëllime më të mëdha dhe më të larta. Ajo do t’ju jep ngazëllimin e kërkuar dhe kënaqësinë që do ta stimulojë vullnetin tuaj dhe do t’ju ndihmoj të vazhdoni.

    Këtu është një tregim që vërtet mendoj se e ilustron këtë koncept:

    Japonezët gjithmonë e kanë pëlqyer peshkun, por ujërat afër Japonisë nuk mbajnë shumë peshq të tillë. Kështu, ata ndërtuan anije më të mëdha të peshkimit dhe shkuan më larg në det. Sa më larg që shkonin peshkatarët, aq më shumë kohë u merrte ta sillnin peshkun dhe për shkak se peshku nuk ishte më i freskët, japonezët nuk e pëlqenin shijen e tij. Për ta zgjedhur këtë problem, kompanitë e peshkimit instaluan friza në anijet e tyre. Ata e zinin peshkun dhe e ngrinin në det. Frizat i lejuan peshkatarët që të shkonin më larg dhe të qëndronin më gjatë.

    Megjithatë japonezët përsëri e shijonin dallimin midis peshkut të freskët dhe të ngrirë dhe ata nuk e pëlqenin peshkun e ngrirë. Kështu, kompanitë e peshkimit instaluan rezervar të ujit për peshq në anijet e tyre, ku i ruanin të gjallë peshqit. Pas një rrotullimi të vogël përreth, peshqit nuk lëviznin, ata ishin lodhur dhe kishin monotoni, ishin të ngathët, por të gjallë. Fatkeqsisht, japonezët përsëri mund ta vërenin dallimin, ata e humbnin shijen e tyre të freskët.

    Më në fund japonezët e gjetën zgjidhjen në një thënie të thjeshtë: “ Një person përpiqet dhe mbijeton vetëm në prezencën e një mjedisi sfidues”. Kështu, për ta ruajtur shijen e freskët të peshkut, kompanitë e peshkimit e vendosnin një peshkaqen të vogël në çdo rezervar. Peshkaqeni i hante disa peshq, por pjesa tjetër arrinte në gjendje shumë të gjallë. Peshqit ishin sfiduar.

    Nëse ke shumë ëndrra dhe ambicie të mëdha, mos u dekurajo ose dëshpëro. Gjej kohë që t’i vlersosh aftësitë dhe burimet tua, rregullo prioritetet dhe në mënyrë të kujdesshme planifikoje hapin tënd të ardhshëm.

    Allahu thotë në Kur’an:
    “ Kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (Allahut).” El Inshira, 7.

    Ne gjithmonë, duhet ta kujtojmë ajetin tjetër gjithashtu, sepse ai e plotëson kuptimin e ajetit të mëparshëm.
    Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!” El – Inshira, 8.

    Siç e kemi përmendur më herët, ju duhet të jetoni në moment dhe t’i gëzoni të arriturat tua dhe në të njëjtën kohë, gjithmonë ta rregulloni nijetin për qëllimet tua e së ardhmes. Ajo që e ka bërë Perandoorinë Islame të rritet dhe të lulëzojë në vitet e hershme të Islamit, ka qenë ambicia e madhe. Muslimanët nuk u ndalën në përhapjen e fesë së re në gadishullin Arab. Ata dolën për ta përhapur Islamin në tërë botën, nga Kina në lindje deri në Spanjë në perëndim. Pas themelimit të perandorisë, sfidat nuk u ndalën për këta muslimanë. Ata filluan të hulumtonin dhe ta regjistronin diturinë e re në të gjitha fushat shkencore: gjeografi, astronomi, filozofi, mjekësi dhe fizikë, në mes tjerash. Sfidat e tyre i mbanin të gjallë dhe bënin që perandoria të rritej, por kur ambicia u zbeh, tërë perandoria u zbeh bashkë me ta.

    Për më tepër, mos bë qëllime vetëm për suksesin tënd material, mendo për tërë shoqërinë, tërë komunitetin musliman. Mos rri duarkryq, por përvishju punës?!

  7. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  8. #5
    Grafika e Anum
    Anum nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    17-05-2010
    Lokacioni
    Në Tokën e të Gjithmëshirshëmit
    Postimet
    519
    All-llahu të shpërbleftë
    453
    Falënderuar 827 herë në 338 Postime
    Rep Fuqia
    360

    Re: Shërimi i trupit dhe shpirtit

    10. Bëhu i fortë

    Kur të mendojmë për dikë që ka forcë (pushtet), ne i imagjinojmë ata të jenë dominues dhe kontrollues, por kjo nuk është forca e vërtetë. Forca jonë e vërtetë qëndron thellë brenda shpirtrave tanë; ajo reflektohet në çdo vepër, lëvizje dhe vendim. Ajo rrezaton dashuri, mëshirë dhe të kuptuar, ajo e ndriçon atë që na rrethon dhe botën tonë. Të jesh i fortë nënkupton të tejkalohen frikat dhe dyshimet personale, të eksplorohen sfidat e reja dhe të përmbushen detyrat dhe përgjegjësitë tona.

    Çdonjëri prej nesh është i bekuar me talente, aftësi dhe potenciale të panumërta; sfida e vërtetë është të gjurmojmë thellë në shpirtrat tanë për t’i eksploruar këto aftësi dhe për t’i shfrytëzuar si është më së miri. Nuk mund të jesh i lumtur nëse nuke përmirson ndjenjën e vlerës tënde. Duke e bërë atë, ju e lironi potencialin dhe forcat tuaja kreative. Studimet tregojnë se një besim i fortë në aftësitë tona, në mënyrë të konsiderueshme e rrit kënaqësinë tonë në shtëpi dhe në punë.

    Mos u dekurajo nga njerëzit e tjerë apo mos u përpiq t’i imitosh; mos u frikëso të jesh ndryshe. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Mos u bë i pavlerë, ju thoni se njerëzit sillen mirë, edhe ju silluni mirë edhe nëse ata sillen keq, ju veproni njëjtë. Në vend të kësaj, nëse njerëzit sillen mirë, sillu edhe ti mirë dhe nëse sillen keq mos vepro padrejtsisht.” – Tirmidhiu.

    Të përsërisim një thenie tjetër të urtë të të Dërguarit s.a.v.s.: “ Besimtari i fortë është më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët dhe prej të dyve ka dobi(mirësi).

    Që ta ngritësh vetëvlerësimin tënd, ndiqi këta hapa:

    1. Beso në vlerën tënde dhe në potencialin tënd. Mendo se cilat janë pikat e tua të forta, shkruaj ato dhe mbaje listën në një vend ku mundet ta shohësh për ta përkujtuar veten. Puno në përmirësimin dhe pasurimin e tyre. Në të njëjtën kohë, kultivoje besimin në Krijuesin tënd. Gjithmonë kujtoja vetes se Allahu është me ty, se ti sigurisht je në rrugë të drejtë dhe asgjë nuk mund t’ju mposht. I ka thënë i Dërguari s.a.v.s. djalit të Abasit:
    ” O djalë, do të të mësoj disa fjalë të rëndësishme. Ruaje Allahun nëse do të të ruajë ty. Ruaj Allahun nëse do që ta kesh gjithmonë krah teje. Kur të kërkosh diçka, lutju vetëm Allahut. Kur të kërkosh ndihmë, kërkoje prej Allahut. Sikur të gjithë njerëzit të mundohen për t’ju bërë mirë, nuk do të mund të bëjnë më tepër sesa ka caktuar Allahu. Sikur të gjithë njerëzit të mundohen për të të bërë një të keqe, nuk do të mund të bëjnë më tepër sesa ka caktuar Allahu. Janë ngritur penat dhe janë tharë fletët.” Tirmidhiu.

    Beso thellë në shpirtin tënd se lidhja jote me Allahun është burim i vërtetë i forcave tona. Allahu ka thënë:

    “...Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” Et -Talak, 3.

    “A nuk All-llahu që i mjafton robit të vet (Muhammedit)? E ata të frikësojnë ty me të tjerët pos Tij.” Ez- Zumer, 36.

    2. Vlerësoj kufizimet tua dhe puno me to. Deshifroje mënyrën se si e percepton veten, njihi limitet tua personaledhe pranoj limitet tua njerëzore. Ne të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë kemi të meta, mos u turpëro nga vetvetja. Në vend të kësaj, njihi ato që të mendosh se si t’i trajtosh. Çdo ditë thuaje dhikrin dhe duatë (konsideroj ato si mbrojtje), në mesin e të cilave mund të jetë edhe duaja vijuese :

    «Me emrin e Allahut, pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell. Ai dëgjon shumë dhe di çdo gjë ».
    (Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me’a- ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim).

    Dhikri e përmirëson imazhin tënd mendor ; ai të mundëson ta parafytyrosh në zemrën tënde një pamje imagjinare të vetvetes si i fortë dhe i suksesshëm, nëpërmjet forcës, ndihmës dhe bekimeve të Allahut. Ai e riformulon çfarëdo mendimi negativ ose çfarëdo vetë-dyshimi, në besim dhe forcë ; ai e shton besimin tënd në Allahun dhe e mbështet besimin tënd në aftësitë tua.

    3. Parafytyroje suksesin tënd. Imagjinoje kryerjen e detyrave tua mirë. Sa më mirë që e imagjinon veten, aq më shumë shtytje i jep vetëbesimit tënd. (Seymor&Shervington,2011) Ti je besimtar, kështu sigurohu se Allahu gjithmonë do të jetë pranë teje me ndihmën e Tij. Allahu thotë në Librin e Tij të Shenjtë :

    « Allahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër… ». Ibrahim, 27.

    4. Puno për të arritur qëllimin tënd të përfytyruar dhe mbaje në mend se zotësi dhe performanca lidhen drejtëpërdrejtë me shkallën tënde të vetëbesimit. Kur gjërat nuk shkojnë mirë mos u dekurajo ; perceptoje si sfidë dhe vazhdo përpjekjet . përqëndrohu në sukses dhe gjithmonë mbaje vet-imazhin tënd pozitiv.



    11. Fal dhe harro


    Kur të jemi të lënduar, të fyer ose të ballafaquar me padrejtësi; kemi dy opsione ndaj ndjenjave tona: ose të falim dhe të harrojmë ose të urrejmë, të mbajmë inat dhe zili dhe të jetojmë për t’u hakmarrë. Të dy zgjidhjet janë të vështira, por rezultatet e tyre janë plotësisht të kundërta. Urrjetja, hidhërimi dhe armiqësia e helmojnë trupin. (Hallowell, 2004) Ato të hedin në frustrim, e dobësojnë sistemin tënd dhe t’i tendosin nervat. Zemërimi, inati dhe hakmarrja janë ndjenja dobsuese, që e helmojnë shpirtin dhe nuk sjellin asgjë përveç dhimbjes. Ushqimi i armiqësisë dhe hidhërimit e konsumon një sasi të vlefshme të energjisë. Pse ta vësh veten në këtë rrugë?

