|
Dhembet e arit te te vdekurit a mund te shkulen?
Pyetja:
Nese dikush vdes dhe ka nje dhemb ari a duhet lene kjo ne vend apo duhet hequr? Nese heqja e ketij dhembi shkakton dem tek dhembet e tjere, si duhet vepruar?
Pėrgjigja:
El-Hamdulilah
Sė pari duhet theksuar se nuk lejohet qe te mbash dhembe ari pervec nese eshte e nevojeshme kjo. Nuk i lejohet askujt qe te mbaje dhembe ari per zbukurim pervec femrave. Nese eshte tradita qe femrat zbukurohen duke i veshur dhembet e tyre me flori, kjo nuk ka te keqe ne te. Por per meshkujt kjo nuk lejohet pervec nese eshte e nevojeshme.
Sė dyti, nese dikush qe ka dhembe ari vdes, dhe kemi mundesi qe ti heqim dhembet pa shkaktuar demtim te kufomes, duhen hequr ngase pasuria qe ai le pas u takon trashegimtareve. Nese nuk mund te hiqen vecse duke shkaktuar demtime te kufomes, sikurse duke shkaktuar qe pjesa tjeter e dhembeve te bien, atehere nuk duhet hequr por ai varroset me te.
Nese trashegimtari eshte qe e ka arritur pjekurine dhe eshte i kthjellet ne mendje dhe e lejon varrimin pa e hequr dhembin, nuk duhet prekur kufoma. Pėrndryshe dijetaret kane thene se nese ai mendon se kufoma eshte tretur, varri mund te hapet dhe te merret dhembi ngase lenia e dhembit te arte ne varr eshte humbje pasurie dhe profeti e ka ndaluar shperdorimin e pasurise.
Sheikh Ibn Uthejmin: "el-Baab el-Meftuh, 155".
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
|