ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ē`do shpikje ėshtė bid'at dhe ē`do bid'at ėshtė lajthitje, e ē`do lajthitje tė ēon nė zjarr.
Pyetja: (65)
A i lejohet gruas time, e cila ėshtė duke i dhėnė gji fėmiut dhjetė muajsh, tė mos e agjėrojė muajin e Ramazanit?
Pėrgjigje:
Sa i pėrket nėnave gjidhėnėse, sidhe grave shtatėzėnė, ekzistojnė dy mundėsi:
1) Nėse gruas nuk i ndikon agjėrimi, dhe agjėrimi nuk i paraqet vėshtirėsi asaj, dhe ajo nuk sheh ndonjė rrezik pėr fėmiun, atėherė ajo ėshtė e obliguar tė agjėrojė, dhe nuk i lejohet asaj qė tė mos agjėrojė.
2) Nėse gruaja sheh rrezik pėr veten e saj dhe pėr fėmiun, si pasojė e agjėrimit, dhe agjėrimi i vjenė vėshtirė, atėherė asaj i lejohet tė mos agjėrojė, mirėpo ajo duhet t“i kompenzojė ditėt e pa`agjėruara.
Nė kėtė situatė, ėshtė mė mirė, tė mos agjėrojė, dhe ėshtė mekruh pėr tė agjėrimi.
Disa dijetarė kanė deklaruar se, nėse ajo frikesohet pėr fėmine e saj, ėshtė obligim pėr tė, tė mos agjėrojė dhe ėshtė haram pėr tė agjėrimi.
Shejkh Mirdaui (rahimehull-llah) ka thėnė nė el-Insaaf (7/382):
Ėshtė mekruh pėr tė, tė agjėrojė nė kėtė rast...
Ibn Akil (rahimehull-llah) ka thėnė:
Nėse njė grua shtatėzėnė apo nėna gjidhėnėse, frikesohet pėr shatėzaninė apo fėmine e saj, atėherė nuk i lejohet asaj agjėrimi nė kėtė rast, ndėrsa nėse ajo nuk frikesohet pėr fėmine e saj, atėherė nuk i lejohet asaj tė mos agjėrojė.
Sheikh Uthejmin (rahimehull-llah) ėshtė pyetur nė Fetauas Sijam (f. 161):
Nėse njė grua shtatėzėnė apo njė nėnė gjidhėnėse nuk agjėron, pa asnjė arsye, dhe ajo ėshtė e fortė dhe e shėndoshė dhe nuk ndikon agjėrimi nė shėndetin e saj, ēfarė ėshtė hukmi rreth kėsaj ?
Ai u pėrgjigj:
Nuk ėshtė e lejuar pėr njė grua shatėzėnė apo njė nėnė gjidhėnėse qė tė mos agjėrojė gjatė ditės nė muajin e Ramazanit, pėrveēse nėse kanė arsye.
Nėse nuk agjėrojnė duke pasur arsyetim, atėherė duhet tė kompenzojnė ditėt e pa`agjėruara, sepse nė lidhje me tė sėmurin, All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotė:
..ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aqė ditė nga ditėt e mėvonshme. Bekareh: 185.
Gratė shatėzėnė dhe nėnat gjidhėnėse hyjnė nė kategorinė e njejtė sikurse tė sėmurėt.
Nėse arsyetimi i tyre ėshtė frika pėr fėmine, atėherė sipas mendimit tė disa dijetarėve, ato pėrveē tė kompenzimit tė ditėve tė pa`agjėruara, poashtu duhet ushqyer njė tė varfėr pėr ē`do ditė tė humbur, duke u dhėnė grurė, oriz, hurme apo artikuj tjerė ushqimorė.
Disa dijetarė kanė thėnė se, ato vetėm duhet tė kompenzojnė ditėt e humbura, sepse nuk ka argument nga Kur“ani dhe Sunneti pėr ushqimin e tė varfėrit nė kėtė rast, dhe se rregulli themelorė ėshtė se, nuk ka obligim pėrderisa nuk ekzistojnė argumenta pėr tė.
Ky ėshtė mendim i Ebu Hanifes (rahimehull-llah) dhe ėshtė mendim i fortė.
