|
Ndėrprerja e namazit, pėr shkak tė ndėrprerjes sė rrymės
Ndėrprerja e namazit, pėr shkak tė ndėrprerjes sė rrymės
Shejh Bin Baz
"Mexhmu ibn Baz" 12/331
Pyetje: Njė grup njerėzish falėn namazin e xhumasė, nė bodrum tė xhamisė, dhe, ndėrsa po faleshin, u ndėrpre rryma, kėshtu qė s'mund ta dėgjonin zėrin e imamit. Njėri ndėr ta doli dhe i udhėhoqi tė tjerėt pėr namaz. Cili ėshtė vendimi nė lidhje me kėtė namaz, duke e ditur qė ai e pėrfundoi namazin sikur tė ishte i xhumasė? Cili do tė ishte vendimi po tė mos dilte asnjėri prej tyre pėr t'i udhėhequr? A duhet qė secili ta kryejė namazin veēmas? Nėse kjo ėshtė e lejueshme, a duhet qė ata ta pėrfundojnė namazin si namaz tė Drekės apo si tė xhumasė, meqė kanė dėgjuar hatibin, kanė filluar tė falen me imamin dhe kanė falur njė rekat, sė bashku me tė?
Pėrgjigje: Nėse ėshtė kėshtu, siē e pėrshkroi pyetėsi, atėherė namazi i tyre ėshtė nė rregull, sepse kushdo qė e zė njė rekat tė xhumasė, ai e ka mbėrri xhumanė, siē qėndron nė njė hadith tė vėrtetė, nga i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam. Edhe nėse askush s'do tė dilte pėr t'i udhėhequr dhe secili tė falte namazin veēmas, kjo do tė mjaftonte, mu si nė rastin e atij qė i bashkėngjitet vonė namazit: fal, me imamin, atė ēfarė mbėrrin, pastaj e plotėson pjesėn tjetėr, i vetėm, pėr shkak tė kuptimit tė pėrgjithshėm tė fjalėve tė Pejgamberit, salallahu alejhi ue selam:"Kushdo qė e zė njė rekat tė namazit, ai e ka mbėrri namazin".
|