|
A mund ta detyrojė babai vajzėn qė tė martohet, nėse i vjen koha pėr t'u martuar?
Pyetje:
A mund ta detyrojė babai vajzėn qė tė martohet, nėse i vjen koha pėr t'u martuar?
Pėrgjigje:
Babait nuk i lejohet qė ta detyrojė vajzėn e tij qė tė martohet. Nėse vajza ėshtė e parritur dhe i ati e detyron qė tė martohet, ajo mund tė kėrkojė prishjen e aktit tė martesės pasi tė arrijė moshėn e pjekurisė seksuale. Nė njė hadith tė saktė transmetohet se njė vajzė shkoi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe iu ankua pėr babanė, i cili e kishte martuar pa pėlqimin e saj, me qėllim qė tė fitonte pozitė nė shoqėri, andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia prishi martesėn. Andaj nuk lejohet qė tė martohet vajza pa marrė pėlqimin e saj, pavarėsisht nėse ėshtė e vogėl apo e madhe, e ndarė apo vejushė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Martesa ėshtė e plotė vetėm nėse bėhet nė praninė e kujdestarit tė vajzės dhe dy dėshmitarėve tė drejtė". (Sahih; Bejhakiu). "Mos i detyroni vajzat, por merrni edhe pėlqimin e tyre." "Pėlqimi i vajzave (tė reja) ėshtė heshtja." (Buhariu dhe Muslimi). Babai duhet tė tregojė kujdes qė t'u pėrmbahet kėtyre rregullave. Nėse ai e vonon martesėn e vajzės me qėllim pėrfitimi, atėherė asaj i lejohet qė tė ankohet nė gjykatė, e cila nga ana e saj duhet tė interesohet pėr tė provuar vėrtetėsinė e fjalėve tė vajzės. Nėse babai nuk pranon qė ta martojė vajzėn pėr arsye se personi qė ka kėrkuar dorėn e saj nuk ėshtė njeri i mirė, apo nuk falet, apo pi pije alkoolike, atėherė gjykata nuk duhet tė ndėrhyjė. Por, nėse babai nuk ka ndonjė justifikim tė arsyeshėm, atėherė aktin e martesės mund ta bėjė gjykatėsi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Nėse vajza martohet pa lejen e babait, atėherė martesa e saj ėshtė e prishur, e prishur, e prishur. Nėse nuk bien dakord, atėherė udhėheqėsi i atij vendi konsiderohet si kujdestar pėr ata qė nuk kanė tė tillė". (Sahih; Bejhakiu).
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|