    Në anën tjetër, falja del mbi shpirtin dhe të liron nga energjia jote destruktive. Falja të shëron jo vetëm emocionalisht, por gjithashtu fizikisht dhe psiqikisht. A nuk vlen që me heqjen dorë nga baza e zemërimit, urrejtjes dhe zemërimit të arrihet kthimi i pozitës tënde në jetën shoqërore dhe të bëhesh dhënës dhe pranues i mbështetjes? A nuk është më e rehatshme të mbështeten emocionet tua pozitive, të zvogëlohet shqetësimi dhe stresi dhe të rirregullohet baraspesha jote hormonale, shtypja e gjakut dhe puna e zemrës?

    Falja është tipar mbizotërues i të parëve të Islamit. Falja e praktikuar nga Muhammedi s.a.v.s. ishte shembull i përsosur. Kur ai e çliroi Meken, kur më në fund arriti epërsi ndaj njerëzve që e kishin torturuar atë dhe shokët e tij, ai i pyeti: “ çfarë mendoni se do të bëj me ju?”

    “ Vëlla fisnik dhe nip bujar”- u përgjigjën ata. “ Nuk presim asgjë përveç mirësisë nga ti”.

    Ai u tha: “U flas fjalët që Jusufi ua tha vëllezërve të tij- Nuk ka qortim për ju në këtë ditë. Shkoni jeni të lirë.”

    Është transmetuar se Abdullah ibn Mesudi r.a. njëherë shkoi në treg për të blerë ushqim. Kur e futi dorën për t’i marrë parat që i mbante në çallmë(e kuptoj se nuk ishin). Njerëzit u mblodhën dhe i kërkuan Abdullahut të lutej dhe të kërkonte që dora e hajnit të prehej. Ai në mënyrë të qetë i ngriti duart drejt qiellit dhe u lut: “ O Allah! Nëse ajo që e ka shtyrë për t’i marrë ato është nevoja e tij, bekoj ato për të dhe nëse shkak është trimëria e tij për të kryer gjynah, bëje këtë veprën e fundit të keqe për të!”- Gazali 2004.

    Shumë njerëz refuzojnë të falin, duke menduar se kjo është shenjë e dobësisë; ata mendojnë se duke falur ata i dorëzohen ofenduesit të tyre. Përkundrazi, duke falur, ti nuk je më tutje viktimë e urrjetjes dhe zemërimit dhe t’i triumfon mbi të keqen tënde. Tani vjen pyetja më e rëndësishme:

    - Si të falësh?

    Së pari le të pranojmë se nuk është lehtë. Allahu na tregon:

    Kush bën durim dhe fal s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm)”. Esh- Shura,43.

    Ajo është një detyrë sfiduese që kërkon një luftë kundër vetvetes tënde, ajo konsiderohet në Islam si lloj i shenjtë i luftës. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Muxhahid është që bën luftë kundër vetes për t’iu bindur Allahut.”

    Disa këshilla të dobishme:

    - Lejoj vetes mjaft kohë për t’u shëruar, lejoje veten t’i shprehë ndjenjat tua plotësisht; nuk bën që vetëm të mohohet dhimbja dhe t’i kthehet shpina, duke pritur që ajo të zhduket vetë. Duhet t’i njihni dhe respektoni emocionet tua, kështu që t’i lironi ato dhe ta tejkaloni tërë situatën. Habili bir i devotshëm i Ademit. A.s. ishte i vërtetë ndaj vetvetes dhe ndjenjave të tij kur u zemërua me vëllanë e tij Kabilin, i cili dëshironte ta mbyste dhe i tha:

    Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit. E ai është dënim i zullumqarëve.” El-Maide,29.

    - Kryej ushtrime të rregullta të frymëmarrjes; ushtirmi më i lehtë është ta observosh frymëmarrjen tënde; mos u përpjek ta kontrollosh ose ta detyrosh; vetëm shikoje dhe relaksohu. Ju gjithashtu mund t’i përdorni teknikat e meditimit për t’ju ndihmuar të relaksoheni.

    - Ushtroje të menduarit se kjo jetë është rrugë kalimtare dhe se ato ngjarje të vogla e përbëjnë urën nëpërmjet, të cilës kalojmë në botën tjetër. Kështu, merre atë që është absolutisht e domosdoshme për ty, që ta kalosh atë dhe leje atë që nuk është e domosdoshme. Allahu ka thënë:

    Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme. E Ne do t’ua japim atyre që ishin të durureshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.” En-Nahl,96.

    - Nderoje urtësinë hyjnore mbrapa çdo ngjarje. Jeto në harmoni me vullnetin e Allahut, e mos lufto atë. Përqendrohu në bekimet tua, bëhu mirënjohës ndaj tyre dhe liroje veten nga lidhja me dynjanë dhe materialen
    .
    - Mbaje mendjen të zënë me gjëra të rëndësishme. Mendo për Njëshmërinë, Drejtësinë dhe Mëshirën e Allahut, për shpërblimin e mposhtjes së zemërimit dhe faljes së fajtorit:

    ...e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu...” Esh-Shura, 40.

    “...po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që Allahu t’u falë ju? Allahu falë shumë dhe mëshiron shumë”. En-Nur, 22.

    - Frikësoju ndëshkimit të Allahut që u zbret atyre që i kanë zemrat e mbuluara me zemërim, urrejtje dhe inat. Hakmarrja është pasim i rrugës së djallit. Një njeri njëherë erdhi te halifi Omer ibnul Azizi për t’u ankuar për një padrejtësi. Halifi u përgjigj: “ Më mirë është ta takosh Allahun si viktimë e padrejtësisë sesa të hakmerresh”.

    Është transmetuar se Isai a.s. kaloi pranë disa çifutëve, të cilët folën fjalë të këqija. Ai u përgjegj me mirësjellje. Pasuesit e tij e pyetën të çuditur: “ Ata flasin keq dhe ti u përgjigjesh me fjalë të mira?” Ai u përgjigj: “ çdonjëri shpenzon nga ajo që ka?!”

    - Konsideroje çdo ngjarje mësim dhe çdo person mësues, pa pyetur se si zgjedh t’i gjykosh veprimet është e padobishme të urrehen ata ose të fajësohen për situatën në të cilën e gjen veten. Nganjëherë, fajësimi i ofenduesve përkohësisht e zbut zemërimin në zemrat tona dhe na jep një arsye të justifikueshme për ndjenjat tona. Por, kjo nuk zgjat gjatë, zemërimi ynë dhe dhimbja nuk zhduken me fajësim. Merr përgjegjësi për situatën tënde. Shikoje përvojën tënde si hap të domosdoshëm në rrugën drejt pastrimit të zemrës dhe shpirtit.

    - Urrejtja është një barrë e rëndë për ta bartur, ajo nuk të bën dobi e as nuk e lëndon ofenduesin tënd në asnjë mënyrë. Ajo është një ndjenjë verbuese që më në fund e merr kontrollin e tërë mendimeve dhe veprimeve tua. Me qëllim që t’i falësh të tjerët, fillo duke e falur veten. Bëhu i mëshirshëm me veten; mos e bart tërë fajin. Ti ndoshta e bëre më të miirën e asaj që kishe mundësi, kështu qetësohu me vetveten. Duaje veten për atë që je, çmoji bekimet që të janë dhënë dhe lirohu nga emocionet tua negative.

    - Kërkoje të mirën te çdokush. Çdo person duhet ta ketë një anë të mirë, tek e fundit të gjithë jemi njerëz. Përpiqu t’i identifikosh motivet e personit, t’i kuptosh ato, të shafqësh mëshirë, gjej arsye për të dhe pastaj shtendose të gjithë situatën njëherë e përgjithmonë. Vetëm leje të shkoj. Është transmetuar nga Abdullah ibn Omeri se një njeri njëherë e pyeti të Dërguarin s.a.v.s.: “ O i Dërguari i Allahut, sa herë ta fali shërbëtorin tim?” I Dërguar s.a.v.s. u përgjigj: “ Shtatëdhjetë herë çdo ditë dhe natë.”

    - Dije se Allahu nuke do zemërimin, urrejtjen ose hakmarrjen. Përkundrazi Ai thotë:

    Të cilët ... e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” Ali Imran, 134.

    - Mbushe zemrën me dashuri dhe përhape atë përreth teje për ta shuar zjarrin e urrejtjes dhe zemërimit, mos lejo ndonjë vend në zemrën tënde për ndjenjat dobësuese që e sëmurin shpirtin dhe që e hapin derën për ligësi.

    - Dije se njerëzi që përhapin padrejtësi dhe urrejtje zakonisht e injorojnë efektin e veprimeve të tyre ndaj të tjerëve, ata vetëm veprojnë me egoizëm. Nuk mund t’i fajësosh bakteriet që ju shkaktojnë sëmundje, ato thjesht e bëjnë atë që dinë si ta bëjnë, pa e marr mendimin tënd lidhur me të, ju vetëm duhet ta mbroni veten prej tyre duke e ndërtuar një imunitet më të fortë. Mos u ndiej një viktimë e gjorë, por kuptoje se jeta ka kuptim më të madh; një mësim i vlefshëm po të pret t’i vjelësh frytet e tij. (Carter-Scoot, 1999)Mbaje në mend, mendimet tua reflektohen në jetën tënde të përditshme. Nëse je plotësiht i konsumuar me pandershmërinë, mashtrimin dhe egoizmin e të tjerëve, kjo do të vazhdojë të paraqitet në jetën tënde. Në vend të kësaj, nëse e shkëput veten nga nevoja për t’u hakmarrë, nëse mendimet tua i organizon me dashuri dhe mëshirë, atëherë ky do të jetë kompensim i saktë që do ta merrni. Kujtoje tregimin për Linin dhe vjehrrën e saj.

    Shkallët e faljes

    Ekzistojnë tri shkallë të faljes. Siç thuhet në Kur’an:

    ...nëse nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe Allahu është mëkatfalës, mëshirues.” Et-Tegabun,14.

    Së pari, ndalo fajësimin e të tjerëve për gabimet e tyre dhe fshije ndonjë gjurmë të zemërimit që ka mbetur në zemrën tënde.

    Hapi i dytë është të tejkalohet ofendimi plotësisht, sikur të mos ketë ndodhur kurrë.

    Hapi i fundit dhe përgjigja më e mirë është të mbulohen ata që të ofenduan, të mbulohen gabimet dhe të metat e tyre, duke mos i përmendur gabimet etyre para të tjerëve.

    Dy prej pesë shtyllave të Islamit janë ushtrime praktike në falje: agjerimi i Ramazanit dhe Haxhi. Tolerancë, tolerancë, tolerancë! Ky është një mësim i vlefshëm që e kam marrë personalisht gjatë Haxhit. Nuk është lehtë të ofendohesh dhe të lësh të shkojë, të lëndohesh dhe të falësh dhe të harrosh, të zëvendësohet urrejtja me dashuri dhe zemërimi me pranim.

