Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua nga Sheikh Salih El-Feuzan (All-llahu e ruajt)

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 08-02-2006, 11:19
Bllokuar
 
Data e Anėtarėsimit: 10-07-2004
Lokacioni: Nė Sham.
Postimet: 606
All-llahu tė shpėrbleftė: 85
Falėnderuar 323 herė nė 216 Postime
Rep Fuqia: 0
Etheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud ofEtheristi has much to be proud of
Cilat janė gjėrat qė e ndėrpresin agjėrimin ?

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ē`do shpikje ėshtė bid'at dhe ē`do bid'at ėshtė lajthitje, e ē`do lajthitje tė ēon nė zjarr.





Eshtė pyetur Dijetari Salih El-Feuzan (hafidhahull-llah).





Pyetja: Nr: (43)



Cilat janė gjėrat qė e ndėrpresin agjėrimin ?



Pėrgjigje:



Eshtė e detyrueshme pėr Muslimanėt tė dinė tėrė atė qė zhvlerėson agjėrimin pėr t'u ruajtur nga ato.

Ato pėrfshijnė:

1) Mėrrėdhėnia seksuale:
Kurdo qė agjėruesi bėn marrėdhėnie seksuale, agjėrimi i tij zhvlerėsohet, Si pasojė, nga ai kėrkohet tė kompensojė agjėrimin pėr atė ditė nė tė cilėn ai ka pasur marrėdhėnie seksuale veē gjobitjes (kefaret) sė lirimit tė njė robi.

Nėse ai s'ka mundėsi tė gjejė njė rob apo mjete financiare tė barabarta me kėtė, atėherė nga ai kėrkohet tė agjėrojė dy muaj rresht.

Nėse ai s'ėshtė i aftė tė agjėrojė dy muaj rresht pėr shkak tė njė shkaku tė pranuar nga ana e Sheriatit, ai duhet tė ushqejė 60 tė varfėr me nga gjysėm sa`a secilin me ushqim qė ėshtė i zakontė nė vendin ku jeton.

2) Sekretimi i spermės:
Si rezultat i puthjes, prekjes me epsh, masturbimit (ne lidhje me Mastrubimin, Dijetaret kane rene ne kundershtim, ta prish apo nuk ta prish Argjerimin, nje pjese e dijetareve thote, po, kurse nje grup tjeter thote, jo, Sh. Per) apo shikimit tė vazhdueshėm nė atė qė nxit epshin.

Nė kėtė rast, agjėrimi zhvlerėsohet dhe nga ai kėrkohet ta kompensojė atė ditė pa paguar gjobėn, meqė pagimi i gjobės ėshtė i veēantė pėr bėrjen e marrėdhėnieve seksuale.

3) Ngrėnia dhe pirja qėllimisht:
Pėr shkak tė asaj ē`farė thotė All-llahu s.u.t:
…hani dhe pini derisa tė bėhet i dallueshėm peri i bardhė (drita) nga peri i zi (errėsira e natės), Atėherė, plotėsojeni agjėrimin tuaj deri nė muzg. Bekare: 187.

Pėrsa i pėrket atij qė han dhe pin nga harresa, atėherė kjo nuk ndikon nė agjėrimin e tij, siē pėrmendet nė hadithin vijues:

Kushdo qė nga harresa han dhe pin, ai duhet ta plotėsojė agjėrimin e tij, se vėrtet ishte All-llahu s.u.t. qė i ofroi atij ushqim dhe pije.

Dhe nga ajo qė ndėrpren agjėrimin ėshtė uji dhe substancat tjera qė kalojnė nėpėr fytin e tij nėpėrmjet hundės sė tij.
Kjo njihet si Es-se'uf. Kjo vlen edhe pėr marrjen e injeksioneve ushqyese drejtpėrdrejt nė vėnėė dhe marrjen e transfuzionit tė gjakut gjatė agjėrimit.
Tė gjitha kėto e zhvlerėsojnė agjėrimin, ngaqė pėrbėjnė ushqim pėr trupin.

Pėrsa i pėrket injeksionit joushqyes, ėshtė mė mirė pėr personin qė agjėron t'i shmanget kėsaj pėr tė mbrojtur agjėrimin e tij.

Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thėnė:
Lėre atė qė ėshtė e dyshimtė pėr atė qė s'ėshtė e dyshimtė.
Dhe kėshtu vonoje atė deri pas ndėrprerjes sė agjėrimit pas kohės sė akshamit.

4) Pėrsa i pėrket nxjerrjes sė gjakut:
Nėpėrmjet hedhjes sė kupave, apo hapjes sė vėnėės, apo dhėnies sė gjakut pėr shkaqe mjekėsore, atėherė e tėrė kjo e zhvlerėson agjėrimin.
Pėrsa i pėrket dhėnies sė sasisė sė pakėt tė mostrave tė gjakut pėr shkaqe testuese, atėherė kjo nuk ndikon nė agjėrimin. Njėlloj, kjo vlen edhe pėr rrjedhėn e paqėllimtė tė gjakut qė rezulton nga gjakderdhja e hundės, lėndimit apo nxjerrjes sė dhėmbit. Tė gjitha kėto nuk ndikojnė nė agjėrimin.

