|
Ngritja e duarve ne dua kur udheton
Pyetja:
A eshte e lejuar ngritja e duarve kur behet dua sidomos kur udhetohet me avion apo makine, tren, etj…?
Pergjigja
El-hamdulilah.
Ngritja e duarve kur behet dua eshte nje nga mjetet per te pasur duane te pranuar ne cdo vend. Rrasuli tha: “Allahu eshte bujar e nese robi i Tij ngren duart (me dua) Ai nuk ia kthen atij bosh ato”.
Dhe tha: “Allahu eshte i mire dhe pranon vetem ate qe eshte e mire. Allahu ka obliguar per besimtaret ate qe ka obliguar per te derguarit.
Allahu thote: “O ju qe besoni!Hani nga ato me te cilat u kemi furnizuar dhe jinni mirenjohes ndaj Allahut”(2:172)
Dhe Ai thote:
“O Te Derguar!Hani nga tajibat-et dhe beni vepra te mira!”(21:51)
Pastaj permendi nje burre qe ka udhetuar shumedhe eshte me floke te shpupurisura dhe eshte i mbuluar me pluhur qe ngre duart nga qiejt dhe thote: O Zot, o Zot, nderkohe qe ushqimi i tij eshte haram, rrobat e tij jane haram, dhe ai eshte mbajtur me haram. E si mund te marre ai pergjigje?!” (sahih Muslim)
Keshtu ai (Rrasuli) pershkroi ngritjen e duarve si mjet per te pasur duane te pranuar dhe po ashtu pershkroi konsumimin e haramit dhe mbajtjen e vehtes me harame nga arsyet pse duate nuk marrin pergjigje.
Kjo tregon se ngritja e duarve eshte nga mjetet e pranimit te duase qofte kjo ne avion, tren, makine, anije kozmike apo cfaredo qofte. Nese dikush ben dua dhe ngre duart kjo eshte nga mjetet e pranimit te duase. Por ne situate ku Rrasuli nuk i ka ngritur duart as ne nuk duhet ti ngreme duart sikurse ne khutban e xhumase ku ai nuk i ka ngritur duart pervec kur ka bere dua per shi ku i ka ngritur duart. Po ashtu mes dy sexhdeve dhe para dhenies se selamit ne fund te teshehudit ai nuk i ngriti duart keshtu qe ne nuk i ngreme duart ne keto raste ku Rrasuli nuk i ka ngritur duart.
Kjo ngase veprimi i tij eshte argument dhe mos veprimi i tij eshte argument. Po ashtu pas selamit ne pese namazet ditore, Rrasuli recitonte dhikret te percaktuara ne sheriah por nuk i ngrinte duart e keshtu as ne nuk i ngreme duart duke ndjekur shembullin e tij. Por ne ato raste ku ai i ka ngritur duart, suneti eshte qe ti ngresh duart duke ndjekur shembullin e tij dhe sepse eshte nga sebepet (mjetet) e pranimit te duase.
Po ashtu ne ato raste kur muslimani i lutet Zotit te tij dhe nuk eshte transmetuar nese Rrasuli i ka ngritur duart apo jo, atehere ne i ngreme duart si rrjedhim nga hadithet qe tregojne se ngritja e duarve eshte sebep per pranimin e duase sikurse u permend me siper.
Maxhmu el-fatawah wa makalat el-mutanawijah
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
|