ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr.
Eshte pyetur Dijetari i Shekullit Ebu Abdurahman Muhammed Nasirud-din El-Albani (rahimehull-llah).
Pyetja: Nr: (6)
Si ėshtė puna e Medh`hebeve???
Pergjigje:
Duhet ta dijė ē`do Musliman se Medh`hebet nuk janė prej Fesė, por kėta janė formuar me vonė.
Themeluesit e kėtyre Medh`hebeve jane, Ebu Hanife, Imam Malik, Imam Shafi`i dhe Imam Ahmed Ibn Hambeli (Rahimehumull-llah), kėta nuk e thirrnin popullin duke u thėnė:
Na pasoni neve nė ē`do gjė.
Por e thėrrisnin duke u thėnė:
Ne kėshtu kemi marrė vesh nga Kur'ani dhe Sunneti. Nėse ne kemi marrė vesh mirė atėherė ecni me ne , nėse njė dijetar tjetėr ka marrė vesh me mire mirė, atėherė na lini ne dhe pasoni atė dijetar.
Muslimani e ka detyre tė dijė ē`farė ka thėnė All-llahu s.u.t. dhe ē`farė ka thėnė Profeti i Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe s'duhet tė kapet pas njė Imami dhe tė lejė dijetarėt e tjerė, por ai duhet tė thotė:
Me cilin Imam (dijetar) ėshtė hakku (e vėrteta), unė eci me atė, por nuk eci me tė nė ē`do fjalė pasi ndonjė fjalė mund tė jetė e drejtė, kurse ndonjė tjetėr jo.
Kur Muslimani ta marrė vesh se kėto fjalė tė kėtij Imami janė tė drejta, atėherė ai thotė:
Unė eci me kėtė Imam.
Kur njė Imam tjetėr ka thėnė disa fjalė tė drejta atėherė Muslimani ecėn edhe pas kėtij dijetari.
Duhet tė dimė se Islami s'ka patur vetėm 1 dijetar apo 4 dijetarė, por me mijėra dijetarė.
Muslimani pėr njė ēėshtje qė nuk e di ka pėr detyrė qė tė pyesi atė qė din.
Thotė All-llahu s.u.t:
Pyesni poseduesit e dhikrit (dijes ) nėse jeni qė nuk dini.
Dhikri ka pėr qėllim dijen nga Kur'ani, por jo ē`do kush mundet me qenė dijetar i Kur'anit pėrveē nėse ėshtė edhe dijetar i Hadithit tė Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Pse ?
Sepse Kur'ani s'mund tė kuptohet, pėrveēse me Sunnetin e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Thotė All-llahu a.u.t:
Ne e zbritėm kėtė dhikėr (Kur'an) me qėllim qė t'ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė zbritur atyre.
Dhe Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), na e shpjegon me Sunnetin e tij .
Thotė Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Po ju lė dy gjėra nėse do t'i ndiqni kėto nuk do tė humbni, e ato janė libri i All-llahut s.u.t. dhe Sunneti im.
Sunneti i Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem). ėshtė 3 pjesė:
1) Fjala e Tij, (hadithi)
2) Puna e Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
3) Heshtja pėr njė vepėr qė dikush po e kryente nė prani tė tij. d.m.th. nuk e ka kundėrshtuar atė vepėr , por ka lejuar tė veprohet ajo.
Duhet tė dimė njė ēėshtje tjetėr pėr Hadithin e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Hadithi i Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), ėshtė tre shkallė :
a) Sahih ( i vertete).
b) Hasen (i mire).
c) Daif ( i dobet).
Jo te gjitha hadithet qė shkruhen nėpėr libra i ka thėnė Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), shumė prej tyre janė tė shpikura.
Hadithit i duhet bėrė njė studim i hollėsishėm pėr tė gjetur gradėn e tij, a ėshtė Sahih, Hasen, apo Daif.
Vetėm pasi tė marrim vesh se a ėshtė Hasen apo Sahih mund tė themi:
Ka thėnė Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kėshtu e kėshtu.
Por kur hadithi ėshtė Daif (i dobet) nuk lejohet tė themi se ka thėnė Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kėshtu e kėshtu .
Nė njė hadith sahih thotė Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)
Kush gėnjen mbi mua le tė pėrgatisi njė karrike pėr nė zjarr.
Dhe nė njė hadith tjetėr thotė i Dėrguari (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Ai qė tregon njė hadith prej meje e nuk e di a ėshtė Sahih (i vėrtetė prej Profetit ) ai ėshtė gėnjeshtar i dytė.
Gėnjeshtar i parė ėshtė ai qė shpif njė hadith, kurse i dyti ėshtė ai qė pėrhap ndėr njerezit njė hadith daif (tė dobėt ).
Prandaj thonė Dijetarėt:
C`do musliman qė di njė hadith, por nuk i di gradėn e kėtij hadithi nuk lejohet pėr kėtė musliman tė thotė, Se ka thėnė Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kėshtu e kėshtu.
Kur ndonjė prej jush merr mėsim nga ndonjė Profesor, apo Hoxhė dhe Hoxha ju thotė ndonjė hadith pa treguar pėr gradėn e tij atėherė ju i thoni atij.
Ne kemi ndegjuar prej jush se jo ē`do hadith ėshtė i saktė, me qė kėshtu qėndron ēėshtja ne kemi deshire me marrė vesh, qė ky hadith qė po thuani, a ėshtė i saktė apo jo ???.
Marrur nga:
Fetaua Li Shejkhil Albani, vėllimi 3, faqe, 300-301.
DHE DUAJA JONE E FUNDIT ESHTE:
FALENDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT S.U.T. ZOTIT TE BOTRAVE.
ME SINQERITET DHE DASHURI DHE RESPEKT NGA VELLAI JUAJ NE ISLAM
ABDULLAH EBU ABDULLAH.
Kurse per c`do sugjerim mund te me shkruani ne adresen time te hotmailit.
etheristi@hotmail.com
ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.