Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua nga Sheikh Nasiruddin Albani (All-llahu e mėshiroftė)

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 11-11-2005, 00:05
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 10-07-2004
Lokacioni: Nė Sham.
Postimet: 606
All-llahu tė shpėrbleftė: 85
Falėnderuar 323 herė nė 216 Postime
Rep Fuqia: 0
Etheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud of
ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.




Eshtë pyetur Dijetari i Shekullit Ebu Abdurahman Muhammed Nasirud-din El-Albani (rahimehull-llah).




Pyetja: Nr: (1)


C'është thirrja selefije (e të parëve tanë të mirë) ?


Pergjigje:


Vetëm All-llahut s.u.t. i përkasin falenderimet. Atij i shprehim mirënjohje e falenderime të pafundme dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e mbështetje.

Atij i drejtohemi për mbrojtje, Atij i lutemi plot përulësi për falje të gabimeve tona.
Të devotshmin që All-llahu s.u.t. e udhëzon në të vërtetën askush e asgjë nuk mund ta lëvizë nga udha, dhe Mizorin që All-llahu s.u.t. e lë të humbur e në errësirë askush e asgjë nuk mund ta udhëheqë në shtegun e së drejtës.

Dëshmoj se, veç All-llahut s.u.t, nuk ka Zot tjetë që të meritojë të adhurohet dhe dëshmoj, gjithashtu, se Muhammedi (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) është rob dhe i Dërguar i Tij.

Nuk ka dyshim se fjalët më të mira janë fjalët e All-llahut s.u.t. dhe udhëzuesi më i mirë në të Vërtetën, është udhëzimi i Muhamedit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), gabimet më të mëdha janë shpikjet në Fe, kështu që ç`do shpikje e tillë është bidat, dhe ç`do bidat është humbje e ç`do humbje te çon në zjarr.


…........Unë nuk jam asgjë më tepër sesa një nxënës i dijes dhe ç`do nxënës i dijes duhet të ketë parasysh fjalën e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam), ku thote:
Komunikoni prej meje qoftë edhe një fjalë, Tregoni edhe prej (të dhënave të) bijve të Izraelit dhe s'ka problem, por kushdo që gënjen për mua me vetëdije le të përgatisë ndenjësen e tij në zjarr.

Duke u mbështetur në këto fjalë dhe duke iu përgjigjur këtij teksti Profetik e plot teksteve të tjera të shumta, transmetuar në Librin e All-llahut s.u.t. dhe në hadithet e të Dërguarit të All-llahut s.u.t. marrim mundimin t'u komunikojmë njerëzve atë që ndoshta nuk e dinë dhe kjo jo se kemi arritur që të tjerët të kenë mendim të mirë për ne.

C`ështja nuk është kështu. Kur dëgjoj fjalë të tilla, më kujtohet një shembull i vjetër mjaft i njohur mes letrarëve:

Me të vërtetë bugathja (nje lloj zogu, ose Arabeli) në tokën tonë bëhet shqiponjë.

Ndoshta ndonjëri nuk e di se qëllimi i kësaj fjale është që të shprehë se bugathja është një zog i vogël që s'ka vlerë, por që shndërrohet në shqiponjë tek njerëzit për shkak të injorancës së tyre ndaj forcës së shqiponjës dhe madhështisë së saj.

Ky shembull është më se i vërtetë për shumë njerëz, të cilët thërrasin me të drejtën e të vërtetën apo pa të drejtë e gabim në Islam. Porse All-llahu s.u.t. e di se toka është zbrazur nga dijetarët, e gjithë toka islame përveç individëve të pakët, për të cilët ia vlen të thuash se filani është dijetar, siç ka ardhur në hadithin sahih të cilin e ka përmbledhur Imam Bukhari në sahihun e tij, hadith që transmetohet nga Amr ibn El As (radiall-llahu anhu), i cili thotë: Tha i Dërguari i Allahut s.u.t:
Me të vërtetë All-llahu s.u.t. nuk e largon dijen duke e larguar atë nga gjokset e dijetarve, por e merr dijen duke marrë dijetarët (me vdekjen e tyre) derisa të mos mbeten më të tillë, e atëherë njerzit do të marrin koka injorante e do t'i pyesin e ata do të përgjigjen (japin fetua) pa dije, do të humbasin vetveten dhe të tjerët.

Pra kur do All-llahu s.u.t. që të marrë dijen, nuk e shkul atë nga gjokset e dijetarve derisa të bëhet dijetari sikur nuk ka mësuar asnjëhërë.

Jo, Nuk është kjo prej ligjit të All-llahut s.u.t. për hirë të kënaqësisë së All-llahut s.u.t.

All-llahu s.u.t. është gjykues i drejtë, nuk e merr dijen nga kraharorët e dijetarve të vërtetë, porse ligji i All-llahut s.u.t. ka rrjedhur në krijesat e Tij që ta marrë dijen me marrjen dijetarve (me vdekjen tyre) ashtu siç bëri me më të mirin e dijetarve, të profetëve dhe të dërguarve, Muhamedin (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam).

