Pyetje: Disa njerëz marrin para të gatshme që më parë nga kompania për të cilën ata punojnë, për t'i kthyer me këste me anë të zbritjes nga pagat e tyre, me qëllim të shkojnë në Haxh. Çfarë mendoni për këtë?


Përgjigje: Mendoj që ata s'duhet ta bëjnë këtë, ngaqë njeriu s'është i detyruar të shkojë në Haxh nëse ka borxh, e lere më të merr hua për të shkuar në Haxh? Mendoj që ai s'duhet të merr hua për të shkuar në Haxh, ngaqë në këtë rast, Haxhi s'është i detyrueshëm për të. Kështu që ai duhet ta pranojë këtë lëshim të dhënë nga Allahu me mëshirën e tij dhe mos ta ngarkjojë veten me hua për të cilën ai nuk e di se a do të mund ta paguajë apo jo. Ndoshta ai do të vdesë pa e paguar atë dhe ajo do t'i mbetet borxh.


Mexhmu Fetaua el-Shejh Ibn Uthejmin, 21/93