Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua nga Sheikh Abdul Aziz Ibn Abdullah Bin Baz (All-llahu e mėshiroftė)

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 27-08-2007, 06:59
Grafika e Keshille
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 10-10-2005
Postimet: 182
All-llahu tė shpėrbleftė: 102
Falėnderuar 176 herė nė 67 Postime
Rep Fuqia: 154
Keshille is a glorious beacon of lightKeshille is a glorious beacon of light
Festimi i natės sė Israsė dhe Miraxhit

Pyetje: Cili ėshtė vendimi mbi festimin e natės sė Israsė dhe Miraxhit, e cila bie nė natėn e njėzeteshtatė tė muajit rexheb?


Pėrgjigje: S’ka dyshim qė Israja dhe Miraxhi [udhėtimi dhe ngritja e pejgamberit nė qiell] janė dy shenja tė mėdha, tė cilat tregojnė pėr vėrtetėsinė e tė dėrguarit tė Tij Muhamed [salallahu alejhi ue selam], si dhe pėr madhėshtinė e pozitės sė tij tek Allahu. Kėto, po ashtu, janė shenja tė fuqisė sė madhe tė Allahut dhe tė pozitės sė lartė tė Tij mbi krijesat. Allahu ka thėnė:

» I madhėruar e i lartėsuar qoftė Ai [Allahu] qė mori robin e Tij [Muhamedin] pėr njė udhėtim nate nga el-Mesxhid el-Haram [nė Meke] deri nė el-Mesxhid el-Aksa [nė Jerusalem], fqinjėrinė e sė cilės e kemi bekuar, me qėllim qė t’ia tregojmė atij Shenjat Tona. Vėrtet, Ai dėgjon gjithēka, sheh gjithēka « [el-Isra, 1]

Ka transmetime mutewatir1 nga i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] se ai ėshtė ngritur nė qiej dhe portat e tyre i janė hapur atij, derisa ka kaluar pėrtej qiellit tė shtatė, ku Zoti i tij i ka folur ashtu siē ka dashur dhe e ka urdhėruar pėr pesė namazet ditore. Sė pari, Allahu i lartėsuar ka urdhėruar pėr pesėdhjetė namaze, por pejgamberi jonė vazhdonte tė kthehej dhe tė kėrkonte zbritje, derisa Ai i bėri pesė. Kėshtu, mbeten pesė namaze tė detyrueshme, por qė janė sa pesėdhjetė nė shpėrblim, sepse ēdo e mirė shpėrblehet dhjetėfish. Allahut i takojnė lavdėrimet dhe falėnderimet pėr tė gjitha bekimet e Tij.

Sa i pėrket kėsaj nate, nė tė cilėn zunė vend Israja dhe Miraxhi, s’ka asgjė nė hadithet e vėrteta qė tregon se kjo ka ndodhur nė muajin rexheb apo nė ndonjė muaj tjetėr. Gjithēka qė ėshtė transmetuar lidhur me njė datė tė caktuar pėr kėto ngjarje, sipas dijetarėve tė hadithit, s’mund tė dėshmohet tė ketė ardhur nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]. Ka njė urtėsi nga Allahu nė harresėn e kėsaj date nga ana e njerėzve. Edhe nėse do tė vėrtetohej data, s’do tė ishte e lejueshme pėr muslimanėt ta festonin atė, sepse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] nuk e ka festuar atė dhe nuk e ka veēuar nė ndonjė mėnyrė. Nėse festimi i kėsaj nate do tė ishte urdhėruar nė Islam, i Dėrguari do ta informonte umetin e tij rreth kėsaj me fjalė a vepra. Po tė ndodhte diēka e kėtillė, do tė ishte e mirėnjohur dhe shoqėruesit e tij do ta transmetonin kėtė. Ata kanė transmetuar gjithēka nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] qė umeti i tij ka nevojė ta dijė, dhe nuk kanė lėnė pas dore asnjė aspekt tė fesė, madje kanė qenė tė parėt pėr tė bėrė ndonjė tė mirė. Sikur festimi i kėsaj nate tė ishte urdhėruar nė Islam, ata do tė ishin njerėzit e parė qė do ta bėnin kėtė. Pejgamberi ka qenė njeriu mė i sinqertė dhe ai e ka bartur fenė plotėsisht. Sikur tė ishin pėrnderimi dhe festimi i kėsaj nate pjesė e fesė sė Allahut, atėherė pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] do ta bėnte kėtė dhe s’do ta fshehte. Meqė s’ka ndodhur diēka e kėtillė, ėshtė e mirėnjohur qė festimi dhe pėrnderimi i kėsaj s’ėshtė fare pjesė e Islamit. Allahu e ka pėrsosur fenė pėr kėtė umet dhe e ka plotėsuar favorin e Tij ndaj tyre, dhe Ai i dėnon ata qė prezantojnė gjėra nė fe pėr tė cilat Allahu nuk ka urdhėruar. Allahu ka thėnė nė Librin e Tij, nė suren Ma’ideh:

» Kėtė ditė, pėrsosa fenė tuaj pėr ju, plotėsova favorin Tim ndaj jush dhe zgjodha Islamin pėr fe tuajėn « [el-Ma’ideh, 3]

» Apo a kanė ata ortakė me Allahun [zota tė rremė], tė cilėt kanė themeluar pėr ta njė fe qė Allahu nuk ka urdhėruar pėr tė « [el-Shura, 21]

Nė hadithin sahi, ėshtė dėshmuar se i dėrguri i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka paralajmėruar kundra bidatit dhe ka thėnė qartė se bidati ėshtė humbje, sa pėr t’i treguar umetit se sa e rėndė e serioze ėshtė kjo ēėshtje.

