|
Hutbe: "Hipokrizia"
Hutbe: "Hipokrizia"
Hipokrizia ēon drejtė rrugės sė shkatėrrimit, pėrēarjes, smirės, zilisė, xhelozisė...
E enjte, 14 Gusht 2008 17:16
Shkruan: Hamdi NUHIJU
Falėminderimet dhe lavdėrimet i takojnė Allahut, Krijuesit tė botrave. Atė e falėminderojmė dhe vetėm prej Tij kėrkojmė mbrojtje dhe ndihmė. O Allahu ynė na pastro zemrat tona prej sėmundjeve qė na kanė kapluar, na furnizo nga begatitė e Tua dhe na mundėso qė tė shijojmė kėnaqėsitė e xhennetit. Paqa, bekimi, shpėtimi, dhe begatitėt e Allahut Fuqiplotė qofshin mbi Muhammedin a.s., mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Llogarisė.Nuk ka dyshim se feja e vėrtet ėshtė Islami. Muhammedi a.s. ėshtė vula e profetėsisė i cili erdhi nė kėtė botė qė ta nxjerre njerėzimin dhe botėrat prej errėsirave tė shumta nė dritėn e vetme.
Vėllezėr besimtar!
Shoqėria jonė muslimane ėshtė e rrethuar me vese nga mė tė ndryshmet, vese kėto tė cilat po janė mikrobe dhe mjaft tė rrezikshme tė cilat nė heshtje po shkatėrrojnė atė piramidėn e ndėrtuar tė besimit tė muslimanėve shekuj me rradhė. Muslimanėt janė si njė trup, nėse njė pjesė prej tyre lėngon, duhet qė tė lėngojė i tėrė trupi. Islamin duhet qė ta perceptojmė dhe kuptojmė nė kėtė mėnyrė. Mos tė mendojmė o vėllezėr se po thėrrasim nė ndonjė ideologji tė ngjajshme me komunizmin ose me ideologjitė e reja qė janė pjellė e demokracisė. Islami nuk na lejon qė tė rrijmė duarkryq dhe tė mos ndėrrmarrim asgjė me prishjen e shoqėrisė sonė. Secili njeri duhet qė tė shikoj nė oborrin e vet, nė shtėpinė e tij, nė familjen e tij. Por, ai nuk duhet tė toleroj qė urdhėrat e Zotit tė thyhen edhe nė oborrin e komshisė mė tė afėrt e mė tė largėt, se vet natyra e fesė sonė ėshtė thirrje nė pėrmirėsim e jo nė shkatėrrim e zhdukje. Me thirrje nuk kuptojmė vetėm momentin kur e shohim tė keqen dhe presim me duat tona qė ai qė bėn tė keqen tė bindet se duhet tė pendohet. Me thirrje nuk nėnkuptojmė qė edhe vet i sėmuri prej sėmundjeve tė zemrės dhe syefaqėsisė tė vije te ne pėr mjekim. Por, thirrja ėshtė trokitje nė zemrat dhe mendjet e njerėzve me ajetet e Allahut dhe fjalėt e Resulullahit a.s. Nė karavanin e thirrėsve, po edhe nė karavanin e njerėzve jo thirrės kemi plotė tė tillė qė janė munafik, ose hipokrit. Ato kanė tė pėrziera qėllimet e tyre pėr atė punė qė e bėjnė, nė emėr tė ndėrtimit dhe pėrmirėsimit shkatėrrojnė muret e fortėsuara tė fortifikatės tė quajtur muslimanėri.
Ibėn Kajjim el Xhevzi hipokritėt i definon nė kėtė formė:" Pashė Allahun, sa strehime nė islam i kanė shkatėrruar?! Sa kėshtjella tė saj i kanė rrafshuar qė nė themele?! Sa shenja tė tij i kanė fshirė?! Sa flamuj tė tij i kanė rrėzuar pėrtokė?! Me sa shkopinjė tė dyshimit e kanė qėlluar filizin me qėllim qė ta ē`rrėnjosin?! Sa e sa burime tė tij i kanė mbyllur dhe i kanė ndėrprerė me mendimet e tyre?!" ( Shih: Rrugėt e Njerėzve tė Devotshėm, Ibėn Kajjim El- Xhevzije, Shkup, 2008, fq.331)
Vėllezėr besimtar!
Thotė Allahu i Plotėfuqishėm nė Kur`an:" 2:17.Shembulli i tyre (nė hipokrizi) ėshtė si shembulli i atij qė ndezė njė zjarr dhe, posa ta ndriēojė ai vendin pėr rreth tij, All-llahu ua shuan dritėn e tyre dhe i lė nė errėsira qė nuk shohin."
