|
A ka ndonjė dėshmi qė mbėshtet pohimin qė xhini mund ta pushtojė njeriun?
Dėshmi qė xhini hyn nė trupin e njeriut
nga shejh Muhamed Ibn Salih el-Utheimin
Fetaua Islamije, vėll.8, f.322
Pyetje: A ka ndonjė dėshmi qė mbėshtet pohimin qė xhini mund ta pushtojė njeriun?
Pėrgjigje: Po, ka dėshmi nė Librin dhe Sunetin qė xhini hyn nė njerėzit. Nė Kur'an, Allahu i plotfuqishėm thotė:
"Ata qė hanė Riba [fajde] nuk do tė ngrihen [nė Ditėn e Ringjalljes] pėrveē siē ngrihet personi i rrahur nga shejtani, kėshtu duke e ēmendur atė". [el-Bekareh, 275]
Ibn Kethir, Allahu pastė mėshirė ndaj tij, komentoi:"Ata do tė ngrihen nga varret sikur qė ngrihet personi i pushtuar nga shejtani".
Pėr sa i pėrket dėshmisė nga Suneti, i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:"Vėrtet, shejtani rrjedh nėpėr birin e Ademit sikur qė rrjedh gjaku i tij". [el-Buhari nr.2039 dhe Muslim nr.2175]
Nė "Menkelet Ehl es-Suneh uel-Xhema'ah", el-Esh'eri ka thėnė qė ata [Ehl es-Suneh] thonė qė xhini hyn nė trupin e tė pushtuarit siē dėshmohet me ajetin qė parapriu.
Abdullahu, i biri i Imam Ahmedit, ka thėnė:"I thashė babait tim qė njė grup njerėzish pohojnė qė xhini nuk hyn nė trupa tė njerėzve. Tha:"O biri im, ata po gėnjejnė. A nuk sheh qė janė mu ata qė po flasin nė gjuhėt e tyre".
Nė njė numėr hadithesh nga i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, tė shėnuar nga imam Ahmed dhe el-Bejheki, ėshtė transmetuar qė ai takoi njė djalosh i cili ishte pushtuar. Kėshtu, pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, nisi tė thoshte:"Dil, o armik i Allahut, dil!" [Ibn Maxheh nr.3548]
Pastaj djaloshi u shėrua dhe u kthye nė gjendjen normale.
Kėtu kemi pėrmendur njė dėshmi nga Kur'ani dhe dy nga Suneti. Ajo ēfarė dėshmojnė njerėzit ēdo ditė, shėrben si njė dėshmi e qartė, tė mos pėrmendim qė ky ėshtė opinioni i Ehl es-Suneh uel-Xhema'ah. Megjithatė, nuk mohojmė qė disa njerėz janė tė ēmendur pėr shkak tė ndonjė dėmtimi nė mendjet e veta.
|