Selam alejkum Mysafir. Pėr qasje tė pakufizuar nė Forumin Islam, klikoni kėtu pėr t“u regjistruar...

Forumi Islam
Kuran dhe Sunnet ::: Donacion ::: Ndihmoni ne Thirrje ne Islam
Kuran dhe Sunnet
Kuran dhe Sunnet - MultiMedia
Kuran dhe Sunnet - Galeria Islame
Kuran dhe Sunnet - Email Islame
Kuran dhe Sunnet - Libri i Vizitoreve

Kthehu   Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua tė Sheikh“ul“Islam Ibn Tejmijje“s (All-llahu e mėshiroftė)

Pėrgjigju
 
LinkBack Vegla tė Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Vjetėr 15-09-2006, 00:21
Grafika e hasani
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 15-03-2005
Lokacioni: dunjaja
Postimet: 179
All-llahu tė shpėrbleftė: 51
Falėnderuar 422 herė nė 141 Postime
Rep Fuqia: 239
hasani has a reputation beyond reputehasani has a reputation beyond reputehasani has a reputation beyond reputehasani has a reputation beyond reputehasani has a reputation beyond reputehasani has a reputation beyond reputehasani has a reputation beyond repute
Llojet e Hexhrit(bojkotit)dhe rregullat e tij.

Pėrgjigjja e Shejhul Islam Ibėn Tejmije (Allahu e mėshiroftė), duke sqaruar llojet e hexhrit (bojkotit) dhe rregullat e tij.

U pyetShejkhul Islam Allahu e Meshirofte : Kush ėshtė detyrė ose lejohet, tė urrehet ose tė bojkotohet (t'i bėhet hexhr) pėr hirė tė Allahut?

Cilat janė kushtet qė duhet tė pėrmbushė ai qė urren dhe bojkoton pėr hirė tė Allahut?
A konsiderohet mosdhėnia e selamit bojkotim (hexhr)?
Nėse i bojkotuari i jep selam (fillon me selam) bojkotuesin, a ėshtė detyrė qė ky i fundit t'ia kthejė selamin apo jo?
A duhet tė vazhdojė urretja dhe hexhri pėr hirė tė Allahut derisa tė vėrtetohet zhdukja e karakterit, cilėsisė dhe punės pėr tė cilėn e urreu dhe i bėri hexhr, apo ka ndonjė kohė tė caktuar?
Nėse ka ndojė kohė tė caktuar sa ėshtė ajo? Na jepni pėrgjigje (fetva), u shpėrblefshi me tė mira!

U pėrgjigj Shejhu, Allahu e Mėshiroftė:

Hexhri (bojkotimi) i ligjshėm nė sheriat ėshtė dy llojesh:
1) Pėr lėnien e mėkateve.
2) Si ndėshkim.

Lloji i parė (Pėr lėnien e mėkateve) ėshtė ai qė pėrmendet nė fjalėn e Allahut: Nėse i sheh ata qė angazhohen me biseda boshe nė lidhje me vargjet, ajetet tona tė Kur'anit duke i pėrqeshur,rri larg tyre derisa tė kalojnė nė ēėshtje tjetėr. Nėse prej shejtanit ndonjėherė harron, kur tė kujtohesh mos u ul mė me njerėzit e padrejtė. (E'nam 68.). [Tashmė tė ėshtė bėrė e ditur nė Libėr (Kur'an) qė kur tė dėgjosh tė mohohen ajetet e allahut ose tė pėrqeshen, atėherė mos rri me ta derisa tė ndėrrojnė bisedėn. (Sikur tė ulesh me ta) nė kėtė mėnyrė padyshim qė edhe ti do tė jesh si ata. Sigurisht qė Allahu do ti bashkojė hipokritėt dhe mohuesit nė Xhehenem. (Nisa 140).
Nė kėto ajete Allahu ka pėr qėllim mosprezantimin nė tė kėqia pa qenė e nevojshme, p.sh kur disa janė duke pirė alkool, tė mos ulesh tek ata. Kur tė ftojnė nė njė darkė ku ka pije alkoolike dhe muzikė, tė mos u pėrgjigjesh ftesės sė tyre, e tė tjerė shembuj si kėto. Nė kėtė gjykim nuk bėhet fjalė pėr atė qė merr pjesė pėr tė ndryshuar tė keqen dhe pėr t'i kritikuar punuesit e saj dhe as pėr atė qė merr pjesė pa vullnetin e tij... Prandaj thuhet se ai qė merr pjesė nė vendet ku veprohet e keqja ėshtė si vepruesi i tė keqes.
Nė njė hadith Profeti ka thėnė:
"Kush beson nė Allahun dhe nė botėn tjetėr tė mos ulet nė njė tavolinė qė pihet nė tė alkool". (Trasmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe e ka saktėsuar shejh Albani nė Irva).