Derisa të mos mbeten më dijetarë e njerëzit të lartësojnë koka injorante, të cilët do të pyeten dhe do të japin fetua pa dije dhe do të humbin vetveten e të tjerët.

Kjo nuk do të thotë se All-llahu s.u.t. do ta zbrazë tokën nga dijetarët aq sa të mos ketë më asnjë dijetar që të jetë bartës i argumenteve të All-llahut s.u.t. ndaj njerëzve, por kuptimi i kësaj është se sa më shumë kalon koha, aq më tepër pakësohet dija (dija e fesë) derisa të mos mbetet në faqe të tokës askush të thotë:

All-llah, All-llah.

Këtë hadith e dëgjoni shpesh dhe është një hadith sahih: Ku thote Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam)
Nuk do të bëhet Kjameti për derisa në faqe të tokës ka (ende njerëz) që thonë, All-llah, All-llah.

Shumë prej atyre që i përmend hadithi i mëparshëm se All-llahu s.u.t e merr dijen duke marrë dijetarët derisa të mos mbetet dijetar dhe njerëzit të marrin koka injorante, prej këtyre kokave janë edhe ata që e komentojnë Kuranin dhe Sunnetin me komente të kundërta me ato të dijetarve te Selefit (te pareve tane te mire)

Nuk them vetëm të dijetarve të hershëm, por edhe ata të më vonshmit gjithashtu.

Sepse ata argumentojnë me këtë hadith: All-llahu, All-llahu, për të treguar se lejohet, madje është e pëlqyer përmendja e All-llahut s.u.t (dhikri) me vetëm një fjalë, Il-lah, ose All-llah.

Por që të mos gënjejë veten ndonjëri, kushdo qoftë ai, kur dëgjon të tillë hadith me këtë interpretim.

Mu duk e arsyeshme që, qoftë edhe shkarazi, t'u përmend se ky interpretim është i pasaktë së pari:

Sepse sqarimi i tij është bërë në një rivajet tjetër nga i Dërguari i All-llahut s.u.t.

Dhe së dyti:

Sepse nëse ky komment do të ishte i saktë, atëherë do të kishin vepruar kështu në praktikën e tyre të jetës të parët tanë të mirë (selufuna salih), All-llahu s.u.t. qoftë i kënaqur prej tyre.

E pra, përderisa ata nuk e kanë bërë, atëhërë tregon mosaprovimin e tyre ndaj këtij komenti e rrjedhimisht pasaktësinë e tij.
E si do të reagonin kur kësaj i bashkohet edhe transmetimi tjetër, në të cilin, siç thuhet, është edhe pika kryesore.

Imam Ahmedi e transmeton këtë hadith në musnedin e tij me zinxhir transmetimi të saktë me fjalët:
Nuk do të bëhet Kjameti duke pasur në tokë (nga ata) që thonë, la ilahe il All-llah.

Atëherë ky është synimi nëpërmjet fjalës së përsëritur All-llah, All-llah, në transmetimin e parë.

Ajo që është për t'u vënë në dukje është se bota sot, për fat të keq, është zbrazur nga dijetarët që mbushin këtë tokë të gjerë me dijen e tyre dhe që e përhapnin atë në rradhët e ymetit të tyre.
Gjendja sot ka ardhur në një pikë të tillë që, siç thuhet në një shembull:

Dhe kur numëroheshin ishin të pakët, e sot janë bërë më të pakët se të paktët.

Ne shpresojmë prej All-llahut s.u.t. që të na bëjë neve prej kërkuesve të dijes, të cilët me të vërtetë anojnë nga dijetarët dhe ecin ndershmërisht në rrugën e tyre.
Kjo është ajo që shpresojmë prej All-llahut s.u.t. që të na bëjë prej atyre nxënësve që ndjekin atë rrugë për të cilën Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thene:
Kush ndjek një rrugë për të marrë në të dije, ndjek me të All-llahu s.u.t. një rrugë për (ta futur ) në Xhenet.

Kjo më hap mua një derë për të folur për këtë dije, e cila përmendet në Kuran mjaft shpesh, siç është p.sh. fjala e të Lartësuarit:
A janë të njellojtë ata që dinë dhe ata që nuk dinë ? Zumer: 9.

Dhe përsëri fjala e Tij s.u.t:
All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush dhe ata që kanë dije në grada (të larta). Muxhadele: 11.

C`është, pra, kjo dije, pasuesit dhe zotëruesit e së cilës All-llahu s.u.t i lavderon ?

Përgjigja është ashtu siç thotë Imam Ibn Kajjim El Xheuzijje, nxënësi i Shejkhul Islam Ibn Tejmijjes (rahimehull-llah):

Dija është, ç`farë thotë All-llahu s.u.t, thotë i Dërguari i Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), thonë Sahabët.

Dija, pra, siç e kuptojmë prej këtyre fjalëve dhe vargjeve, rradhën e së cilës e dëgjojmë në fjalët e poetëve sepse poezitë e dijetarëve janë ndryshe nga ato të poetëve e pra ky dijetar, që ka aftësi edhe poetike, gjithashtu thotë:

Dija është ajo që thotë All-llahu s.u.t. në rradhën e parë.

Thotë i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) në rradhën e dytë.

