|
Si tė qaj nga frika e Allahut?
Unė jamė njė burrė qė kurr nuk qaj. Si ti bėjė sytė e mi qė tė qajn nga frika e Allahut nė pajtueshmėri me hadithin: "Dy sy qė nuk do tė preken nga zjarri" nė tė cilin cekėt "Syri qė qan nga frika e Allahut"? Allahu tė shpėrbleft me tė mirė.
Pėrgjigje
Falenderimi i qoft Allahut
Padyshim se ndjenja jote pėr keqardhje tė mungesės sė kėsaj mėshire ėshtė shenjė shumė e mirėTi duhet ta dish se muslimani mund ta bėjė vetėn tė qajė nga frika e Allahut, duke vepruar kėto:
1 - Ta bėsh vetėn qė ta ndiej frikėn e Allahut
Kjo qarje ėshtė si fryt i dituris sė dobishme, siq thotė al-Kurtubi nė komentin e ajetit (interpretimi i domethėnies):
"Dhe ata hudhen me fytyra nė tokė duke qajt"
[al-isra` 17:109]
Kjo ėshtė njė pėrshkrim gjuhėsor i tyre dhe lavdrim pėr ta.Eshtė obligim pėr gjdonjėrin qė fiton dituri ta arrit kėtė shkall, pra qė kur ta ndėgjoj Kuranin tė jetė i mbushur me frik dhe butėsi. Nė Musnad al-Daarimi ėshtė transmetuar prej Abu Muhamedit se al-Tajmi ka thėnė: Kujt ju ėshtė dhėnė dije dhe nuk qan, ai nuk meriton tė ketė ndonjė dije, sepse Allahu i ka pėrshkru ata qė kanė dije; dhe pastaj recitoi kėtė ajet.
Al-Xhaami li Ahkaam il-Kuraan, 10/341-342
.
2 - Tė lexuarit e Kuranit dhe tė thelluarit nė domethėnien e tij
Allahu thotė (interpretimi i domethėnies):
Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bėhet dėm), e atyre qė u ėshtė dhėnė dijeni (nga librat e parė) para tij, kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (pėrdhe) duke i bėrė sexhde".
108. Dhe thonė: "I lartėsuar ėshtė Zoti ynė, premtimi i Zotit tonė ėshtė i realizuar".
109. Dhe duke qarė hudhen me fytyra (kur dėgjojnė Kur'anin) dhe ai ua shton edhe mė pėruljen (ndaj All-llahut)
[al-Isra 17:107-109]
Kėta (tė pėrmendur) ishin qė All-llahu i gradoi nga pejgamberėt pasardhės tė Ademit, prej pasardhėsve tė atyre qė i patėm bartur (nė anije) bashkė me Nuhun, prej pasardhėsve tė Ibrahimit dhe tė Jakubit (Israilėt), dhe prej atyre qė i udhėzuam dhe i bėmė tė zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin nė sexhde dhe qanin.
[Merjem 19:58]
Eshtė thėnė se Ibn Masudi (qoft Allahu i kėnaqur me atė) ka thėnė: Pejgamberi (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoft mbi tė) mė tha mua: "Lexo Kuran pėr mua." Unė i thashė: "O Lajmėtar i Allahut, a tė recitoj pėr ty kur ai tė ėshtė shpallur ty?" Ai tha:"Dėshiroj qė ta ndėgjoj prej dikuj tjetėr." Prandaj unė recitova Suren Al-Nisa` pėr tė, dhe kur arrita te ky ajet - Dhe si do tė jetė gjendja e atyre (qė nuk besuan), kur Ne do tė sjellim dėshmitarė pėr ēdo popull, e ty do tė sjellim dėshmitarė mbi ata (qė nuk besuan)? [al-Nisa 4:41] - ai tha: "Kjo ėshtė mjaft pėr tani." Une u ketheva nga ai dhe pashė sytė e tij se kishin vėrshuar me lot. al-Bukhaari, 5050; Muslim, 800.
3 - Tė diturit e madhėshtis sė shpėrblimit pėr tė qajturit, veqanarish kur njeri ėshtė vetė.
Eshtė transmetu nga Abu Hurejra (qoft Allahu i kėnaqur me atė) se ka thėnė: Lajmėtari i Allahut (S) ka thėnė: "Njeriu qė qanė prej frikės sė Allahut nuk do tė hyj nė Xhehenem derisa qumshti tė kthehet nė gji, dhe pluhuri i shkaktuar (kur tė luftohet) pėr hir tė Allahut dhe tymi i Xhehenemit kurrė nuk do tė bashkohen." Transmetuar nga al-Tirmidhi, 1633; al-Nisaai, 3108; i klasifikuar si saheeh nga al-Albaani.
