|
Llojet e Teuhidit
Llojet e Teuhidit
Pyetja: Cilat janė llojet e tewhidit dhe cili ėshtė definicioni pėr ēdonjėrin?
Pėrgjigja: Teuhidi ėshtė tre llojesh: teuhidi er-rububije, teuhidi el-ilahije dhe teuhidi el-esma ue sifat.
Teuhidi er-rububije ėshtė veēimi i Allahut me krijim, me furnizim, me dhėnien e jetės dhe marrjen e saj, dhe me tė gjitha llojet e zotėrimit dhe kontrollimit tė tėrė asaj qė ndodhet nė qiej dhe nė tokė. Gjithashtu, veēimi i Tij me gjykim, me shpallje, me dėrgimin e pejgamberėve dhe me zbritjen e Librave. Allahu i lartėsuar thotė:
''Padyshim qė i Tij ėshtė krijimi dhe sundimi. I madhėruar qoftė Allahu, Zoti i botėve''. (A'raf, 54)
Tewhidi ilahije ėshtė veēimi i Allahut me adhurim. Nuk duhet adhuruar diēka tjetėr veē Tij, nuk duhet lutur dikė tjetėr veē Tij, nuk duhet kėrkuar ndihmė dhe mbrojtje vetėm se nga Ai, si dhe nuk duhet zotuar dhe therur (kurban) vetėm se pėr hir tė Tij. Allahu i lartėsuar thotė:
''Thuaj (O Muhamed): Sigurisht qė falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e botėve. Ai nuk ka asnjė shok e tė barabartė, dhe pėr kėtė jam urdhėruar dhe jam i pari qė i nėnshtrohem vullnetit tė Tij, si musliman''. (Enam, 162-163)
Dhe, teuhidi el-esma we sifat ėshtė tė cilėsuarit dhe tė thirrurit e Allahut, me atė me ēfarė Ai e cilėsoi dhe emėrtoi Vetveten, apo e cilėsoi dhe e emėrtoi Atė i dėrguari i Tij, nė hadithet e vėrteta. Ia pohojmė ato (emrat dhe cilėsitė), duke mos bėrė ngjasime a krahasime, si dhe pa i keqinterpretuar dhe pa i mohuar - ''S'ka gjė si Ai. Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi''.
Me (ndihmėn) Allahut vjen suksesi. Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin tonė Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shoqėruesit e tij.
Komisioni i Pėrhershėm pėr Kėrkime dhe Fetua:
Shejh Abdul Aziz bin Baz,
Shejh Abdu Rrezak el-Afif,
Shejh Abdullah el-Gudejan,
Shejh Abdullah el-Gu-ud.
Fetwaja me numėr 9772, faqe 55, vėllimi 1 i Fetuave tė Komisionit tė Pėrhershėm.
|