Thonë Sahabët në rradhën e tretë.


Kjo fjalë e Ibn Kajimit (rahimehull-llah) na kujton një të vërtetë të rëndësishme që për kaq kohë është mospërfillur e neglizhuar nga shumica e davistave (thirrësve) që veprojnë sot në emër të ftesës në Islam.

Cila është kjo e vërtetë ?

Dihet mjaft mirë ndër të gjithë këta thirrës se Islami, është libri i All-llahut s.u.t. dhe Sunneti i të Dërguarit të All-llahut s.u.t. dhe që kjo është mëse e vërtetë dhe nuk ka pikë dyshimi.

Porse kjo nuk mjafton.

Kjo pamjaftueshmëri lidhet me atë që na tregon Ibn Kajimi (rahimehull-llah) në vargjet e tij të mëparshme, kur përmendi pas Kur`anit dhe Sunnetit edhe Sahabët.

Sot rrallë dëgjojmë që ndonjë të përmendë bashkë me Kur`anin dhe Sunnetin edhe Sahabet.
Dhe ata, siç e dimë që të gjithë, janë kreu i Selefëve (të parve), për të cilët kanë ardhur hadithe muteuatir nga Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam).

Siç është fjala e tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Njerëzit më të mirë janë brezi im (shekulli më i mirë ).

Në Sunnetin e vërtetë, në dy Sahihet (Sahihët e Bukhariut dhe Muslimit) dhe në libra të tjerë referues të hadithit dhe Sunnetit janë përmendur fjalët:

Njerëzit më të mirë janë, brezi im, e më pas ata që vijnë pasë tyre e më pas ata që vijnë pas tyre.

Këta Sahabë që janë ne krye të tre brezave, për të cilët është dëshmuar për mirësi, Imam Ibn Kajjim El-Xheuzije ia ka bashkangjitur, kështu, Kur`anit dhe Sunnetit.

A ishte kjo bashkangjitje që ai bëri një opinion apo një ixhtihad, apo deduksion që mund te jetë paraqitur gabim (sepse ç`do kalë i kuq e ka një huq, për të mos thënë huqe) ?

Përgjigja është jo.

Kjo nuk është prej deduksioneve, as ixhtihadeve dhe nuk ka mundësi që të jetë e gabuar, por është e mbështetur në Librin e All-llahut s.u.t. dhe hadithin e të Dërguarit të All-llahut s.u.t.

Përsa i përket Kur'anit, është fjala e Zotit tonë në Kuranin e madhnueshëm, ku thote:
Kush i kundërvihet të Dërguarit pasiqë i është bërë e qartë e vërteta DHE NDJEK RRUGE TJETER NGA AJO E BESIMTAREVE, ne e lemë në atë që ka zgjedhur dhe e fusim në Xhehenem. Përfundim i keq është ai. Nisa: 115.

Nuk mjaftohet Zoti ynë në këtë ajet dhe nëse do ta bënte do të kishte të drejtë duke thënë:
Kush i kundërvihet të dërguarit pasi i është bërë e qartë e vërteta, ne e lemë në atë që ka zgjedhur….....

Porse tha për një arsye të madhe që ne tani po nisim ta shpjegojmë dhe qartësojmë, Ai tha:
DHE NDJEK RRUGE TJETER NGA AJO E BESIMTAREVE...

Thotë All-llahu s.u.t:
Kush i kundërvihet të Dërguarit pasiqë i është bërë e qartë e vërteta DHE NDJEK RRUGE TJETER NGA AJO E BESIMTAREVE ne e lemë në atë që ka zgjedhur dhe e fusim në Xhehenem. Përfundim i keq është ai. Nisa:115.

Ky ajet ju lutem që të jetë i ngulitur në mendjet dhe zemrat tuaja e të mos harrohet për asnjë çast prej jush, sepse në të ndodhet e vërteta, e drejta ashtu siç po e shqiptoni.
E kështu do të shpëtoni së devijuari majtas e djathtas dhe nuk do të jeni qoftë edhe në një pjesë apo çështje të vetme nga ndonjëri prej grupeve jo të shpëtuar, për të mos thënë prej grupeve të humbura.

Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) thotë në hadithin e mirënjohur, dhe po mjaftohem të përmend prej tij atë që na mjafton këtu dhe që dëshmon, ku thote:

…....... do të përçahet ummeti im në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjithë në zjarr, përveç njërit, i thanë, cili është ai (grup), o i Dërguari i All-llahut ? Tha: Ai është xhemati.

Pra xhemati është rruga e besimtarëve.

Hadithi, nëse nuk është shpallje e drejtëpërdrejtë e All-llahut s.u.t në zemrën e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) atëherë është nxjerrë nga ajeti i mëparshëm:

… DHE NDJEK RRUGE TJETER NGA AJO E BESIMTAREVE, …

Nëse gjendja është e tillë për atë që kundërshton të Dërguarin (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, ai kërcënohet me zjarr dhe anasjelltas:
Kush ndjek rugën e besimtarëve, atij i është premtuar Xhenneti pa asnjë dyshim.

E pra i Dërguari (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam), në përgjigje të pyetjes se kush është grupi i shpëtuar, tha:

........ Xhemati .......

