|
Tallja me sunetin e Muhamedit
Sheikhu (Allahu e meshirofte) u pyet rreth atij qe tallet me sunetin e Rrasulilahit (sas).
Ai u pergjigj: "Tallja me sunetin e njohur dhe stabilizuar te Rrasulilahit eshte pa dyshim kufr. Kjo ngase Allahu ka thene: E nese i pyet ata pa tjeter do te thone; ne vetem po flisnim dhe talleshim. Thuaj! A Allahun, ajetet e Tij dhe te Derguarin po tallnit?! Mos nxirrni justifikime, keni bere kufr pas imanit" (9:65-66)
Ky ajet eshte shpallur ne lidhje me nje burre qe tha gjate luftes se tebukut: Ne nuk kemi pare njerez me ziliqare, mashtrues dhe frikacake ne kohe lufte. E tha kete duke iu referuar Rrasulit dhe sahabave te tij. Nderkohe, Awf ibn Melik iu pergjigj: Ke genjyer dhe je nje hipokrit dhe une do ta informoj Rrasulin per fjalet e tua. Kur Awfi shkoi tek Rrasuli ky ajet sapo qe shpallur. Pastaj ai qe e tha kete erdhi duke u pergjeruar; "O i Derguari i Allahut! Ne vetem po flisnim dhe talleshim sikurse udhetaret bejne per te lehtesuar stresin e rruges se gjate. Rrasuli iu pergjigjte vetem duke recituar ajetin: A Allahun, ajetet e Tij dhe te Derguarin po tallnit?!
(Tallja me sunetin gjykohet me kufr) edhe pse nje individ qe thote dicka te tille nuk deklarohet kefer derisa te plotesohen kushtet per te dhene kete gjykim. Kjo ngase te deklaruarit e nje individi te vecante si kefer eshte krejt ndryshe nga gjykimi me kufr ndaj thenies apo veprimit te tij.
Fatawah wa risalah.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
|