Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua nga Sheikh Nasiruddin Albani (All-llahu e mėshiroftė)

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 07-01-2008, 13:50
Grafika e Sumeja
Ushtarja e Allahut
 
Data e Anėtarėsimit: 19-06-2005
Postimet: 2,094
All-llahu tė shpėrbleftė: 2,103
Falėnderuar 3,371 herė nė 1,495 Postime
Rep Fuqia: 1100
Sumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond reputeSumeja has a reputation beyond repute
Ėshtė e pėlqyeshme tė shihet femra para se tė martohet me tė

Ėshtė e pėlqyeshme tė shihet femra para se tė martohet me tė

Kėto fragmente nga fjalėt e shejh Albanit (Allahu e mėshiroftė!) janė shkėputur prej librit tė tij: es-Silsiletu es-Sahihah vėllimi 1 fq. 197-208 - Shkėputi dhe pėrktheu: Shuajb Rexha

Transmetojnė Muslimi dhe Bejhekiu nga Ebu Hurejra i cili tha: Isha tek Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem kur erdhi njė burrė dhe e lajmėroi atė se ishte martuar me njė grua nga ensarėt. Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha:" A e ke parė?" Tha: Jo. Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: Shikoje, sepse nė sytė e ensarėve ka diēka(ka pėr qėllim: i kanė sytė e vegjėl) ".

Ėshtė sqaruar urtėsia e kėtij shikimi nė hadithin sahih ( e vėrtetė ), tė cilin e transmeton Seid bin Mensuri, Nesaiu, Tirmidhiu, Darimiu, Ibn Maxhe dhe tė tjerė, nga Mugire bin Shu’beh se ai u fejua me njė grua dhe Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: "Shikoje, sepse kjo i shton mundėsitė pėr tė zgjatur bashkėjetesa dhe dashuria mes jush". Nė transmetimin e Ahmedit dhe Bejhekiut ka shtesė: Tha Mugira: Shkova tek ajo dhe dy prindėrit e saj ishin prezentė, ndėrsa ajo ishte nė qoshen e saj[1]. Thashė: Me tė vėrtetė, Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem mė ka urdhėruar qė ta shoh vajzėn. Tė dy prindėrit heshtėn. Vajza e ngriti perden e qoshes sė saj dhe tha: Do tė tė vė nė pozitė, nėse tė ka urdhėruar Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem tė shohėsh shiko, ndėrsa nėse nuk tė ka urdhėruar tė shohėsh mos shih. Tha (Mugira): E pashė, e pas kėsaj u martova me tė dhe nuk kam gjetur grua qė tė gėzojė tek unė atė pozitė qė ka pasur ajo vajzė ...."

Shejh Albani thotė: Lejohet ta shikosh femrėn edhe pa dijeninė e saj duke u bazuar nė fjalėn e Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem: "Kur tė dėshirojė dikush nga ju tė kėrkojė njė femėr pėr martesė, nuk ka gjynah pėr tė qė ta shikojė atė femėr, nėse e sheh me qėllim pėr t'u martuar me tė, edhe nėse e sheh pa dijeninė e saj". Transmetojnė Tahaviu, Ahmedi dhe Taberani.

Me kėtė hadith ka punuar dikush nga sahabėt , e ai ėshtė Muhamed bin Meslemeh el-Ensari. Sehl bin Ebi Hathmeh thotė: E pashė Muhamed bin Meslemeh duke vėzhguar Bethinete bint Dahak nga njė mur i pronės sė saj e i thashė: A po bėn diēka tė tillė, kurse ti je nga shokėt e Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem?! Tha: Unė e kam dėgjuar Pejgamberin salAll-llahu alejhi ue sel-lem duke thėnė: "Nėse i hyn nė zemėr dikujt qė tė martohet me njė femėr(tė caktuar), atėherė nuk ka gjė qė ta shohė atė". E ka transmetuar Seid bin Mensuri, AbduRrezaku, Ibn Maxheh, Bejhekiu, Tahaviu, Tajalisiu, Ahmedi dhe Taberani.

Shejh Albani thotė: Ky hadith ėshtė i fortė me tė gjitha rrugėt e tij tė transmetimit.

(Pastaj mė poshtė shejh Albani thotė):

Ajo qė pėrmendėm nė fillim ėshtė fjala e shumicės sė dijetarėve, siē e ka pėrmendur nė Fet’hul Bari - vėllimi 9 fq 157: "Ka thėnė xhumhuri (shumica dėrmuese e dijetarėve): Lejohet ta shohė atė nėse do edhe pa lejen e saj. Transmetohet nga imam Maliku se e konsideron kusht lejen e saj. Po ashtu ka transmetuar Tahaviu nga disa se nuk lejohet ta shohėsh tė fejuarėn rreptėsisht nė asnjėlloj mėnyre para se tė bėsh aktin e martesės , sepse ajo akoma ėshtė e huaj. Mirėpo, kundėrpėrgjigjja ndaj tyre ėshtė me hadithet e lartėpėrmendura”.