"derisa qumshti tė kthehet nė gji" ėshtė metafor pėr tė qenurit e pamundur, sikurse nė ajetin ku Allahu thotė(interpretimi i domethėnies): "dhe nuk do tė hyjnė nė Xhennet deri tė pėrbirojė devja nėpėr vrimėn e gjilpėrės.[al-Araaf 7:40]. Tuhfat al-Ahwadhi.
Dhe ėshtė transmetuar se ai ka thėnė: Lajmėtari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoft mbi tė) tha: "Janė shtat tė cilėt Allahu do ti vejė nėn hijen e Tij nė ditėn ku nuk do tė ketė hije tjetėr pėrveq hijes sė Tij: sundimtari i drejt; njė i ri i cili rritet nė adhurim ndaj Allahut; njė person ku zemra e tij ėshtė e lidhur ngusht me xhami; dy persona qė e dojn njėri tjetrin pėr hir tė Allahut, takohen dhe ndahen nė bazė tė kėsaj; njė person qė ėshtė thirrė (tė bėjė gjunah) nga njė grua e pozitės sė lart dhe me bukuri tė madhe dhe ai thotė, `Unė kam frik Allahun`; njeri qė jep sadaka aq fsheht saqė dora e tij e majt nuk e din se qbėnė dora e tij e djatht; dhe njeri i cili e kujton Allahun kur ėshtė vetė dhe syt e tij vėrshojn me lot." Transmetuar prej al-Bukhaari, 660; Muslim, 1031.
Tė qajturit kur je vetėm ėshtė vequar pėr arsye se kur tė jesh vetė ėshtė koha e nxitjes sė zemrės qė tė bėhet mė e fort dhe ėshtė motivi i fort pėr tė bėrė mėkat, dhe ėshtė larg asaj qė tė bėhet mendjemadhėsi. Prandaj nėse personi mundohet qė ta bėjė kėtė, dhe e bėnė vetėn qė ta ndiej madhėshtin dhe fuqin e Allahut, dhe syt e tij vėrshojn me lot, atėhere ai meriton tė jetė nėn Fronin e Mė Tė Mėshirshmit nė Ditėn ku nuk do tė ketė hije tjetėr pėrveq hijes sė Tij.
4 - Tė mendosh pėr gjendjen dhe guximin tėnd gjatė bėrjes sė mėkatit, dhe tė kesh frik Allahun qė ta takosh Atė nė atė gjendje.
Njėri prej tė devotshmėve e ka pas zakon qė tė qaj natė dhe ditė, dhe diq i ėshtė thėnė nė lidhje me atė. Ai tha: " Unė kam frik se Allahu do tė mė sheh mua duke bėrė gjunah dhe do tė thotė: "Largohu prej Meje se Unė jam i hidhėruar nė ty." Sidoqoft Sufjani e ka pas zakon tė qaj dhe ka thėnė: "Unė kamė frik se do tė mė mirret besimi nė momentin e vdekjes."
Ismaaeel ibn Zakarija e pėrshkruajti Habib ibn Muhammad, qė ka qenė fqij i tij. Ai tha: "Gjdo mbrėmje e kam dėgjuar duke qajtur dhe gjdo mėngjes e kamė dėgjuar duke qajtur, prandaj shkova te gruaja e tij dhe i thashė: "Qka ėshtė me tė? Ai po qan nė mbrėmje dhe ai po qan nė mėngjez!` Ajo mė tha mua: `Pasha Allahun, kur vie mbrėmja ka frik se nuk do tė jetoj deri nė mėngjez dhe kur vie mėngjezi ka frik se nuk do tė jetoj deri nė mbrėmje."
Selefėt e kanė pas zakon qė tė qajn shumė. Kur Jazid al-Rakaashi ėshtė kritikuar se po qanė shumė dhe i ėshtė thėnė, "Po tė ishte krijuar zjarri veqanarisht pėr ty, ti nuk kishe pėr tė qar mė shumė se kaq," ai tha: "Mos ėshtė kriju zajrri pėr dikend tjetėr pėrveq meje dhe pėr shokėt e mi dhe vėllezėrit e mi nga mesi i xhinėve dhe njerėzve?"
Kur Ata al-Sulajmi ėshtė pyetur: "Qka ėshtė kjo brengosje?" ai tha: "I mjeri ti! Vdekja ėshtė afėr para duarve, varri ėshtė shtėpia ime, nė Ditėn e Ringjalljes unė do tė qėndroj dhe rruga ime kalon pėrmbi urėn pėrgjat Xhehenemit, dhe nuk di se qka do bėhet nga unė."
Faddalah ibn Sajfi e ka pas zakon tė qaj shumė. Njė njeri hyri te ai kur ai ishte dukė qar dhe i tha gruas sė tij: "Qka ėshtė puna me tė?" Ajo tha: "Ai thotė se po dėshiron qė tė marrė rrugė tė gjatė dhe se nuk ka furnizim te duhur pėr atė."
