Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Veshja dhe identiteti

  1. #1
    Grafika e firdeuse
    firdeuse nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    30-08-2006
    Postimet
    422
    All-llahu të shpërbleftë
    799
    Falënderuar 795 herë në 319 Postime
    Rep Fuqia
    509

    Veshja dhe identiteti

    Veshja dhe identiteti

    Ndryshimi i veshjes paralajmëron edhe ndryshimin e vetë kulturës

    Veshja e çdo njeriu paraqet një flamur të vendit të qenies së tij, të cilin ai e ka ngritur para godinës së qenies së vet dhe me të cilin ai dëshiron të potencojë se cilës kulturë i përket.

    Emine A. VEZAJ

    Njerëzit krenohen me shumë gjëra, e ndër to kultura e veshjes zë një vend tejet të veçantë. Fenomeni i veshjes e përshkon thuaje tërë historinë e njerëzimit dhe është përhapur në mbarë hapësirën gjeografike të rruzullit tokësor.[1] Në bazë të hulumtimeve që janë bërë nga gjeneratat në gjeneratë nga hulumtues të ndryshëm është konstatuar se veshja përmbush tri nevoja të njeriut, së pari, mbron nga të ftohti dhe të nxehti, si dhe nga bora e shiu; së dyti ndihmon ta ruaj nderin dhe turpin e vet; dhe në fund, bënë që njeriu të duket i bukur, në rregull serioz dinjitoz. Por veshja nuk mund të shpjegohet vetëm në mes të këtyre tre parametrave ajo mund të jetë e ndryshme në mes gjinive dhe shtresave të shoqërisë. Dallimi mund të vihet re edhe nga veshja e një zonje qyteti, kundrejt një zonje nga një mjedis rural. Por, mund të thuhet që njerëzit komunikojnë me veshje dhe që secili e prezanton veten me gjuhën e rrobave që i bart, kush është prej nga vjen dhe cilës kulturë i përket. Veshja e çdo njeriu paraqet një flamur të vendit të qenies së tij, të cilin ai e ka ngritur para godinës së qenies së vet dhe me cilin dëshiron ta potencoj cilës kulturë i përket. Thënë më shkurt, qëllimi i shqyrtimit tonë në vijim do të mund të përkufizohej si Veshja në pikëvështrimin historik dhe kulturor në Kosovë.
    Shtrimi i një studimi tërësor për veshjen popullore si një ndër komponentët qenësor të kulturës materiale të një populli në përgjithësi, ose vetëm për veshjen popullore shqiptare në veçanti, me tërë atë laramanin e madhe që ka, me tërë ato variante e derivate të disa tipave kryesore të veshjes, është një punë e vështirë, do të thosha e pamundur në momentin e tanishëm të shkallës së njohurive tona etnografike për këtë fushë.[2] Ndryshimet e veshjes gjatë historisë së njerëzimit kanë rrjedhur si pasoj e ndikimit të shumë elementeve natyrore dhe të faktorëve shoqëror. Këto siç dihet kanë qenë të ndryshme në vise të ndryshme të botës dhe në periudha të ndryshme kohore. Prandaj veshja ka ndryshuar dhe ndryshon varësisht nga ambienti gjeografik, nga koha dhe nga zhvillimi i përgjithshëm historik, ku përfshihen jo vetëm kushtet shoqërore ekonomike, por edhe shija e njerëzve.[3] Po t’i hedhim një vështrim të shkurtër veshjes në trevat shqiptare do të shohim se ajo ka dallime në rajone të caktuara. Këtu do të përmendim veshjet që janë identifikuar më tepër te shqiptarët e Kosovës.
    Veshja popullore e Rrafshit të Dukagjinit (rrethet e Pejës e të Gjakovës), sidomos ajo e grave, është shumë karakteristike dhe origjinale. Këtu të bie në sy më parë këmisha e gjatë (e grave) e pëlhurës së vegjës me vija të trasha e të rralla vertikale (të zeza ose ngjyrë kafe), pastaj pështjellakët me ngjyrë të mbyllur e të qëndisur, çorapet e leshta të zeza deri në gjunjë, mitani i pambukut me mëngë i zbukuruar me gajtan me copa cohe dhe në kokë lidhëse e marhama.[4] Sipas këtij autori, edhe veshja e Hasit nuk është shumë më ndryshe krahasuar me veshjen e rajonit të Gjakovës dhe të Pejës. Dhe se ajo nuk përbën shumë ndryshime në strukturën e veshjes.
    Veshja e grave të Hasit (zonë kodrinore ndërmjet Gjakovës e Prizrenit në anën e djathtë të Drinit të Bardhë) është aq origjinale, saqë gati nuk ka asgjë të përbashkët me veshjen e Dukagjinit e të Podrimës, vise në të cilat kufizohet.
    Drenica, Prekorupa (Llapusha), Morava, Gora, Opoja, Llapi, Gollaku etj, gjithashtu i kanë disa tipare rajonale në veshjen e tyre, por edhe shumë elemente të përbashkëta. Përveç Rugovës, Dukagjinit dhe Hasit, viset e tjera të Kosovës nuk dallojnë shumë për nga veshja popullore.[5]
    Sipas Drita Statovcit veshja e grave të Hasit, duke mos përzier Malësinë e Gjakovës, paraqet një variant të veçantë dhe tipologjikisht i takon veshjes me këmishë të gjatë e një dy futa. Këtu pështjellakët s’janë të zymtë, por kryesisht të ndritshëm të kuq. Të pasmin e quajnë “pshtallak”, kurse të përparmin “kanac” e “bohçe”.[6]
    Veshja e grave të Drenicës përfaqëson një variant të veçantë të veshjes me dy futa, të cilën këtu vendaset e emërtojnë me “veshë pështallaku”. Kjo është shumë më e pasur se ajo e Rrafshit të Dukagjinit e në disa raste edhe se ajo e Hasit.
    Në Llap dhe në Moravë veshja popullore e grave u ruajt vetëm deri në Luftën e Dytë Botërore. Sot nuk mund të gjendet, është zhdukur plotësisht. Një variant të veçantë paraqesin veshjet e grave të Jablanicës dhe të trevës së Gollakut. Këtu hasim në dimi të leshta ngjyre të mbyllur, zakonisht të zezë, të cilave për mënyrën e qepjes së tyre u thonë “ dimi me gurra” ose “t’gurrume”.[7]
    Edhe pse për veshjen e vajzave nuk mund të bëhet fjalë si për një tip të veçantë të veshjeve, krahasuar përgjithësisht me veshjen e grave shihen disa transformime morfologjike e strukturale të veshjeve në këtë moshë. Me të hyrë në fazën e pubertitetit, pushonte prerja e flokëve dhe ato liheshin të rriteshin normal. Gjatë gjithë kohës së mbajtjes së perçes, përkatësisht gjer në moshën e pubertetit, vajzat bënin vetëm pështjellakun e parë, gjersa me të hyrë në këtë moshë, fillonin të bëjnë edhe pështjellakun e prapmë.[8]
    Kujdes i kushtohej edhe rregullimit të saj me gjithë aksesorët e tjerë... Edhe veshja e grave, sidomos e nuseve, paraqet veshjen më të pasur, si në planin struktural-morfolog jik, ashtu edhe në atë ornamentik e dekorativ. Si pjesë përbërëse të kësaj veshjeje mund të përmendet kapuçi me pare, marhama, këmisha e pëlhurës e gjatë gjer në fund të këmbëve me jak të vogël, pështjellakët, jeleku, zhguni, gëzofi çorapët, opingat. Përgjithësisht veshja e grave, e grupmoshave të ndryshme, në planin tipologjik nuk paraqet dallime, struktura është e njëjtë.[9]
    Tradita e veshjes shqiptare në veprën e një autori kroat, Lovro Mihaçeviq (prift katolik i lindur në Kreshevë, në Bosnje, që ka qëndruar me detyrë fetare plot 14 vjet në mesin e shqiptarëve) përshkruhet kështu: “Edhe veshja e grave është e ndryshme, por zakonisht veshin fustan të zi të gjatë, të cilin me një shokë e shtrëngojnë në brez, e në krye mbajnë shaminë e bardhë.”[10]
    Shohim se edhe veshja tradicionale shqiptare e grave ka paraqitur një mbulim të tërë trupit në mënyra të ndryshme, herë me fustane të gjatë e herë me dimia, bile edhe mbulimi i kokës ka qenë i pranishëm siç e pamë, herë me kapuç e herë me maramë. Pra, në përgjithësi femra gati e tëra ka qenë e mbuluar. Me këtë, sidoqoftë, nuk duam të themi se veshja ishte islame. S’do mend se kishte disa dallime të thella. Disa nga këto dallime rridhnin nga lidhja e shqiptarëve ne besimin islam, por edhe të tilla që ishin rrjedh e besimit krishterë-ortodoks.
    Historia e viteve të fundit në Kosovë në të vërtet dëshmon mohimin e vlerave kombëtare dhe religjioze, me këtë po ashtu dëshmon edhe humbjen e autencitetit burimor të veshjes në aspektin tradicional dhe religjioz. Që ngaherë ndryshimi i veshjes ka paralajmëruar dhe ndryshimin e vet kulturës, ndërsa është e ditur që njeriu nuk mund t’i kthejë shpinën kulturës së vet derisa të mos e hedh veshjen, dhe se nuk fillon ta bartë veshjen e huaj derisa të mos e pranojë kulturën e një populli tjetër. Prandaj thuhet “me ke je i tillë je”, respektivisht, njeriu i përket atij, veshjen e të cilit e bartë.