Shejh Albani thotė: Lejohet tė shohė prej saj mė shumė sesa fytyrėn dhe duart pėr vetė pėrgjithėsimin e haditheve tė lartėpėrmendura si dhe duke u bazuar nė fjalėn Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem: "Kur tė dėshirojė dikush nga ju tė martohet me njė femėr, nėse mundet tė shohė prej saj aq sa e bind pėr tu martuar me tė, le tė bėjė diēka tė tillė". Transmetojnė Ebu Daudi, Tahaviu, Hakimi, Bejhekiu dhe Ahmedi.

Transmetuesi ėshtė Xhabir bin Abdullah, i cili, pasi e transmetoi hadithin, tha: Dėshirova tė martohem me njė vajzė, prandaj fshihesha qė ta shihja derisa pashė prej saj aq sa mė bindi pėr t'u martuar me tė.

Shejh Albani thotė: Ky hadith argumenton qartė pėr atė qė thamė mė lart, dhe e pėrforcon mė shumė kėtė zbatimi qė i bėri kėtij hadithi transmetuesi i tij, sahabiu i nderuar Xhabir bin Abdullahu. Po ashtu, tė njėjtėn gjė e veproi dhe Muhamed bin Meslemeh, siē e pėrmendėm nė hadithin para kėtij, e na mjafton vepra e tyre si argument.

Pas kėsaj qė thamė, nuk na prish punė medhhebi i atyre qė e pėrkufizojnė hadithin vetėm nė shikimin e fytyrės dhe duarve, pasi ky ėshtė pėrkufizim qė i bėhet hadithit pa argument pėrkufizues dhe ėshtė lėnie pas dore e kuptimit tė sahabėve pa argument, sidomos duke pasur parasysh se ky kuptim i tyre ėshtė i pėrforcuar me veprėn e halifes sė drejtė Umer bin Hatabit.

El-Hafidh ibn Haxher nė librin e tij: et-Telhis (fq 291-292) thotė:

Dobi: Ka transmetuar Abdurrezaku (nr 10532), Seid bin Mensuri nė Sunenin e tij (nr 520-521) dhe Ibn Ebi Umeri nga Sufjani nga Amr bin Dinari nga Muhamed bin Alij bin el-Hanefijeh se: Umeri radijAllahu anhu kėrkoi nga Aliu radijAllahu anhu vajzėn e tij, Umu Kulthumin, pėr martesė. Aliu radijAllahu anhu, pasi i pėrmendi faktin qė ėshtė e vogėl, tha : Do tė ta sjell ta shohėsh, nėse tė pėlqen ajo ėshtė gruaja jote. E solli vajzėn tek Umeri radijAllahu anhu, i cili ia zbuloi dhe i pa kėrcinjtė e kėmbės.Vajza i tha : Sikur tė mos ishe prijėsi i besimtarėve do tė t'i nxirrja sytė.[2]

El-Hafidh ibn Haxher thotė: Ky transmetim bie ndesh me fjalėn e atyre qė thonė: Nuk lejohet tė shohė, pėrveē se fytyrėn dhe duart.”

Shejh Albani thotė: Mė pas e pashė kėtė transmetim tek Musanefi i Abdurrezakut dhe mu bė e qartė se nė zinxhirin e tij ka ndėrprerje(inkita) pasi Muhamed bin Alij nuk ėshtė ai Ibnul Hanefijeh, por ėshtė Muhamed bin Alij bin Husejn bin Alij bin Ebi Talib - Ebu Xhafer, prandaj e vendosa kėtė nė es-Silsiletu ed-Daifeh nr. 1273, kthehu atje se ėshtė me rėndėsi.

Fjala qė pėrmendi mė sipėr el-Hafidh (Lejimi i shikimit tė fytyrės dhe duarve) ėshtė medhhebi i Hanefive dhe Shafive.

Thotė Ibnul Kajjimi nė librin e tij: Tehdhibu es-sunen vėllimi 3 fq. 25-26:

"Ka thėnė Davudi (Dhahiriu): Lejohet tė shohė gjithė trupin e saj. Kurse imam Ahmedi ka tri fjalė(mendime) tė transmetuara nė kėtė ēėshtje:

E para: Shikon vetėm fytyrėn dhe duart.