    Ne ballafaqohemi me këto sfida çdo ditë dhe me Haxhin vjen ushtrimi praktik: një mësim që merret edhe zbatohet. Kur të përshkon ndjenja e madhe e qetësisë dhe paqës, asgjë tjetër nuk vlen më tepër sesa kënaqësia dhe aprovimi i Allahut. Nëse ke qenë në Haxh, ti sigurisht je i njohur me vështirësitë që shkaktohen nga turmat e mëdha. Derisa përpiqesh t’i kryesh ritualet, të shtyjnë, të shkelin dhe ndoshta të ofendojnë me gjuhë ( në kundërshtim të plotë me parimet islame). Megjithatë, ne jemi të obliguar t’i tejkalojmë ofendimet dhe gabimet e të tjerëve, të falim dhe të harrojmë dhe të mos fjalosemi, e të mbajmë inat, madje edhe brenda vetes. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Kush e kryen Haxhin dhe nuk bën ndonjë vepër të lig, do të kthehet në shtëpi (i pastër nga mëkatet) si në ditën që e ka lindur nëna. Buhariu.

    Ne të gjithë duhet ta kuptojmë se aktualisht humbim sasi të mëdha të energjisë dhe kohës në fjalosje të padobishme. Mos u fjalos, kënaqu me paqën dhe qetësinë që e mbush zemrën dhe mendjen tënde. Gezohu me ndjenjat e dashurisë, pranimit dhe lumturisë së mbrendshme. I njëjti mësim përsëitet gjatë muajit të Ramazanit. I Dërguari s.a.v.s. na mësoi: “ Kur dikush nga ju të agjërojë, ai nuk duhet të flasë fjalë të liga, e as të ngrejë zërin me zemërim. Nëse dikush e lufton ose e ofendon, atëherë ai duhet të thotë:Unë jam agjerues, unë jam agjerues.” Buhariu

    Kështu duke i kryer detyrat gjatë adhurimit ju në të njëjtën kohë po ushtroni se si të falni dhe si ta kontrolloni zemërimin; me ushtrime, këto detyra të vështira në dukje, bëhen gradualisht më të lehta.

  9. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  10. #6
    Grafika e Anum
    Anum nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    17-05-2010
    Lokacioni
    Në Tokën e të Gjithmëshirshëmit
    Postimet
    519
    All-llahu të shpërbleftë
    453
    Falënderuar 827 herë në 338 Postime
    Rep Fuqia
    360

    Re: Shërimi i trupit dhe shpirtit

    12. Mos u zemëro

    Zemërimi, sikur stresi dhe shqetësimi, e helmon trupin tënd; ai të tërheq në një cikël të ligë, të pafund të palumturisë dhe egërsisë, që si rezultat e shterron energjinë dhe të lë të shkatërruar dhe të depresionuar. Është me rëndësi të kuptohet se zemërimi nuk zgjidh asgjë.

    Një njeri erdhi tek i Dërguari s.a.v.s. dhe i kërkoi ta këshillonte. I Dërguari s.a.v.s. e këshilloi tre herë: “Mos u hidhëro.”

    ... e ajo që është te Allahu është shumë më e mirë ddhe e përjetshme... dhe kur hidhërohen, atafalin.” Esh Shura, 36-37.

    Kontrollimi i zemërimit nuk është detyrë e lehtë, ajo ka nevojë për durim, urtësi dhe luftë brenda vetes. Për këtë i Dërguari s.a.v.s. i pyeti shokët: “ Kë e konsideroni të fortë ne mesin tuaj?” Shokët i thanë: “ Atë që i rrëzon (mund) njerëzit gjatë përleshjes.” Ai tha: “ Jo. I fortë në mesin tuaj është ai që e përmban veten kur të zemërohet.” – Muslimi.

    I Dërguari s.a.v.s. na mësoi se si ta kontrollojmë zemërimin dhe egërsinë me këtë këshillë: “ Zemërimi është nga shejtani dhe shejtani është krijuar nga zjarri, ndërsa zjarri shuhet me ujë; kështu kush zemërohet le të merr abdes.”

    Sot, shumë psikologë i këshillojnë pacientët që vuajnë nga shqetësimet, kanë panik ose zemërohen shpesh, që të përdorin hidroterapinë (terapinë e ujit). Efekti mahnitës qetësues i ujit është vërtetuar shkencërisht dhe përdoret në të gjithë botën.

    I Dërguari s.a.v.s., kur e pa një njeri të zemëruar, që po fjalosej me një tjetër, tha: “ E di një dua që nëse e thotë, zemërimi i tij do të largohet: - Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar.( Eudhu bilahi mine shejtan ir-raxhim). Kërkimi i strehimit tek Allahu për të na ndihmuar që t’i kontrollojmë ndjenjat dhe ta kthejmë baraspeshën tonë emocionale është shumë e rëndësishme. Kontrollimi i zemërimit është vetëm hapi i parë në qasjen islame për t’iu përgjigjur ofenduesit, siç ka thënë

    Allahu në Librin e Tij të Shenjtë:
    Të cilët ... e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” Ali Imran, 134.

    Do të thotë, së pari kontrolloje zemërimin, pastaj fale ofenduesin dhe në fund tregohu i mirë me atë që të ka ofenduar, kjo është madje më e mirë dhe më e dashur tek Allahu. Ky akt i përgjigjes ndaj të keqes me vepra të mira e pastron zemrën dhe e ngrit shpirtin tënd në një shkallë më të lartë të urtësisë dhe fuqisë, duke ta mundësuar që ta kesh në kontroll jetën tënde dhe t’i kapërcesh vështirësitë.

    Më kujtohet kur u martova. Në fillim zemërohesha me çdo keqkuptim që ndodhte mes meje dhe bashkëshortit tim. Kjo fazë e zemërimit më bënte të kujtoja çdo gabim që ai kishte bërë që prej momentit të takimit tonë të parë dhe përkohsisht i harroja të gjitha të mirat që mi kishte bërë. Pastaj një ditë e lexova këtë hadith:
    I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ E pashë xhehenemin dhe kurrë nuk kam parë një pamje si sot dhe pashë se shumica e banorëve të tij qenë gra.” Ata (sahabët) pyetën: “ O i Dërguar i Allahut pse?” Ai tha: “ Për shkak të mosbesimit të tyre.” Ata pyetën: “ A nuk e besojnë Allahun?” AI u përgjigj: “ Ato janë mosmirënjohëse ndaj bashkëshortëve të tyre dhe për atë që i furnizojnë; sikur të jesh i mirë për një kohë të gjatë, pastaj ajo të sheh se bën gabim, ajo thotë: - S’kam parë asnjë të mirë nga ai.”- Buhariu.
    O Zot! Mendova, kjo është saktësisht ajo që e kam bërë! Atëherë cila është zgjidhja? Zgjidhja përmendet në vetë hadithin:”( S)’kam parë ndonjë të mirë nga ai.” Që prej asaj dite, sa herë që kam mospajtim me bashkëshortin tim, vetëm ulem qetësisht dhe mendoj për të gjitha të mirat e tij ndaj meje,fëmijëve të mi, familjes time ose ndaj shoqeve të tjera dhe farefisit. Në të njëjtën kohë, ia kujtoj vetes këtë thënie: “ Gjej shtatëdhjetë arsye për vëllanë tënd.”

    Për habi këto ushtrime të thjeshta, të praktikuara vetëm për disa minuta, e ndryshuan totalisht gjendjen time emocionale, nga zemërimi dhe mëria, në paqë dhe falje. Zemërimi nuk mund t’i zgjidh problemet, e bllokon aftësinë tënde për të menduar racionalisht, përderisa e kundërta, qetësia të mundëson që të mendosh kthjellët dhe ta gjesh një zgjidhje të urtë për problemet tua.

    E kam lexuar njëherë një tregim për një djalosh të vogël, i cili zemërohej shpesh:

    “ Babai i tij i jep një çantë plot me gozhdë dhe i thotë : Sa herë ti të humbësh durimin dhe nuk e kontrollon dot veten tënde kur zihesh me dikë , ngul nga një gozhdë në gardhin e shtëpisë.

    Ditën e parë djali nguli plot 43 gozhdë.

    Në javët që pasuan mësoi të kontrollonte numrin e gozhdëve që ngulte në gardh, dhe filloi ti pakësonte nga dita në ditë. Ai mësoi që ishte më e thjeshtë të kontrollonte veten se sa të ngulte gozhdë.

    Më në fund erdhi dita kur djali nuk nguli asnjë gozhdë në gardh dhe i lumtur shkon ti tregojë të atit .

    I jati i thotë : Tani fillo e shkuli gozhdët që ke ngulur për çdo ditë që humbje kontrollin.
    Ditët kaluan dhe djali shkoi përsëri te i jati për ti treguar që i kishte shkulur të gjitha gozhdët.
    Shkuan të dy para gardhit dhe i thotë të birit : Biri im je sjellë mirë por shiko se sa vrima ka në gardh !
    Gardhi nuk do të jetë më si më parë !

    Kur zihesh me dikë dhe e fyen, i lë plagë si këto...

    Mund ti ngulësh një njeriu thikën , mund edhe t'ja nxjerrësh më pas , por do ti rrijë gjithmonë një shenjë ....

    Nuk ka rëndësi se sa herë mund të kërkosh të falur , plaga do të rrijë..

    Plagët që krijohen nga fjalët vrasin njësoj si plagët fizike!

    13. Mos u brengos


    Imam Dhehebiu shkroi: “ Kush zemërohet shumë, e sëmurë trupin e tij.”

    Frika, shqetësimi dhe pikëllimi në mënyrë të drejtpërdrejtë e helmojnë trupin tonë. Kur të brengosesh dhe të pikëllohesh, trupi juaj sekreton më shumë adrenalinë me urdhrat e sisitemit nervor. Ky quhet hormoni: ”lufto, fluturo dhe frikëso”. Hormoni sekretohet kur të përballemi me rrezik, për ta përgatitur trupin të reagojë dhe të përballet në mënyrë të fuqishme me situatën jetëkërcënuese. Trupi yt nuk bën dallime midis nervozës dhe brengës që rezulton nga frika prej sulmit të mundshëm nga ndonjë tigër i uritur apo që shkaktohet nga stresi i përditshëm. Ai përgjigjet duke e sekretuar po të njëjtin lloj të hormoneve që mund ta përgatisim trupin për një ikje të shpejtë nga rreziku që afrohet (Holford,2005). Nëse një tigër do të ishte aktualisht atje, energjia dhe përpjekja që do ta konsumoni duke vrapuar për ta shpëtuar jetën do t’i harxhonte hormonet e sekretuar dhe shkallët e tyre në gjak eventualisht do të normalizohesh përsëri. Por, ju nuk po ikni nga një tigër, apo jo? Ju thjesht jeni ulur në një divan në dhomën e ndenjës dhe po shqetësoheni.

