|
Si e kalonin Ramazanin tė parėt tanė tė drejtė?
Si e kalonin Ramazanin tė parėt tanė tė drejtė?
Shejh Selman el-Audah
Pėrktheu Ammar Ardit Kraja
Ne duhet tė shikojmė shembullin e Profetit, shokėve tė tij dhe
gjeneratės sė parė tė muslimanėve nėse ne duam tė pėrfitojmė dobinė
maksimale nga ky muaj i bekuar. Ai ka thėnė: "Mė tė mirėt e Ummetit
tim do tė jenė ata nga gjenerata mė e afėrt ndaj meje. Pastaj ata
pas tyre, pastaj ata pas tyre". [Sahih el-Buhari (2652) dhe Sahih
Muslimi (2533)]
Ne do tė shohim tek ata gjėra qė tė parėt tanė i kushtuan shumė
vėmendje gjatė muajit tė Ramazanit:
Leximi i Kur'anit
Allahu subhane ua teala thotė: "Muaji i Ramazanit ėshtė muaji nė tė
cilin u shpall Kur'ani". [Surah el-Bekare: 185]
Pėr kėtė arsye, ne shohim qė tė parėt tanė (selefus salih) e shtonin
recitimin e e tyre tė Kur'anit nė Ramazan. Ibrahim el-Nahai na
tregon: "EL-Asud bin Jezid e mbaronte leximin e Kur'anit ēdo dy netė
nė Ramazanit. Ai flinte midis akshamit dhe jacisė. Jashtė Ramazanit,
ai do ta mbaronte leximin e Kur'anit ēdo gjashtė netė".
Abdulmelik in Ebu Sulejman na tregon qė Said Ibn Xhubejr gjithashtu
e mbaronte leximin e Kur'anit ēdo dy netė nė Ramazan.
Gjithashtu thuhet se el-Velidi normalisht e mbaronte leximin e
Kur'anit cdo tre netė, por nė muajin e Ramazanit, ai do ta lexonte
tėrėsisht shtatėmbėdhjetė herė.
Selam bin Ebu Muti na tregon ne qė Kateda normalisht e lexonte
Kur'anin nė shtatė ditė, por nė Ramazan ai e lexonte pėr tre ditė.
Me tė vėrtetė, gjatė dhjetė netėve tė fundit tė Ramazanit, ai e
lexonte tėrė Kur'anin cdo natė.
El-Kasim bin Ali e pėrshkruan babain e tij, Ibn Asakir, autorin e
fmashėm tė Historisė sė Damaskut si mė poshtė: "Ai gjithmonė i
kryente faljet me xhemat dhe vazhdimisht lexonte Kur'anin. Ai
gjithmonė e mbaronte leximin e tėrė Kur'anit tė Premten. Megjithatė
nė Ramazan, ai e lexonte cdo ditė dhe shkonte tek minarja lindore e
xhamisė".
El-Dhehebi shkruan tė mėposhtmen rreth Ebu Berekat Hibah Allah bin
Mahfuz: "Ai mėsoi ligjin islam dhe lexonte Kur'an. Ai njihej pėr
bamirėsinė e tij dhe veprat e tija tė mira. Nė muajin e Ramazanit,
ai e lexonte Kur'anin tridhjetė herė".
Falja e namazit tė natės (kijam ul lejl)
El-Saib bin Jazid transmeton: "Umar ibn Hatab e urdhėroi Ubej bin
Kabin dhe Tamim el-Darin t'I udhėhiqte njerėzit nė falje nė Ramazan.