Ndërsa Xhemati nuk është tjetër veçse grupi i muslimanëve.

Na vjen edhe një transmetim tjetër që e përforcon këtë kuptim, madje shton edhe qartësinë e shpjegimit.

Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) përsëri në përgjigje të pyetjes se cili është grupi i shpëtuar, thotë:
...është Ai që ndodhet në (rrugën) time dhe të Sahabëve të mi.

E pra atëherë:
...dhe sahabëve të mi. është rruga e besimtarëve.

Kur Ibn Kajim (rahimehull-llah) tha në atë që përmendëm më parë:
... dhe thonë Sahabët ... e ata janë shokët e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam), atë nuk e nxorri nga tjetër gjë, veçse nga ajeti i sipërpërmendur dhe nga ky hadith.

Po kështu edhe nga hadithi i mirënjohur i Irbad ibn Sarije (radiall-llahu anhu), nga i cili po mjaftohem tani vetëm me atë që përbën pjesën dëshmuese, sipas të cilës thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam):
Ju e keni detyrim Sunnetin tim dhe Sunnetin e Khalifëve të drejtë e udhëzues që vijnë pas meje........

Atëherë, pra, edhe këtu kemi të njëjtën gjë si në hadithin para tij dhe ajetin e mëparshëm.

Nuk thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Ju e keni detyrim Sunnetin tim... dhe kaq, por ai i shtoi Sunnetit të tij Sunnetin e kalifëve të drejtë. këtej mund të konkludojmë se kjo është e rëndësishme veçanërisht në këtë kohë, në të cilën po përplasen opinionet, mendimet dhe medh'hebet e po shtohen partitë e xhematet saqë shumë prej të rinjve muslimanë jetojnë të pavendosur e nuk dinë në cilin xhemat të anëtarsohen.

Këtu vjen përgjigja në ajetin dhe dy hadithet e përmendura:
Ndiqni rrugën e besimtarëve.

Lind pyetja,
Rrugën e besimtarëve në kohën e sotme ?

Përgjigja është jo.

Eshtë fjala për rrugën e besimtarëve të kohës së parë, kohës së Sahabeve, të parëvë tanë të mirë (selefus-salih).
Ata meritojnë të jenë prijësit tanë, të cilët duhet t'i ndjekim dhe askënd tjetër në faqe të tokës përveç tyre.

E pra daveti, (thirrja) jonë ngrihet mbi tri shtylla:
Mbi Kuranin, Sunnetin dhe pasimin e të parëve të mirë (selefus-salih).

Kushdo që pretendon Kur`anin dhe Sunnetin, por nuk ndjek të parët e mirë (selefus-salih) dhe thotë me gjuhën e veprave e ndoshta shprehet edhe me gojën e tij:
Ata janë njerëz sikurse edhe ne jemi njerëz, s'ka dyshim se do të jetë në rrugë të shtrembër e në humbje.

Pse ?

Sepse ai nuk i mori parasysh këto argumente që ju përmendëm më sipër.

A ka ndjekur rrugën e besimtarëve ? Jo.

A ka ndjekur Sahabet e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) ? Jo.

Kë ka ndjekur atëherë ? Ka ndjekur mendjen e vet, për të mos thënë tekat e veta.

Mos vallë mendja e tij është e pagabueshme ? Pa dyshim që jo.

Atëherë ai vetëm ka humbur qartas.

Unë kam bindjen se shkaku i mospajtimeve të shumta të trashëguara mes fraksioneve të vjetra dhe mospajtimeve të lindura në ditët e sotme është çështja (e të parëve tanë të mirë) Selefuna Salih.

Shumë pretendojnë se ndjekin Kur'anin dhe Sunnetin.

Shpesh po dëgjojmë të rinj të pavendosur që të thonë:
Mor vëlla, këta thonë Kurani e Sunneti; edhe ata të tjerët thonë Kurani dhe Sunneti, Cili është gjykimi ndarës ?

U themi:

Eshtë Kur`ani, Sunneti dhe Menhexhi (metodologjia) i të parëve tanë të mirë (selefus-salih).

Kushdo që mbështetet mbi Kur`anin dhe Sunnetin pa u mbështetur tek selefus-salih nuk është mbështetur aspak tek Kur`ani dhe Sunneti, por është mbështetur tek mendja, për të mos thënë tek tekat e veta personale.

Prej zakonit tim është që të jap disa shembuj për të bërë sa më të qartë këtë ç`ështje, madje këtë bazë të rëndësishme e që është dhe në rrugën (menhexh) e të parëve tanë të mirë.

Na transmetohet nga Faruku, Umer Ibn Hattab (radiall-llahu anhu), i cili thotë:
Nëse ju polemizojnë juve ndjekësit e tekave e të bidadit me Kur`an, atëherë përgjigjuni atyre me Sunnet, Sepse Kur`ani përmaban mundësinë e këndvështrimeve të ndryshme.

Pse e tha Umeri (radiall-llahu anhu) këtë fjalë ?

Po ju them, për këtë arsye thotë All-llahu s.u.t. në Kur`an, duke iu drejtuar Profetit të tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam):
Dhe ta zbritëm ty Kuranin që t'ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre. Nahl: 44.

