Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 31-07-2008, 19:41
Grafika e Ervala
Moderatore
 
Data e Anėtarėsimit: 13-11-2006
Lokacioni: Neuchatel-Zvicer
Postimet: 1,677
All-llahu tė shpėrbleftė: 5,475
Falėnderuar 2,826 herė nė 1,326 Postime
Rep Fuqia: 893
Ervala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond reputeErvala has a reputation beyond repute
Hytbe:Mos u bė koprrac

Hytbe:Mos u bė koprrac
Shkruan: Hamdi NUHIJU
DREJTĖSIA ISLAME (...Allahu i do ata qė e mbajnė drejtėsinė... (60-8)

O Zoti ynė , Ty tė falėminderojmė , kėrkojmė mbrojtje prej veprės sonė sė keqe dhe mėshirė nė Mėshirėn Tėnde tė pakufishme. O Krijues i Botrave! Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē teje dhe se Muhammedi a.s. ėshtė rob dhe i Dėrguari yt. Na streho nėn hijen Tėnde atė ditė kur nuk do tė ketė hije tjetėr. Paqja , shpėtimi dhe bekimet qofshin pėr Muhammedin a.s. , familjen e tij , sahabėt dhe ndjekėsit e tij deri nė Ditėn e Llogarisė.

Vėllezėr musliman!

Thotė Allahu i Lartėsuar nė Kur`an:" O ju besimtarė, respektojeni All-llahun dhe respektojeni tė dėrguarin, e mos i ēoni kot veprat tuaja!" ( Muhamed: 33)
Veprat tona tė mira qė i bėjmė nė kėtė botė nuk kanė vlerė nėse nuk e njohim dhe rrespektojmė Allahun dhe Muhammedin a.s. Allahu xh.sh.. na drejtohet me emrin mė tė mirė , o ju besimtar...., veprat tona nuk kanė kuptim pa tė , ato bėhen shkak qė ne tė fitojmė kėnaqėsinė e Tij , ose edhe tė biem nė hidhėrimin e Tij. Vėllezėr cili prej nesh rrespekton Allahun dhe Muhammedin a.s. nė ēdo segment tė jetės sonė? A nuk jemi ne ato qė nė tregėtinė tonė gjithmonė bėjmė manipulime , mundohemi tė vjedhim , tė plaēkisim , grumbullojmė pasuri dhe nė fund bėhemi edhe koprrac , nuk e japim atė qė Allahu xh.sh. dhe Muhammedi a.s. na kanė obliguar qė ta japim?!!!
Ndėrsa Pejgamberi a.s. na ka mėsuar se si tė jetojmė edhe nė vėshtirėsi duke thėnė njė lutje tė thjesht dhe tė sinqert deri tek Allahu i Madhėrishėm:" Nė emėr tė Zotit pėr veten time , pasurinė time dhe fenė time. O Allah! Mė bėj mua tė jem i kėnaqur dhe i lumtur me caktimint Tėnd! Mė jep mirėsi nė atė qė ėshtė caktuar pėr mua , me qėllim qė tė mos dėshiroj tė shpejtoj atė qė Ti e ke vonuar e as tė mos e vonoj atė qė Ti e ke shpejtuar." ( Transmeton Ibėn Sini , hadithi gjendet nė Fikhu Sunneh-1, Sejid Sabik, Tiranė , 2007 fq.790).
O vėllezėr , nėse Allahu na ka caktuar qė ne tė jemi tė pasur atėherė pėrgjegjėsia jonė ndaj Tij ėshtė mė e madhe , sepse ne detyrohemi edhe pėr ato gjėra qė tė varfurit nuk detyrohen. Koprracia ėshtė kryeja e fatkeqėsisė sė Ummetit tonė sot. Fatkeqėsisht shohim nėpėr rrethet tona shumė fytyra tė mrrolura dhe shumė pjestar tė kėtij dini qė janė tė pasur , por frikėsohen edhe njė pjesė tė vogėl tė pasurisė ta japin pėr hir tė Allahut dhe Pejgamberit tė tij. Shoqėria e jonė ka nevojė qė tė ndihmohet ndėrmjet veti , njė pjesė minimale e tė pasurve e japin zekatin obligimin islam. Ndėrsa xhamitė dhe institucionet islame janė shėndėrruar nė shoqata bamirėse dhe humanitare kur ėshtė nė pyetje edhe zekati pėr tė cilin Ebu Bekri r.a. nisi luftė.
Vėllezėr , ai qė lutet ėshtė Allahu dhe jo i pasuri , atij duhet marrė zekati edhe pa dėshirėn e tij. Zekati nuk duhet tė pritet qė tė jipet kur i pasuri tė " bindet" se duhet dhėnė, ky mendim ėshtė krejtėsisht i gabuar. Institucionet islame nė Ballkan siē janė Bashkėsitė Islame duhet qė nė mėnyrė tė organizuar ta marrin kėtė detyrim islam prej tė pasurve dhe t`ua shpėrndajnė tė varfurve. Nėse nuk munden ta bėjnė kėtė vet , individualisht atėherė le tė pėrgadisin ndonjė projekt ligj pėr vendet ku veprojnė dhe me ligj tė caktohet 2.5% e pasurisė sė tė pasurve musliman , tė merret nga institucionet e shtetit dhe bashkėsitė islame t`ua shpėrndajnė tė varfurve nė formė tė pagės ( ndihmės mujore).
Edhe pse kjo gjė ėshtė shumė e thjesht e cila me pak organizim mund tė realizohet nuk bėhet nė kėto troje pėr arsye se edhe vet hoxhallarėt i ka kapluar koprracia dhe kanė filluar qė t`i frikėsohen rriskut tė Allahut xh.sh.

