|
A prishet abdesti nga dalja e gjakut?
Pyetje:
A prishet abdesti nga dalja e gjakut?
Pėrgjigje:
Dijetarėt kanė shfaqur mendime tė ndryshme lidhur me kėtė temė. Dijetarėt e medhhebit hanefi janė tė mendimit se dalja e gjakut, qoftė nė sasi tė mėdha apo tė vogla, e prish abdestin. Ndėrsa dijetarėt e medhhebit Shafi'i janė tė mendimit se dalja e gjakut nuk e prish abdestin, sido qė tė jetė. Disa dijetarė tė tjerė thonė se nėse dalja e gjakut bėhet nė sasi tė mėdha, atėherė abdesti prishet, pėrndryshe jo. Ne, nga ana jonė, anojmė nga mendimi i dytė, d.m.th. se dalja e gjakut nuk e prish abdestin sido qė tė jetė, shumė apo pak. Mendimin tonė e mbėshtesim nė argumentet e mėposhtme: 1- Nė esencė, njeriu nuk ėshtė i detyruar tė kryejė asnjė detyrė, derisa tė vijė njė argument i saktė nga Kur'ani apo Suneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Meqenėse nuk gjendet asnjė argument i saktė qė e detyron muslimanin tė marrė abdest sėrish pas daljes sė gjakut, atėherė themi se abdesti nuk prishet nga kjo gjė. 2- Nė pėrmbledhjen e haditheve tė Ebu Davudit transmetohet nga Xhabir ibėn Abdullahi se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] caktoi dy djem tė rinj qė tė bėnin roje pranė kampit tė muslimanėve, ndėrsa kėta tė fundit po pushonin pas njė beteje tė lodhshme. Dy shokėt e Pejgamberit ranė dakord me njėri-tjetrin qė tė ruanin me radhė. Kėshtu, njėri prej tyre u shtri pėr tė fjetur, ndėrsa tjetri vazhdoi tė rrinte zgjuar. Pasi kaloi njėfarė kohe, djali qė po rrinte zgjuar filloi tė falej. Nė kėtė kohė njėri prej idhujtarėve, i cili ishte vėnė fshehurazi nė ndjekje tė muslimanėve, u afrua pranė vendit ku po qėndronin ata dy dhe qėlloi me shigjetė nė kėmbė djalin qė po falej. Djali e hoqi shigjetėn nga kėmba, por nuk e ndėrpreu namazin. Idhujtari e qėlloi edhe dy herė tė tjera nė tė njėjtin vend, mirėpo djali pėrsėri nuk e ndėrpreu namazin, por vazhdoi derisa i plotėsoi tė dy rekatet. Nė kėtė kohė u zgjua shoku tjetėr, andaj idhujtari u largua me shpejtėsi. Kur pa plagėt e tjetrit, shoku u habit shumė dhe e pyeti se pėrse nuk e kishte ndėrprerė namazin. I plagosuri ia ktheu: "Betohem nė Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė jeta ime, sikur tė mos frikėsohesha se mos po shpėrdorja detyrėn me tė cilėn na ka ngarkuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nuk do ta ndėrprisja suren qė po lexoja edhe sikur ta dija se do tė vdisja". Ajo qė na intereson neve nė kėtė histori ėshtė se djali nuk e ndėrpreu namazin me gjithė gjakun qė i dilte nga plagėt e shkaktuara nga shigjetat. Kjo tregon se ai e dinte qė dalja e gjakut nuk e prish abdestin, pėrndryshe do ta kishte ndėrprerė namazin menjėherė. Pra, ky ėshtė njė argument praktik qė tregon se shokėt e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kishin mėsuar nga ai se dalja e gjakut nuk e prish abdestin. Ata qė mendojnė se gjaku e prish abdestin e hedhin poshtė kėtė mėnyrė argumentimi, pasi sipas tyre ka mundėsi qė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mund tė mos e ketė marrė vesh ndodhinė e dy shokėve tė tij dhe si rrjedhojė hadithi i lartpėrmendur renditet nė radhėn e haditheve meukuf,6 andaj nuk vlen pėr t'u argumentuar. Ne nuk jemi dakord me kėtė gjė, pasi edhe nėse pranojmė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ka ditur gjė pėr ngjarjen e dy shokėve tė tij, All-llahu [subhanehu ve teala] ėshtė Ai qė sheh dhe di ēdo gjė, e me siguri, nėse ajo qė bėri djali do tė ishte e gabuar, do t'i kishte zbritur shpallje Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr tė sqaruar tė vėrtetėn. Gjithashtu, mendimi ynė pėrforcohet edhe nga njė thėnie e Hasen El-Basriut, i cili thotė: "Shokėt e Pejgamberit vazhdonin tė faleshin, pavarėsisht nga plagėt qė kishin marrė."
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|