A mundet një musliman arab, i cili është, siç thuhet, Sibeuejhi i kohës së tij për shkak të njohjes së gjuhës arabe, të letërsisë dhe formës së saj, ta kuptojë Kur`anin pa pasur nevojë për udhëzimet e Profetit tonë (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam)?

Përgjigja është jo.

Në të kundërt fjala e All-llahut s.u.t:
...që t'ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre...

Do të kish qenë vetëm një tallje. Hasha, (e papranueshme!)

Në fjalët e All-llahut s.u.t. nuk mund të ketë tallje!
Atëherë kushdo që mundohet të kuptojë Kur`anin pa udhërrëfimin e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) veçse ka rrëshqitur në një humbje të largët.

A ka mundësi ky njeri që të kuptojë Kur`anin dhe Sunnetin pa pasur nevojë për udhëzimin e Sahabeve ?

Përgjigja është përsëri jo.

Kjo sepse janë ata që na i përcollën së pari fjalët e Kur`anit, të cilin e zbriti All-llahu s.u.t. në zemrën e Muhammedit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) dhe së dyti na përcollën neve shpjegimin e tij, i cili u përmend në ajetin e mëparshëm, si dhe mënyrën se si ai e praktikoi Kur'anin.
Këtu më duhet pa tjetër të qëndroj pak. Shpresoj që ky qëndrim të jetë i shkurtër.

S`qarimi i Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) është tri llojesh:
Nëpërmjet fjalëve të tij, veprimeve të tij dhe aprovimit të tij.

Fjalët e tij, Kush janë ata që na i transmetojnë ?
Sahabet e tij.

Veprimet e tij kush na i transmeton ?
Sahabet e tij.

Aprovimin e tij kush na e transmeton ?
Sahabet e tij.

Për këtë arsye ne nuk mund të shkëputemi nga kuptimi i Kur`anit dhe i Sunnetit duke u mbështetur vetëm në aftësitë tona gjuhësore.

Kjo nuk do të thotë se për gjuhën s'kemi nevojë, Jo, Ne jemi plotësisht të bindur se joarabët, të cilët nuk e zotërojnë gjuhën arabe kanë rënë në gabime të shumta, dhe veçanërisht kur kanë rënë në gabim në lidhje me këtë bazë, duke mos u kthyer (në të kuptuarit e tyre ) tek Selefët (të parët e mirë ) për të kuptuar Kuranin dhe Sunnetin.

Me këtë nuk nënkuptojë mosmbështetjen tek gjuha, kjo ështe e pamundur, sepse nëse duam të kuptojmë fjalët e Sahabeve, patjetër duhet të kuptojmë gjuhën Arabe ashtu siç është e domosdoshme gjuha për njohjen e Kur`anit dhe Sunnetit.

Porse ne po themi se sqarimi i Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam), i përmendur në ajetin e mësipërm, ndahet në tre lloje:
fjalë, veprim dhe aprovim.

Po japim disa shembuj, për ta bërë sa më të qartë këtë lloj ndarjeje, që është një çështje reale plotësisht e padyshimtë.

Kemi fjalën e All-llahut s.u.t:
Vjedhësit dhe vjedhëses prituani duartë...Maide: 38.

Shikoni tani se si nuk mund të mbështetemi vetëm tek gjuha në të komentuarit e Kuranit.

Vjedhësi, në pikëpamje gjuhësore, është kushdo që vjedh një mall nga një vend i ruajtur, ç`farëdo qoftë ky mall, edhe pa ndonjë vlerë të veçantë, vezë, për shembull, apo ndonjë qindarkë.

Ky, nga ana gjuhësore, quhet vjedhës.

Thotë i Lartësuari:
...Vjedhësit dhe vjedhëses prituani duartë...

Lind Pyetja:
A i pritet dora ç`do njeriu që vjedh ?

Përgjigja është, Jo.

Përse ?

Sepse sqaruesi, i cili mori përsipër këtë shpjegim, është i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) e ai na e ka bërë të qartë neve se kush janë ata hajdutë, të cilëve u pritet dora ku thote:
Nuk ka prerje (dore) përveçse për çerek dinari e sipër.

Kushdo që vjedh diçka me një vlerë më të ulët sesa çereku i dinarit, edhe nëse, nga ana gjuhësore quhet, vjedhës nga ana e Sheriatit nuk llogaritet si vjedhës.
Atëherë që këtu arrijmë në një përfundim shkencor, me të cilin shumë nga studentët e dijes janë të panjohur.

Pra, ne kemi gjuhën arabe të trashëguar dhe gjuhën e Sheriatit (terminologjinë legjislative), e cila e ka prejardhjen nga All-llahu s.u.t.

Dhe arabët që flisnin gjuhën, në të cilën zbriti Kur`ani, ishin të panjohur me këtë lloj terminologjie.

Kur thuhet, vjedhës nga ana gjuhësore, përfshihet ç`do vjedhës, por kur përmendet vjedhësi nga ana ligjore, nuk përfshihet ç`do vjedhës, por vetëm ai që vjedh çerek dinari e sipër.