Vėllezėr musliman!

Thotė Allahu i Lartėsuar nė Kur`an:"Ata, tė cilėt bėjnė koprraci me atė qė nga tė mirat e veta u dha All-llahu, tė mos mendojnė kurrsesi se ajo ėshtė nė dobi tė tyre. Jo, ajo ėshtė nė dėm tė tyre. Ajo e mirė me ēka bėnė koprraci, nė ditėn e kijametit do t'u mbėshtillet nė qafėn e tyre. All-llahut i mbesin trashėgim qiejt dhe toka, All-llahu ėshtė i njohur mirė mė atė qė veproni." ( Ali Imran: 180)
Jeta e muslimanit ėshtė e inflitruar nė tė keqen dhe sfidat e saj. Sot ėshtė bėrė trend qė tė pėrmendet dinamizmi i jetės. Nuk ka dyshim , se zhvillimi i teknikės dhe teknologjisė e bėri tė veten si nė aspektin pozitiv poashtu edhe nė aspektin negativ. Zemrat filluan qė tė egėrsohen , shpirtėrat filluan qė tė ngurtėsohen , mėkatet u shtuan , numri i tė varfurve u rrit dukshėm. Sot pėr dukuritė e inflacionit dhe rritjes sė ēmimeve edhe ato qė nuk janė ekonomist kanė filluar qė tė flasin. Nėpėr ndeja tona bisedohet pėr vajzėn e filanit e cila kishte ikur pėr filanin. E dikur vetėm tė pėrmendej emri i vajzės sė dikujt , ai qė pėrmendte detyrohej qė ta marrė pėr grua ose pėrndryshe dėnohej nė emėr tė popullit. Po , nuk ka dyshim se prej kėtyre anomalive mė e dhimshmja dhe mė me pasoja ėshtė sėmundja e koprracisė.
Shoqėria jonė muslimane i ngjet shoqėrisė qysh nė kohėn e Resulullahit a.s.
A ju kujtohet nė kohėn e Resulullahit a.s. se ēka i premtuan mushrikėt Muhammedit a.s. pėr ta lėnė thirrjen islame? Atij ( a.s.) i premtuan : pozitė nė shoqėri , pasuri tė majme dhe vajzėn mė tė bukur.. Padyshim kėto janė tre elemente pėrmes sė cilave njeriu e humb kėtė botė dhe ahiretin ose pėrmes kėtyre i fiton dyjat. Muhammedi a.s. i fitoi trijat , pozitėn , pasurinė dhe gra shumė tė bukura. Por , ai ( a.s.) i sprovuar nė kėtė formė pėrmes insipirimit nė Allahun dha kėtė pėrgjigje:" Sikur edhe Diellin tė ma vėndoni nė krahun e djatht , e Hėnėn tė ma vėndoni nė tė majtėn unė nuk do tė tėrhiqem prej thirrjes nė tė Vėrtetėn.." Pėrmendi Diellin dhe Hėnėn , kėto dy sende tė paarritshme pėr njeriun e atij shekulli ,dhe kulmi i famės , pasurisė dhe begatisė pėr arabin e atij shekulli.

Vėllezėr Musliman!

Thotė Allahu i Lartėsuar nė Kur`an: "Tė cilėt vetė bėjnė koprraci dhe me koprraci i kėshillojnė njerėzit. E kush largohet prej dhėnies, le ta dijė se All-llahu ėshtė i begatshėm, i lavdishėm." ( El-Hadid : 24)
"E sa i pėrket atij qė bėn koprraci dhe ndien veten tė pavarur (nga Zoti)," ( El-Lejl: 8)
"Ndėrkaq, kur e gjen e mira, ai bėhet tepėr koprrac." ( El-Mearixh: 21)
"Shumė koprrac ndaj rrugės sė mbarė, i pafrenueshėm, mėkatar,."( El-Kalem: 12)
Nėse i lexojmė me vėmendje kėto ajete kur`anore do tė kuptojmė se njeriu bėhet koprrac edhe ndaj mirėsisė qė Allahu ia ka dhėnė. Ai ia dha duart , sytė , mendjen , zemrėn , shpirtin , trupin , ndėrsa njeriu prap i bėn mėkat Allahut xh.sh. Ai bie nė sexhde , bėn njė mėkat , kėrkon falje prej Allahut xh.sh. , Allahu ia pranon faljen , dhe nuk e di se me ēfarė zemre robi prap i bie nė sexhde Allahut dhe me ēfarė fytyre Ditėn e Llogarisė do tė dalė para Allahut tė Madhėrishėm?
Nuk ka dyshim se koprracia ėshtė njėra prej sėmundjeve mė tė thella tė shoqėrisė sonė. Tė shpresojmė qė Allahu tė na shėroj prej saj.
O Allah na ushqe me hallall dhe na ruaj prej haramit.
O Allah na mbroj prej zjarrit tė xhehenemit dhe na fut nė xhennet.
O Allah na bėnė bartės tė fjalės Tėnde o Krijues i Botrave.
O Allah na mundėso ndėrmjetėsimin e Resulullahit a.s. Ditėn e Llogarisė.
O Allah ēliro vendet e pushtuara muslimane , ndihmoi muslimanėt kudo qė janė nė botė dhe na mundėso qė njė ditė edhe Romėn ta shohim tė lirė e tė ēliruar.
Falėminderimet dhe lavdėrimet i takojnė Allahut , Zotit tė Botrave.
__________________
Allah,je t'en supplie aide mes frčres et mes soeurs en Gaza
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohet pėrdoruesi:
MURAT21 (01-08-2008)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv



Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 00:44.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.