    Kur të jetosh nën stres dhe brenga të vazhdueshme, duke punuar me orar të stërzgjatur ose pa pushime, duke bërë zhurmë për çdo gjë dhe gjithmonë duke e pritur më të keqen, sistemi nervor vazhdimisht i gjeneron hormonet e tij të stresit. Çdo hormon i pashfrytëzuar atëherë qarkullon në sistemin tënd, duke shkaktuar rrëmujë të madhe: aktivitet të zvogëluar të traktit tretës, nivel të shtuar të sheqerit të gjakut, etj.

    Siç u përmend në kapitullin e tretë, një efekt tjetër toksik i shqetësimit dhe stresit të vazhdueshëm është mbiprodhimi i hormoneve të caktuara steroidale si kortisoli. Këto hormone natyrisht sekretohen për ta ndihmuar trupin tuaj që ta zvogëlojë inflamacionin dhe ta rezistojë stresin afatgjatë. Niveli i lartë i vazhdueshëm i këtyre hormoneve mund të çojë në hyperglicemie (një ngritje në nivelin e gjakut në sheqer), hypertension, zbërthimin e yndyrave të trupit dhe proteinave, dobësimin e eshtrave dhe shtypjen e sistemit imun. Përveç kësaj, disa studime kanë zbuluar se kortisoli i tepërt e dëmton trurin tuaj me efektin e tij shkatërrues në neurokonektorët ose dendritet (degët që i lidhin bashkë qelizat e trurit).

    Zgjidhja për brengën dhe stresin na mësohet herë pas here në Kur’an dhe Sunnet. Allahu na mëson se të mos frikësuarit prej asgjëje dhe askujt përveç Allahut dhe shkëputja e vetes nga mendimet materialiste do ta lirojnë mendjen tuaj duke ju lejuar që të kini parasysh se në këtë jetë asgjë nuk zgjatë përgjithmonë, se ai që sot të duket problem i pazgjidhur, shpejt do të kalojë dhe do të zhduket.

    “ Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandje bëhet e thyer, e llomitur...” El –Hadid, 20.

    Ne duhet të përqëndrohemi në atë që vërtetë është e rëndësishme, në qëllimin tonë kryesor në jetë: arritjen e kënaqësisë dhe aprovimit të Allahut, punën për një lumturi të përhershme në Xhenet. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Kush e ka brengë kryesore këtë botë, Allahu do ta vendos varfërinë në mes syve të tij, ndërsa atij nga kjo botë do t’i arrijë vetëm ajo që i është caktuar. Kush e ka për brengë kryesore të tij botën tjetër, Allahu do ta vendos pasurinë dhe prosperitetitn në zemrën e tij dhe bota do t’i ofrohet (pa e lakmuar ai/ajo këtë). – Tirmidhiu.

    I Dërguari i Allahut ka thënë: “ Kush e ka brengë kryesore të tij vetëm njërën (botën tjetër), Allahu do ta bëjë të kënaqur me hisen e tij në këtë dynja; por kush është ngarkuar me brenga (lakmi dhe vrapime pas kësaj bote), Allahu nuk mërzitet se në cilën luginë të dynjasë mund të shkatërrohet.” - Hakimi.

    Ilaçi për pikëllimin, brengën dhe hidhërimin vjen nga mbështetja e vërtetë në Allahun dhe nga pranimi se Allahu është më i Drejti, kështu ajo që ndodh me Vullnetin e Tij, natyrisht e ka një urtësi, një mëshirë, që edhe pse ndoshta ne nuk e shohim në momentin e tanishëm, do të dalë në shesh me kohë. Kur’ani duhet të jetë brenga jonë, shpëtimi ynë dhe shoqëruesi ynë në të gjitha kohët, e sidomos në kohë të vështira. Kryerja e namazit, lutjeve dhe pendimit ndaj Allahut, gjithmonë është ilaç i fortë që na ndihmon t’i heqim qafe shqetësimet.


    Ibn Kajimi ka rekomanduar: “ Sa herë që pikëllimi dhe mërzia të intensifikohen te dikush, le ta përsëris shpesh:
    - S’ka forcë e as fuqi përveç forcës dhe fuqisë së Allahut ( La hawle ve la kuwette ila bilah).”

    Kjo është lutja e atyre që janë të shqetësuar:
    “ O Zoti im, në mëshirën Tënde shpresoj, mos më lër të mbështetem në vetvete as sa një lëvizje syri dhe më përmirëso gjendjen time. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje.” (Allahumme rahmetike erxhu fe la tekilni ila nefsi tarfet ajnin ve aslih li she’ni kulehu. La ilahe il-la Ente). - Ebu Davudi dhe Ahmedi.

    Ai s.a.v.s. ka thënë: “Sa herë që pikëllimi ose mërzitja e kaplojnë dikë, ai duhet të thotë:
    “O Zoti im, unë jam robi Yt e biri i robit tënd dhe i robëreshës sate, balli im është në Dorën Tënde. Dispozitat tuaja mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prejt krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë tënde, bëre Kur'anin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shëndritje për pikëllimin dhe largim për dëshpërimin.”
    (All-llahume inní ‘abduke ve ibnu ‘abdike ve ibnu emmetike, nasijetí bijedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke, es`eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitábik ev ‘al-lemtehu ehaden min halkik, ev iste`therte bihi fi ‘ilmil-gajbi ‘indek, en texh’ale El-Kur`ane rebi’a kalbí ve nure sadrí ve xhelae huzní ve dhihabe hemmí).

    Atëherë Allahu do ta largojë pikëllimin dhe depresionin dhe do t’i zëvendësojë ato me gëzim. – Ahmedi.

    Në kapitullin 70 të Kur’anit, Allahu i përshkruan qeniet njerëzore në këtë mënyrë:
    Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.” El – Mearixh, 19-21.

    Allahu e bëri një përjashtim; në të njëjtën sure Ai cakton ilaç, për shërimin e padurimit, shqetësimit dhe brengave:

    Namazi:
    Përveç atyre që falen, të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.” El- Mearixh, 22-23.

    Bamirësia:
    Dhe ata që në pasurinë e vetë kanë ndarë një pjesë të caktuar. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.” El –Mearixh, 24-25.

    Besimi në botën tjetër:
    Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit. “ El-Mearixh, 26.

    Frika dhe besimi në Allahun:
    Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre. Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit të Zotit të tyre.” El-Mearixh, 27-28.

    Dëlirësia:
    “ Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale). Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to. E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).” El-Mearixh, 29-31.

    Sjellja e mirë dhe ndershmëria:
    Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).” El- Mearixh, 32-33.

    Besimet e forta fetare:
    Përveç atyre që falen,” El-Mearixh, 22.

    Këto vërtet janë shtatë karakteristika që garantojnë sukses në këtë jetë dhe në botën tjetër.



    14. Dorëzimi ndaj vullnetit të Allahut


    Një shoqe e imja njëherë më dërgoi këtë tregim për një flutur që luftonte për jetë:

    “ Një ditë, një zgavër e vogël u paraqit në një fshikë, një njeri u ul pranë saj dhe e shikoi fluturën për një kohë derisa përpiqej të depërtonte me trupin e saj nëpërmjet asaj zgavre të vogël. Pastaj, dukej se nuk bënte asnjë progres. Dukej se kishte shkuar aq larg sa kishte pas mundësi dhe nuk mund të shkonte më tej, kështu njeriu vendosi t’i ndihmonte fluturës.

    Ai mori një palë gërshërë dhe e hapi fshikën. Flutura pastaj doli me lehtësi. Por, ajo kishte trup të vyshkur. Ajo ishte një flutur e vogël me krahë të mbledhur. Njeriu vazhdoi ta shikonte, pasi ai priste që në çdo moment krahët të hapeshin, të zmadhoheshin dhe të zgjeroheshin, për të pas mundësi që të mbështetnin trupin e fluturës dhe të bëheshin të fortë.

    Asnjëra nuk ndodhi!

    Në fakt, flutura e kaloi pjesën tjetër të jetës duke u zvarritur përreth me trup të vyshkur dhe krahë të mbledhur. Ajo kurrë nuk pati mundësi të fluturonte. Atë që njeriu me qëllim të mirë nuk e kuptoi është se fshika kufizuese dhe lufta e kërkuar nga flutura që të dalë nga zgavra e vogël, ishte ligj i Allahut për ta shtyrë lëngun nga trupi i fluturës në krahët e saj, kështu që ajo të ishte e gatshme të fluturonte, posa të arrihej liria nga fshika.

    Nganjëherë vështirësitë janë saktësisht ato që na duhen në jetë.

    Nëse Zoti do të na lejonte ta kalonim jetën pa ndonjë pengesë, kjo do të na paaftësonte. Ne nuk do të ishim kaq të fortë.

    Nganjëherë, vështirësitë dhe pengesat e vogla në jetën tonë janë mësimet e Allahut që na japin forcë dhe mençuri. Fatkeqësitë dhe sprovat janë pjesë e testit tonë të madh në jetë; brenda tyre gjendet udhëzim dhe urtësi e vlefshme. Sëmundja dhe humbja janë elemente nëpërmjet të cilave Allahu na i shlyen gjunahet, kështu që t’i kthehemi Atij me zemër të pastër dhe të dashur. Nganjëherë, gjatë pikëllimeve dhe frustrimeve tona, ne gabimisht mendojmë se lutjet tona nuk po gjejnë përgjigje; ne e marrim me mend se nuk kemi asgjë. Jo, mendo prapë: ne i kemi të gjitha.

    Mbështetja në Allahun nënkupton t’ia besojmë çeshtjet tona Atij dhe të besojmë plotësisht në Të, në Forcën e Tij gjithëpërfshirëse, në Urtësinë, në Mëshirën dhe Mirësinë e Tij.

    Allahu ka thënë:
    Thuaj: Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi dhe Ai është që mbron (kë të dojë), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?” El – Muminin, 88.

    Disa njerëz mendojnë se mbështetja në Allahun nënkupton lënien e punës, tregtisë, veprave dhe përpjekjeve. Kjo është kategorikisht e paligjshme në ligjin islam. Muslimanët duhet të punojnë, të kërkojnë dituri dhe t’i marrin mjetet më të lavdërueshme për arritjen e një jete të sukseshme dhe prosperuese.
    Gazali (më i vjetri), e rrëfeu këtë tregim të një njeriu, i cili shkoi në një udhëtim derisa me vete kishte vetëm një bukë. Ai frikësohej ta hante atë, se mos mbetej pa rezervë të ushqimit për pjesën tjetër të udhëtimit. Ai i thoshte vetes: “ Nëse e ha, do të vdes.”