Pėr shembull, ėshtė transmetuar nė el-Sahihajn nga A’isha [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:

"Kushdo qė prezanton nė kėtė ēėshtje tonėn ndonjė gjė qė s'ėshtė pjesė e saj, do t'i refuzohet".

Nė transmetimin nga Muslim, thuhet:

"Kushdo qė bėn ndonjė vepėr qė s'ėshtė pjesė e kėsaj ēėshtjeje tonė, do t'i refuzohet".

Nė Sahi Muslim, ėshtė transmetuar se Xhabir ka thėnė:"I dėrguari i Allahut thoshte nė hutbe:

'Fjalimi mė i mirė ėshtė Libri i Allahut, udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit. Ēėshtjet mė tė kėqija janė ēėshtjet e shpikura, dhe ēdo shpikje ėshtė humbje'". En-Nesa'i shtoi, me isnad tė mirė:"… dhe ēdo humbje do tė jetė nė Zjarr".

Nė el-Sunen, ėshtė transmetuar se el-Irbad ibn Sarijeh ka thėnė:"I dėrguari i Allahut mbajti njė ligjėratė elokuente, e cila na i zbuti zemrat dhe bėri qė syri tė lotonte. Thamė:
- O i dėrguar i Allahut, sikur po pėrshėndetesh me ne! Na kėshillo.
- Ju kėshilloj ta keni frikė Allahun, tė dėgjoni e tė bindeni, edhe nėse pėr udhėheqės e keni njė rob. Kushdo prej jush qė do tė jetojė, do tė shohė kundėrshtime tė mėdha, kėshtu qė ju nxis tė kapeni pėr Sunetin tim dhe pėr sunetin e halifeve tė udhėzuar si duhet, qė do tė vijnė pas meje dhe do t'i pėrmbahen atij [Sunetit]. Kini kujdes nga ēėshtjet e shpikura [nė fe], se, vėrtet, ēėshtjet e shpikura janė bidat, kurse ēdo bidat ėshtė humbje".

Ka shumė hadithe me domethėnie tė ngjashme.

Paralajmėrimet kundra bidatit janė transmetuar nga shoqėruesit e tė dėrguarit tė Allahut [salallahu alejhi ue selam]dhe nga selefėt e drejtė, pas tyre, sepse kjo s'ėshtė gjė tjetėr veēse shtim nė fe dhe formim i njė feje pėr tė cilėn Allahu nuk ka urdhėruar, si dhe ėshtė imitim i armiqve tė Allahut, ēifutėve dhe tė krishterėve, nė shtimin e tyre nė fetė e tyre dhe prezantimin e gjėrave pėr tė cilat Allahu nuk ka urdhėruar. Kjo, po ashtu, nėnkupton se diēka po mungon nė Islam dhe se feja s'ėshtė e plotėsuar, kurse dihet mirė qė kjo ēon nė ligėsi dhe nė njė tė keqe tė madhe, si dhe kundėrshton ajetin ku Allahu ka thėnė:

» Kėtė ditė, pėrsosa fenė tuaj pėr ju, plotėsova favorin Tim ndaj jush dhe zgjodha Islamin pėr fe tuajėn « [el-Ma’ideh, 3]

Kjo kundėrshton edhe hadithin e tė dėrguarit [salallahu alejhi ue selam], i cili paralajmėron kundra bidatit.

Shpresoj qė dėshmitė e cituara do tė jenė tė mjaftueshme pėr tė bindur kėrkuesin e sė vėrtetės se ky bidat ėshtė i gabuar, domethėnė, bidati i festimit tė natės sė Israsė dhe Miraxhit, dhe se kjo s'ėshtė aspak pjesė e fesė Islame.

Sepse Allahu ka urdhėruar pėr tė qenė i sinqertė ndaj muslimanėve dhe pėr tė shpjeguar ēfarė Allahu ka urdhėruar pėr ta nė fenė e tyre. Dhe, ngaqė ėshtė haram tė fshehėsh dijen, mendova ta vė nė pah kėtė bidat, i cili ėshtė pėrhapur aq shumė, saqė njerėzit besojnė se ėshtė pjesė e fesė.

Allahu ėshtė Ai, qė e lusim pėr t'i ndrequr punėt e muslimanėve, pėr tė na bekuar me dijen islamike dhe pėr tė na ndihmuar tė mbahemi fort pėr tė vėrtetėn dhe tė lėmė gjithēka qė e kundėrshton atė, se Ai ka mundėsi pėr kėtė. Allahu dėrgoftė paqe dhe bekime mbi robin dhe tė dėrguarin e Tij, pejgamberin tonė Muhamed, mbi familjen dhe mbi shoqėruesit e tij.

1. Hadith i transmetuar nga njė numėr domethėnės transmetuesish nė secilin zinxhir tė transmetimit [isnad], nėpėrmjet zinxhirėve tė shumėfisht tė transmetimeve qė mbėrrijnė deri te pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]. Kjo vėrteton se hadithi ėshtė sahih pėrtej ēdo dyshimi tė arsyeshėm dhe pėrtej mundėsisė historike se transmetuesit kanė mundur tė komplotonin pėr tė falsifikuar njė transmetim.
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua nga Sheikh Abdul Aziz Ibn Abdullah Bin Baz (All-llahu e mėshiroftė)


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Mevludi - Bidati qė ndalohet tė festohet valeriana89 Bidatet - Risitė nė Fe 43 11-10-2008 00:47
Kapitulli i namazit Usame_ibn_Zejd Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 24-02-2007 13:59
Namazi i natės. Etheristi Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 19-12-2005 22:16
Muaji Shaban Besim2005 Feja dhe Shoqėria 1 26-09-2005 20:23


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 22:41.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.