|
Rreth Khawarixhve
Muhamed ibn Salih el-Uthejmin (Allahu e meshirofte) permend ne "Fatawah arkan ul-Islam":
Ne fatawah te sheikh ul-Islam ibn Tejmise (13:30) sipas kompilimit te ibn Kasim, thuhet: "Dhe bidati i Khawarixhve, eshte thjeshte nga keqkuptimi i Kur'anit ata nuk kishin synim ta kontradiktonin ate por ata kuptuan nga ai ate qe nuk faktohet ne te. Ata menduan se eshte obligim berja e tekfirit ndaj atyre qe kryejne mekate te medha"....
Ne faqen 210 po tek i njejti volum thote: "Khawarixhet kontradiktuan synetin te cilin ne jemi urdheruar me Kur'an qe te ndjekim dhe ata deklaruan besimtaret si kufare nderkohe qe Kur'ani na thote ne qe ata duhet ti marrim si ewlijah. Ata ndoqen ate qe nuk ishte e qarte ne Kur'an dhe e shpjeguan me shpjegim tjeter nga shpjegimi korrekt duke mos ia ditur kuptimin e vertete dhe duke mos qene askush prej tyre i thelluar ne dije dhe duke mos qene ne perputhje me sunetin apo pa u konsultuar me grupin e dijetareve qe e kuptonin kur'anin.
Po ashtu ai thote ne 28:518, "Imamet kane rene dakort ne kundervenien e tyre ndaj khawarixhve dhe se khawarixhet jane te humbur dhe ata kane patur mosmarrveshje mes tyre vetem nese duhet bere tekfir tek ta apo jo. Dhe jane ndare ne dy grupe per kete".
Por ai permend ne 7:217, "askush nga sahabat nuk beri tekfir mbi ta, as Ali ibn Abu Talib e as ndonje tjeter. Perkundrazi ata gjykuan per ta sikurse per cdo musliman zullumqar tejkalues sikurse transmetohet nga ata ne tjeter vend".
Ne 28:518 thuhet, "Kjo eshte ajo qe eshte regjistruar nga imamet sikurse Imam Ahmed dhe te tjeret".
Ne 3:282 ai tha: " E khawarixhet, devijantet ndaj te cileve Rrasuli na urdheroi qe te luftojme, u luftuan nga Emir ul-mu'minine Ali ibn Abu Talib njeri prej khalifave te drejte dhe te udhezuar. Imamet e fese nder sahabat dhe tabiunet dhe ata qe erdhen pas tyre rane dakort qe ti luftonin ata por Ali ibn Abu Talib nuk i deklaroi ata si kufare, as Sad ibn Ebi Wakas e askush tjeter prej sahabave. Perkundrazi ata i konsideruan ata si muslimane edhe pse luftuan kunder tyre. E Aliu nuk i luftoi ata derisa ata derdhen gjakun dhe moren pasurite e muslimaneve. Ai i luftoi ata qe te sprapste tiranine e tyre dhe tejkalimin e tyre dhe jo ngase ishin kufare. Per kete arsye grate e tyre nuk u moren roberesha dhe pasuria e tyre nuk u mor si placke lufte. E nese keta njerez (khawarixhet) qe devijimi i tyre u faktua nga evidenca e koncencus nuk qene kufare, edhe pse Allahu dhe i Derguari i Tij na urdheruan te luftojme kunder tyre, atehere si eshte ceshtja e atyre grupeve qe nuk e kane te qarte te verteten ne te cilen njerez me te ditur se ata kane dale huq? Prandaj nuk lejohet per asnje nga keto grupe qe te bejne tekfir ndaj te tjereve e as nuk lejohet derdhja e gjakut te tyre dhe marrja e pasurise se tyre edhe nese konfirmohen bidate tek ta. E si eshte ceshtja kur edhe ata qe i deklarojne ata si kufare jane po fajtore per bidat? Bidati i tyre mund te jete edhe me i thelle dhe ne shumicen e rasteve ata jane te tere injorante rreth te drejtes ne ceshtjet ku kane mospajtime....derisa tha: "Nese nje musliman lufton apo ben tekfir duke u bazuar ne Te'wil nuk ka bere kufr ne kete ceshtje".
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
|