Njė natė al-Hasani u zgju duke qajt, dhe i bezdisi antarėt e tjerė tė shtėpis me qarjen e tij. Ata e pyetėn atė qka ėshtė puna dhe ai tha: "Mu kujtua njė gjunah qė e pata bėrė dhe qajta."
Eshtė transmetuar prej Tameem al-Daari (qoft Allahu i kėnaqur me atė) ka lexuar kėtė ajet (interpretimi i domethėnies): A menduan ata, tė cilėt vepruan nė tė kėqija, se nė jetėn e tyre dhe nė vdejken e tyre do t'i bėjmė tė barabartė me ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira? Sa i shėmtuar ėshtė gjykimi i tyre! [al-Xhaathijah 45:21] dhe filloj ta perserit atė dhe ka qajt deri sa erdhi mėngjezi.
Hudhajfah (qoft Allahu i kėnaqur me atė) e ka pas zakon me qajt me vrull, dhe i ėshtė thėnė atij: "Pse po qan?" Ai tha: "Nuk e di se qka ka nė tė ardhmėn time - kėnaqėsi e Shenjėt ose mallkim i shenjėt."
Sad ibn al-Akhram ka thėnė: Isha duke ecur me Ibn Masudin dhe ai kaloi pran farkatarėve, qė e kishn nxjerr jasht njė copė tė hekurit nga zjarri. Ai u ndal dhe e shikonte hekurin e shkrir dhe qante.
5 - Ta bėshė vetėn qė tė ndiesh keqardhje dhe tė ndiesh se ke mangėsi ndaj obligimeve tuaja ndaj Allahut.
Lotėt e penduesit natėn e fik etjen dhe shėron smundje, siq thotė Sheiku i Mufasirineve, Abu Xhafar al-Tabari, nė komentimin e kėtij ajeti thotė (interpretimi i domethėnies):
A prej kėtij ligjėrimi (Kur'ani) po ēuditeni?
60. E po qeshni dhe nuk po qani?!
[al-Naxhm 53:59-60]
Mos qaj pėr vėrejtjen qė i bėhet aty atyre qė janė tė pandėgjueshėm ndaj Allahut, kur ju jeni njerėz qė bėni mėkate, "Duke e humbur kohėn e jetės suaj (tė vlershme) nė kalim kohe dhe dėfrime (kėndim)" [al-Najm 53:61] ju nuk merrni mėsim nga mėsimet dhe pėrkujtimet qė pėrfshihen aty, duke u kthyer mbrapa nga ajetet e tyre.
Xhaami al-Bajaan an Taweel Aaji al-Kuraan, 27/82.
6 - Tė qajturit nga frika e pėrfundimit tė keq
Eshtė transmetuar se Ibn Umeri (qoft Allahu i kėnaqur me atė) ka thėnė: Kur Lajmėtar i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoft mbi tė) kur kaloi pran al-Hixhrit ( vendi i popullit tė Themudit) ai tha: "Mos hyni nė vendbanimet e atyre qė i bėnė keq vetvetės, pėrndryshe qka i ka gjet ata do tė gjej edhe ty, vetėm nėse qanė." Atėhere Lajmėtari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoft mbi tė) e mbuloj kokėn e tij dhe eci shpejt derisa e kaloi luginėn.Transmetuar nga al-Bukhaari, 3380; Muslim, 2980.
Al-Neveviu e ka pėrfshi kėtė hadith nė kaptinėn e quajtur "Tė qajturit dhe tė ndiesh frik kur tė kalosh pran varreve tė keqbėrėsve vende ku ata ishin mbytur, dhe tė shprehurit e nevojės pėr Allahun, dhe tė jesh i kujdesėshėm qė mos tė bėhesh i pakujdesėshėm nė atė." Rijaad al-Saaliheen, p. 373.
7 - Tė ndėgjuarit e ligjėratave prekėse dhe ligjėratave qė ta zbusin zemrėn.
Eshtė transmetuar al-Irbaad ibn Saarijah (qoft Allahu i kėnaqur me atė), qė ka qenė njėri prej atyre qė ka pas zakon tė qaj, ka thėnė: "Lajmėtari i Allahut ka zhvilluar njė ligjėrat shumė prekėse nė tė cilėn syt e tonė filluan tė vershojn dhe zemrat tona filluan tė shkrihen." Transmetuar prej al-Tirmidhiut, 2676; Abu Dawoodit, 4607; Ibn Maaxhah, 42; qė ėshtė klasifiku si sahih nga al-Albaani.
Allahu na ndihmoft neve dhe juve qė ta bėjmė atė qė Zoti jonė e don dhe qė ėshtė i kėnaqur me tė.
Nga Sheik Muhammed Salih Al-Munaxhid
Nenhijeneshpates.net
|