5) Vjellja e qėllimtė:
Po ashtu zhvlerėson agjėrimin. Mirėpo, agjėrimi nuk ndikohet nėse ai kaplohet dhe detyrohet tė vjellė pa pasur kėtė pėr qėllim.

Kjo bazohet nė thėnien e Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)
Kushdo qė kaplohet (dhe detyrohet) tė vjellė, nga ai s'kėrkohet tė kompensojė (pėr atė ditė) dhe kushdo qė vjell qėllimisht, ai duhet ta kompensojė (agjėrimin pėr atė ditė).

Agjėruesi nuk duhet ta teprojė nė bėrjen e gargarės dhe futjen e ujit nė hundė (gjatė abdesit), ngaqė ka mundėsi qė uji ta kalojė fytin e tij dhe nė kėtė mėnyrė tė hyjė nė barkun e tij.

Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thėnė:
Futeni ujin thellė nė hundė pėrveē kur jeni agjėrueshėm.

Pėrdorimi i misuakut (shkop dhėmbėsh) nuk ndikon nė agjėrimin, madje kjo ėshtė e rekomandueshme, qoftė gjatė agjėrimit apo ndryshe, gjatė ditės.

Agjėrimi i tij nuk ndikohet nėse nė bark hyn pluhuri apo madje edhe njė mizė.

Eshtė e detyrueshme pėr agjėruesin tė pėrmbahet nga gėnjeshtra, pėrgojimi dhe sharja, edhe nėse dikush e shan atė.

Nė kėtė rast, ai duhe tė thotė:
Vėrtet, unė po agjėroj.

Padyshim disa njerėz e kanė lehtė tė pėrmbahen nga ushqimi dhe pija, por u vjenė shumė vėshtirė ta lėnė atė qė u ėshtė bėrė zakon atyre nga e folura dhe veprat e kėqija.

Pėr kėtė shkak disa nga paraardhėsit e devotshėm (Selefus-Salih) kanė thėnė:
Lloji mė i lehtė i agjėrimit ėshtė pėrmbajtja nga ushqimi dhe pija.

Pra, i takon Muslimanit qė ta ketė frikė All-llahun s.u.t. dhe tė jetė i vetėdijshėm pėr Tė dhe madhėshtinė e Tij, dhe faktin qė Ai sheh tėrė atė ē`farė ne bėjmė, nė mėnyrėn qė absolutisht asgjė nuk mbetet e fshehur nga Ai.
a`Nė bėrjen e kėsaj, ai duhet ta mbrojė agjėrimin e tij nga tė gjitha ato qė e zhvlerėsojnė atė apo zbresin nga shpėrblimi i tij, qė agjėrimi i tij tė mbetet korrekt dhe, inshall-llah, tė pranohet nga All-llahu s.u.t.

Eshtė me vend qė agjėruesi tė preokupohet me pėrkujtimin e All-llahut s.u.t, duke lexuar Kur'an dhe duke shtuar namazet nafile (vullnetare).

Ndodhte qė kur paraardhėsit e devotshėm (Selefus-Salih) agjėronin, ata uleshin brenda nė xhami dhe thoshin:
Do ta mbrojmė agjėrimin tonė dhe s'do tė pėrgojojmė askė.

Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thėnė:
Kushdo qė nuk braktisė tė folurėn dhe veprėn e keqe, All-llahu s.u.t. nuk ka nevojė qė Ai ta lė ushqimin dhe pijen e tij (d.m.th. agjėrimin).

Kjo ngaqė pėrpjekja pėr t'iu afruar All-llahut s/u/t/ s'plotėsohet thjeshtė vetėm me lėnien e dėshirave tona personale (tė ngrėnies dhe pirjes, etj).
Por, kjo bėhet duke lėnė atė qė ka ndaluar All-llahu s.u.t. pėr tė gjitha kohėt, siē ėshtė gėnjeshtra, shtypja dhe tė ngjashme me kėto.

Nė njė transmetim, Ebu Hurejra (radiall-llahu anhu) ka thėnė:
Agjėrimi pranohet si adhurim pėr sa kohė qė asnjė Musliman nuk pėrgojohet apo dėmtohet.

Dhe ėshtė transmetuar nga Enes Ibn Malik (radiall-llahu anhuma), i cili ka thėnė:
Ai qė ka pėrgojuar njerėzit gjatė agjėrimit, nė tė vėrtetė nuk ka agjėruar.



Marrur nga:
Mulekh-khesul Fik`hi, vėllimi 1, faqe 268-270.




DHE DUAJA JONE E FUNDIT ESHTE:

FALENDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT S.U.T. ZOTIT TE BOTRAVE.

ME SINQERITET DHE DASHURI DHE RESPEKT NGA VELLAI JUAJ NE ISLAM
ABDULLAH EBU ABDULLAH.

Kurse pėr ē`do sugjerim mund te me shkruani ne adresen time te hotmailit. etheristi@hotmail.com

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua nga Sheikh Salih El-Feuzan (All-llahu e ruajt)


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Fikhu i agjėrimit valeriana89 Agjėrimi 1 23-09-2008 01:48
Sunnetet qė neglizhohen nė Ramazan Lamise Agjėrimi 0 14-09-2007 21:56
Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin Muhammed AbdulMalik Agjėrimi 0 06-10-2005 04:54


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 02:41.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.