Ky bojkotim (hexhr) pėrfshihet nė llojin e bojkotit tė punėve tė kėqia, prej tė cilave njeriu e distancon veten e tij.
Siē ka thėnė i Dėrguari i Allahut : "Muhaxhir (emigrues, bojkotues) ėshtė ai qė ėshtė larguar nga gjėrat qė i ka ndaluar Allahu". Trasmeton Buhariu.

Nė kėtė lloj futet edhe emigrimi (hixhreti), nga vendet e kufrit dhe mėkateve pėr nė vendet e Islamit dhe imanit. Sepse nė kėtė rast emigruesi ėshtė larguar nga qėndrimi ndėrmjet qafirave dhe munafikėve, tė cilėt nuk e lėnė ose nuk i japin mundėsi tė veprojė atė qė ka urdhėruar Allahu, pėr kėtė flet dhe ajeti i mėposhtėėm: Larg nga (Er-ruxhz) idhujt qėndro. Mudethir 5.

Lloji i dytė. (Si ndėshkim)

Largimi si masė edukative dhe ndėshkimore nga personi qė shfaq mėkatet hapur. Kėtij personi i bėjmė hexhr derisa tė bėj teube nga mėkati, ashtu siē u bėri hexhėr Pejgamberi dhe muslimanėt tre personave tė cilėt pa ndonjė arsye nuk morėn pjesė me tė dėrguarin e Allahut nė luftėn e Tebukut, megjithėse e patėn detyrė. I Dėrguari i Allahut i bojkotoi sė bashku me muslimanėt dhe nuk dha gjykim pėr veprėn e tyre derisa zbriti shpallja pėr pranimin e teubes sė tyre. Ndėrsa atė qė shfaqi arsye tė mirė, tė pranueshme nė aparencė, nuk e bojkotoi megjithėse mund tė ishte munafik. Pra ky bojkotim ndaj tre personave ishte masė ndėshkuese.

Masa ndėshkimore merret ndaj atij qė shfaqet (evidentohet) se ka lėnė detyrat dhe ka vepruar haramet. Si p.sh. ai qė le namazin, zekatin, ose ai qė shfaq mizori dhe gjėra tė ndyra (si zinaja etj), ai qė fton nė bidate, tė cilat kundėrshtojnė Kur'anin,Sunetin dhe Ixhmain e selefėve tė kėtij umeti dhe dihet qartė se janė bidate.

Ky ėshtė realiteti i fjalės sė selefėve dhe imamėve qė kanė thėnė: "Vėrtet atyre qė ftojnė nė bidat nuk u pranohet dėshmia, nuk falet namazi pas tyre, nuk merret dije prej tyre dhe as nuk u jepet vajza pėr martesė. Ky ėshtė ndėshkim pėr ta, derisa tė ndalohen. Pėr kėtė arsye ata bėjnė dallim midis atij qė fton nė bidat dhe atij qė nuk fton, sepse ftuesi shfaq tė keqen haptazi prandaj meriton ndėshkimin. Ndryshe ėshtė puna e atij qė e fsheh bidatin, sepse ai nuk ėshtė mė i keq se munafikėt tė cilėt i Dėrguari megjithėse e dinte gjendjen e shumė prej tyre, ua pranonte atė qė shfaqnin dhe i linte tė fshehtat e tyre pėr t'i gjykuar Allahu.
Pėr kėtė ka ardhur nė hadith: "E keqja kur nuk shfaqet dėmton vetėm atė qė e bėn, ndėrsa kur shfaqet dhe nuk ndryshohet e nuk kundėrshtohet dėmton masėn e njerėzve".
Gjithashtu nė njė hadith tjetėr i Dėrguari ka thėnė: "Kur njerėzit tė shohin tė keqen dhe tė mos e ndryshojnė, ėshtė afruar koha pėr t'i pėrfshirė Allahu tė tėrė me ndėshkim". Transmeton: Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe (dhe e ka saktėsuar shejh Albani).

