|
Kujdes nga libri: "Ihkamu Takrir fi Ahkami Tekfir " tė autorit: Murad Shukri
Kujdes nga libri:" Ihkamu Takrir fi Ahkami Tekfir " tė autorit: Murad Shukri
Fet-vaja nr: 20212, data :07.02.1419 h.
Kujdes nga libri:
" Ihkamu Takrir fi Ahkami Tekfir "
tė autorit: Murad Shukri
Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, Pėrshėndetjet qofshin mbi Pejgamberin salallahu alejhi ve sel-lem!
Ibrahim El-Hamdani, e ka pyetur Komisionin e Pėrhershėm tė Dijetarėve tė mėdhenjė Saudit, nė krye me kryetarin e kėtij Komisioni, Sheikh AbdulAziz bin Abdullah bin Baz, me nr. 932 me datėn: 01.02.1419 h. rreth librit: "Ihkamu takrir fi ahkami tekfir ", tė autorit: Murad Shukri
Ky ėshtė teksti i pyetjes:
"Shkelqėsia juaj, Mufti i Pėrgjithshėm i Arabisė Saudite, Sheikh Abdullah bin Baz:
Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve bereketuhu!
Mė tujtje:
I nderuar Sheih, ne jemi nė njė begati tė madhe nė Arabinė Saudite dhe prej begative mė tė mėdha qė kemi, jemi nė besim tė pastėr dhe e refuzojmė drejtimin e Murxh'ive dhe Havarixhėve nė ēėshtjen e kufrit (mosbesimit). Kėto ditė, mė ka ra nė dorėn time njė libėr me emrin "Ihkamu takrir fi ahkami tekfir", tė autorit Murad Shukri nga Jordania, dhe e kuptova se ai nuk ėshtė prej dijetarėve, nuk ka dije nė shkencat e Sheriatit, dhe se ka pėrhap nė kėtė libėr drejtimin e Murxhive ekstremista. Ai nė kėtė libėr nuk e sheh kufrin, pėrveē se kufrin nė pėrgėnjėshtrim. Kjo, sipas asaj qė ne e dimė, bie nė kundėrshtim me tė vėrtetėn dhe argumentin nė tė cilin mbėshtetėn Ehlu Sunneti dhe Xhemati, si dhe atė qė ėshtė pėrhap nė vendet tona. Siē e dimė se, dijetarėt e Ehlu Sunnetit dhe Xhematit thonė se njeriu mund tė bėjė kufėr me fjalė, me punė, me zemėr, dhe me dyshim. Shpresojmė nga ju sqarimin e hakkut (tė vėrtetės), gjersa mos tė mburret dikush me kėtė libėr, i cili ėshtė bėrė i njohur se ata thėrrasin nė xhematin e Selefit, sipas atyre nė Jordan. All-llahu ju ruajt, ves-selamu alejkum ve rahmetullahi ve bereketuhu."
Pas njė studimi qė bėri Komiteti i Pėrhershėm pėr fet-va, iu pėrgjigj kėsaj pyetje, si vijon:
"Pas njė qasje studimi tė librit nė fjalė ėshtė gjetur se, ky libėr pėrmban pėlqimin e drejtimit tė Murxh'ive dhe nė pėrhapjen e kėtij drejtimi, tė cilėt e kufizojnė kufrin e njeriut vetėm nė mohim me zemėr dhe pėrgėnjėshtrim dhe e bėjnė pėrhapjen e kėtij drejtimi nė emėr tė Ehlu Sunnetit dhe Xhematit dhe se gjoja ky ėshtė edhe mendimi i selefėve. Tė gjitha kėto janė injorancė nga mosnjohja e hakkut (tė vėrtetės), pėrzierje dhe devijim i mendjeve, me pretendim se ky ėshtė mendimi i Selefėve dhe dijetarėve tė sinqertė. Por ky libėr pėrmbanė mendimin e Murxh'ive, tė cilėt thonė:
" Nuk tė bėn mėkati dėm, sa tė jesh me iman"
Ndėrsa, definicioni i imanit tek ata ėshtė:
" Besimi vetėm me zemėr, ndėrsa kufri ėshtė vetėm me pėrgėnjėshtrim."
Ky ėshtė njė mendim i mangėt, ndėrsa nė anėn tjetėr, kemi mendimin e Havarixhėve, tė cilėt i kanė kaluar kufijtė nė ēėshtjen e kufrit. Tė dyja kėto drejtime janė tė kota qė tė shpien nė drejtim tė devijuar dhe i kanė pasojat e kėqia, siē jemi tė njohur rreth tyre. All-llahu Subhanehu ve Teala i ka drejtuar Ehli Sunnetin dhe Xhematin nė Fjalėn e Vėrtetė, Mendimin e Drejtė dhe nė Besimin e Mesėm, nė mes tė mangėsisė dhe tejkalimit tė kufijve, duke e shenjtėruar nderin dhe fenė e muslimanit. Nuk lejohet qė ta bėjmė dike kafir (jobesimtarė), pėrveēse me tė drejtė, nė tė cilėn iu ėshtė i qartė argumenti. Gjithashtu, kufri (dalja nga feja - mosbesimi) mund tė jetė me fjalė, me punė, me zemėr, me lėnie dhe me dyshim, sikur qė na tregojnė pėr kėtė argumentet nga Kur'ani dhe Sunneti.
Nga e tėrė kjo qė e cekėm, bėjmė me dije se ky libėr nuk lejohet tė botohet, e as tė shpėrndahet, dhe nuk lejohet qė e kota qė posedon libri tė mbėshtet gjoja nė argumente nga Kur'ani dhe Sunneti, e as tė konsiderohet ky libėr se ėshtė drejtim i Ehli (pasuesve) Sunnetit dhe Xhematit. Kėrkojmė nga autori i kėtij libri qė tė pendohet tek All-llahu (Xhele Shanuhu) publikisht, sepse pendimi e shlyen mėkatin. Dhe mos tė futet nė dijėn e fesė, qė kanė tė bėjnė me kėsilloj ēėshtje, me padituri, nė mėnyrė qė tė mos arrijė deri te dėmi dhe prishja e besimit, mė shumė sesa qė ka shpresuar autori nė dobi dhe pėrmirėsim. All-llahu na ndihmoftė nė tė vėrtetėn dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi Muhamedin salallahu alejhi ve sel-lem!
Komisioni i Pėrhershėm pėr Kėrkime Shkencore dhe Dhėnien e Fet-vave nė krye me:
Kryetari: Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz
Zėvendės kryetar: Abdul-Aziz bin Abdilah bin Muhamed Ali Sheikh
Anėtar: Abdullah bin Abdurrahman El-Gadejani
Anėtar: Bekėr bin Abdullah ebu Zejd
Anėtar: Salih bin Fewzan El-Fewzani
Pėrktheu nga gjuha Arabe:
Shaban Murati
|