Hipokrizia ēon drejtė rrugės sė shkatėrrimit, pėrēarjes, smirės, zilisė, xhelozisė... Ne jemi hipokritė ndaj urdhėrave tė Allahut xh.sh. nėse ato i mėsojmė vetėm sa pėr tė na thėnė njerėzit se ne dijmė urdhėra tė Allahut. Kishte plotė popuj para nesh qė ia kishin kthyer shpinėn Allahut si popuj dhe rruga e parė drejtė kthimit shpinės sė tyre ishte ēelėsi i hipokrizisė. Hipokrizia ndalon njerėzit qė tė bashkėveprojnė dhe tė integrojnė idetė e tyre progresive drejtė rrugės sė realizimit. E duke penguar kėshtu muslimanėt drejtė unitetit, njėri prej farzeve tė mėdha nė Islam, ajo ē`orienton edhe familjen, raportet tona ndėrshoqėrore, raportet prind-fėmijė etj. Sa herė kemi bėrė dallime nė familjet tona duke mos shpenzuar njejtė pėr tė gjithė fėmijėt tanė dhe kėshtu duke u bėrė tė padrejtė e hipokritė para fėmijėve tanė qė i kemi bėrė padrejtėsi e qė vazhdimisht me fjalė i themi se i duam a nė fakt ne vetėmse i gėnjejmė nė njė gjė tė kėtillė? Sa herė i kemi premtuar nėnave tona se do i dėrgojmė nė mjekime natyrale nė ndonjė banjo qė janė tė favorshme pėr tė, ndėrsa ne vet jemi larguar dhe kemi shkuar pėr ēdo vit nė vende detare bashkė me gruan, a kėndej vazhdimisht i themi nėnės se e duam nė fakt ne vetėmse paraqitemi hipokrit para saj?! Po nuk ka dyshim se dėnimi i Allahut pėr hipokritėt ėshtė i vėrtet.
Ai thotė nė Kur`an:"57:13. Ditėn kur hipokritėt dhe hipokritet atyre qė besuan u thonė: "Na pritni (ose na shikoni) tė ndriēohemi prej dritės suaj!" U thuhet: "Kthehuni prapa jush (nė Dunja) e kėrkoni ndonjė dritė!" Atėherė vihet ndėrmjet tyre njėfarė muri qė ka njė derė, e brendia e tij ėshtė mėshirė (xhenneti), e nga ana e jashtme e tij ėshtė dėnimi (zjarri)."
Vėllezėr besimtar!
Abdullah ibėn Amir el Asi r.a. trasnemton qė i Dėrguari a.s. ka thėnė:" Kush i posedon katėr cilėsi ai ėshtė mynafik i pastėr, ndėrsa kush e posedon njėrėn prej tyre ai e ka njė cilėsi tė hipokrizisė gjersa tė lirohet prej saj. Ato cilėsi janė: kur flet- gėnjen; kur premton- tradhton; kur diskuton- flet paturpshėm; dhe kur diēka i besohet- nuk ėshtė besnik."( Shih:Enciklopedia e Dijenisė dhe Urtėsisė, Ibėn Rexheb El- Hanbeli, Prishtinė, 2007, fq.611)
Nėse ndalemi dhe e analizojmė kėtė hadith tė Resulullahit a.s., nėse ndalemi dhe nxjerrim urtėsi nga ky hadith do tė duhej qė tė shkruanim njė libėr voluminoz. Me tė vėrtet shenjat e hipokrizisė dhe hipokritit janė shumė tė qarta. Na tėrqethet lėkura kur lexojmė kėtė hadith tė Resulullahit a.s. dhe kur krahasojmė shoqėrinė tonė muslimane e cila ėshtė e mbuluar dhe e stėrngarkuar nga kėto cilėsi. Nuk duhet shumė mund pėr tė perceptuar dhe kuptuar shenjat e hipokrizisė dhe pėr tė dalluar hipokritėt nė shoqėrinė tonė. Ato janė gjithėkah dhe gjithėkund! Nė shtėpitė tona, nė shkollat tona, nė xhamitė tona, nė fabrikat tona, nė organizatat islame, nė institucionet e shtetit etj.
Kur flet-gėnjen; Disa musliman e kanė bėrė traditė kėtė ves tė keq. Ato nė ēdo ēėshtje tė tyre tė vogėl e tė madhe fillojnė qė tė gėnjejnė dhe tė manipulojnė me njerėzit tjerė. Tė gjithė ne e dijmė se gėnjeshtari do tė dale nė shesh me gėnjeshtrėn e tij dhe se nuk mundet qė tė manipuloj me besimtarėt, por fjala e tij e gėnjeshtėrt, po lėshon rrėnjė nė tokėn mjaft pjellore tė krijuar dekada me rradhė ne rradhėt e muslimanėve. Unė njoh shumė burra qė shkojnė vazhdimisht nė xhami, qė lexojnė vazhdimisht Kur`an, e qė janė gėnjeshtar tė mėdhenjė. Po, ka prej kėtyre edhe qė nuk shkojnė nė xhami, por e kalojnė kohėn kot nėpėr argėtime tė panevojshme dhe tė tepėrta e qė mirren me bartjen e fjalėve dhe me gėnjeshtra. Ndejat e tyre janė tė mbushura me hiperbolizime dhe fjalė tė panevojshme qė nėse njė njėri do tė ishte aty afėr do tė ndjente kokėdhembje.
Kur premton-tradhton; Shoqėria jonė muslimane ėshtė e mbushur me parazita tė tillė tė cilėt premtojnė shumė gjėra dhe vazhdimisht merren me premtime e nuk ndalen fare prej tė dhėnurit premtime. Fatkeqėsisht ato premtime ngelin vetėm tė tilla dhe nuk realizohen pėr sot e njė milion vjet. Shumė njerėz kanė premtuar shumėēka, dikush dikujt i ka premtuar se do e shkollojė, dikur ka dalur problemi se nuk ėshtė nė gjendje tė mirė financiare ta mbaje njė student, se paska projekte tjera, ndėrrimin e veturės prej mė tė lirės nė pak mė tė shtrenjtė, dikush dikujt i premtoj se do i botoj ndonjė libėr, por ja qė na doli dikur qė fondet pėr botim nuk ishin tė mjaftueshme, djali vajzės i premtoi se do kujdeset pėr tė me jetėn e tij, ndėrsa kur tė bėhen bashkė ai shikon vetėm veten, del shetitet vet, harxhon sė tepėrmi pa nevojė vet, ndėrsa gruan e tij e le nė shtėpi si qyqe me fėmijėt e saj; tė gjithė premtojnė..... por janė shumė pak ato qė po e mbajnė premtimin fatkeqėsisht!!!
Kur diskuton- flet paturpshėm; Kjo ėshtė njė praktikė e shumicės sė politikanėve tanė, pseudointelektualėve, njė grupi tė hoxhallarėve, njė grupi tė thirrėsve, njė grupi tė njerėzve qė nė shoqėri e ndiejnė veten se ekzistojnė vetėm ato dhe askush tjetėr. Ato nuk dijnė tjetėr vetėmse i sjellin vėrdallė disa fjalė qė i kanė mėsuar pėrmendsh dhe nė brendinė e atyre fjalėve gjejmė vetėm pėrsėritje e cila pėrsėritje tė ngjallė kokėdhembje.
Kur diēka i besohet- nuk ėshtė besnik; Ato qė kanė pasur pėrvoja tė marrin pjesė nė ndonjė organizim kulturor ose fetar, ato qė kanė pasur takime me njerėz qė janė tė papėrgjegjshėm e dijnė shumė mirė vlerėn e kėsaj qė po thuhet nė kėtė pjesė tė hadithit tė Resulullahit a.s. Nėse na ėshtė besuar njė pėrgjegjėsi mbi supe ne duhet ta kuptojmė se kemi marrė njė barrė mbi vete, por edhe jemi tė nderuar e privilegjuar nė mesin e shumė njerėzve tjerė. Allahu nuk i lejon ēdokujt prej njerėzve qė tė marrin pėrgjegjėsi pėr kryerjen e punėve tė ndryshme e tė rėndėsishme nė shoqėri. Ai i klasifikon dhe i zgjedh njerėzit tė cilėt duhet tė jenė nė rrugėn qė do Ai. Po, pėrmes njė rruge shumė tė keqe, dmth rrugės sė hipokrizisė mundėsohet qė tė pastrohen rradhėt e muslimanėve nga njerėz qė janė mikrob dhe shkaktojnė dėme nė kėto rradhė.
O Allahu ynė na mbroj prej kėtij vesi tė shėmtuar. Amin!
Pastro rradhėt e muslimanėve prej hipokritėve. Amin!
Na mundėso xhennetin firdeus. Amin!
Na ruaj prej zjarrit tė xhehenemit.Amin!
Falėminderimet dhe lavdėrimet i takojnė Allahut, Zotit tė botrave.
__________________
Allah,je t'en supplie aide mes frčres et mes soeurs en Gaza
|