|
A qėndron prapa terrorizmit Muhammed bin Abdul Vehabi?
A qėndron prapa terrorizmit Muhammed bin Abdul Vehabi?
el-Alame Salih bin Fawzan el-Fewzan
Kaseta:As'hab Nadxhet-il-Ummeh
Pyetje: Nė kohėt e fundit, dueti/thirrja e Muhammed ibn Abdul Vehabit (rahimehullah) ėshtė nė qendėr tė shpifjeve dhe ofendimeve. Madje as librat selefite, si p.sh. ed Durer es-Sunnijjeh, nuk janė tė kursyera nga kėto shpifje, deri nė atė masė, saqė flitet pėr kėto libra se janė shkaktarėt e tė gjitha problemeve, sprovave, sulmeve me eksplozivė dhe tekfirit. Shpresojmė nga hirėsia juaj qė tė na sqarosh dhe ti refuzosh kėto pretendime tė tyre.
Pėrgjigje: Po, unė ju thash se do tė ketė sprova, deri nė Ditėn e Gjykimit. Ka thėnė All-llahu, azze ve xhel-le:
... Ne secilit pejgamber ia bėmė ndonjė armik prej jobesimtarėve...1
Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka pasur armiq. E ēka tė themi pėr tė tjerėt? Shejhul-Islam Muhammed ibn Abdulvehab (rahimehullah) nuk ka ardhur pėr ti kėnaq njerėzit, por ka ardhur pėr ta kėnaq All-llahun, subhanehu ve teala:
Kush kėrkon kėnaqėsinė e All-llahut dhe shkakton hidhėrim tek njerėzit, All-llahu do ta mbrojė nga mundimet e njerėzve, ndėrsa, kush kėrkon kėnaqėsinė e njerėzve duke shkaktuar hidhėrimin e All-llahut, All-llahu do tua lė njerėzve.2
Shejhu nuk ka ardhur pėr ti kėnaq njerėzit, porse erdhi pėr ta kėnaq Krijuesin e vet. Ka qenė thirrės (dai) dhe bamirės. Me dauen e tij All-llahu u bėri dobi njerėzve, gjeneratave tė muslimanėve, tė cilėt jetuan dhe vdiqėn me thirrjen e tij, dhe u ndėrtuan shtete. Pra, daueja e tij ka qenė e shėndosh. Ai ėshtė pėrpjekė qė tė thėrrasė nė rrugėn Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Nuk ėshtė ēudi qė hipokritėt, jobesimtarėt dhe heretikėt e fyejnė dauen e shejhut. Ata kanė fyer edhe dauen e Resulullahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. I kanė nėnēmuar thirrjet e tė gjithė pejgamberėve, duke i akuzuar se kanė pėr qėllim pushtetin dhe luksin nė kėtė botė. Njashtu i kanė akuzuar se janė magjistarė dhe gjėra tė tjera, pėr tė cilat All-llahu na ka treguar nė Kuran. Nuk na befasojnė tani kėta kriminelė, qė i kanė ithtarėt e vet. Shpifin pėr dauen e cila thėrret tek e mira vetėm e vetėm qė tua hapin derėn mynxyrave tė tyre, dhe kjo daue dhe librat e dobishme u janė bėrė halė nė fyt.
Dikur bashkėsitė jomuslimane konsideronin se tė Dėrguarit sillnin fatkeqėsi. Thoshin se ēdo fatkeqėsi qė ju ndodhte u vinte pėr shkak tė pejgamberėve. Kanė thėnė pėr Musain dhe Salihun, alejhimu selam, se paralajmėronin fatkeqėsi:
Ne parandiejmė kob me ju dhe, nėse nuk tėrhiqeni, ne do t'ju gurėzojmė dhe do tė pėrjetoni ndėshkim tė hidhėt prej nesh".3
Zaten, edhe tani pėrflitet e njėjta gjė, kinse kjo daue dhe librat e monoteizmit e tė akides janė shkak i tė gjitha fatkeqėsive qė po ndodhin tani. Ky ėshtė besimi kotė.
Konsideronin se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, krijesa mė e mirė, u sillte fatkeqėsi. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:
"Nėse i qėllon ata (munafikėt) ndonjė e mirė, thonė:'Kjo ėshtė nga All-llahu'; nėse i godet ndonjė e keqe, thonė:'Kjo ėshtė nga ti (Muhammed)'".4
Nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė jobesimtarėt, hipokritėt dhe heretikėt shpifin kundra shejh Muhammed ibn Abdul Vehabit dhe librave tė Ehli Sunnetit. Ata tė gjithė ata bien nė mesin e atyre kriminelėve:
Kėshtu, pra, Ne secilit pejgamber ia bėmė ndonjė armik prej jobesimtarėve, por mjafton qė Zoti tė jetė udhėrrėfyes, ndihmės i yti.5
Ata vetėm vetėve tė tyre u shkaktojnė dėm, dhe falėnderimi i takon All-llahut.
E vėrteta do tė qėndrojė, edhe pse ata nuk e pėrfillin. Thirrja e shejhut ėshtė e qartė, dhe falėnderimi i takon All-llahut. Nė tė nuk ka paqartėsi apo ekstremizėm. Dėshmohet se ai ka ndaluar ekstremizmin dhe ka urdhėruar rrugėn e mesme, tė drejtė.
Ka qenė Muxhedid, i cili ripėrtėriu fenė sikurse ripėrtėritėsit e tjerė. Ēdo njėqind vjet, All-llahu dėrgon ripėrtėrirės, qė tua ringjall fenė popullit tė vet. Kjo qėndron nė njė hadith.6
A mos mendoni se populli i keq do ta falėnderojė shejhun dhe librat e tij? Kurrė! Ne nuk e presim kėtė. Prej tyre presin vetėm shpifje. Ka thėnė poeti:
Nėse njė person i gjymtė shpif kundra teje
Dije se je i mirė
Kjo na e qartėson mirėsinė e shejhut (rahimehullah).
Referenca:
[1] el-Furkan, 31.
[2] Tirmidhiu (2527). Thotė shejh Albani: Hadithi ėshtė autentik (Sahih Sunen et-Tirmidhi (2/2570))
[3] Ja-sin, 18.
[4] Nisa, 78.
[5] el-Furkan, 31.
[6] Transmetohet nga Ebu Hurejra (RadiAll-llahu anhu) se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
All-llahu, subhanehu ve teala, ēdo njėqind vjet i dėrgon njė njeri kėtij ummeti qė tua ripėrtėrijė fenė.
|