Tė kėqijat e dukshme ėshtė detyrė qė tė ndryshohen dhe tė ndalohen, ndryshe nga tė padukshmet, sepse ndėshkimi i tyre prek vetėm vepruesin dhe jo tė tjerėt. Ky lloj hexhri ndryshon sipas fuqisė ose dobėsisė sė bojkotuesve, si dhe pakicės ose shumicės sė tyre, sepse qėllimi ėshtė tė pengohet i bojkotuari, tė edukohet dhe tė parandalohet masa e njerėzve qė tė mos ndjekin punėn e tij.

Nėse dobia e bojkotimit ėshtė mė e madhe, nė kuptimin qė ndikon nė dobėsimin, minimizimin dhe fshehjen e sė keqes, atėherė ai ėshtė i ligjshėm. Ndėrsa, nėse bojkotimi nuk e parandalon as tė bojkotuarin dhe as tė tjerėt por pėrkundrazi ua shton tė keqen, qė do tė thotė se dėmi i tij ėshtė mė i madh se dobia e tij pėr arsye se bojkotuesi ėshtė i dobėt, nė kėtė rast ai nuk ėshtė i ligjshėm.

Madje pėr disa njerėz afrimi ėshtė mė i dobishėm se sa bojkotimi dhe largimi. Ndėrsa pėr disa tė tjerė bojkotimi dhe largimi ėshtė mė i dobishėm sesa afrimi. Pėr kėtė arsye i Dėrguari i afronte disa njerėz dhe pėrpiqej t'u zbuste zemrat ndėrsa disa tė tjerė i bojkotonte. Kėshtu p.sh. tre personat qė i bojkotoi i Dėrguari ishin mė tė mirė se shumica e njerėzve qė Profeti pėrpiqej t'ua zbuste zemrat. Duke qenė se ata ishin kryetarė tė respektuar nga fiset e tyre, Profeti pėrpiqej t'ua fitonte zemrat. Kurse tre personat ishin besimtarė tė thjeshtė, besimtarė si puna e tyre kishte shumė, prandaj bojkotimi i tyre ishte krenari pėr fenė dhe pastrim pėr mėkatet e tyre, ashtu siē ėshtė e ligjshme lufta kundrejt armikut ndonjėherė, marrėveshja ose marrja e xhizjes ndonjėherė tjetėr. Tė gjitha kėto sipas gjendjes dhe dobive.
Pėrgjigjja e imamėve si Ahmedi e tė tjerė nė lidhje me kėtė temė ėshtė bazuar mbi kėtė parim. Pėr kėtė arsye ai bėnte dallim ndėrmjet vendeve qė kishte shumė bidate, siē ishte me shumicė bidati nė ēėshtjet e kaderit nė Basra, tenxhimi (astrologjia, horoskopi) nė Horasan, shiizmi nė Kufe, dhe vendeve qė nuk ishin ashtu. Po kėshtu bėnte dallim mes prijėsve qė u binden njerėzit dhe tė tjerėve qė nuk janė ashtu. Ai kur e njihte synimin e sheriatit nė lidhje me diēka ndėrmerrte rrugėn mė tė arrirė pėr ta realizuar.

Bojkotimi fetar ėshtė prej punėve qė ka urdhėruar Allahu dhe i Dėrguari i Tij, d.m.th. qė ėshtė ibadet, dhe ibadetet patjetėr duhet tė bėhen pėr hirė tė Allahut dhe nė pėrputhshmėri me urdhėrin e Tij . Me fjalė tė tjera duhet tė jenė tė sinqerta dhe tė sakta.

Kushdo qė bojkoton dikė pėr hirė tė epshit tė tij ose nė njė mėnyrė qė bie nė kundėrshtim me atė qė ėshtė urdhėruar, ai ėshtė jashtė parimeve qė i pėrmendėm.. Sa shumė veprojnė njerėzit sipas tekave, dėshirave dhe epsheve, me preteksin se po e bėjnė si bindje ndaj Allahut!
Bojkotimi pėr shkak tė ngatėrresave dhe ēėshtjeve personale nuk lejohet mė tepėr se tre ditė, siē ka ardhur nė dy librat e saktė tė hadithit se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:
"Nuk i lejohet muslimanit ta bojkotojė vėllain e tij musliman mė tepėr se tre ditė. Ndoshta takohen ose pėrballen me njėri-tjetrin dhe nėse njėri kthen shpinėn po ashtu edhe tjetri e kthen shpinėn. Mė i miri i tyre ėshtė ai qė fillon me selam". Pra nuk ka toleruar qė ky bojkotim tė zgjasė mė shumė se tre ditė, ashtu siē nuk ka lejuar tė mbahet zi pėr tė vdekurin mė shumė se tre ditė, pėrveē gruas pėr burrin e saj. Gjithashtu ėshtė trasmetuar tek Buhariu dhe Muslimi se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: "Hapen dyert e xhenetit ēdo tė hėnė dhe tė enjte dhe i falen gjynahet ēdo robi qė nuk i bėn shok Allahut, me pėrjashtim tė njė personi qė ka patur ndėrmjet tij dhe vėllait tė tij zėnie (armiqėsi), pėr ata thuhet: Vonojini kėta tė dy deri sa tė pajtohen". Mėria dhe bojkotimi pėr hirė tė sė drejtės vetjake ėshtė e ndaluar (haram), me pėrjashtim tė disa rasteve. Si p.sh. tolerimi qė burri ta bojkotojė, ta largojė bashkėshorten e tij nga shtrati kur ajo bėhet e pabindur, si dhe tolerimi pėr tė bojkotuar tre ditė dhe jo mė shumė (siē u bė sqarimi mė lart).

Duhet tė bėhet dallim ndėrmjet bojkotit, qė bėhet pėr tė drejtėn e Allahut dhe bojkotit qė bėhet pėr tė drejtėn vetjake, personale. I pari ėshtė i urdhėruar kurse i dyti ėshtė i ndaluar sepse besimtarėt janė vėllezėr. I Dėrguari i Allahut , nė njė hadith tė saktė tė cilin e trasmeton Muslimi, ka thėnė: "Mos i pritni lidhjet me njėri-tjetrin, mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit, mos e urreni njėri-tjetrin dhe mos e kini zili njėri-tjetrin. Bėhuni, o robėrit e Allahut, vėllezėr. Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit".
Kurse nė njė hadith tjetėr i Dėrguari thotė: "A t'ju lajmėroj juve pėr atė qė ėshtė mė e vlefshme se grada e namazit, e agjėrimit, e sadakasė (nafile) dhe e urdhėrimit pėr tė mirė dhe ndalimit nga e keqja?"
Thanė: "Posi jo, o i Dėrguari i Allahut" ,
Tha : "Rregullimi i lidhjeve mes veti, sepse pėrēarja mes veti ėshtė rruajtėse, nuk them rruajtėse e flokėve, por e rruan (gėrryen) fenė e njeriut ". Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu. (E ka saktėsuar shejh Albani.)
Gjithashtu nė hadithin qė e trasmeton Buhariu dhe Muslimi, i Dėrguari thotė: "Shembulli i besimtarėve nė dashurinė e tyre, nė mėshirėn e tyre, nė butėsinė dhe ndjenjat e tyre mes njėri-tjetrit ėshtė si shembulli i njė trupi tė vetėm, kur njė gjymtyrė ankohet nga dhimbja, temperatura dhe pagjumėsia pėrfshin tė gjithė trupin". (1)

