|
Tallja me hixhabin dhe mbulimin e fytyres
Pyetja: Cili eshte gjykimi i Islamit per ate qe tallet me nje grua ngase ajo vesh hixhabin dhe mbulon fytyren dhe duart?
Pergjigja:Kushdo qe tall nje musliman apo muslimane per te permbajturit e tij/saj ndaj sheriatit, qofte kjo per veshjen e hixhabit apo tjeter vec kesaj, ka mosbesuar. Argument per kete eshte ajo qe eshte transmetuar nga Abdullah ibn Umar qe tha:
Ne nje grumbullim njerezish gjate betejes se Tebukut, dikush tha: "Ne nuk kemi pare njerez si keta (duke ju referuar sahabave). Ata jane shume ziliqare, mashtrues dhe frikacake ne kohe lufte. Ai u nderpre nga dikush tjeter qe i tha atij: - Ti ke genjyer dhe ti je hipokrit. Kur ky lajm i erdhi profetit i ishin shpallur ajete (ne lidhje me kete ngjarje). Abdullah ibn Umar shtoi:
E kam pare ate (hipokritin) qe ishte varur tek litari i devese se profetit, dhe guret (e rruges) po e vrisnin ate (po vritej ngase perplasej ne to ngaqe ishte varur duke u kapur pas litarit) dhe ai po thoshte: O i Derguari i Allahut! Ne vetem po flisnim dhe po talleshim. I derguari i Allahut vetem thoshte: "A Allahun, ajetet e Tij, dhe profetin e Tij po tallnit? Mos nxirrni justifikime! Ju jeni bere qafira pas imanit. Nese ne falim disa prej jush, do te ndeshkojme disa te tjere se ishin kriminele" (9:65-66).
Ja se si Allahu e ka gjykuar talljen me besimtaret ne nje nivel si talljen me Allahun, ajetet e Tij dhe te derguarin e Tij. Allahu eshte ai qe jep Sukses.
Fatawat e sheikh Ibn Bazit volumi 2 faqja 533.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
|