|
Ne lidhje me tefsiret e ndryshme te selefeve
Shpesh verejme se sahaba apo tabiine te ndryshem japin interpretime te ndryshme rreth te njejtit ajet. Si duhet qe net i kuptojme ato dhe te perfitojme nga kjo? Per kete na ka sqaruar Sheikh ul-Islam Ibn Tejmia, Allahu e meshirofte.
Sheikh ul-Islam Ibn Tejmia tha:
Diferencat ndermjet selefeve rreth tefsirit jane shume te vogla. Diferencat e tyre rreth gjykimeve jane me te medha se diferencat e tyre rreth tefsirit. Shumica e diferencave te tyre ne transmetime te skta nga ata ka te beje variacione dhe jo kontradikta. Keto (variacione) jane dy llojesh.
I pari eshte se secili nga ata shpreh mendimin qe ka ne mendje duke perdorur fjale qe ndryshojne nga fjalet e perdorura nga te tjeret, secili duke iu referuar aspekteve te ndryshme te te njejtes gje. Kjo eshte e ngjashme me rastin kur fjale te ndryshme perdoren per te treguar shpaten sikurse: El-Sarin (qe eshte pjesa prerese) dhe El-Muhanad (pjesa prerese e bere me hekur Indian).
Po ashtu eshte sikurse Emrat e Allahut, emrat e Rrasulilahit dhe emrat e Kuranit. Te Tere emrat e Allahut i referohen vetem Allahut (d.m.th edhe pse jane shume emra prape i referohen vetem nje Zoti, Allahut dhe jo shume zotave). Ti lutesh Atij me nje nga emrat e Tij te shkelqyer nuk eshte ne kundershtim me lutjen ndaj Tij duke perdorur nje emer tjeter te Tij. Perkundrazi kjo eshte sikurse Allahu thote: Lutjuni Allahut ose lutjuni Rrahmenit . Me cilindo emer te Tij ju i luteni (Allahut), Atij i takojne emrat me te bukur (17:110)
Secili nga emrat e Tij i referohet te njejtit dhat (esence) dhe atributit te cilit ky emer i referohet. Keshtu: El-Alim (I Gjithedijshmi) i referohet esences se Tij dhe dijes se Tij. El-Kadir i referohet esences se Tij dhe fuqise se Tij. Er-Rahim i referohet dhat-it te Tij dhe meshires se Tij.
Rasti i dyte eshte kur secili nga ata (interpretimi i selefeve) i referohet nje kuptimi specifik duke dhene nje shembull apo duke terhequr vemendjen e degjuesit tek nje shembull por jo ne menyre precize dhe percaktuese (duke perjeshtuar interpretime te tjera). Kjo eshte sikurse kur nje jo-arab pyet rreth domethenies se fjales Khubz (buke) dhe dikush i tregon atij nje cope buke. Ne kete rast ai po i referohet llojit (bukes ne pergjithesi, cdo lloji buke) dhe jo kesaj cope buke ne menyre specifike.
Maxhmu el-fatawah.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
|