Hexhri (bojkoti) konsiderohet prej ndėshkimeve penale qė i pėrmban sheriat. Ai pėrfshihet nė tėrėsinė e pėrpjekjeve dhe xhihadit qė bėhet nė rrugė tė Allahut . Xhihadit qė bėhet me qėllim qė tė jetė Fjala e Allahut mė e Larta dhe tė jetė feja e gjithė pėr Allahun.
Besimtari e ka pėr detyrė tė urrejė e tė armiqėsojė pėr hirė tė Allahut, dhe tė miqėsojė e tė dojė pėr hirė tė Allahut. Pėrderisa njeriu ėshtė besimtar e kemi pėr detyrė ta duam edhe sikur tė na ketė bėrė padrejtėsi. Padrejtėsia nuk ėshtė arsye pėr ndėrprerjen e dashurisė dhe miqėsisė qė na e obligon besimi. Allahu ka thėnė: Nė qoftė se dy palė prej muslimanėve bien nė luftė, bėni marrveshje (paqe) ndėrmjet tyre, nė qoftė se ndonjėra prej tyre ngre krye kundra tjetrės, atėherė tė gjithė ju bashkarisht luftoni ndaj atyre qė ngritėn krye tė parėt derisa tė veprojnė nė pėrputhje me urdhėrin e Allahut. Pas kėsaj, nė qoftė se pajtohet, vendosni paqe ndėrmjet tyre me drejtėsi dhe bėhuni tė paanshėm nė gjykim. Vėrtet Allahu i do ata qė janė tė paanshėm. Pa dyshim besimtarėt janė vėllezėr. (Huxhuratė 8-9). Allahu i ka konsideruar dy palėt vėllezėr dhe urdhėroi pėr t'i pajtuar megjithėse ndėrmjet tyre ekzistoi lufta, padrejtėsia.

Le tė meditojė thellė besimtari mbi ndryshimin ndėrmjet dy llojeve tė bojkotit, sa tė shumtė janė ata qė u pėrzihet njėri lloj me tjetrin.
Le ta dijė se ėshtė detyrė ta dojė besimtarin, ta afrojė dhe tė miqėsohet me tė, edhe nėse i bėn padrejtėsi e mizori. Kurse qafirin ėshtė detyrė ta urrejė dhe ta armiqėsojė edhe nėse i jep e i bėn mirėsi. Allahu i lartėsuar i ka dėrguar tė Dėrguarit, dhe i ka zbritur Librat qė tė adhurohet i vetėm, tė jetė dashuria pėr tė dashurit e Tij dhe urrejtja pėr armiqtė e Tij, nderimi tė jetė pėr tė dashurit e Tij dhe poshtėėrimi pėr armiqtė e Tij, shpėrblimi tė jetė pėr miqtė e Tij dhe ndėshkimi pėr armiqtė e Tij.

Kur bashkohet nė njė person tė vetėm e mirė dhe e keqe, shthurje dhe bindje mdaj Allahut, mėkate dhe vepra tė mira, sunet dhe bidat, meriton miqėsi dhe shpėrblim sipas tė mirės qė ka dhe meriton armiqėsi e ndėshkim sipas sherrit (tė keqes) qė ka. Pra, mund tė bashkohen nė njė person tė vetėm gjėrat qė bėjnė tė nderohet dhe gjėrat qė bėjnė tė poshtėėrohet, si puna e hajdutit tė varfėr, tė cilit i pritet dora pėr vjedhjen e pasurisė dhe i jepet nga shtėpia e pasurisė aq sa i mjafton pėr nevojėn e tij.

Kjo ėshtė baza qė kanė rėnė dakord nė lidhje me tė Ehli suneti dhe xhemati dhe e kanė kundėrshtuar Hauarixhėt, Muėtezilėt dhe fraksionet e tyre qė janė pajtuar me ta. Hauarixhet thonė qė njerėzit meritojnė vetėm shpėrblim, ose meritojnė vetėm dėnim. Kurse Ehli suneti thotė: Allahu do tė ndėshkojė me zjarr atė qė dėshiron, prej njerėzve qė kanė punuar mėkate tė mėdha, pastaj me shefatin (ndėrmjetėsimin) e atyre qė Ai u lejon tė ndėrmjetėsojnė do t'i nxjerrė me Mirėsinė e Tij, siē ka ardhur nė hadithe tė shumta nga i Dėrguari
.
Allahu i Lartėsuar ėshtė mė i Dituri. Paqja, mėshira, begatitė e lavdėrimi i Tij qofshin mbi Muhamedin (salallahu alejhi ve selem ) ndjekėsit e tij dhe shokėt e tij pėrgjithėsisht.




Mexhmu el Fetaua vėllimi 28 faqe 203-210 Po kėshtu ka folur nė V24 faqe 174-175 dhe V29 faqe 231-232.


Shenime

(1)Pėrmendja e haditheve qė nxisin pėr forcimin e lidhjeve ndėrmjet muslimanėve nė mesin e kėsaj teme ėshtė shumė domethėnėse, sepse ato i tėrheqin vėmendjen diskutuesve rreth kėsaj teme se forcimi i lidhjeve ndėrmjet muslimanėve ėshtė origjina , ndėrsa bojkotimi ėshtė pėrjashtim. Kėtė realitet duhet ta kenė parasysh ata qė motivohen nga epshet pėr brutalitet, ashpėrsi dhe bojkot, si dhe ata qė nuk i njohin bazat qė kanė tė bėjnė me bidatin nė pėrgjithėsi dhe bojkotin nė veēanti. Ata duhet tė kenė parasyshė se gabimi nė kėtė drejtim do tė thotė tė zhvishesh nga vlerat e sjelljes Islame dhe tė jesh nė kundėrshtim me hadithet e lartpėrmendura.


Ndersa Lutja jone e fundit eshte:
Falenderimi dhe i tere Suksesi i takon vetem Allahut subhanehu we teAla

esselamualejkum nga vellau juaj ne Islam
__________________
Ka thene Pejgamberi alejhiselam:“I mjafton njeriut nga e keqja, pėrēmimi i vėllait tė tij musliman”

Hasen el-Basriu thote:”Mos i shoqeroni bidatēinjte, as mos hyni ne debat me ta, e as mos i degjoni ata.”
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Ebu_Fudejl (15-09-2006), sunnih (15-09-2006)
Pėrgjigju

  Forumi Islam > Tema Islame > Fetua tė Dijetarėve > Fetua tė Sheikh“ul“Islam Ibn Tejmijje“s (All-llahu e mėshiroftė)


Vegla tė Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Tema tė Reja
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Pėrgjigje
Ju >nuk jeni tė autorizuar tė Postoni Shtojca
Ju nuk jeni tė autorizuar tė pėrpunoni Postimet

vB Kodi ėshtė Aktiv
Smilies janė Aktiv
[IMG] Kodi ėshtė Aktiv
HTML Kodi ėshtė jo Aktiv
Trackbacks are Aktiv
Pingbacks are Aktiv
Refbacks are Aktiv


Tema tė Ngjashme
Tema Fillues i Temės Forumi Pėrgjigjet Postimi i Fundit
Teuhidi (Njėshmėria e Zotit) dhe llojet e tij Kuds Akide 0 07-06-2008 09:31
Sqarim pėr metodėn e Ehli Sunnetit Talha23 Literaturė Islame 0 15-04-2008 01:29
Llojet e ''hixhrit'' dhe rregullat e tij Alba Fetua tė Sheikh“ul“Islam Ibn Tejmijje“s (All-llahu e mėshiroftė) 0 01-10-2007 16:25
Llojet e Teuhidit Muslimin Fetua nga Legjna 0 14-03-2007 14:02
Rregullat e haxhit dhe tė umres Kur“an dhe Sunnet Haxhxhi 0 14-06-2006 16:07


Tė gjitha kohėt janė GMT +1. Koha tani ėshtė 00:07.


Search Engine Friendly URLs by vBSEO 3.1.0 ©2007, Crawlability, Inc.