    P.S ky punim eshte botuar në revistën “PAQJA” NR. 3, 19 shkurt 2007.



    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Gholam Ali Haddad’adel, “Kultura e zhveshjes dhe zhveshja e kulturës”.Gjilan, 2004. fq. 7.
    [2] Drita Statovci, “Disa të dhëna për veshjen popullore shqiptare”, cituar sipas: Instituti Albanologjik i Prishtinës, “Çështje të Studimeve Albanologjike”, Prishtinë, 1987, fq. 339.
    [3] Mark Kraniqi, Nga gurra e traditës, Prishtinë, 1991. fq. 374.
    [4] Po aty, fq. 378
    [5] Mark Krasniqi, Nga gurra e traditës, fq. 378-79
    [6] Drita Statovci, “Disa të dhëna për veshjen popullore shqiptare”, op. cit. fq. 342.
    [7] Po aty, fq. 343.
    [8] Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji, X-1980, Prishtinë, 1981, fq.101
    [9] Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji, X-1980, 102-104
    [10] Mark Krasniqi, Nga gurra e traditës, fq. 402
    “Indeed Allah has purchased from the believers their souls and their wealth, in exchange for Paradise”(Kur'an)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Identiteti yt
    By En Nisa in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 16:13
  2. Identiteti i Jezusit(Isa a.s.)
    By En Nisa in forum Të krishterët
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 10:43
  3. Identiteti i myslimanit
    By Ubejdullah in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2008, 00:10
  4. Identiteti shqiptar
    By En Nisa in forum Feja dhe Shoqëria
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 20:05
  5. Identiteti yt i natyrshëm
    By En Nisa in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2008, 20:17

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •