|
A mundet qė babai ta detyrojė vajzėn e tij beqare e cila ka hyrė nė pjekuri tė....
Pyetja:
A mundet qė babai ta detyrojė vajzėn e tij beqare e cila ka hyrė nė pjekuri tė martohet?
Pėrgjigjja:
Dy opinione tė mirėnjohura pėrsa i pėrket kėsaj janė tė transmetuara nga (Imam) Ahmedi:
1. Qė ai mund ta detyrojė atė. Ky ėshtė gjithashtu edhe opinioni i Malikut, Esh-Shafiut dhe i tė tjerėve.
2. Qė ai nuk duhet ta detyrojė. Kjo ėshtė gjithashtu opinioni i Ebu Hanifes dhe i tė tjerėve dhe ėshtė mė i sakti.
Njerėzit kanė ndryshuar nė mendime e arsye pėr lejimin e detyrimit pėr martesė tė vajzėz beqare ose asaj qė ėshtė nėn moshėn ose kur i ka tė dyjat sepse askush nuk mund ta detyrojė njė vajzė tė pjekur beqare nė martesė.
Ebu Hurejre, radiallahu anhu, ka transmetuar se Pejgamberi, salallahu alejhis ua selam, ka thėnė:
"Njė grua jo-e virgjėr nuk mund tė martohet pa urdhėrin e saj dhe njė beqare nuk mund tė martohet pa lejen e saj dhe leja e mjaftueshme pėr atė ėshtė tė heshtin [pėr shkak tė turpit natyral]" [Buhari, Muslim dhe tė tjerė]
Kėshtu Pejgamberi, salallahu alejhis ua selam, e ka ndaluar detyrimin e vajzėz beqare nė martesė pa lejen e saj edhe nė qoftė se kėtė e kėrkon babai i saj apo dikush tjetėr. Aisha, radiallahu anha, ka thėnė qė ajo ka pyetur Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem: "Nė rast se njė vajzė e re qė prindėrit e saj duan ta martojnė atė a duhet parė lejen e saj apo jo? Ai iu ėshtė pėrgjigjur "Po, ajo duhet tė jap lejen e saj". Ajo pastaj ka thėnė: "Por njė virgjėreshė do tė jetė e turpshme, O i dėrguar i Allahut. Ai u pėrgjigj: Heshtja e saj ėshtė e konsideruar si leja e saj". [Buhari, Muslim dhe tė tjerė]
Kjo ėshtė pėr babain dhe tė tjerėt gjithashtu. Islami nuk i jep tė drejtėn babait tė pėrdori asgjė nga pasuria e saj pa lejen e saj e si atėhere ai mund tė lejohet tė vendos pa lejen e saj, si trupi i saj [i cili ėshtė mė tepėr i rėndėsishėm sesa pasuria e saj] tė pėrdoret vecanėrisht kur ajo kundėrshton pėr atė dhe ėshtė e pjekur pėr tė vendosur pėr vetveten e saj?
Gjithashtu ėshtė fakt dhe njė konsensus nė islam pėr tė kufizuar njė person nėnmoshė nga kontrolli i lirė i pasurisė dhe personit tė tij. Megjithatė pėr tė bėrė virgjinitetin/ beqarinė njė arsye pėr ta kufizuar njė person ėshtė nė kundėrshtim me bazat e islamit.
Pėrsa i pėrket ndryshimit tė mendimeve midis rastit kur ėshtė jo-virgjėreshė dhe beqares nė hadithin e Pejgamberit, salallahu alejhis ua selam, nuk ėshtė njė ndryshim midis detyrimit dhe jodetyrimit; ndryshimi midis dy rasteve ėshtė qė;
a) E para jep jep instruksione pėr martesėn kurse e dyta jep lejen, dhe
b) Heshtja e virgjėreshės llogaritet si leje.
Arsyeja pėr kėtė ėshtė qė njė beqare do tė turpėrohej tė diskutojė ēėshtjen e martesės. Kėshtu asaj nuk i propozohet nė mėnyrė direkte. Ndėrsa [vali] kujdestari i saj ėshtė afruar ai merr lejen e saj dhe atėhere ajo i jep atij lejen dhe jo urdhėrin pėr tu martuar.
Dhe pėrsa i pėrket njė jo-virgjėreshe ajo nuk do tė ketė turpin e virgjėritetit mė kėshtu qė ajo mund tė diskutojė ēėshtjen e martesės sė saj. Asaj mund t'i propozohet dhe ajo jep urdhėrin veli-ut [kujdestarit] tė pėrgatisė martesėn dhe ai duhet t'i bindet asaj.
Kėshtu veli-u [kujdestari] ėshtė njė ekzekutues i vendimit nė rast se vajza ėshtė pėrgjegjėse dhe kėrkues i lejes nė rast kur vajza ėshtė beqare.
Kjo ėshtė ajo ēfarė fjalėt e Pejgamberit tregojnė.
Pėrsa i pėrket detyrimit tė saj pėr tu martuar pėrkundėr kundėrshtimit tė saj kjo mund tė kundėrshtojė arsyen dhe bazat e fesė.
Allahu teala nuk e ka lejuar njė veli ta detyrojė vajzėn pėr tė shitur gjė ose pėr tė dhėnė me qira pasurinė e saj pa lejen e saj. As qė Ai lejoi atė ta detyrojė atė tė hajė ose tė veshė atė qė ajo nuk ka dėshirė.
Si mund ai [veli-u] ta obligojė atė vajzėn tė shoqėrohet dhe tė bashkohet me njė person shoqėrinė e tė cilit ajo e urren - kur Allahu teala ka dėrguar midis dy bashkėshortėve dashuri dhe mėshirė?
Nėse shoqėrime tė tilla ndodhin pėrkundėr urrejtjes dhe kundėrshtimit tė saj atėhere ku mbetet dashuria dhe mėshira?
Imam Ibėn Tejmijje
Fetva nga: "El-Masail ul-Mardinijah"
Pėrktheu: [Ammar] Ardit Kraja
Ibėn Tejmijje
__________________
O ju qė keni besuar, a tju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:
Ti besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini.
ES-SAFF 10-11
|