Atëherë këtu kemi një shembull praktik se si ne s'mund të jemi të pavarur në të kuptuarit e Kur`anit e Sunnetit vetëm duke u mbështetur në njohjen nga ana jonë të gjuhës arabe.

Kjo është një mangësi që vihet re tek shumë shkrues të sotëm.
Kur përdorin vetëm aftësinë e tyre njohëse të gjuhës arabe në interpretimin e ajeteve kuranore dhe haditheve profetike, i interpretojnë ato duke na servirur tefsire, të panjohura më parë nga muslimanët.

Për këtë arsye duhet të kuptojmë se Thirrja e vërtetë e Islamit mbështet në tri shtylla:

Kur`ani, Sunneti dhe rruga e ndjekur nga të parët tanë të mirë (selefus salih).

Thotë All-llahu s.u.t:
...Vjedhësit dhe vjedhëses…

Atëherë nuk komentohet ky ajet sipas rregullsive të gjuhës së folur, por sipas gjuhës së Sheriatit, e cila thotë:

Nuk ka prerje (dore) përveçse për çerek dinari e sipër.

All-llahu s.u.t, në vazhdim të ajetit të sipërpërmendur, thotë:
…prituani duartë. Cila është dora sipas gjuhës ?

Sipas gjuhës, dora shtrihet nga shpatulla deri tëk majat e gishtërinjve.

Në ç'masë pritet?
Këtë gjë e sqaroi i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) në veprimtrinë e tij.
Ne nuk kemi ndonjë hadith që të na bëjë të ditur vendin e prerjes drejtpërdrejt përmes fjalëve, por kemi një shpjegim të mbështetur në vetë praktikën e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).

Si e njohim ne këtë zbatim praktik ?
Prej të parëve tanë të mirë, Sahabeve të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam).

Ky, pra, është lloji i dytë:
shpjegimi me anë të praktikës.

Ndërsa lloji i tretë është aprovimi i Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) për diçka që as nuk ndalohet e as nuk qortohet prej tij.

Ky lloj aprovimi nuk është as fjalë e as vepër e tij, por është një veprim, të cilin e kryen dikush tjetër, kurse reagimi i Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) për këtë konsiston në të vëzhguarit dhe të aprovuarit e tij.

Kur shihte diçka dhe heshtte, pra aprovonte.

Kjo shndërrohej në diçka të aprovuar dhe të lejuar, ndërsa kur shihte diçka dhe tërhiqte vërejtje ndaj saj, edhe nëse ajo bëhej nga ndonjë prej Sahabeve, por vërtetohet se ai e ka ndaluar, atëherë kjo gjë e ndaluar prej tij ndryshon plotësisht nga ajo që ai e aprovonte.

Po ju jap një shembull.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Umeri (radiall-llahu anhuma):
Pinim në këmbë dhe hanim në ecje e sipër në kohën e të Dërguarit të All-llahut s.u.t.

Na tregon Abdullahi në këtë hadith për të pirët duke qenë në këmbë dhe për të ngrënit duke ecur, si dhe na bën të ditur se kjo ndodhte në kohën e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam).

Cili, pra, është vendimi i Sheriatit për këto dy gjëra ?

Nëse zbatojmë fjalët tona të mëparshme, le të mundohemi të nxjerrim normën e Sheriatit për këtë gjë, natyrisht duke pasur parasysh patjetër diçka:

Njohja e fjalëve të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) , praktikës dhe aprovimit të tij.

Nëse i kthehemi Sunnetit Sahih në lidhje me ç`ështjen e parë, me të cilën janë sprovuar shumë, për të mos thënë shumica e muslimanëve, duke kundërshtuar fjalët e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) e që është të pirët në këmbë.

Kanë pirë në këmbë, kanë mbajtur flori, kanë veshur mëndafsh.
Këto janë disa të vërteta, të cilat nuk mund të mohohen.

Por a i aprovoi ato Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) ?

Përgjigja është:
Aprovoi disa dhe ndaloi disa të tjera.

Ajo që ai e ndaloi u kategorizua tek të ndaluarat dhe ajo që ai e aprovoi u klasifikua tek të lejuarat.

E ndaloi të pirët në këmbë në hadithe të shumtë, në të cilët nuk dua të thellohem për të mos dalë nga tema dhe për arsye se kjo është një çështje që kërkon një trajtim të veçantë, por më mjafton t'ju përmend juve një hadith sahih, të cilin e transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij nga Enes Ibn Malik (radiall-llahu anhu), që ka thënë:
Ka ndaluar i Dërguari i Allahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) të pirët në këmbë.

Në disa transmetime të tjera i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) e ka qortuar të pirët në këmbë.

Atëherë kjo gjë, që siç mësojmë nga hadithi i Ibn Umerit (radiall-llahu anhuma), bëhej në kohën e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) u ndalua prej tij dhe u shndërrua, kështu, në një çështje të abroguar përmes këtij ndalimi.

Kurse përsa i përket pjesës së dytë të hadithit, që lidhet me të ngrënët në ecje, nuk na ka ardhur ndonjë ndalim nga ana e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam).

Kështu pra, nga ky aprovim përfituam një hukm (normë ligjore) të Sheriatit.