    Allahu ia shoqëroi një engjëll, të cilit i tha: “ Nëse e hanë, jepi më shumë furnizim.” Njeriu kurrë nuk e hëngri bukën, ajo mbeti përpara tij në kohën e vdekjes nga uria.
    Ky njeri e planifikoi udhëtimin dhe mendoi për furnizimin me ushqim, por harroi t’i mbështetej Allahut. Pa pyetur se sa jemi të pajisur me dituri dhe përvojë, ne nuk mund ta parashikojmë fatin tonë. Në jetë vjen një kohë, kur gjithçka që është njerëzore e mundshme është bërë, por rezultatet nuk mund të parashikohen. Atëherë, leja çdo gjë Allahut dhe bë që vullneti yt të jetë konform vullnatit hyjnor. Vetëm Allahu e di se cili do të jetë rezultati i fundit, siç thotë në Kur’an:

    ... Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” El – Bekare, 216.

    Këtë nganjëherë e quajmë sinkroni, (Dyer,1990) kjo është, pra, gatishmëria për të besuar në Fuqinë Hyjnore dhe Urtësinë që i mbështet dhe i kontrollon të gjitha krijesat dhe tërë krijimin, duke lejuar tërë universin të punojë në harmoni të përsosur.

    Gjendet një lutje që i Dërguari s.a.v.s. na mësoi, e cila na kujton domosdoshmërinë e dorëzimit ndaj Vullnetit të Allahut. Të punojmë dhe planifikojmë, por të presim që Allahu të na tregojë rrugën e drejtë.

    “ O Allah! Ty ta nënshtroj veten dhe Ty t’i dorëzoj çështjet e mia dhe fytyrën time e kthej kah ti. Te Ti shpresoj dhe Ty të kam frikë. Në të vërtetë nuk ka strehim e as siguri përveç te Ti. Unë besoj në Librin Tënd, të cilin e ke zbritur dhe në të Dërguarin Tënd, të cilin e ke dërguar. – Buhariu dhe Muslimi.
    I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Nëse i mbështeteni Allahut si duhet, Ai do t’ju furnizojë sikur e furnizon zogun. Ai del në mëngjes me bark të zbrazur dhe kthehet në mbrëmje me bark të ngopur.”- Tirmidhiu.

    Allahu thotë në Kur’an:
    “ E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni.” Edh-Dhariat, 22-23.

    Më kujtohet ndodhia e një shoqes sime, e cila vetëm sa ishte divorcuar bga një bashkëshort shpërdorues. Tani ajo ishte nënë e ve me dy fëmijë, në një shtet të huaj pa punë, pa të holla, pa asgjë. Një vit më herët ajo i kishte investuar të gjitha kursimet për ta blerë një apartament në një projekt që ende nuk kishte filluar. Viza e saj e banimit po skadonte brenda një kohe të shkurtër, përderisa po përpiqej me çdo kusht ta shiste këtë apartament për t’i bërë paratë e biletës dhe për ta bërë një fillim të ri në një jetë të denjë. Koha po i kalonte, shpresa po zbehej, prandaj paniku kishte filluar. Nuk dija si ta ndihmoja. Ia dhashë një kopje të librit të Aid el - Karni “ Mos u trishto”, një udhëzues praktik si të kemi një vështrim të kënaqshëm islam ndaj jetës dhe si të ballafaqohemi në mënyrë efektive me sprovat dhe telashet e përditshme të jetës sonë.

    Të nesërmen, ajo erdhi e gëzuar dhe më kumtoi lajmin se e ksihte rezervuar biletën. Në libër, tha ajo, Aid el-Karni këshillon: “ Kur të jesh goditur nga fatkeqësia, ulu dhe analizoje situatën tënde me urtësi, pastaj projektoj disa plane.

    Planin “A”, një plan alternativ “B” dhe “C” dhe pastaj fillo t’i implementosh menjëherë. Bëje të pamundurën dhe më pas çeshtjen dorëzoja Allahut, mos mendo për rezultate, sigurohu se Allahu e di më të mirën dhe do t’ju gjejë rrugëdalje.” Shoqja ime i kishte kontaktuar të gjitha zyrat e patundshmërisë që i njihte; ajo kishte filluar të kërkonte akomodim dhe shkolla për fëmijët në vendlidjen e saj, nëpërmjet internetit. Ajo punoi ditë e natë dhe e bëri të gjithë atë që njerëzisht ishte e mundur.
    Kaluan javë pa ndonjë rezultat.Ajo erdhi në shtëpinë time ditën e fundit të qëndrimit duke më thënë se ishte e kënaqur me atë që e kishte arritur. Ajo e dinte se e kishte bërë të pamundurën dhe nëse apartamenti nuk shitej, atëherë ashtu ishte caktuar. Ajo e ndiente nga thellësia se Allahu e di se çka është më së miri për të. Më habiti mbështetja e saj e plotë, kënaqësia dhe besimi i thellë. Në ndërkohë i cingëroi telefoni, ishte njëra prej patundshmërive, që i lajmëroi se e ksihte gjetur një blerës me një çmim të lartë. Një tjetër telefonatë pasoi nga një shoqe e saj, e cila lajmëroi se i kishte gjetur vend të mirë për të qëndruar dhe shoqe që do t’i ndihmojnë në fillimin e saj të ri. E tëra u zgjedh me një lëvizje të syrit!

    Subhan Allah!

    Ne të gjithë e dimë tregimin e pejgamberit Ibrahim a.s. kur atij iu kërkua ta sakrifikojë djalin e tij të dashur Ismailin a.s. dhe si Allahu e liroi nga një sakrificë e tillë duke i thënë që ta sakrifikonte në vend të tij një dash. Ndoshta nuk e kemi hetuar çastin kur ky lirim nga obligimi iu dha atij. Allahu na tregon:

    E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë). Ne e thirrëm atë: “ O Ibrahim !” Ti tashmë zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë. Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.” Es-Saffat, 103-107.

    Pai e përmbushën urdhrin e Allahut, ata plotësisht iu nënshtruan dhe iu dorëzuan vullnetit të Allahut. Kjo është pika që duhet theksuar këtu, Allahu e di më së miri, bëj atë që mundesh, pastaj dorëzoju vullnetit të Tij.

    Dorëzimi ndaj vullnetit të Allahut i përfshin dy tipare të rëndësishme: (Gazaliu)
    - Mos humbja e durimit dhe vetëpërmbajtjes nën të gjitha rrethanat, pa u stresuar, shqetësuar dhe depresionuar
    - Ruajtja e qetësisë dhe kënaqësisë pas çdo gjëje që të është caktuar dhe pajtimi i vullnetit tënd me vullnetin hyjnor, me pranim, mbështetje dhe besim të plotë.

    Dorëzimi i vërtetë ndaj vullnetit të Allahut arrihet vetëm nëpërmjet besimit të fortë në Allahun. Ai të ndihmon t’i pranosh dhe të kuptosh domethëniet e Emrave dhe Cilësive të Tij.

    Allahu ka thënë:
    Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin. I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë. ( E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen. Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.” Esh- Shuara, 217-220.

    Musai tha: - O populli im, nëse i keni besuar Allahut, vetëm Atij mbështetuni, nëse jeni dorëzuar (vendimit të Tij)!” Junus, 10-84.

    Vetëm me mbështetje të vërtetë në Allahun mund të arrishqetësi të mendjes. Duke iu mbështetur Allahut, ne e kalojmë fazën e besimit të të gjitha çështjeve Atij dhe arrijmë fazën e varësisë së plotë; mbështetja në Të, sikur mbështetja e foshnjës te nëna, duke mos njohur askënd përveç saj.

    Allahu ka thënë:
    Thuaj:- O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën e Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!” Ali Imran, 26.

    Thuaj: - Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?” Thuaj: “ Allahu ju shpëton nga ajo dhe nga çdo brengosje. Megjithkëtë ju Atij i përshkruani shok.” El- En’am, 63-64.

  11. #7
    Grafika e Anum
    Anum nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    17-05-2010
    Lokacioni
    Në Tokën e të Gjithmëshirshëmit
    Postimet
    519
    All-llahu të shpërbleftë
    453
    Falënderuar 827 herë në 338 Postime
    Rep Fuqia
    360

    Re: Shërimi i trupit dhe shpirtit

    15. Bëhu fleksibil

    I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Shembulli i besimtarit është si ai i kërcellit të misrit, të cilin era nuk ndal së rrëzuari. Në të njëjtën mënyrë sprovat nuk kanë të ndalur së godituri besimtarin. Shembulli i hipokritit është si pema e qiparisit, e cila nuk përkulet, vetëm nëse thyhet.

    Në një hadith të ngjashëm, ai ka thënë: “ Shembulli i besimtarit është ai i një bime, era e shtyn atë përtokë, ndërsa ajo e kthen pozitën, derisa të forcohet.” –Buhariu.

    Pastaj gjendet në analogji tjetër, siç është shpjeguar në librin “Vizioni moral”. Autori i shikon ngjarjet e jetës si trenat që arrijnë në stacionet e tyre, një pas një. Nëse arrin në vendnisjen e trenit dhe e kupton se treni të ka ikur, ki besim, gjithmonë ka trena tjerë që vijnë. Ty të takon të zgjedhësh në cilin tren dëshiron të hipësh. Rënia në dëshpërim dhe zymtësi nuk të ndihmon ta kthesh trenin.

    Kjo vetëm do ta vonojë shansin për ta zënë trenin tjetër. Atë që duhet ta bësh, është ta vlerësosh situatën tënde me mençuri, ta marrësh parasysh çdo mundësi dhe të kapësh raste të tjera për të arritur destinacionin madje edhe nëse kjo nënkupton se duhet të presësh për një kohë. Mendo qartë dhe bëhu i gatshëm t’i pranosh dhe t’i çmosh shanset që t’i jep Zoti.

    Së pari, duhet ta pranosh situatën me të gjitha befasitë e pakëndshme, duhet ta përshtatesh veten me Vullnetin hyjnor. Vetëm atëherë do të kesh mundësi t’i vlerësosh opsionet me mençuri dhe të jesh fleksibil në konfrontimin e jetës me tolerancë dhe durim.

    Ekziston një tregim i vjetër (me origjinë joislame) për një adhurues, i cili kishte besim të madh në Krijuesin e Tij. Një ditë fshati ku ky adhurues po jetonte u vërshua nga një stuhi.njerëzit filluan të iknin nga shtëpitë. Meqenëse, adhuruesi nuk kishte mjet të transportit, ai qëndroi në trotuar midis një magjistraleje, duke u lutur për ndihmën e Zotit. Një njeri e pa dhe u ndal ta shpëtonte, por plaku refuzoi, duke thënë se vetëm Zoti do ta shpëtonte. Uji u ngrit më lartë dhe era frynte fortë. Një njeri tjetër u ndal ta shpëtonte, pastaj një tjetër, por secilën herë ai refuzonte me kryeneçësi, duke këmbëngulur se Zoti do ta shpëtonte. Moti u përkeqësua dhe njeriun më në fund e goditi vetëtima dhe vdiq përderisa e priste shpëtimin e imagjinuar. Atë që njeriu nuk e kuptonte ishte se ndihma e Zotit mund të vinte në forma të ndryshme. Ajo mund të mos jetë në mënyrën dhe formën që e presim. Ne duhet të jemi fleksibil në deshifrimin e opsioneve të ndryshme të shpëtimit, të dërguara për ne nga Zotëruesi i Universit.