Sheikh Uthejmin (rahimehull-llah) ėshtė pyetur nė Fetauas Sijam (f. 162) rreth hukmit tė gruas, e cila frikesohet pėr veten e saj dhe pėr fėmine, dhe nuk agjėron, dhe ėshtė pėrgjegjur:
Pėrgjigja jonė ėshtė se, pėr gruan shatėzėnė duhet aplikuar njėrėn nga dy rregullat.
E para ėshtė, nėse ėshtė e shėndoshė dhe e fortė, nuk i duket i vėshtirė agjėrimi dhe nuk ka ndikim nė fetusin e saj, nė kėtė rast, gruaja ėshtė e obliguar tė agjėrojė, sepse ajo nuk ka arsyetim tė mos agjėrojė.
E dyta ėshtė, rasti kur gruaja shtatėzėnė nuk ėshtė nė gjendje tė agjėrojė, qoftė pėr shkak se shatėzania ėshtė nė fazėn e pėrparuar apo ajo ėshtė fizikisht e dobėt, ose pėr ndonjė shkak tjetėr.
Nė kėtė rast ajo nuk duhet tė agjėrojė, posaēėrisht nėse me kėtė rast rrezikohet fetusi, me ē“rast asaj mund t“i bėhet obligative qė tė mos agjėrojė.
Nėse ajo nuk agjėron, sikurse edhe tė tjerėt qė nuk agjėrojnė duke pasur arsye tė vlefshme, ajo duhet t“i kompenzojė ditėt e humbura, atėherė kur ky arsyetim mė nuk vlenė.
Pas lindjes, ajo duhet tė kompenzojė ditėt e humbura, pasi tė jetė e pastruar nga nifasi (gjakėderdhja e paslindjes).
Mirėpo, ndonjėherė arsyetimi i shtatėzanisė mund tė largohet dhe menjėherė tė pasojė ndonjė arsyetim tjetėr, respektivisht, dhėnia gji.
Nėna gjidhėnėse mund tė ketė nevojė pė ushqim dhe pije, sidomos gjatė ditėve tė gjata verore kur ėshtė shumė nxehtė, andaj, ajo mund tė mos agjėrojė, ashtu qė tė jetė nė gjendje tė ushqejė fėmiun me qumėshtin e saj.
Nė kėtė rast,ne poashtu, i themi asaj:
Mos agjėro, dhe kur tė largohet koha e arsyetimit, atėherė duhet tė kompenzosh ditėt e humbura.
Sheikh Bin Bazi (rahimehull-llah) ka thėnė nė Mexhmuatul Fetaua (15/224):
Sa i pėrket gruas shtatėzane dhe nėnės gjidhėnėse, vėrtetohet nė hadithin e Enes Ibn Malik (radill-llahu anhu), qė transmetohet nga Ahmedi dhe autorėt e Suneneve, me isned (zigjirė transmetuesish) sahih, se i Dėrguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) u dha atyre leje tė mos agjėrojnė, dhe e konsideroi rastin e tyre sikurse rastin e udhėtarėve.
Dijetarėt kanė deklaruar se atyre u lejohet qė tė mos agjėrojnė vetėm nėse agjėrimi u vjenė vėshtirė, siē ėshtė rasti i tė sėmuarit, apo nėse ato frikesohen pėr fėmijėt e tyre.
Dhe All-llahu s.u.t. e di mė sė miri.
Thuhet nė Fetaua Lexhnetid Daimah (10/226):
Gruaja shtatėzane ėshtė e obliguar tė agjėrojė gjatė shtatėzanisė sė saj, pėrveēėse nėse ajo frikesohet se agjėrimi mund ta rrezikojė fetusin e saj, me ē“rast nuk i lejohet tė agjėrojė, atėherė ajo duhet t“i kompenzojė ditėt e pa`agjėruara pasi tė ketė lindur dhe tė jetė pastruar nga nifasi.
All-llahu s.u.t. e di mė sė miri.
DHE DUAJA JONE E FUNDIT ESHTE:
FALENDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT S.U.T. ZOTIT TE BOTRAVE.
ME SINQERITET DHE DASHURI DHE RESPEKT NGA VELLAI JUAJ NE ISLAM
ABDULLAH EBU ABDULLAH.
Kurse pėr ē`do sugjerim mund te me shkruani ne adresen time te hotmailit.
etheristi@hotmail.com
ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.