Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua nga Sheikh Salih El-Feuzan (All-llahu e ruajt)

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 02-10-2005, 03:55
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 21-08-2005
Postimet: 183
All-llahu tė shpėrbleftė: 49
Falėnderuar 110 herė nė 58 Postime
Rep Fuqia: 156
Muxhahidi is just really niceMuxhahidi is just really nice
Mosgjykimi me Ligjet e All-llahut [Subhanehu ve Teala]

Nga detyrimet (obligimet) e imanit dhe tė adhurimit tė All-llahut, ėshtė nėnshtrimi ndaj gjykimit tė Tij, gėzimi me ligjin e Tij dhe kthimi te Libri i Tij e te Sunneti i tė Dėrguarit tė Tij gjatė kundėrshtimeve nė fjalė, nė baza, nė armiqėsi, nė gjakra, nė pasuri dhe nė tė drejtat e tjera. All-llahu, subhanehu ve teala, ėshtė Gjykatėsi dhe Atij i takon gjykimi. Atėherė, udhėheqėsit e kanė detyrė tė gjykojnė me ligjet e All-llahut, subhanehu ve teala, tė cilat i shpalli, kurse pėr popullin ėshtė obligim tė kėrkojnė gjykimin nė ato ligje qė Ai i zbriti nė librin e Tij dhe nė Sunnetin e tė Dėrguarit tė Tij. All-llahu, subhanehu ve teala, pėr udhėheqėsit thotė:

"Vėrtetė, All-llahu ju urdhėron juve qė t'i kryeni emanetet (t'i ktheni ato) te pronarėt e tyre dhe kur tė gjykoni mes njerėzve, tė gjykoni me drejtėsi..."
[En-Nisa: 58]

Kurse pėr popullin (tė nėnshtruarit) thotė:

"O ju tė cilėt besuat! Bindjuni All-llahut dhe bindjuni tė Dėrguarin e Tij e edhe udhėheqėsit nė mesin tuaj (ėshtė fjala pėr udhėheqėsit qė gjykojnė me Librin e All-llahut, subhanehu ve teala). Nėse bini nė kundėrshtim rreth njė gjėje, kthehuni tek All-llahu (Libri i Tij) dhe tek i Dėrguari (Sunneti i tij) nėse besoni nė All-llahun dhe nė Ditėn e Gjykimit. Kjo ėshtė mė hajr dhe kthim mė i mirė."
[En-Nisa: 59]

Pastaj, Ai sqaroi se imani dhe mosgjykimi me Ligjet e All-llahut, subhanehu ve teala, nuk mund tė bashkohen, e thotė:

"A nuk i sheh (Muhammed) ata tė cilėt supozojnė se besuan nė atė qė t'u zbrit ty (Kur'anin) dhe nė atė qė zbriti para teje (librat e mėparshėm) e nė tė njejtėn kohe kėrkojnė gjykim te taguti (ėshtė shejtani dhe ēdo njeri qė nuk gjykon me ligjet e All-llahut), kurse ata janė urdhėruar qė ta mohojnė atė (Shejtanin). Shejtani dėshiron qė ata t'i humbė nė njė devijim tė largėt."
[En-Nisa: 60]

deri te fjala e Tij:
"Jo, betohem nė Zotin tėnd! Ata nuk besojnė derisa mos tė marrin ty pėr gjykatės nė mosmarrėveshjet e tyre dhe pastaj nė vetėn e tyre nuk do tė ndjejnė kurrfarė pakėnaqėsie nga gjykimi yt dhe tė dorėzohen plotėsisht."
[En-Nisa: 65]

Pra, All-llahu, subhanehu ve teala, me betim tė fortė, mohoi imanin nga ata tė cilėt nuk marrin pėr gjykatės tė Dėrguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe nė tė njejtėn kohė nuk janė tė kėnaqur me gjykimin e tij. Gjithashtu, All-llahu, subhanehu ve teala, i quajti pabesimtarė, mizorė dhe fasika ata udhėheqės tė cilėt nuk gjykojnė me atė qė shpalli Ai (Kur'anin), e thotė:

"...ata tė cilėt nuk gjykojnė me atė qė zbriti All-llahu, ata janė vet pabesimtarėt." [El-Maide: 44]

"...ata tė cilėt nuk gjykojnė me atė qė zbriti All-llahu, ata janė vet mizorėt."
[El-Maide: 45]

"...ata tė cilėt nuk gjykojnė me atė qė zbriti All-llahu, ata janė vet fasikėt".
[El-Maide: 47]

Pra, patjetėr duhet gjykuar me atė qė zbriti All-llahu, subhanehu ve teala, dhe duhet kėrkuar gjykimin nga Ai nė tė gjitha pikat e mospajtimeve nė fjalėt ixhtihadije (pėrpjekėse) mes dijetarėve. Fjalėt e asnjė dijetari nuk duhet pranuar, pėveē nėse ato i argumenton me Librin e All-llahut, subhanehu ve teala, dhe Sunnetin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pa kurrfarė fanatizmi pėr njė medh'heb apo pa kurrfarė animi nga njė imam. Me Librin e All-llahut, subhanehu ve teala, duhet gjykuar nė tė gjitha problemet njerėzore, e jo vetėm nė gjendjet personale, sikurse ndodh me disa vende tė cilat i pėrkasin islamit, sepse Islami ėshtė i pėrgjithshėm dhe nuk ndahet. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

"O ju qė besuat! Hyni nė paqe (Islam) nė tėrėsi"?
[EI-Bekare: 208]