E dyta: Shikon aq sa shfaqet zakonisht nga femra si qafa, kėrcinjtė e kėmbės e tė ngjashme si kėto.[3]

E treta: Lejohet ta shohė tė gjithėn edhe atė ēfarė ėshtė auret!!

Shejh Albani thotė: Fjala e dytė ėshtė mė afėr hadithit dhe praktikės sė sahabėve me kėtė hadith. Allahu ealem.

- Pasi u kundėr pėrgjigjet shejhu atyre qė e refuzojnė kėtė fjalė thotė:

Megjithė saktėsinė e haditheve nė kėtė ēėshtje dhe fjalėn e shumicės sė dijetarėve me kėto hadithe, do t'i gjesh shumicėn e muslimanėve nė kohėt e fundit qė e kanė lėnė pas dore zbatimin e kėsaj gjėje duke mos lejuar atė qė paraqitet pėr martesė qė ta shohė vajzėn e tyre - qoftė dhe nė kufijtė e fjalės mė tė ngushtė! - gjoja nga devotshmėria.

Nga ēuditė e kėsaj devotshmėrie tė ftohtė ėshtė se disa (prindėr) e lejojnė vajzėn e tyre qė tė dalė nė rrugė e zbuluar pa vendosur hixhabin sipas sheriatit, e nė tė njėjtėn kohė nuk pranojnė qė ta shohė ai qė paraqitet pėr martesė nė shtėpinė e saj nė prezencė tė familjes me rroba aq sa e ka lejuar sheriati!.


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Qoshe nė shtėpi e ndarė me perde, nė tė cilėn qėndronte vajza e virgjėr.

[2] Tha shejh Albani: Pastaj u martua me tė Umeri radijAllahu anhu dhe i lindėn prej saj dy fėmijė, Zejdi dhe Rukijeh, siē thuhet nė:″el Isabeh″.

[3] Ka pėrmendur Ibn Xheuzi tė ngjashme me fjalėn e dytė nė: Sajdul Hatir vėll 1 fq. 82 dhe tha :Ka theksuar Ahmedi se lejohet tė shohė personi nga ajo femėr me tė cilėn dėshiron tė martohet atė ēfarė ėshtė auret. Ka pasur pėr qėllim me kėtė: Tė shohė mė shumė se sa fytyrėn.

I ka bėrė shėnim ustadh Ali Tantaui kėsaj fjale duke thėnė: Nuk njihet nga medhhebi i Ahmedit lejimi i diēkaje tė tillė!.

Tha shejh Albani: Me sa duket ky ustadh ka pėr qėllim: Nuk njihet tek ai vetė!! Sepse kjo fjalė ėshtė e njohur tek librat e hanbelive dhe tė tjerėve, e sikur tė kthehej tek kėto libra do bėhej e njohur dhe pėr tė.

Mjafton tė pėrmendim librin el-Mugnij tė Ibn Kudames ku ka thėnė nė vėllimin 7 fq. 454, pasi pėrmendi fjalėn e parė dhe kuptimin e fjalės sė dytė nga imam Ahmedi: Ka thėnė Ahmedi nė transmetimin e Hanbelit : Nuk ka problem qė ta shohė (femrėn) dhe ēfarė e bind atė pėr tu martuar me tė si p.sh.: dorėn apo pjesė tė trupit apo tė ngjashme.

Ka thėnė Ebu Bekr (el-Meruezij): Nuk ka problem ta shohė atė me kokė tė zbuluar kur paraqitet pėr martesė.”
__________________
U pyet Shabiu pėr njė ēėshtje dhe tha: “Nuk e zotėroj.” Shokėt e tij i thanė: “Tė turpėruam.” Ai tha: “Melekėt nuk u turpėruan kur thanė: ‘ ... Ne nuk dimė asgjė mė tepėr nga ē’na ke mėsuar Ti’ …" Bekare, 32.
Ka thėnė Ibn Mes'udi – kėnaqėsia e Allahut qoftė me tė!–: "O njerėz! Kush pyetet pėr dije dhe e di atė le ta thotė. Kush pyetet dhe nuk ka dije le tė thotė Allahu ėshtė i dijshėm, sepse pėr atė qė nuk e di, ėshtė prej dijes tė thuash: Allahu ėshtė i dijshėm".
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 3 Pėrdorues nė vijim:
aisha17 (20-04-2008), MuslimaneElh (05-02-2008), sunna (07-01-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua nga Sheikh Nasiruddin Albani (All-llahu e mėshiroftė)


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Dita e Rikthimit forumimotrave Literaturė Islame 0 23-07-2006 06:58
Dy pasqyrime habiba Literaturė Islame 0 13-03-2006 16:35


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 00:59.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.