|
A lejohet heqja e qimeve tė tepėrta dhe a lejohet zgjatja e thonjve ?
Pyetja:
A lejohet heqja e qimeve tė tepėrta dhe a lejohet zgjatja e thonjve dhe lyerja e tyre me manikyr, duke pasur parasysh se unė i lyej ata pasi marr abdes dhe i mbaj kėshtu pėr 24 orė e pastaj e heq manikyrin me solucione speciale?
Pėrgjigjja:
1 - Heqja apo rralimi i vetullave nuk ėshtė i lejueshėm, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) i ka mallkuar ato gra qė heqin vetullat e veta apo tė tė tjerave.
2 - Zgjatja e thonjve ėshtė nė kundėrshtim me sunnetin, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:"Pesė gjėra janė prej fitres: bėrja synet, heqja e qimeve prej pjesėve tė turpshme, shkurtimi i mustaqeve, heqja e qimeve tė sqetullave dhe shkurtimi i thonjve."
Mosprerja e thonjve mė tepėr se dyzet ditė, nuk ėshtė e lejuar, sepse Enesi thotė: Profeti (paqja qoftė mbi tė) na ka caktuar qė tė mos e lėmė mė shumė se 40 ditė shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe heqjen e qimeve nga sqetullat dhe vendet e turpshme."
Nga ana tjetėr thonjtė e gjatė janė njė nga veēoritė karakteristike tė kafshėve si edhe tė disa jobesimtarėve.Kurse pėrsa i pėrket lyerjes sė thonjve, e mira e tė mirave ėshtė qė tė lihet kjo gjė. Gjatė abdesti duhet tė hiqet manikyri, sepse ai pengon depėrtimin e ujit deri nė thua.
Sheikh Abdul Aziz Ibn Abdullah Bin Baz (All-llahu e mėshiroftė)
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|