Pyetje:
A lejohet të ngjisim pllaka apo piktura për zbukurim në shtëpi e në to janë të shkruara ajete Kuranore?

Përgjigje:
Allahu i lartësuar e ka zbritur Kuranin udhëzim, dritë dhe shërim për gjokset. dhe e ka zbritu të lexohet, të punohet me të dhe të ndriçohet me udhëzimin e tij dhe të merret prijës e lider drejt Allahut të lartësuar dhe xhenetit të tij.

Ai është argumenti i Allahut ndaj njerëzve sikur që thotë Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të):“Kurani është argument për ty apo kundër teje.” nga hadithi i Ebu Malik El Esharijj (Allahu qoftë i kënaqur me të). Nëse kapesh për të dhe punon me të bëhet argument për ty dhe ciceron i yti drejt xhenetit e nëse ia kthen shpinën bëhet argument kundër teje dhe të shtyn në zjarr për shkak të kundërshtimit të tij dhe mospunës me të. Ky është obligimi ynë drejt Kuranit.

Obligimi ynë ndaj Kuranit është ta lexojmë si duhet, të udhëzohemi me udhëzimin e tij, të ndriçohemi me dritën e tij, ta madhërojmë, respektojmë dhe ta ruajmë nga loja me të dhe nënçmimi i tij, ngase ai është libri i Allahut që nuk mund t’i mëveshët e pavërteta nga para e as nga prapa është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.

Dhe duhet të punojmë me të e ta bëjmë gjykatës gjatë mospajtimit sikur që thotë Allahu i lartësuar: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” (En Nisa:59)

Ndërsa shkrimi i tij me qëllim mbrojtjeje, si hajmali apo në pllaka dhe të vendoset në mure kjo nuk është mirë e ndalohet shkrimi i i tij si mbrojtje (huxhub) apo ruajtje (huruz) e t’iu lidhet fëmijëve, apo në qafa apo grave e burrave kjo nuk lejohet sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Ngase kjo përmban nënçmim të Kuranit dhe e ekspozon atë për ta nënçmuar. E ndoshta edhe është shkak për ta menduar se shëron i pavarur nga Allahu i lartësuar e kjo është derë për lidhjen e atyre që nuk lejohet të lidhen sikurse lutje djallëzore dhe shprehje idhujtare.

Mendimi më i saktë i dijetarëve është se Kuranin nuk lejohet ta përdorim si lutje për strehim dhe për ruajtje që shkruhen dhe varen në qafë apo trupa gjithashtu shkrimi i tij mbi pllaka dhe vendosja e tyre në mure nuk lejohet ngase ndoshta nënçmohet kjo pjesë e Kuranit, ndoshta ky vend në të cilin është varë kjo pllakë e në të cilën ka ajete nga Libri i Allahut i bëhet mëkat Allahut apo diçka prej gjërave që janë fisk e në këtë ka nënçmim për Kuranin e madh. E ndoshta kjo pllakë bie dhe shkelet apo nënçmohet apo i kalon shtëpia njerëzve që nuk e respektojnë atë, të cilët banojnë në këtë shtëpi dhe e nënçmojnë këtë Kuran të varur.

Në përgjithësi varja e tij në mure e ekspozon atë nënçmimit e kjo nuk ishte prej udhëzimit të Selefit dhe nuk është e njohur se ata e shkruanin Kuranin në pllaka apo korniza dhe e varnin në mure. Kurani shkruhej në zemra dhe punohej me të publikisht dhe në vetmi si dhe mësohej përmendësh, lexohej dhe mësohej ndërsa shkrimi i tij në pllaka dhe korniza nuk ka qenë i njohur te Selefi dhe nuk ka dobi prej saj bile në të kundërtën iu frikësohet prej dëmtimit dhe nënçmimit të Kuranit Fisnik.

Salih El-Feuzan


përktheu: Driton Lekaj