|
Kendimi i ''Sadak Allahul Adhim'' eshte bidat
Shume nga njerezit e kane bere shprehi perdorimin e thenies [nga Kur'ani]: ''Sadak Allahul Adhim'' [Allahu i Gjithfuqishem e tha te verteten]. Por, nuk kemi kurrfare argument qe i derguari i Allahut [salallahu alejhi ue selem] e as sahabet [radiallahu anhum] e kane bere nje gje te tille, dhe kjo po ashtu ka qene e panjohur per tabi'inet [gjenerata pas sahabeve].
Kjo risi [bidat] lindi me vone [pas selefit], ku disa nga recitatoret e Kur'anit i lexonin keto ajete:
''Thuaj:Allahu e tha te verteten'' [Ali Imran: 95]
dhe jo vetem qe tek njerezit kjo eshte bere shprehi, porse edhe eshte e dashur tek ata. Dhe kjo shprehi duhet te lihet, sepse po te ishte kjo me vend do ta kishte vepruar Pejgamberi [alejhis-selam], sahabet [radiullahu anhum] ose tabi'inet. Pra, selefite e pare dhe gjenerata me e mire e ketij Ummeti, ajetin ne vazhdim:
''Thuaj:Allahu e ka folur te verteten.'' [Ali Imran: 95]
nuk e kane kuptuar se duhet thene kete ēdo here ne fund te kendimit te Kur'anit. Po te ishte keshtu, kete do ta kishte thene Ai [Allahu]: ''E kur te perfundosh me lexim [te Kur'anit] thuaj: Sadak Allahul Adhim [Allahu e tha te verteten] ashtu siē ka thene Ai ne Kur'an:
''Kur tė lexosh Kur'anin, kėrko mbrojtjen e All-llahut prej djallit tė mallkuar.'' [an-Nahl:98]
Veretje: Ēdo bidat ne Islam eshte i ndaluar. Ne shume hadithe te Pejgamberit [salallahu alejhi ue selem] flitet per bidatet ne Islam. Thote Pejgamberi [alejhis-selam]: ''Fjala me e mire eshte fjala e Allahut [Kur'ani], kurse udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhammedit [alejhis-selam]; veprat me te keqia jane ato te shpikurat; ēdo shpikje eshte bidat dhe ēdo bidat eshte lajthitje, dhe ēdo lajthitje ēon ne zjarr. [Transmeton Muslimi]
Allahu [subhanehu ue te'ala] e ka plotesuar shpalljen e fese se Tij. Allahu [subhanehu ue te'ala] thote:
''Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe.'' [Maideh:3]
Transmetohet nga Aisha [radiullahu anha] se i Derguari i Allahut [salallahu alejhi ue selem] ka thene: Kushdo qe ben ndonje veper te cilen ne nuk e kemi urdheruar, ajo do ti refuzohet. [Transmeton Muslimi]
Ajeti te cilin bidaēinjte e perdorin si argument per te thenit, ''Sadak Allahul Adhim'' pas kendimit te Kur'anit, ne te vertete eshte shpallur per te vertetuar se ēdo ushqim ka qene i lejuar per Beni Israilet, perveē atij qe Israili [Jakubi a.s.] ia pat ndaluar vetevetes.
Allahu thote [kuptimi]: ''Thuaj:Silleni Teuratin dhe lexojeni nese jeni te sinqerte. Dhe ata qe sajojne genjeshtra pas kesaj jane Dhalimun [keqberes]. Thuaj: [o Muhammed]:Allahu e tha te verteten [Sadak Allahul Adhim]. Ndiqe fene e Ibrahimit [Teuhidin], se ai [Ibrahimi] s'ishte nga idhujtaret.''
Po te ishte ky ajet argument qe pas recitimit te Kur'anit te thuhet kjo, ne kete sdo te mund ti paraprinte askush te derguarit te Allahut [salallahu alejhi ue selam]. E, mbasi keshtu nuk qendron puna, atehere e dime se kjo seshte menduar [qe te thuhet ne fund te ēdo kendimi te Kuranit].
Perfundim: Per kete shkak, eshte bidat qe pas kendimit te Kur'anit te thuhet, ''Sadak Allahul Adhim [Allahu e tha te verteten],'' dhe muslimani nuk duhet qe te veproje kesisoji. Por, duhet te besoje qe vertet Allahu e ka thene te verteten, dhe kush nuk beson apo ka dyshim ne ajetet [fjalet] e Allahut [subhanehu ue te'ala] ai eshte Kafir [mosbesimtar], i dale jashte fese Islame. Ndersa, ne kerkojme mbrojtje nga Allahu [subhanehu ue te'ala].
Nese nje person thote, ''Allahu e ka thene te verteten'' si p.sh. ne rastin kur Allahu ka thene qe duhet vepruar nje gje, dhe ai do qe ta arrije ate, atehere kjo eshte e lejueshme, ngase na eshte transmetuar diēka e ngjashme ne Sunet, ku i derguari i Allahut [salalallahu alejhi ue selem] ndersa po linte nje amanet erdhen Hasani dhe Husejni. Ai zbriti poshte nga Minberi, i mori te dytė dhe tha:
''Vertet Allahu e ka thene te verteten: ''S'ka dyshim qe pasuria juaj dhe fėmijėt tuaj janė vetėm njė sprovė
'' [at-Teghabun:15]
Muhammed ibn Salih el-Uthejmin
__________________
" Njė natė kur martohem me njė grua tė bukur tė cilėn e dua shumė , nuk ėshtė mė e dashur pėr mua se sa njė natė shumė e ftohtė ku bahet akulli , e unė jam nė njė Qetė ( Brigad ) edhe e pres mėngjesin atė natė pėr me i Luftu Qafirat ( jobesimtarėt ) " [ Halid Ibėn Velid ]
|