    Allahu ka thënë:
    ...ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” En-Nisa,19.

    “... Por mund që ju të urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju...” El- Bekare, 216.

    Kam përfituar shumë nga tregimi i Steve Jobs, lider i Apple Computer dhe Studios së Animacionit Pixon. Ai ligjëroi për përvojën e tij në punë gjatë një ligjërate të mbajtur në Universitetin Stanford. ( Jobs, 2005)

    Jobs e filloi karrierën e tij në garazhin e prindit të tij dhe vazhdoi rrugën për t’u bërë pas dhjetë vitesh lider i Apple’s, një kompani dy miliardësh me mijëra të punësuar. Pastaj, kundër të gjitha parashikimeve, bordi i drejtorëve vendosi ta shkarkojë. Mund ta imagjinosh dikë në vend të tij, i cili u shkarkua dhe u la pa punë nga kompania, të cilën e themeloi. Ai do të ishte i dëshpëruar, i shkatërruar dhe i mposhtur emocionalisht. Nuk ndodhi kështu.

    Jobs vendosi të punojë dhe të ngritej përsëri, ta shndrronte fatkeqësinë nësfidë, në një shans për ngritje dhe kreativitet. Ai filloi dy kompani të reja, Next dhe Pixar, studio më e suksesshme e animimit në botë, e cila krijoi filmin e famshëm të animuar në kompjuter, Toy Story. Nuk kaloi kohë para se Apple ta blinte Next dhe Jobs u kthye në Apple.

    Ky është një shembull i fleksibilitetit, një mënyrë e shkëlqyer për ta përceptuar një siutaatë dërmuese si një mësim dhe një rast për rritje dhe progres.

    Në programin neurolinguistik (shih kapitullin e tretë), një koncept i rëndësihëm është se qasja juaj ndaj çfarëdo situate është kryesisht e programuar nga mënyra e të menduarit, ose ndryshe nga perceptimi yt i situatës dhe nga gjendja emocionale. Për shembull, nëse ke shumë punë për të bërë, mund ta përceptosh situatën si të stresueshme dhe të papërballueshme. Por, nëse je mjaft fleksibil për ta ndryshuar një aspekt të qasjes tënde, do të jetë më lehtë për ty të adoptohesh.

    Ti mund të përqëndrohesh në shpërblimet përfundimtare të punës tënde të palodhshme, komplmentet që pret nga punëdhënësi, avancimin në një vend tjetër të punës ose ndoshta ca pushim në fund, ose mund ta shëndrrosh frustrimin në në ndjenja të motivimit dhe sfidës. Duke e e ndryshuar ndonjë aspekt të botës së mbrendshme, ti gjeneron opsione të cilësisë së lartë, kështu që në fund i ndryshoni rezultatet me të cilat dilni. Seymour&Shervington, 2001.

    Në librin “ Mësoje veten të mendosh”, nga Eduard de Bono e jep shembullin e dy fajkonjve; njëri prej tyre ka shikim të shkëlqyer, ndërsa tjetri është shkurtpamës. Të dyve u pëlqejnë bretkocat . Fajkoja me shikim të shkëlqyer mund ta shohë dhe ta njohë bretkosën nga një largësi e madhe. Në anën tjetër, fajkoja me shikim të dobët, zhytet për ta kapur çdo gjë të vogël që lëvizë. Ai mund të jetë mi, bretkosë, hardhucë ose ndonjëherë mund të jetë vetëm një alarm i rrejshëm. Cilin prej dy fajkonjve e konsideroni më të mirë? Ndoshta, fajkuan me shikim më të mirë. Sipas de Boro, fajkoja e dytë është më e mirë, sepse ajo është fleksibile. Nëse bretkosat zhduken papritmas, kjo fajkua shumë lehtë do të mund ta vazhdojë jetën. Në kontrast, fajkoja me shikim të mprehtë, që nuk ka mësuar ta ndryshojë dietën e saj, do të vdesë bashkë me bretkosat.
    Urtësia e analogjisë është se ti mund ta shikosh virtualisht çdo të metë dhe përparësi, nëse e ke qëndrimin e duhur.


    16. Kujtoje vdekjen


    Ndoshta po e pyesni veten.
    A e ka njëmend?
    Si ka mundësi kujtimi i vdekjes të më bëj më të lumtur?
    Patjetër se do të ndihmoj.

    Kjo natyrisht nuk është një ftesë për depresion dhe mërzitje, as nuk është këshillë e zymtë që e favorizon pesimizmin dhe pasivitetin. Ky është vetëm një përkujtues për një fakt absolut, një fakt të cilin të gjithë kemi prirje ta harrojmë derisa jemi të zhytur në këtë botë kalimtare dhe mashtruese dhe jemi mashtruar nga stolitë e saj magjepsëse. Ne të gjithë jemi vetëm një frymëmarrje larg vdekjes. Ne zakonisht nuk e kujtojmë atë dhe nuk na pëlqen të na kujtohet. Megjithatë, është fakt i pashmangshëm.

    Allahu thotë:
    Thuaj: “ S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar.” El-Xhumuah, 8.

    Gazali, më i vjetri, i ndau njerëzit në tri klasa:

    1. Ata që janë dhënë pas botës.
    2. Ata që pendohen.
    3. Ata që ia kanë dorëzuar veten Allahut.

    Njerëzit që janë dhënë pas botës nuk e kujtojnë dhe nuk e pëlqejnë vdekjen. Allahu i përshkruan ata me fjalët:

    Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta...” El-Xhumua,7.

    Ata që pendohen, bëjnë gjynahe dhe pendohen, në anën tjetër, e kujtojnë dhe frikësohen prej saj, ndonëse nuk e pëlqejnë vdekjen, pasi frikëson se do të vdesin para se të pendohen nga gjynahet dhe para se t’i pastrojë shpirtrat nga veprat e prishura. Ata thjesht nuk janë të përgatitur për vdekjen.

    Në klasën e llojit të tretë bëjnë pjesë ata që janë të përkushtuar ndaj Allahut. Ata që gjithmonë e kujtojnë vdekjen, pasi duan të takohen me të Dashurin. Një person i tillë pret me padurim të jetojë në fqinjësi të Allahut. Kujtimi i vdekjes i mban të distancuar nga dëshirat e rreme për dynjanë dhe i nxit të punojnë dhe të kryejnë vepra të mira me qëllim që të përgatiten për botën tjetër. Në këtë mënyrë, kujtimi i vdekjes ju ndihmon në udhëtimin tuaj drejt shkëputjes nga materialja.

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “ Kujtojeni vdekjen shpesh, sepse ajo është shkatërrues e kënaqësive.” – Tirmidhiu.

    Ibn Omeri r.a. ka thënë: “ Unë bashke me dhjetë sahabë të tjerë, ishim me të Dërguarin s.a.v.s. Atëherë një njeri nga ensarët e pyeti:
    O i Dërguari i Allahut! Kush janë njerëzit më të mençur dhe më të nderuar?!

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. u përgjigj:
    Ata që e kujtojnë vdekjen më së shumti dhe që përgatiten për të. Ata vdesin të nderuar në këtë botë dhe në botën tjetër.” – Taberaniu.

    Kujtimi i vdekjes nuk ka të bëjë me mohimin e kënaqësisë së jetës. Përkundrazi, kjo të bën të kënaqesh me lirinë e lundrimit me jetën, duke e ditur se toka është një vendbanim i përkohshëm. Ibn Omeri transmetoi se i Dërguari s.a.v.s. e kapi për supet e tij dhe tha: “ Bëhu në këtë botë si i huaj ose udhëtar.”

    Ibn Omeri thoshte: “ Kur ta arrish mbrëmjen, mos e prit mëngjesin dhe kur ta arrish mëngjesin, mos e prit mbrëmjen. Gjatë shëndetit përgatitu për sëmundje dhe derisa je gjallë përgatitu për vdekje.” – Buhariu.

    Kalimi nëpër jetë pa u lidhur me të, të bëjnë më të lumtur, më të kënaqur dhe më mirënjohës, ndërkaq lidhja e vetes me jetën i jep asaj forcën për t’ju kontrolluar, për t’i dominuar ndjenjat dhe emocionet tua.


    17. Bëhu i kënaqur

    Udhëtimi drejt kënaqësisë emocionale dhe shpirtërore është vazhdimisht i ndërprerë nga brengat, trazirat dhe mashtrimet gjatë rrugës.Këto parehati janë mësime që na mësojnë dhe udhëzime që na shpijnë gjatë rrugës drejt Allahut. Përpjekja për ta kontrolluar çdo faktor të vetëm në jetën tuaj është e kotë, pasi jeta vazhdimisht na sfidon me teste të reja. Carter-Scott, 1999.

    Allahu thotë:
    A menduan njerëzit të thonë: “ Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” El-Ankebut,2.

    Ky është ligji i ekzistencës dhe është në interes tëndin t’i nënshtrohesh. Çmoj bekimet tua hyjnore, përqëndrohu në begatitë dhe dhuntitë tua, adaptoj nevojat tua ndaj të ardhurave dhe posedimeve tua dhe mos u anko për rregullimin hyjnor të jetës tënde. Carter – Scott, 1999.

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “ Mos e fajëso Allahun për diçka që Ai e ka përcaktuar për ty.” – Ahmedi.

    Mjerimi i një personi buron nga paaftësia për të arritur baraspeshë në jetë. Nëse e mat lumturinë tënde me të arriturat tua materiale, mund të ballafaqohesh me shumë zhgënjim dhe frustrime pasi është e pamundur të kontrollohet bota jote e jashtme. Ti duhet t’i kontrollosh vetëm zgjedhjet tua të brendshme, vetëdijen tënde, ndërgjegjen dhe ndjenjat, këta janë faktorë që mund ta ndryshojnë tërë botëkuptimin tënd. Dështimi për ta pranuar vullnetin e Allahut dhe për të qenë në pajtim me të, nënkupton mohimin e shansit për të përparuar dhe lulëzuar. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Sikur biri i Ademit t’i ketë dy lugina me ari, do të dëshironte(lakmonte) t’i kishte tri.” –Buhariu dhe Muslimi.