Dhe thotė:

"...a nė njė pjesė tė Librit (Kur'anit) besoni kurse njė pjesė tjetėr e mohoni".
[EI-Bekare: 85]

Ky ėshtė obligim edhe pėr pasuesit e medh'hebeve, ata duhet t'i kthejnė fjalėt e imamėve tė tyre te Kur'ani dhe Sunneti, e ēka bie nė pajtim me ta, t'i pėrmbahen atyre fjalėve, kurse ato fjalė qė bien nė kundėrshtim me to, tė mos i pėrmbahen atyre me fanatizėm apo tendencė. Posaēėrisht, njė gjė tė tillė duhet ta bėjnė nė ēėshtjet e akides (besimit), sepse tė gjithė imamėt (All-llahu i mėshiroftė) porositėn njė gjė tė tillė (ky ėshtė medh'hebi (drejtimi) i tė gjithėve). Pra, ai qė kundėrshton kėtė, nuk ėshtė pasues i tyre, edhe nėse u pėrket atyre. Kėta bėjnė pjesė nė mesin e atyre pėr tė cilėt All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

"Ata i konsideruan “ahbarėt“ (priftėrit qifut) e tyre dhe “ruhbanėt“ (murgjit e krishterė) e tyre e edhe Mesihun (Isain) tė birin e Merjemes, pėr zota pos Allahut..."
[Et-Tevbe: 31]

Ajeti nuk ėshtė i veēantė vetėm pėr Qifutet dhe tė Krishterėt, por pėr tė gjithė ata tė cilėt veprojnė si ata. Ai qė kundėrshton atė qė urdhėroi All-llahu, subhanehu ve teala, dhe i Dėrguari i Tij, d.m.th. nuk gjykon me Ligjet e All-llahut, subhanehu ve teala, ose kėrkon njė gjė tė tillė sipas dėshirės sė tij, ai ka hequr litarin e Islamit dhe imanit nga qafa e tij, edhe nėse mendon se ai ėshtė besimtar. Sepse All-llahu, subhanehu ve teala, e mohoi ate qė supozon njė gjė tė tillė dhe i pėrgėnjeshtroi nė supozimin e tyre. Fjala "jez'umun (supozojnė)" pėrdoret nė gj. arabe pėr ata qė pretendojnė njė gjė tė rrejshme si shkak i veprimit tė kundėrt nga ana e tyre. Kėtė e vėrtetoi thėnia e Tij: ...e ata u urdhėruan qė ta mohojnė ate (tagutin) ... ", sepse mohimi i tagutit ėshtė shtyllė e tevhidit sikurse thotė All-llahu, subhanehu ve teala, nė suren El-Bekare: 256:

"... ai qė mohon tagutin dhe beson nė All-llahun, ai ėshtė kapur pėr litarin mė tė fortė..."

Nėse kjo shtyllė nuk gjindet te besimtari, ai nuk ėshtė monoteist. Monoteizmi (tevhidi) ėshtė baza e imanit, qė me tė vlejnė tė gjitha veprat dhe pa te nuk vlen asnjė nga ato, sikurse u pėrmend nė ajetin e mėsipėrm. Tė gjykosh sipas Tagutit, ėshtė besim nė tė. Mohimi i imanit nga ata tė cilėt nuk gjykojnė me atė qė zbriti All-llahu, subhanehu ve teala, argumentohet me atė se gjykimi me Ligjin e All-llahut, subhanehu ve teala, ėshtė iman, akide (besim) dhe adhurim nė tė cilin duhet llogaritur muslimani. Ligji i All-llahut, subhanehu ve teala, nuk duhet praktikuar vetėm pse ai ėshtė mė i dobishėm pėr njerėzit dhe mė i rregullt pėr siguri, sikurse mendojnė disa njerėz tė cilėt mbėshteten vetėn nė kėtė aspekt, kurse harrojnė aspektin e parė. All-llahu, subhanehu ve teala, i sulmon ata tė cilėt praktikojnė Ligjet e Tij pėr shkak tė ndonjė interesi, duke mos e konsideruar ate adhurim ndaj All-llahut, subhanehu ve teala. Ai thotė:

"Kur ata thirren qė All-llahu dhe i Dėrguari i Tij tė gjykojnė mes tyre, njė grup nga ata e hedhin poshtė kėtė. E nėse me ta ėshtė hakku - e drejta vijnė tek ai (Muhammedi) me bindje e respekt"
[En-Nur: 48-49]

Pra, atyre nuk u intereson diē tjetėr pėrveē dėshirės sė tyre, kurse ajo qė kundėrshton dėshirėn e tyre nuk e pranojnė, sepse ata gjykimin tek i Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e llogarisin adhurim (ndaj All-llahut).


burimi: Kitab et“Teuhid - Salih el Fevzan

Marrė nga: kurandhesunet.net
http://bismilah.kurandhesunet.net/in...=163&Itemid=27
Pėrgjigje me Citat
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua nga Sheikh Salih El-Feuzan (All-llahu e ruajt)


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Mos u dėshpro, All-llahu ėshtė me ne Usame_ibn_Zejd Kėshilla tė Pėrgjithshme 0 24-02-2007 13:46
Alkooli Mesudi Fikh 2 09-02-2007 16:13
Grupi i shpėtuar AbdulVehab Hadithi dhe Shkencat e Hadithit 1 20-02-2006 05:14
Metodat e hipokritėve nė luftė kundėr Islamit ReNTiSi_007 Lajme nga Bota Islame 1 28-09-2005 21:05


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 03:19.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.