|
Re: Pėrzierja e meshkujve me femra
Allahu(xh.sh.) thotė:
Nuk ėshtė mėkat pėr tė verbėrin, as tė ēalin, as pėr tė sėmurin, as pėr ju (Sipas tė gjithė komentatorėve tė Kuranit, shumėsi i pėrdorur pėr meshkujt pėrfshin edhe femrat. Shih. M.Izzet Derveze, el-Mere fil-Kuran ves-sunne, Bejrut, 1967, f.229) vetė, tė hani nga shtėpitė tuaja, ose nga shtėpitė e etėrve tuaj, shtėpitė e nėnave tuaja, nė shtėpitė e vėllezėrve e tė motrave tuaja, ne shtėpitė e xhaxhallarėve, tė hallave, tė dajėve tuaj, nė shtėpitė e tezeve tuaja ose tė atyre qė u janė besuar ēelėsat e tyre, ose (nė shtėpitė) e miqve tuaj. Mund tė hani bashkėrisht ose veēmas, nuk ėshtė mėkat.
(Nur, 61)
Pėrveē pėrfundimeve tė nxjerrura tek ky ajet nga komentatorėt klasik tė Kuranit, vėrehet qartė se ajeti na mėson dy gjėra:
1.Lejohet shkuarja pėr ushqim si nė farefis ashtu edhe nė shtėpitė e shokėve/miqve/dashamirėsve(el-Muxhemul-Vasat, sadik. (Veēanėrisht ėshtė i cituar ajeti nė fjalė.)) .
2. Ėshtė e lirė ngrėnia bashkėrisht apo veēmas. Pra, nėse jemi tė ftuar familjarisht tek njėri nga tė afėrmit apo tek njė shok, feja nuk ndėrhyn se si tė ulemi nė sofėr, burrat me gratė bashkė apo tė ndarė. Gjithashtu, vėrejmė edhe jetėn e sahabeve. Omeri(r.a.), nė vitin e fundit tė halifatit tė tij, fton nė shtėpinė e tij njė mysliman tė cilin nuk e njihte personalisht- qė i solli lajm nga ushtria. Pastaj Halifi e thėrret dhe gruan e vet qė tė ulej nė sofėr e tė hanin bashkė. Ndėrsa gruaja e tij i thotė se nuk mundej tė merrte pjesė ngase nuk kishte rroba tė pėrshtatshme pėr tu ulur nė tė njėjtėn sofėr me mysafirin. (Tarihut-Taberi, I, 2715-2716)
Sikur tė ishte pjesė e kulturės islame ndarja e grave nga burrat nė raste tė tilla, Omeri(r.a.) nuk mund tė dilte kundėr kodeve tė kulturės duke e thėrritur tė shoqen tė merrte pjesė. Edhe sikurai ta bėnte kėtė gabim, menjėherė duhej tu korrigjonte o nga mysafiri i cili ishte Seleme ibn Kajs ose nga vetė gruaja e tij e cila ishte vajza e Aliut(r.a.), Ummu Kulthum(r.anha).
Liria qė tregon ajeti, veprimi i Halifit, reagimi i Ummu Kulthumit dhe etika e pėrgjithshme islame na mėson se tė ulurit familjarisht rreth njė sofreje nuk ėshtė e ndaluar nga feja islame, por ėshtė e lidhur me disa kushte:
1. Femrat tė jenė tė veshura nė mėnyrė qė tė mos i nxisin pėr imoralitet tė tjerėt.
2. Tė mos bėhen biseda jomorale.
3. Tė mos flitet dhe qeshet nė mėnyrė provokuese.
Nė kohėn e Pejgamberit(sav) zonja e shtėpisė u shėrbente vetė mysafirėve. Sehl bin Sad tregon:
Kur u martua Ebu Usejd es-Saidi, e ftoi (pėr darkė) Pejgamberin(sav) dhe shokėt e tij. Usejdi nuk kishte pėrgatitur ndonjė gjellė. Mirpo, gruaja e Usejdit, Ummu Usejd, kishte lagur hurma nė njė enė prej balte. I shtrylli, i bėri sherbet dhe u shėrbeu mysafirėve."(Buhari, Nikah, 77; Muslim, esh-Sheribe, 87)
Komentatorėt e Buharit si Ajni dhe Ibn Haxheri duke u bazuar nė kėtė ngjarje janė shprehur se gruaja mund tu shėrbejė mysafirėve tė burrit.
|