    Duhet të shikosh brenda zemrës tënde për të gjetur paqë dhe kënaqësi.
    Kur të jesh goditur me fatkeqësi, ti mund të zgjidhësh si të reagosh. – Gazaliu.
    Ti mund të ushqesh armiqësi, shqetësime dhe mosbesim, madje të ankohesh dhe të humbësh durimin, por atëherë do ta lëndosh vetëm veten. Për më tepër, ti mund të mposhtesh aq shumë emocionalisht dhe të depresionohesh dhe si pasojë t’i lësh obligimet dhe t’i neglizhozh përkushtimet. Ose alternativa tjetër, ti mund të jesh i durueshëm dhe të presësh shpërblimin e Allahut, ose edhe më mirë, mund të ndihesh i kënaqur dhe mirënjohës, ta lavdërosh Allahun për mësimin e çmueshëm që ua dha në formë të sprovës. Sipas Ibn Kajimit, ilaçi për pikëllimin dhe shqetësimin qëndron në pranimin dhe kënaqjen nga thellësia e zemrës, duke e ditur se e tëra që ka rëndësi është kënaqësia dhe shpërblimet e Allahut. Ne gjithashtu duhet të jemi të sigurt se fatkeqësitë do të ndikojnë te ne për aq sa i lejojmë.

    Kënaqja me gjendjen tënde i largon brengat dhe frikën për të nesërmen. Ibn Kajimi gjithashtu ka thënë: “ Kënaqësia është Xhenet në tokë.” Dije se pjesa (hisja) jote e jetës po të pret dhe furnizimi yt është paracaktuar para krijimit të njerëzimit.

    Allahu ka thënë:
    Thuaj:” A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve! Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj).” Fussilet, 9-10.

    Ne duhet ta shikojmë fatkeqësinë thjesht si një test të durimit, pranimit dhe besimit tonë. Ato i shlyejnë gjynahet, e forcojnë vendosmërinë dhe i pastrojnë shpirtrat.

    I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Sa më e madhe sprova, aq më i madh do të jetë shpërblimi. Kur Allahu i do njerëzit, Ai i sprovon. Nëse ata pranojnë sprovën (të kënaqur), atëherë ata do ta arrijnë kënaqësinë e Allahut; ata që zemërohen, do të korrin vetëm zemërim nga Allahu.” – Tirmidhiu.

    Për t’ju ndihmuar në udhëtimin drejt kënaqësisë, merre këtë du’a që i Dërguari s.a.v.s. na mësoi. Thuaje atë tri herë pas namazit të sabahut dhe tri herë në mbrëmje pas namazit të ikindisë:

    Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe pejgamberi im është Muhammedi (s.a.v.s.).” – (Redijtu bil-lahi Rabben ve bil-Islami dinen, ve bi Muhammedin s.a.v.s. nebijen). – Muslimi, Ahmedi, Nesaiu.

    I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Kush e thotë këtë çdo mëngjes dhe mbrëmje tri herë, është obligim i Allahut ta kënaqë atë në Ditën e Kijametit.”- Tirmidhiu.

    Një ndihmë tjetër në udhëtimin tënd drejt kënaqësisë është përshtatja e dëshirës tënde me Vullnetin e Allahut, e cila mund të arrihet me një namaz jovullnetar i quajtur namazi i Istihares (kërkimi i asaj që është e mirë). I Dërguari s.a.v.s. na mësoi që sa herë dikush ka qëllim ta ndërmerr një hap të ri, ai duhet t’i fal dy reqate namaz dhe pastaj t’i lutet Allahut për udhëzim, duke kërkuar udhëzimin për ta marrë vendimin e saktë ose për ta zgjedhur rrugën e duhur. Kjo e vendos njeriun në pajtim të plotë me zgjedhjen e Allahut dhe sjell kënaqësi në zemrën e tij. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Burimi i lumturisë së një personi është kënaqja me vullnetin e Allahut, ndërsa prej burimeve të mjerimit është moskërkimi i udhëzimit të Allahut dhe të ndierit e pakënaqësisë me caktimin e Allahut. – Tirmidhiu dhe Ahmedi.


    18. Bëhu i durueshëm dhe i qëndrueshëm



    Çdo ditë të jetës mësojmë si të bëhemi të durureshëm. Ndriçimi shpirtëror dhe kënaqësia janë detyra të vështira dhe qëllime afatgjata, që arrihen me vështirësi. Meqenëse ky nuk është një udhëtim i lehtë, durimi kërkohet në çdo hap të rrugës. Durimi është forca shtypëse që do t’ju mundësoj të vazhdoni avancimin në rrugë. (Carter-Scott, 1999)

    A e urren bllokimin në një trafik të dendur? Ky e¨shtë testi më i lehtë për ta kontrolluar durimin. Nëse e urren trefikun, atëherë sigurisht se ke nevojë të punosh më tepër në shtimin e durimit, sepse shanset janë se ju do të hasni në më shumë kolona automjetesh të bllokuara në rrugë. Arsyeja është se kjo do t’ju shkaktojë më shumë kokëçarje dhe nervozizëm sesa të tjerëve që nuk i shqetëson edhe aq. (Carter-Scott, 1999)

    Mbaje në mend këtë hadith: “ Sa e çuditshme është puna me muslimanin! Punët e tij janë të gjitha të mira. Nëse ai përjeton lehtësi, ai është mirënjohës dhe kjo është e mirë për të. Nëse ai përjeton vështirësi, ai e përballon atë me durim dhe qëndrueshmëri, dhe kjo poashtu është e mirë për të.” – Muslimi.

    Fjala arabe “saber” në këtë hadith shpesh përkthehet si “durim”, por në këtë dhe shumë kentekste tjera, fjala “qëndrueshmëri” mund të jetë më afër kuptimit të vërtetë, sepse “sabër” i bart këto kuptime: i vendosur, i palëkundur dhe i vazhdueshëm.

    Në shumë ajete të Kuranit, Allahu i lavdëron ata që janë të durueshëm, Allahu gjithashtu i lidh veprat e mira dhe meritat me durim:
    “ Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm...” Es-Sexhde, 24.

    Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme. E Ne do t’ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.” En-Nahl, 96.

    “...ndërsa të durueshmin u jepet shpërblimi i tyre pa masë.” Ez-Zumer, 10.

    “ ...Allahu është me durimtarët.” El-Bekare, 249.

    Omer Ibn Hattabi njëherë i shkroi Ebu Musa el- Eshariut: “ Bëj durim.dije se durimi është dy llojesh. Njëri është më i mirë se tjetri. Është mirë të kesh durim në fatkeqësi, por është edhe më mirë ta mbash veten larg gjërave të paligjshme. Dhe diej se durimi është thelbi i besimit, pasi frika ndaj Allahut është akti më i mirë fetar dhe kjo arrihet me durim.”- Gazaliu.

    I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Aspektet më të mira të besimit janë durimi dhe toleranca.”

    Sipas Gazaliut, ekzistojnë tri lloje të durimit:

    1. Durimi për gjërat që nuk mund t’i kontrollojmë, si aksidentet dhe katastrofat natyrore, durimi i dhimbjes fizike dhe sëmundjeve. Ushtrimi i këtij lloji të durimit, çon në kënaqësinë e shpirtit. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Sa e çuditshme është puna me muslimanin! Punët e tij janë të gjitha të mira. Nëse ai përjeton lehtësi, ai është mirënjohës dhe kjo është e mirë për të. Nëse ai përjeton vështirësi, ai e përballon atë me durim dhe qëndrueshmëri, dhe kjo poashtu është e mirë për të.”- Muslimi.

    Allahu thotë:
    Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “ Ne jemi të Allahut dhe dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuaritn në rrugën e drejtë.” El Bekare, 155-157.

    2. Durimi në largimin nga të këqijat dhe kjo përfshin vetëkontrollin, vetëpërmbajtjen duke e kontrolluar zemërimin dhe duke e pranuar situatën tënde. Nëse shprehitë e këqija i shtrohen dëshirës ose pasionit, gjërat dalin jashtë kontrollit. Që ta përmbash veten nga gjynahet, duhet ta ushtrosh durimin. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Muxhahid është ai që bën xhihad kundër vetes për t’iu bindur Allahut.”

    Ky lloj i durimit përfshin durimin në përballjen me ofendimin e njerëzve, faljen dhe vetëpërmbajtjen. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Mbaj lidhje me atë që i ka shkëpututr ato me ty, bëj bamirësi atij që të neglizhon dhe fale atë që të bën zullum.”

    Kjo është një shkallë e lartë e durimit që ka nevojë për shumë trajnime dhe vetëkontroll, por është një ushqim i vërtetë për shpirtin dhe rrugë për ndriçim dhe vetëpërmbajtje.

    3. Durimi (vetëpërmbajtja) në përjetimin e kënaqësisë dhe lumturisë. Kur njerëzit të ndihen rehat, të kënaqen me shëndetin fizik, sigurinë, pronën, pasurinë dhe admirimin e të tjerëve. Ata mund ta hedhin veten në këto rehati dhe lukse të dynjasë pakontroll dhe të harrojnë burimin e begative të tyre ose qëllimin përfindimtar të krijimit të tyre. Sipas dijetarëve muslimanëve, ky lloj i durimit është më i vështirë të praktikohet sesa llojet e tjera.

    Allahu ka thënë:
    S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek Allahu, është shpërblim i madh.” Et-Tegabun,15.

    Këto gjëra materiale janë teste që kërkojnë nga ne ta ushtrojmë durimin me qëllim që t’i parandalojmë ato nga kontrollimi i jetës sonë dhe të mos bëhemi rob të dëshirave tona. Përsëri, kjo na kujton rëndësinë e mosdhënies ndaj materiales. Durimi është një kusht esencial që të mbahemi të shkëputur nga pasionet materiale. Kënaqu me rininë tënde, pasurinë dhe fëmijët, por mos u lidh shumë me ta. Mos lejo që ata të të shpërqendrojnë nga misioni yt i vërtetë në jetë.

    Ushtroje durimin

    Njëherë Ali Ibn Ebu Talib r.a. i kishte disa mysafirë në shtëpi; ai e thirri shërbëtoren disa herë për t’i kërkuar ujë, por shërbëtori nuk u përgjigj. Pas disa minutave, Aliu u ngrit vetë për ta marrë ujin. Për çudi ai e gjeti djaloshin të shtrirë në dyshemenë e kuzhinës duke kënduar.
    Aliu e pyeti: “ A nuk më dëgjove që të thirra?”
    Djaloshi iu përgjigj: “ Po, të dëgjova.”
    Aliu e pyeti: “ Atëherë, pse nuk u përgjigje?”
    Djaloshi tha: “Sepse e di që nuk do të më bëje ndonjë gjë.”
    Aliu qeshi dhe u kthye te shokët, të cilëve u tregoi çfarë kishte ndodhur. Natyrisht ata e këshilluan ta largonte nga puna këtë shërbëtor. Aliu tha: Jo.

    Ekzistojnë shumë mënyra për ta ushtruar durimin nëpërmjet mësimeve islame. Ramazani është një rast i veçantë. I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Agjërimi është gjysma e durimit.”-Tirmidhiu. Agjërimi është një ushtrim i durimit. Njerëzit që agjërojnë rregullisht gjithashtu mësojnë ta kontrollojnë zemërimin.