Po mjaftohem me kaq për domosdoshmërinë e mbështetjes në të kuptuarit e Kur'anit e Sunnetit me atë, në të cilën qëndronin të parët tanë të mirë (selefus salih).

Pra, në të kuptuarit e Kur`anit e Sunnetit duhet evituar të mbështeturit vetëm në njohuritë personale ekzistuese, për të mos thënë në injorancën personale.

Por, tani që u bë e qartë rëndësia e kësaj çështjeje, të komentuarit e të kuptuarit e Kur`anit duhet realizuar vetëm në përputhje me Menhexhin (metodologjinë) e të parëve tanë të mirë (selefus salih).

Muslimanët që në kohët e hershme janë përçarë në rryma e grupime të ndryshme, siç mund të keni dëgjuar për:

Mu'tezilit, Murxhiat, Khauarixhët, Zejditë pa përmendur Shijat dhe Rafidhat etj...

Nuk ka asnjë prej këtyre grupeve, sado të humbur që të jenë, që të mos bashkohen me pjesën tjetër të muslimanëve në fjalën se:

Ne mbështetemi në Kur`an e Sunnet.

Asnjë prej tyre nuk thotë se nuk mbështetet në këto dy burime.
Sepse nëse do ta thoshte këtë dikush prej tyre, do të dilte prej Islamit tërësisht.

Atëherë përse gjithë kjo përçarje përderisa të gjithë u bazokan tek Kur`ani e Sunneti ?

Nuk mund të konceptohet kjo mbështetje pa shtyllën e tretë:
Të parët tanë të mirë (selefus salih).

Duke vënë në dukje këtu edhe diçka tjetër, atë se Sunneti ndryshon shumë nga Kur`ani për faktin se Kur`ani është i ruajtur e i mbledhur ndërmjet dy kapakëve të mus'hafit (fletëve ku është shkruar), siç e dinë të gjithë.

Ndërsa Sunneti së pari duhet thënë se është i shpërndarë nëpër qindra libra, për të mos thënë nëpër mijra, një pjesë e madhe e të cilëve vazhdojnë të jenë në një botë të panjohur, në botën e dorëshkrimeve (të pabotuara).

Së dyti edhe librat e njohur sot përmbajnë si hadithe sahih, ashtu edhe daif.
Ata, të cilët bazohen tek Sunneti, qofshin nga ata që i përkasin Ehli Sunneh Uel Xhemmah dhe në atë të cilën ishin të parët e mirë (selefus-salih) apo qofshin nga grupet e tjera, shumë prej tyre nuk i dallojnë dot Sunnetin Sahih nga ai daif dhe bien në kundërshtim në Kur`anin dhe Sunnetin për shkak të mbështetjes në hadithe të dobëta apo meudu (të shpifura).

Ajo ç'ka dua të them është se se disa prej grupeve, të cilat i përmendëm pak më parë, mohojnë disa të vërteta nga Kur`ani dhe nga Sunneti Profetik.

Këtë gjë e kanë bërë më parë por edhe sot e kësaj dite .
Kur`ani i madhënueshëm i tregon dhe i përgëzon besimtarët me një mirësi mjaft të madhe, të cilën do ta arrijnë ditën kur do të takojnë All-llahun s.u.t. në Xhennetin e mrekullueshëm, ku Ai s.u.t. do tu shfaqet atyre.

Besimtarët do ta shohin Atë, siç thotë një dijetarë Selefij :
Do ta shohin besimtarët (All-llahun) pa mënyrë se si, dhe pa përngjasim dhe pa shëmbëllim (me askë).

Për këtë ekzistojnë fakte në Kur'an dhe me dhjetra fakte në hadithet e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam).

Si e mohuan këtë mirësi disa prej fraksioneve të djeshme dhe të sotme?
Përsa i përket të djeshmëve, ata ishin Mutezilitët.
Sot, me sa di unë, nuk ka në faqe të dheut asnjë grup që të shprehet:
Ne jemi mutezilitë, ne jemi në rrugën e mutezilitëve.

Por unë kam parë një njeri të ç`mendur, i cili deklaronte se ishte mutezilit dhe mohonte disa të vërteta të Fesë, sepse ai i ishte mbeshtetur kaplloqes së vet.

Mutezilitët e mohuan këtë nimet dhe thanë me mendjet e tyre të dobëta se është e pamundur të shihet All-llahu s.u.t.

C`farë bënë atëherë? A e mohuan Kuranin ?

All-llahu thotë në Kur`an:
Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara që tek Zoti i tyre shikojnë. Kijame:22-23.

A e mohuan këtë ajet ?

Jo, nëse do ta mohonin, do të bënin kufr e do të dilnin nga Islami, mirëpo deri më sot Ehli Sunneti i vërtetë i ka gjykuar mutezilitët si të humbur e të devijuar, por nuk i sheh ata jashtë Islamit, sepse ata nuk e mohuan këtë ajet, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë, kuptim, të cilit i ka ardhur shpjegimi në Sunnet, siç do ta sqarojmë më poshtë.

All-llahu s.u.t. na bën të ditur për besimtarët që do të jenë në Xhennet se:
Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara që tek Zoti i tyre shikojnë.

