|
Forma tė ndryshme tė pėrgojimit tė padrejtė
Forma tė ndryshme tė pėrgojimit tė padrejtė
Nga shejhul-Islam ibn Tejmije
Mexhmu el-Fetaua shejh el-Islam ibn Tejmije, vell.28, faqe 236-238
Ka prej njerėzve qė pėrgojojnė pėr t'iu pėrshtatur tubimit dhe shoqėruesve tė tij, kurse e di qė, ai i cili po pėrgojohet, ėshtė i pastėr nga ajo ēfarė thonė apo nga diēka qė ata i pėrshkruajnė. Mirėpo, ai konsideron qė, nėse do tė t'i ndalonte ata, atėherė muhabeti do tė mbaronte dhe njerėzit e pranishėm do t'i ngryseshin e do largoheshin prej tij. Kėshtu, ai bie nė pajtim me ta nėpėrmjet marrėdhėnieve tė mira shoqėrore dhe, kur ata hidhėrohen, hidhėrohet edhe ai, pėr shkak se ata hidhėrohen, kėshtu qė ai vazhdon me ta.
Pastaj ka tė atillė qė pėrgojojnė me forma tė ndryshme. Nganjėherė kjo bėhet nėpėrmjet formave fetare, kur thotė:"Nuk e kam shprehi tė pėrmendi ndokėnd veēse me tė mirė, dhe nuk i pėlqej pėrgojimin dhe rrenat. Mirėpo, po tė tregoj se si qėndron puna e tij". Dhe thotė:"Pasha Allahun, ai ėshtė meskin [i mjerueshėm]", apo thotė:"Ai ėshtė burrė i mirė, por e ka edhe kėtė e kėtė", apo thotė:"Ta lėmė atė! Allahu na faltė ne dhe atė!", kurse qėllimi i tij ėshtė qė ta pėrēmojė dhe ta dėmtojė anėn e tij. Nė kėtė mėnyrė nxirret pėrgojimi nga forma e korrigjimit dhe nga feja. Ata pėrpiqen ta mashtrojnė Allahun me kėtė mu siē e mashtrojnė krijimin. Ne e kemi dėshmuar kėtė dhe tė ngjashmen mė kėtė nė ngjyra tė ndryshme.
Pastaj janė ata qė e lavdėrojnė ndonjė tjetėr sa pėr sy e faqe, pastaj e ngritin vetveten duke thėnė:"Sikur tė isha lutur mbrėmė pėr filanin nė namazin e natės, prej atij do tė kisha marrė kėtė e kėtė". Kėtė e bėn vetėm pėr ta ngritur vetveten ndėrsa e ul me atė qė mund t'i besojė atij. Apo mund tė thotė:"Filani s'ėshtė i mprehtė dhe nuk kupton". Kėshtu, qėllimi i tij ėshtė ta lavdėrojė vetveten dhe t'ua bėjė me dije tė tjerėve punėn e atij tjetrit, dhe se ai ėshtė mė i mirė se ai qė po e pėrgojon.
Po ashtu, janė edhe ata qė pėrgojimin e shoqėrojnė me inat, kėshtu qė i bashkojnė dy gjėra tė shėmtuara: pėrgojimin dhe inatin. Kėshtu, kur njė individ lavdėrohet, atėherė ai pėrpiqet ta largojė atė duke treguar mangėsitė nė formė feje dhe korrigjimi, apo nė formė inati dhe sharjeje, me qėllim qė ta largojė lavdėrimin prej tij.
Pastaj janė ata qė pėrgojojnė nė formė pėrqeshjeje dhe loje, me qėllim qė t'i bėjnė tė tjerėt tė qeshin nėpėrmjet shakave dhe imitimit tė tij, si edhe nėpėrmjet nėnvleftėsimit tė atij me tė cilin bėn shaka.
Pastaj janė ata qė pėrgojojnė nė formė mahnitjeje, duke thėnė:"Ēuditem me filanin sesi nuk vepron kėshtu e kėshtu! Dhe ēuditem me filanin sesi ka rėnė nė kėtė e kėtė dhe ka bėrė kėtė e kėtė!", duke pėrmendur emrin e tij gjatė serisė sė mahnitjeve tė tij.
Ka edhe tė tjerė qė shfaqin keqardhje dhe thonė:"Filani ėshtė i mjerė. Mė vjen keq pėr atė qė i ka ndodhur dhe pėr fundin e tij". Kėshtu, ai qė e dėgjon, mendon se atij po i vjen keq pėr tė dhe se i pikon nė zemėr qė ai ta rimarrė veten, kurse, sikur tė kishte mundėsi, do t'ia shtonte mėrzinė. Ai, po ashtu, mund ta pėrmendė atė nė prani tė armiqve tė tij, qė ata tė mėsojnė gjėra rreth tij. Pra, kėto dhe tė tjera veē kėsaj janė prej sėmundjeve me tė mėdha tė zemrės si edhe pėrpjekje pėr mashtrim tė Allahut dhe krijimit tė Tij.
Prej tyre ėshtė edhe ai qė bėn pėrgojim tė qartė nėpėrmjet hidhėrimit dhe mosmiratimit tė ndonjė gjėje tė neveritshme. Nė kėtė mėnyrė, nėpėrmjet zbukurimit tė sė folmes, tregohet nė disa gjėra qė pėrmbajnė gabime, kurse qėllimi i tij ėshtė tjetėr nga ai qė ai shfaq.
Dhe nga Allahu kėrkojmė ndihmė.
|