Ata do tė lexonin me dhjetėra vargje pėr njė herė, derisa ne
fillonim tė mbėshtetnim veten me shkopinj pėr shkak tė gjatėsisė sė
kohės qė ne qėndronim. Ne e mbaronim faljen afėr kohės sė namazit tė
mėngjezit.". [Musannaf Abdul Rezak (7730) dhe Sunan el-Bejhaki
(4392)]
Abdullahu, djali i Ebu Bekrit, transmeton qė ai e ka dėgjuar babain
e tij tė thotė: "Nga koha qė ne mbaronim faljet tona nė Ramazan,
shėrbėtorėt do tė vraponin tė pėrgatitnin ushqimin nga frika se po
hyn namazi i mėngjezit". [El-Mu-uata (254)]
Abdulrahmen Ibn Hurmuz na tregon: "Hafizėt do tė mbaronin leximin e
Suras el-Bekare nė tetė rekat namaz. Kur hafizėt e mbaronin atė nė
dymbėdhjetė rekatė, njerėzit i shikonin sikur ata ishin duke jua
lehtėsuar atyre gjėrat". [Musannaf Abdul Rezak (7734) dhe Sunan el-
Bejhaki (4401)]
Nefi transmeton qė Ibn Umari falej nė shtėpinė e tij gjatė muajit tė
Ramaznit. Kur njerėzit niseshin pėr nė xhami, ai do tė shkonte tek
xhamija e Profetit, njė pagure uji me vete. Ai nukdo tė largohej nga
xhamija derisa ta falte mėngjezin". [Sunan el-Bejhaki (4384)]
Imran Ibn Hudejr na tregon qė Ebu Mijlazi i udhėhiqte namazet nė
Ramazan pėr njerėzit nė lagjen e tij. Ai e lexonte tėrė Kur'anin nė
rrjedhėn e shtatė ditėve". [Musanafi i Ibn Ebu Shejbas 97677)]
Bujaria nė muajin e Ramazanit
Ibn Abbasi thotė: "I dėrguari i Allahut salallahu alejhis ua selam
ishte mė bujari i tė gjithė njerėzve nė bamirėsi dhe ai ishte mė
bujari gjatė muajit tė Ramazanit. Xhibrili e takonte cdo vit pėrmes
muajit tė Ramazanit, kėshtu Profeti i lexonte Kur'anin atij. Kurdo
qė Xhibrili e takohej me tė, ai bėhej mė bujar se njė puhizė dobi
prurėse". [Sahih el-Buhari (1902) dhe Sahih Muslimi (2308)]
El-Muhallah e komenton hadithin si mė poshtė:
"Kjo tregon begatitė e bamirėisė dhe angazhimi nė vepra tė mira hap
dyert e pėrmirėsimit tė tė tjerėve. Praktika e bamirėsisė qėndron nė
vazhdimin e bamirėsisė mė tej. Ne shikojmė kėtu qė begatia e
agjėrimit dhe takimi me Xhibrilin e shtonin bujarin dh bamirėsinė e
Profetit, aq shumė sa qė ai u bė mė bujar sa njė puhizė dobi
prurėse". [Ibn Battal, Komnetimi mbi Sahih Buharin (4/22-23)]
El-Zejn Ibn Munir shpjegon krahasimin e njė "puhize dobi prurėse" si
mė poshtė:
"Bamirėsia dhe sjellja e tij e mirė ndaj atyre qė ishin tė varfėr
dhe nevojtarė, ashtu si edhe ndaj atyre qė kishin dhe posedonin
furnizim tė mjaftueshėm , ėshtė ashtu i pėrgjithshėm sikurse clirimi
qė sillte njė puhizė dobi prurėse". [El-Askalani Feth el-Bari (4/139]
Shafiu ka thėnė: "ثshtė e pėlqyer pėr njė person ta shtojė
bamirėsinė e tij nė muajin e Ramazanit. Kjo ėshtė nga ndjekja e
shembullit tė Profetit. Gjithashtu nė konsideratė tė nevoja tė
njerėzve nevojtarė dhe tė varfėr, pėrderisa aq shumė prej tyre janė
tė zėnė me punė pėr tė fituar jetesėn e tyre pėr shkak tė
preokupimit tė tyre me agjėrimin dhe faljen".
Ibn Umari kurrė nuk e prishte agjėrimin e tij pėrvecse nė prezencėn
e tė varfėrve. Kurdo qė dikush vinte tek ai ndėrsa ai hante dhe i
lutej pėr ndonjė gjė, Ibn Umari do tė merrte nga ushqimi i tij cfarė
ai mendonte se ishte e pjesa qė i takonte dhe pastaj do t'ja linte
pjesėn tjetėr tė ushqimit atij personi. Ai pastaj do tė hante cfarė
kishte nė dorė dh ja jepte familjes sė tij, kėshtu qė kur ai
zgjohej mėngjezin tjetėr pėr tė agjėruar ditėn tjetėr, ai nuk hante
asgjė natėn e mėpėrparshme". Lata'if el-Ma'arif (314)]
Junus Ibn Jezid na tregon qė gjatė Ramazanit, Ibn Shihabi nuk do tė
bėnte asgjė tjetėr vecse tė lexonte Kur'an dhe tė furnizonte me
ushqim tė varfėrit.