Ata e interpretuan dhe shtrembëruan atë.
Besuan tek fjalët e tij dhe e mohuan kuptimin e tij.
Fjalët, siç thonë dijetarët, janë shprehje kuptimore.
Nëse i besojmë fjalët e mohojmë kuptimin e tyre, atëherë ç'vlerë ka?

E përse, pra, këta njerëz e mohuan këtë lloj të pari ?

Sepse mendjet e tyre u treguan shumë të ngushta që të përfytyrojnë e imagjinojnë se ky njeri i krijuar e i pafuqishëm do të jetë i aftë të shohë All-llahun s.u.t. pa pengesë, ashtu siç e patën kërkuar çifutët nga Musai (alejhis-selam).

All-llahu s.u.t. tregoi paaftësinë e tyre nëpërmjet historisë së mirenjohur, kur thotë:
Shiko tek mali, Nëse do të qëndrojë në vendin e tij, atëherë do të më shohësh. Araf:43.

Mendjet e tyre nuk mund ta pranonin këtë gjë, prandaj u detyruan që të luanin me tekstin Kur'anor dhe ta interpretonin atë.

Pse?

Sepse besimi i tyre tek gajbi (e fshehta) ishte i dobët, e besimi tek mendjet e tyre ishte shumë më i fortë se besimi i të fshehtës, për të cilën jemi urdhëruar në hyrje të sures Bekare:
Elif, Lam, Mim. Ky është Libri, në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për të devotshmit,...... kush janë ata ? .......ata, të cilët besojnë tek e fshehta (gajbi).

All-llahu s.u.t. është më i fshehti i ç`do të fshehte dhe ç`farëdo që Ai të na thotë rreth vetvetes, nuk na mbetet tjetër veçse ta pranojmë e besojmë, për arsye se aftësistë tona perceptuese janë shumë të ngushta e të mangëta.
E ndërsa mutezilitët nuk e pranun këtë të vërtetë e, si pasojë, kundërshtuan mjaft të vërteta fetare, prej tyre edhe fjalën e All-llahut s.u.t. ku thote:
Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara që tek Zoti i tyre shikojnë.

Po kështu edhe ajeti tjetër, i cili mund të keqinterpretohet më lehtë sesa ajeti i mëparshëm nga këta lloj njerëzish është fjala e All-llahut s.u.t. ku thote:
Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira e edhe më tëpër. Junus: 26.

Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira d.m.th. xhenneti, e dhe më tepër d.m.th. të shikuarit e All-llahut s.u.t. në botën tjetër.

Në këtë mënyrë ka ardhur hadithi në Sahih Muslim me Sened Sahih (zinxhir transmetimi të saktë) nga Sad Ibn Ebi Uekkas (radiall-llahu anhu), i cili thotë, tha i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam):
Atyre qe bëjnë vepra të mira u takon e mira.

Tha Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) pra Xheneti, edhe më tepër, pra të parit e All-llahut s.u.t.

Ndërsa Mutezilitët e mohuan këtë e po kështu edhe shijat, që kanë akide (besim) të njëjtë me atë të mutezilitive.

Ata mohuan shikimin e All-llahut s.u.t. që jepet mjaft qartë në ajetin e parë dhe të dytë.
Për më tepër, nga Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) janë transmetuar shumë hadithe të sakta (muteuatir).

Interpretimi i tyre (i gabuar) i Kur`anit i shpuri ata në mohimin e haditheve Sahih të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) dhe kështu dolën nga të qenit prej grupit të shpëtuar.

Në atë, në të cilën jam unë dhe sahabët e mi.

Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) ishte i besimit se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre, siç thotë në hadithin e transmetuar në Sahih Bukhari dhe Muslim nga një grup sahabesh të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam), siç janë Ebi Sejjid El-Khudrij, Enes ibn Malik etj..

Tha i Dërguari i All-llahut s.u.t:
Ju me të vërtetë do ta shihni Zotin tuaj në Ditën e Kjametit ashtu siç e shihni hënën natën, kur ajo është e plotë.........


ME SINQERITET DHE DASHURI DHE RESPEKT NGA VELLAI JUAJ NE ISLAM
ABDULLAH EBU ABDULLAH.

Kurse per c`do sugjerim mund te me shkruani ne adresen time te hotmailit. etheristi@hotmail.com

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.

Sė fundi pėrpunuar nga Etheristi : mė 11-11-2005 00:13.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 5 Pėrdorues nė vijim:
Ebul-Amr es-Subkiu (21-09-2006), Ebu_Fudejl (15-09-2006), IbniTejmije (28-08-2007), Istikame (11-07-2006), Select_MENU (12-08-2006)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua nga Sheikh Nasiruddin Albani (All-llahu e mėshiroftė)


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Muhamed Nasirudin Albani - Kjo eshte thirrja jone davud Akide 0 13-03-2008 12:47
Ē'ėshtė dava e vėrtetė Islame Kur“an dhe Sunnet Literaturė Islame 0 07-06-2006 04:06
Thirrja pėr tek All-llahu s.u.t. Etheristi Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 06-06-2006 15:20


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 00:16.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.