|
Pyetje rreth mes'hit
Pyetja: A lejohet qe tu japesh mes'h dy pale corapeve te veshura mbi njeri-tjetrin? Nese kjo lejohet, dhe personi u jep mes'h, me pas heq nje pale dhe prish avdesin e tij, a i lejohet te jape mes'h mbi corapet qe ka ende veshur apo jo?
Pergjigja:
El-hamdulilah.
Lejohet qe personi te veshe dy pale corape. Nese u jep mes'h - ne rastet qe lejohet sikurse do ta permendim me poshte- dhe heq nje pale, dhe prish avdesin, lejohet mes'hi mbi palen qe ka mbetur veshur sipas mendimit te disa dijetareve.
Sheikh Ibn Uthejmin (Allahu e meshirofte) ka permendur nje numer situatash ku personi ka dy pale corape sikurse vijon:
1 Nese personi vec corape apo khufs dhe prish avdesin dhe pastaj vesh nje pale tjeter mbi te parat pa marre avdes, mes'hi i aplikohet vetem pales se pare, d.m.th nese don te marre mes'h pas kesaj duhet te marre mes'h vetem mbi corapet e para dhe nuk i lejohet te marre mes'h mbi te dytat.
2 Nese vesh corape apo khufs dhe prish avdesin dhe merr avdes dhe u jep mes'h dhe pastaj vesh corape te tjera mbi to, ai mund te marre mes'h mbi to sipas mendimit te sakte. Thuhet ne El-Furu qe kjo lejohet nga Imam Melik.
Nawawi tha: Ky eshte mendimi me i mire ngase ai i veshi ato (te dytat) kur ishte me avdes dhe mendimi i atyre qe thone se ky (avdesi me mes'h) eshte avdes me i vogel eshte i pa pranueshem.
Nese themi keshtu, atehere periudha e mes'hit fillon qe nga koha qe u dha mes'h per here te pare mbi corapet e para.
Ne kete rast, ai mund te jape mes'h mbi palen e pare pa pike dyshimi.
3 Nese vesh khufs mbi khufs apo corape, dhe jep mes'h mbi palen e fundit qe ka veshur dhe pastaj i heq ato, a mundet ti jape mes'h pales tjeter qe mbeti akoma e veshur? Une nuk shoh ndonje thenie te qarte per kete por Nawawi tha se Abul-Abaz ibn Surejxh tha se nese vesh kepuce mbi khufs, atehere nje nga tre rastet ndodh.
Njeri eshte se, ato jane sikurse nje corap i vetem dhe pala e siperme eshte e dukeshme dhe pala e poshtme si astar i tyre dhe keshtu ai mund te jape mes'h mbi te poshtmet per aq kohe sa koha e te sipermeve vlen qe eshte sikur rasti kur pala e siperme vjetersohet apo shkyhet, lejohet te japesh mes'h mbi astarin. (Fatawa el-Tahaarah, f. 192)
Kepuca (xhurmuk) eshte dicka qe vishet mbi khufsat sidomos ne vendet e ftohta. (Kashshaaf el-Kinaa, 1/130)
El-Sherh el-Mumti, 1/211
E Allahu e di me mire.
Marre nga Islam Q&A
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
|