Hammad Ibn Ebu Sulejmani do tė furnizonte pesė qind njerėz pėr ta
prishur agjėrimin e tyre gjatė muajit tė Ramazanit. Pastaj, nė ditėn
e bajramit ai do t'i jepte secilit nga kėta njerėz njė qind pjesė tė
argjėndta.
Ruajtja e gjuhės
Ebu Hurejrah transmeton qė Profeti salallahu alejhis ua selam ka
thėnė: "Kushdo qė nuk i braktisė fjalėt e kėqija dhe punėt e kėqija,
atėhere Allahu nuk ka nevojė pėr braktisjen e tij tė ushqimit dhe
ujit". [Sahih el-Buhari (19030)]
El-Muhallab e kometon kėtė hadith si mėposhtė:
"Kjo tregon qė agjėrimi pėrfshin frenimin nga fjaėt e kėqja dhe
gėnjestart ashtu sic pėrfshin frenimin nga ushqimi dhe pija. Njė
person i cili pėrdor fjalė tė kėqija dhe gėnjeshtra humbet vlerėn e
agjėrimit tė tij, ai e zbulon veten ndaj pakėnaqėisė sė Zotit tė tij
dhe mundėsisė qė agjėrimi i tij tė mos pranohet".
Profeti salallahu alejhis ua selam ka thėnė: "Nėse njė nga ju e
fillon ditėn e agjėrimit, ai duhet t'i shmanget fjlaėve tė kėqija
dhe sjelljes sė keqe. Nėse dikush e abuzon atė ose dėshiron tė
ngatėrrohet me tė, ai duhet tė pėrgjigjet duke thėnė: "Unė ja
agjėrueshėm. Unė jam agjėrueshėm". [Sahih el-Muslim (1151)]
El-Mazari thotė kėtė pėr hadithin:
"ثshtė e mundshme qė personi ėshtė i rekomanduar tė thotė se "Unė
jam agjėrueshėm. Unė jam agjėrueshėm" vetėm pėr t'i kujtuar vetes,
kėshtu qė ai frenohet nga pėrfshirja nė shkėmbimin e fyerjeve".
Umar ibn Hatabi ka thėnė: "Personi nuk duhet vetėm tė agjėrojė prej
ushqimit dhe pijeve por gjithashtu nga tė gėnjyerit, nga tė folurit
e kotė dhe nga sharjet". [Musanaf Ibn Ebu Shejbah (8882)]
Ali Ibn Ebu Talib ka thėnė: "Agjėrimi nuk ėshtė lėnja e ushqimit dhe
pijes por lėnja e gjėnjeshtrės, fallsitetit dhe bisedave tė kota".
[Musanaf Ibn Ebu Shejbah 8884]
Talk Ibn Kajs na tregon qė Ebu Dherri ka thėnė: "Kur ju agjėroni,
atėhere qėndroni vigjilent aq sa tė mundni". Ndėrsa Talku, kur
agjėronte, ai vetėm dilte nga shtėpia nė mėnyrė qė tė shkonte nė
xhami pėr falje". [Musanaf ibn Ebu Shejba (8878)]
Xhabir ibn Abdullah ka thėnė: "Kur tė agjėroni, dėgjimi i juaj,
shikimi i juaj dhe gjuha e juaj duhet gjithashtu tė agjėojnė, duke
ju shmangur gėnjeshtrave dhe gjynaheve. Ju nuk duhet tė abuzoni ndaj
shėrbėtorit tuaj. JU duhet tė mbani dinjitetin dhe personalitetin
tuaj nė ditėn qė agjėroni. Mos e bėni ditėn e agjėrimit sikurse njė
ditė normale". [Musanaf Ibn Ebu Shejba (8880)]
Ata na tregon qė Ebu Hurejrah ka thėnė: "Kur ju agjėroni, mos
veproni me injorancė dhe mos i fyeni njerėzit. Nėse dikush sillet
keq nda jush ju i thoni "unė jam agjėrueshėm". [Musanaf Abdel Rezak
(7456)]
Muxhahidi ka thėnė: "Nėse ju i shmangeni dy gjėrave, atėhere
agjėrimi juaj do tė jetė i drejtė. Ju duhet t'i shmageni pėrgojimit
dhe gėnjeshtrės".
Ebu el-Atijah ka thėnė: "Njė agjėrues angazhohet nė adhurim aq gjatė
sa ai nuk pėrgojon askėnd".
|