    I Dërguari s.a.v.s. na mësoi një dua që do të na ndihmojë në situata të ndryshme gjatë jetës sonë: “Nëse robin e Allahut e ka goditur një sprovë le të lutet: Ne jemi të Allahut dhe tek Ai kthehemi. O Zoti im , më shpërble për këtë fatkeqësi dhe më kompenso këtë me diçka më të mirë se kjo. ( Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhi’iun. Allahumme uxhurni fi musibeti ve ahlif li hajren minha).

    Dhe Allahu do t’i përgjigjet lutjes së tij. – Muslimi.

    Besimi në caktimin e Allahut është njëra prej shtyllave të besimit, dhe është kusht paraprak për durimin. Kjo nënkupton se muslimani duhet të besojë se ajo që i ka ndodhur nuk ka pas për t’i ndodhur dhe ajo që nuk i ka ndodhur nuk ka pas për t’i ndodhur. Ky qëndrim është mënyra e shkëlqyer për të mësuar durimin e fatkeqësive dhe vështirësive në jetë. Ai gjithashtu të ndihmon ta dimë se çfarë ka thënë I Dërguari s.a.v.s.: “ Asnjë lodhje, asnjë sëmundje, asnjë pikëllim, asnjë lëndim, asnjë shqetësim nuk i ndodh muslimanit, madje edhe nëse është shpimi nga një therrë, përveç se Allahu ia shlyen gjynahet përmes tyre.” – Buhariu dhe Muslimi.


    19. Kohë për vete


    Kur më hutojnë punët e shumta që duhet t’i bëj, kur më kalon koha dhe energjia duket se po zbehet, e kujtoj kavanozin e majonezit dhe kafes:

    “ Një profesor qëndroi para nxënësve të tij të filozofisë dhe e mori një kavanoz të madh të zbrazur dhe filloi ta mbushte me topa të golfit. Ai pastaj pyeti studentët nëse kavanozi ishte i mbushur. Ata u pajtuan se ishte. Profesori atëherë e mori një kuti ,e guralecë dhe i hodhi në kavanoz. Ai e tundi kavanozin lehtë. Guralecët hynë në hapësirat midis topave të golfit. Atëherë, ai i pyeti studentët përsëri nëse kavanozi ishte i mbushur. Ata u paktuan se po. Profesori pastaj e mori një kuti me rërë dhe e derdhi në kavanoz. Natyrisht, rëra mbushi çdo gjë. Ai i pyeti nëse kavanozi ishte mbushur. Studentët unanimisht thanë: “Po.” Profesori atëherë i derdhi dy filxhanë të kafes në kavanoz, kjo në mënyrë efektive e mbushi çdo hapësirë midis rërës. Studentët qeshën.

    “Tani”, tha profesori, kur të qeshurit u ndal, “ dëshiroj ta dini se ky kavanoz e paraqet jetën tuaj, topat e golfit janë gjërat e rëndësishme, familja, fëmijët, shëndeti, shokët tuaj – gjëra që nëse çdo gjë do të humbej dhe vetëm ata do të mbeteshin, jeta ende do të ishte e vlefshme. Guralecët janë gjërat e tjera me peshë si profesioni, shtëpia dhe vetuar juaj. Rëra është çdo gjë tjetër, gjerat e vogla.”

    “Sikur ta vendosni rërën së pari,” vazhdoi ai, “nuk do të mbetej vend për guralecët ose topat e golfit. E njëjta vlen për jetën; nëse e kalon tërë kohën dhe energjinë në gjëra të vogla, kurr nuk do të gjesh hapësirë për gjërat që janë të rëndësishme për ju. Kushtoni vëmendje gjërave që janë kritike për lumturinë tuaj; thoni lutjet tuaja, luani me fëmijët, gjeni kohë për të bërë kontroll mjekësor, dilni me partnerin tuaj në restorant për darkë. Gjithmonë do të ketë kohë për ta pastruar shtëpinë dhe për t’i rregulluar gjërat. Së pari, kujdesuni për topat e golfit, gjërat që vërtet kanë peshë. Shikoni prioritetet. Pjesa tjetër është vetëm rërë.”
    Njëra prej studenteve e ngriti dorën dhe pyeti se çfarë paraqiste kafja?!

    Profesori buzëqeshi:
    Jam i lumtur që pyete. Me kafe kam për qëllim t’ju tregoj se pa pyetur sa të zënë e kem jetën, gjithmonë ka vend për një filxhan kafe me një mik/e.”

    Është transmetuar se Selmani njëherë i tha Ebu Derdas: “ Allahu ka të drejtë ndaj teje, vetja jote ka të drejtë ndaj teje dhe partneri yt ka të drejtë ndaj teje; kështu jepi secilit të drejtën e tij. “ Kur i Dërguari s.a.v.s. u informua për fjalët e tij, ai tha: “ Selmani e ka folur të vërtetën.” – Buhariu.

    Kur diplomova në fakultet, menjëherë u punësova si asistente në Universitetin e njëjtë. E doja profesionin tim, por ma merrte shumicën e kohës dhe energjinë. Pasi u martova, profesioni i tij e mbante bashkëshortin tim jashtë shtëpisë shumicën e ditës. Kjo më bëri shumë më tepër të involvuar dhe të përkushtuar ndaj punës. Pastaj më lindi djali i parë dhe mora pushim të lehonisë. Kur më lindi vajza u zura tepër duke i kryer punët e shtëpisë dhe prindërisë, sa që nuk gjeja kohë për punë akademike. I doja fëmijët e mi, kënaqësha duke lozur me ta dhe u lexoja tregime. Gjithashtu më pëlqente gatimi. Gatimi i ushqimit për familjen dhe krijimi i recetave të reja ishte argëtim për mua.

    Bashkëshorti im ishte njeri i mirë, i kujdesshëm – përgjegjës dhe përkrahës. Megjithatë, për çudi po ndihesha e depresionuar. Qaja gati çdo ditë. Nuk e dija se çfarë kishte shkuar keq me mua, derisa e lexova një libër që ma ndryshoi jetën. Libri titullohej: “ Të ushqyerit e vetes dhe të tjerëve”. (Schnebly,2000). Në librin e saj Lee Schnebly sqaroi se si ajo po vuante nga simpotmat e njëjta, ndonëse kishte çdo arsye për të qenë e lumtur. Psikologu i saj e shtroi çështjen për të në mënyrë të thjeshtë dhe të bukur. Ai e këshilloi që ta mandonte veten si një kuti me molla. Kutia me molla ndihmon vetëm për t’i mbajtur disa molla. Nëse vazhdojmë t’i shpërndajmë mollët për fëmijët, të afërmit, familjen dhe miqtë, shpejt do të mbesim pa molla dhe do të ndihemi të pavlefshëm. Për ta kthyer funksionin tonë në jetë duhet ta rimbushim kutinë me molla.

    Duhet ta gjesh burimin e mollëve tua. Çfarë të bën, në të vërtetë, të relaksuar dhe ta mbush energjinë e shterur? Për ty, ndoshta është leximi i një libri, memorizimi i Kur’anit, kalimi i kohës me një shok/shoqe, apo meditimi para një deti të hapur e të gjërë. Mendo, dhe bëje listën tënde. Ktheju kësaj liste sa herë që ndihesh i dëshpëruar, sa herë që të jenë harxhuar mollët, dhe bëje njërën prej atyre gjërave, kështu që të furnizohemi sërish me molla.


    20. Kërkoje faljen e Allahut


    Kërlkimi faljes së Allahut të sjellë lumturi, qetësi të mendjes dhe mirëqenie. Allahu thotë në Lbrin e Tij:
    E të kërkoni falje Zoti tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe.” Hud, 3.

    I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “ Pasha Allahun, unë i kërkoj falej Allahut dhe pendohem tek Ai më tepër se shtatëdhjetë herë në ditë.”- Buhariu.

    Një njeri shkoi tek Imam Hasan el-Basriu për t’iu ankuar se nuk kishte ra mjaft shi. Imami i tha: “ Kërko falej tek Allahu.”
    Një njeri tjetër u ankua për varfëri. Imami i tha përsëri: “ Kërko falje te Allahu.”
    Një tjetër iu ankua se nuk mund të ketë fëmijë. Këshilla ishte e njëjtë: “ Kërko falej tek Allahu.”
    Më në fund, një tjetër erdhi dhe u ankua se kopshti i tij nuk jep fruta të mira. Imami i sugjeroi: “Kërko falej tek Allahu.”
    Një njeri që ishte ulur afër Imamit, pyeti i habitur: “ O Imam, si është e mundur t’u caktosh të njëjtin ilaç katër rasteve të ndryshme?” Imami iu përgjigj: - Mu kujtua ajeti i Kur’anit:

    Ai ju lëshon nga qielli, shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” Nuh, 11-12.

    Kërkimi i faljes tek Allahu i largon fatkeqësitë, joshjet dhe shqetësimet. Allahu thotë në Librin e Tij të shenjtë:
    “ Po Allahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti ( Muhammed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfar).” El- Enfal, 33.

    Allahu premton se do t’i fal mëkatet tona dhe do të najep mirësi të pafund:
    “... e hyni në derën ( e fshatit) të përulur dhe thuani: - Hittatun- ndjes, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin.”
    El – Bekare, 58.

    Pendimi është një hap më i lartë i kërkimit të faljes së Allahut. Ai është një kthim tek Allahu pas kryerjes së një mëkati. Ai është një jetë e re, një shpresë e re. Sipas Gazaliut, pendimi është çelësi që na udhëzon në rrugën e drejtë dhe na sjell më afër Allahut.

    Është normale të bëhen gabime, madje edhe mëkate. Babai ynë, Ademi a.s., i pari e paraqiti konceptin e pendimit. Atë e mësoi Allahu të kërkonte falje për gjynahun që e kishte kryer.

    E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.” El- Bekare, 37.

    Është e domosdoshme për çdo kend që t’i kthehet Allahut, kjo është rruga për shpëtimin tonë.

    Allahu thotë:
    “... Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” En-Nur,31.

    Ai gjithashtu na informoi:
    (Të Xhenetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e Allahut. Pra, përgëzoj besimtarët.” Et-Tevbe, 112.

    I Dërguari s.a.v.s. ua tregoi shokëve të tij ngjarjen e një njeriu me deven e tij: “ Një njeri doli në një shkretëtirë të gjerë me devenë e ngarkuar me ushqim dhe pije. Atë e zuri gjumi dhe kur u zgjua nuk e pa devenë. Filloi ta kërkonte gjthandej, vraponte para dhe mbrapa, por kur dielli dhe uria e kishin rraskapitur ai tha: “ Do të shkoj në vendim të parë për të fjetur me një gjumë që mund ta sjellë vdekjen time.” Pastaj vendosi kokën mbi duar dhe fjeti në pritje të vdekjes. Kur u zgjua e gjeti devenë para tij me ushqim dhe pije. Gëzimi i tij nuk njihte kufi.

    Allahu gëzohet me pendimin e robit të Tij më shumëse gëzimi i këtij njeriu.”

    Fund

    Me ndihmën e Allahut përfundoi shkrimi 20 këshillave.

  12. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •