A do tė flenė banorėt e Xhenetit?
Selam Alejkum
Pyetje: Allahu ju faltė. A do tė flenė banorėt e Xhenetit? Dhe ēfarė ėshtė domethėnia e thėnies sė Tij, mė tė lartit:
"Vendbanimi mė i mirė dhe vendet mė tė ndershme pėr prehje?"
Pėrgjigje: Jo, ata s'do tė flenė. Gjumi ėshtė vėllai i vdekjes, dhe nė Xhenet nuk as gjumė e as vdekje. Nuk ka as sėmundje e as pleqėri. Nuk ka brenga, pikėllim e vuajtje. Nuk ka urinim, jashtėqitje e erėra tė kėqija. Dhe pėr gratė nuk ka menstruacione apo gjakderdhje tė paslindjes. Nuk ka armiqėsi, keqdashje e inat. Mėria do tė hiqet nga gjokset e besimtarėve, para se tė hyjnė nė Xhenet. Ata do tė ndalen nė njė Urė, pasi tė kenė kaluar Siratin, dhe do t'i hakmerren njėri-tjetrit pėr ankimet qė kanė mes vete. Pastaj ēdo inat do t'u hiqet nga gjokset dhe do tė hyjnė nė Xhenet me shkallėn mė tė lartė tė dėlirėsisė. Mė i larti ka thėnė:
"Dhe Ne do tė heqim nga gjokset e tyre ēfarėdo vrerosje [qė mund tė kenė], [qė ata tė jenė] vėllezėr, tė ulur pėrballė njėri-tjetrit nė frone". [el-Hixhr, 47]
Pėr sa i pėrket thėnies sė Tij "... vendet mė tė ndershme pėr prehje" [el-Furkan, 24], kjo do tė thotė: ėshtė koha pėr qetėsim, pėr ēlodhje. Qėllimi i kėsaj ėshtė se kėsaj here koha pėr pushim do tė jetė nė Xhenet. Dhe domethėnia e kėsaj ėshtė se Allahu, mė i larti, do t'i marrė nė pėrgjegjėsi krijesat e veta nė Ditėn E gjykimit. Ai do ta kryejė me ta pėrpjesėtimisht nga mesi i Ditės. Dhe Ai ka thėnė pėr banorėt e Xhenetit:
"Banorėt e Xhenetit [dmth ata qė e merituan atė, nėpėrmjet besimit dhe drejtėsisė sė tyre], nė atė Ditė, do tė kenė vendbanimin mė tė mirė dhe vendet mė tė ndershme pėr prehje". [el-Furkan, 24]
Pra, gjumi ėshtė vėllai i vdekjes. Nė Xhenet s'ka vdekje, s'ka gjumė, i cili ėshtė vėllai i vdekjes. Po.
Nga shejh Abdul-Aziz ibn Abdullah er-Raxhhi
Me Respekt:
Ebu Fudejl Selefi
|