|
Pėrshkrimi i Allahut si i harruar
Pėrshkrimi i Allahut si i harruar
Fetaua el-Shejh Ibn Uthejmin 1/172-174
Pyetje: A mund tė pėrshkruhet Allahu si i harruar?
Pėrgjigje: Lavdi i takon Allahut. Harresa mund tė nėnkuptojė dy gjėra:
1. Mosvėrejtja e diēkaje qė dihet, si nė vargun:
"Mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė". [el-Bekare, 286]
"Dhe vėrtet nė bėmė marrėveshje me Ademin mė parė, por ai harroi. Dhe Ne nuk gjetėm tek ai vullnet tė qėndrueshėm". [Ta Ha, 115]
Kjo ėshtė sipas njėrit nga dy opinionet e dijetarėve.
Dhe, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Unė jam vetėm njė njeri, harroj siē harroni ju. Kėshtu qė nėse harroj, atėherė ma sillni ndėr mend".
Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Kushdo qė fle dhe humb njė namaz apo e harron atė, le tė falet kur t'i kujtohet".
Kjo lloj harrese s'mund t'i atribuohet Allahut, bazuar nė dy lloje dėshmish, tekstuale dhe racionale.
Dėshmia tekstuale ėshtė vargu, ku Ai thotė pėr Musain:
"Musai tha:'Dituria ėshtė tek Zoti im, nė njė Shėnim. Zoti im as nuk gabon as nuk harron'". [Ta Ha, 52]
Dėshmia racionale ėshtė fakti qė harresa ėshtė njė gabim apo e metė, dhe Allahu ėshtė lart nga ndonjė e metė. Ai pėrshkruhet si i pėrsosur, siē Ai thotė:
"Dhe pėr Allahun ėshtė pėrshkrimi mė i lartė. Ai ėshtė i Gjithpushtetshmi, i Urti". [en-Nahl, 60]
Bazuar nė kėtė, s'ėshtė e lejueshme tė pėrshkruhet Allahu si i harruar nė kėtė kuptim, nė asnjė rrethanė.
Kuptimi i dytė i harresės ėshtė neglizhimi me qėllim dhe me dashje i diēkaje, si nė vargun:
"Pra, kur ata harruan atė [paralajmėrimin] me tė cilin qenė kujtuar, Ne i ēelėm pėr ta portat e ēdo gjėje [tė kėndshme]". [el-En'am, 44]
"Dhe vėrtet nė bėmė marrėveshje me Ademin mė parė, por ai harroi. Dhe Ne nuk gjetėm tek ai vullnet tė qėndrueshėm". [Ta Ha, 115]
Kjo ėshtė sipas opinionit tjetėr tė dijetarėve pėrsa i pėrket kuptimit tė kėtij vargu.
Dhe, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė nė lidhje me kategoritė e atyre qė posedojnė kuaj:
"
dhe njeriu qė i mban ata [kuajt] si mjet jetese sa pėr tė mos lutur tė tjerėt, por ai nuk i harron tė drejtat e Allahut [dmth zekatin nė pasuri ai e fiton nėpėrmjet pėrdorimit tė tyre nė tregti, etj.] dhe nuk i tejngarkon ata".
Lloji i "harresės" qė i pėrshkruhet Allahut ėshtė siē thotė Ai:
"Atėherė do t'ju bėjmė tė shijoni [torturėn e zjarrit] pėr shkak se harruat takimin e kėsaj Dite tonė. Vėrtet, Ne po ashtu do t'ju harrojmė". [es-Sexhde, 14]
Dhe Allahu thotė nė lidhje me hipokritėt:
"Ata kanė harruar Allahun, kėshtu qė Ai i ka harruar ata. Vėrtet, hipokritėt janė el-fasikun [rrebelė, tė pabindur ndaj Allahut]". [et-Teubeh, 67]
Dhe nė Sahi Muslim, nė Kitab el-Zuhd uel-Reka'ik, ėshtė transmetuar qė Ebu Hurejre [radijallahu anhu] ka thėnė:"Ata thanė:'O i dėrguar i Allahut, a do ta shohim Zotin tonė nė Ditėn e Ringjalljes?"
dhe nė kėtė hadith thuhet:"Allahu do ta takojė robin [mosbesimtar] e Tij dhe do t'i thotė:'A ke menduar se do t'mė takosh?' 'Jo', - do tė thotė ai. Allahu do tė thotė:'Do tė tė harrojė siē mė harrove'".
Lėnia apo harresa e Allahut tė diēkaje ėshtė njė nga veprat e Tij qė ndodhin me vullnetin e Tij dhe nė pajtim me urtėsinė e Tij. Allahu thotė:
"Dhe i la ata nė errėsirė. [Kėshtu qė] Ata s'mund tė shihnin". [el-Bekare, 17]
"Ne do t'i lėmė ata tė teptisen sikur valėt njėra mbi tjetrėn". [el-Kehf, 99]
"Dhe vėrtet Ne kemi lėnė nė kėtė njė dėshmi/ajeh [njė mėsim, njė paralajmėrim dhe njė shenjė]". [el-Ankebut, 35]
Ka shumė tekste tė njohura qė informojnė se Allahu i lė apo heq dorė nga gjėrat dhe po ashtu vėrteton veprat e tjera tė Tij qė kanė tė bėjnė me vullnetin e Tij. Kjo tregon nė pėrsosurinė e vullnetit dhe fuqisė sė Tij, dhe mėnyra nė tė cilėn Ai i bėn kėto vepra s'ėshtė sikur mėnyra nė tė cilėn krijesat e Tij i bėjnė, edhe pse kėto ndajnė kuptimin qėndror tė njėjtė, siē dihet mirė midis ehl us-Suneh.
|